Irsa Ruçi është shkrimtare, fjalimshkruese dhe pedagoge nga Tirana. .Lindi në Tiranë(1990).Ka botuar dy libra:
1.Trokas mbi ajër (poezi dhe ese, 2008) dhe
2. Pështjellim (poezi, 2010).
Gjatë vitit 2016 ka botuar ne mbi 80 revista dhe antologji kombëtare dhe ndërkombëtare qindra punime letrare dhe shkencore. Mes shumë çmimeve të fituara, ajo mbane dhe Çmimin e Parë, në konkursin Antologji 2007.
Poetja Irsa Ruçi për herë të parë prezentohet më poezitë e saja në Kosovë, nëpërmes Agjencionit "Floripress".
Leksione dhënë
studentëve të mi...
Leksioni’
parë që u jap përherë studentëve të mi
është ngjallja e dyshimit në dijen
të cilën pretendoj se u transmetoj.
Askush s’mund të jetë i gjithpushtetshëm
dhe asgjë e përjetshme,
të gjithë jemi nxënës të përulur vitesh mbartur mbi supe,
në jetë mbetemi gjurm’ e hapave që hedhim...
Më tepër
se t’ më recitojnë çka unë u dërdëllis
më entuziazmon gjetja e argumenteve prej tyre
për të sjellë të tjera këndvështrime, frymë mendimi jashtë kornizash,
se vetëm mendjet e lira s’mund të manipulohen
kokëboshët nevojiten për të bërë hije mbi tokë!
Një
student s’duhet të jetë asnjëherë i qetë
duhet ta gërryejë pambarim kureshtja
duhet të shohë përtej... madje, edhe përtej kohës
duhet ta kthejë rebelimin në zë kumbues auditoreve;
ndryshe, do i zërë gjumi mbi bankat
ku kanë gdhendur kopjet
për t’u zgjuar pas ca vitesh me kartonin në duar
duke i bërë fresk vetes, ndërsa degdisen rrugëve...
Leksioni’
fundit që u jap përherë studentëve të mi:
Të jenë cinikë
gjer në at’ pikë
sa t’ua kenë frikën
kushdo që mbi ta hedh baltë;
krenarë dhe cinikë
teksa përpiqen të marrin atë që meritojnë;
të zgjuar dhe cinikë
për të ardhmen që ata kanë në duar ta ndërtojnë;
cinikë dhe revolucionarë
paksa të shkarë
Don Kishotë që luftojnë me libra, me fjalë...
të sigurt në bindjen
se brenda auditoreve rritet një komb...!
Idiotë që shkruajnë dy rreshta
të lidhura me rimë dhe pa kuptim;
e mendja i gënjen, ju merr erë
fluturojnë mbi re, me idenë që s’do
vdesin ndonjëherë…
“Klube shkrimtarësh”… Ha ha ha ha
më vjen të qesh e të qaj kur mendoj
ç’ mund të diskutohet në këto lloj
“klubesh”;
me siguri merren me “muzat”
që pjerdhin në poçe,
si laraskat në mendjet delirante
tek presin pavdekësinë
dhe dehen mes rimash mediokre.
E ndjej që kam shkalluar nëpër fjalë,
por mos më merrni për të marrë!
Veç më revolton kur dëgjoj se ka
njerëz
që mezi lidhin dy fjalë bashkë
dhe “fryhen” nga ideja se kanë
titullin poet:
më vjen ta shpall veten “shenjt”…!
Ju lutem, ma frenoni fantazinë
nëse më zë dalldisja,
mos më lini të zhytem në këtë llum
krijimtarie!
Madje, ju ndaloj të më quani
poete,
mos ma thoni atë fjalë
sa të jem gjallë!
Pas vdekjes mund t’ më ngushëlloni për
një çast:
“t’i rrojnë vargjet që la pas”…
Le të dehem në ndonjë klub poetësh atëherë,
ta pi dhe unë krenarinë fodulle të
vargjeve të mia njëherë.
Në pritje të dritës…
Do të qëndroj derisa pilivesat
t'i thërrasin mendjes se me kohën s'luhet
pa u pasqyruar ende në ujërat e paqtë;
megjithëse orët pas perëndimit nuk janë
fshehtësi nate,
por e panjohura e dritës
në përhumbje...
Pastaj do qëndroj edhe pak për veten
gjersa t'i shkruaj gjithë vargjet që dua
para largimit të pilivesave.
Do i ketë çelur lulet qershia
qyshsa të përfundoj të fundit poezi
shkruar pavetëdije
shkruar në mungesë
ndërsa prisja ditën e lindjes së pilivesave!
Do qëndroj gjer atëherë kur
të kem mbytur të fundit lot trishtimi
në pellgun e ndërgjegjes sonë të ndotur...
Vetja – vetes:
Mes ëndrrash ngatërruar gjumit të k’saj
nate
të njoha si padashje
shfaqur pafajshmërisht: pa maskën e përditshmërisë!
Nisa të t’përgjoj
tinëzisht
me mëshirën prej tjetri
që është aq e pamëshirshme
si luftë hienash
stisur djallëzisht veç për vëmendje…
Ishe kaq e bukur në mungesë të
njerëzve
e lirë, e pamposhtur, pothuajse personazh huazuar përrallash,
ishe ti, pa krijesën që mban mbi supe
sa herë bota kthehet në përbuzje,
shfaqur me madhështinë e thjeshtësisë
së poetit
që veten e sakrifikon gjersa shkrihet mes vargjesh
për të dhuruar dritë mbi tokën e ftohtë.
Por, nata e shoi kandilin; e shikimi m’u
verbua
gjer n’mosnjohje, koha ma vodhi të vërtetën
tej ndërgjegjes…
Njeriu është gjithnjë i brishtë përballë
vetes
se vetëm vetes i rëndon përbrenda e keqja…
Një vend brenda
zemrave
Mësova
se diku ekziston një vend
ku fjalët presin urtësisht radhën, si rruazat që shkohen nëpër pè
një vend i cili nxë veç zemrat e mëdha
që dashurinë e jetojnë si engjëjt parajsën...
Aty
stinët nuk kanë frikë të vijnë natyrshëm
dhe ajri përcillet si frymë, gjallon përjetësinë
nëpër rreshta gazetash ka vetëm poezi
e lufta është një mendim i largët...
E dua
një vend ku njerëzit vdesin për idealet
dhe jetojnë gojëdhënave në brezat e pastajmë
ndërsa vitet të jenë sfidë me veten, jo me kohën
njeriu larg perfeksionit, por që di të falë!
Lotët të
peshojnë mbi sy kudo me t' njëjtën dhembje
të njëjtën dritë të shpërndajnë në gjithësi
kam nevojë të besoj se ekzistojnë ende qeniet humane
drejtuar kah virtyti...
Lërmëni
të shpresoj se diku ekziston një vend
ku njeriu ka dëshirë të sillet si NJERI...
Dhe kjo le t' më jetë një ëndërr e pakthimtë!
Pritja e fatit
Ti e
dije se pranvera është buzëqeshja shpirtit
ardhur porsi dritë brenda syve t' dielltë
për t'i ngrohur ëndrrat me mallin e kohës...
Ndërsa
fjalët janë puhiza që shkund gjethet prej pemëve
ligjërojnë me heshtjen, të kujtojnë
siç kujtohet lumturia kur përmendet emri yt:
në një tjetër gjuhë, shkruar mbi alfabetin e ndjenjave
në përgjim të vargjeve që porsi valë deti përplasen në brigje zemre
e mbyten nëpër ditë!
Mendimet
janë si stinët, vijnë me pritjen përdore
pasi udhëtojnë verbtazi n' trenin e përjetësisë
ndalen në stacione shpresash.
Por ti e
dije se pranverën e sjell veç dashuria
ashtu siç e lindin diellin sytë...
E ku ta dija unë?
E ku ta
dija unë
se dashurinë që ti e krijoje mes ëndrrash
e kishin fole zogjtë në qiejt e pambarimtë?
Pranverën
e sillje me shikim, me frymë i çelje pemët
fjalët e tua qenë heshtje prej burri
ndërsa lutjet për jetën shpërthenin si vullkan në zemër
prej nga ndjenjat përcilleshin si këngët
në atë rit engjëjsh ku ligjërimet mbaheshin me shikime.
Dashurinë
e ruaje si mëngjeset dritën, me diellin e shpirtit m'i ngrohje vargjet
rimat i ktheje në furtunë, metaforat ndërtonin dialogje;
si shikimet në sy tradhtuar prej lotëve
tradhtohen poetët ngatërruar mes strofave!
Zemra e
mashkullit matet me brishtësinë e fëmijës
dobësia e tij, frymëzim në ngjizje i femrës
ndërsa forcën e gjen brenda vetes
thellë tij, kur bashkon në një të gjitha dashuritë:
biri i një nëne
vëllai i një motre
bashkëshorti i një gruaje
babai i një vajze
gjyshi i një mbese
... dhe jeta që nga e para ripërtërihet sërish...
E ku ta
dija unë
se dashuria jote ish' hyjnizim perëndish?
Një burrë!
Meshkujt
asnjëherë nuk kanë për ta kuptuar plotësisht
sa të dobët ndihen përballë dashurisë
sesi krenaria e forcës së tyre tradhtohet në at' shikim fëmije
dhe rrugën e zemrës e humbasin aq lehtë
në dëlirësi mendimesh, mes përsiatjesh të vetëdijshme
porsi vocërrakët që gënjeshtrat i fshehin me buzëqeshje.
Femrat
përherë do t' mendojnë se kanë një shqisë më tepër
të ndjejnë se drita që buron prej gjoksit burrëror
është fjala e tij e pathënë,
është heshtje shkëmb
që e thyen frymëmarrja e trazuar emocionesh.
Në ligjërimin mes vetes shfaqet mungesa, ashtu si shikimi
brenda një pasqyre ku mungon vetja
dhe pamja është shpirti
mbytur në oqeanin e delireve që pushton qenien.
Ata
i djegin dëshirat porsi cigaret, me madhështinë e thjeshtësisë
dhe të ardhmen e kërkojnë nëpër tym
të pafjalë, sokaqeve përhumbur në vetmi
se dashurinë mashkulli e dhuron si frymë...
Dhe
femra fut shejtanin në shishe për atë dashuri
që pastaj të njohë veç engjëllin strehuar në shpirt të tij...
Rilindje
Merrmani këtë buzëqeshje të heshtur
që i këndon lumturisë
si zogjtë pranverës;
shtegtojeni pa mëshirë
në brigje shpresash të humbura
dhe gjejani dritën dritës
përmes vallëzimit t ëfluturave
lozonjare,
por kthemani sërish
sërish kthemëni:
se e qeshura është si dielli
lind për jetën...
Gjurmë vetë mentalitetit shqiptar
Fshati matanë gjarpëruar prej rrugicash nën hije
fsheh të vërteta të pathëna,
mbrujtur tek mentaliteti i përpunuar nëpër breza
si brum’i ardhur rishtaz,
dhe gratë që përgatisin byrekun
për të ushqyer burrat e kthyer të uritur nga dashnoret;
të shkretat nuk hapin gojë, bëjnë vec thashetheme të pafajshme
për vajzat e mëhallës që porriten shëmtuar në shthurje.
Ndaj ato i nisin të bijat nuse shtatë male kapluar
se fjala e ka jehonën të shkurtër, e harresën të aty për atyshme
dhe kurvat e një nate më parë ndërsa qëndisin pajën e tyre
u bien ur shenjtoreje, janë kaq të bukura kurve shinëndrrat;
sa e shkuara ua ka zili kujtimet.
Por në fsha tkoha ecën si breshka, në udhëtimin e paqtë me
veten,
e pëshpërimat pas krahësh,
… ah, janë udhëtim pengjesh
të mbetura pa thënë që prej rinisë.
Se vasha vetëreja u kanë hije flirtet, ndërsa rreken të marrin vëmendjen
e mashkullit
që pasionin do ia kthejënë dëshirë
e dëshirën në premtim
(por sot, veç budallaçkat besojnë)
ndaj rrugica vetë fshatit ndihet tek gërhet
e pazgjuar pleqëria
që mbrëmjeve thurin lutjet për të rinjtë
mbetur larg vatrave të ngrohta si dikur fëmijë
zgjuar dehshëm mëngjeseve të mëkatshme
larg, shumë larg frymës që fryn n’pragun e lindjes.
Se në metropolet e mëdha vajza tnuk lexojnë
“Ema Bovarinë”
as nuk gjunjëzohen si Heloiza heroike
para letrave të rrejshme të dashurisë,
e asnjë prej meshkujve nuk më katon si një Abelard
(i përvëluar prej ndjesive)
gjer në grahmën e të fundit fat.
Por, nënat nuk i dinë këto kur në pajë
u vendosin lotët, larë me mall
për t’i përcjellë shtatë male kapluar
larg vendit ku me shkuj ti reklamojnë dashnoret
si triumfe të merituara
dhe gratë hollojnë petë e ruajnë nderin e shtëpisë…
Përgatiti:Flori Bruqi
*********
© Irsa Ruçi