2016-09-03

"Kambanë për Vetingun"

Ku pjerdh unë për ligje?!!!

"Kambanë për Vetingun"

Nga Përparim Hysi

Tek kjo rrëfenjë, nuk jam unë protagonisti. Se , me të vërtetë, nuk jam aq trim sa mos pyes për ligjin. Përkundrazi, pse kam frikë ligjin, kam mbetur fukara e "zhelemel", kur thonë shkodranët. Është kush tjetër që e ka zbrazur këtë "kobure", jehonën e së cilës po e përcjell për lexuesit.
Ngjarja është krejt e vërtetë dhe "viktimë" e kësaj "trimërie kaq të çartur" është një njeri i ndershëm që kurrë në jetë të tij, nuk i ka shkelur vijat e bardha.
* * *
Natyrisht, që nuk do nxjerrë në"beleg" as "viktimën", por dhe as "trimin", se, në të dy rastet, e pëson vetëm vikitma. "Trimi" (epo kot nuk të merr gjak në vetull ai), jo vetëm del palagur, por, si përvers që është bërë tashmë, veç do ndehë krahët si gjeli mbi pleh.
Dhe për t'iu qasur sa më afër të vërtetës, le të dalim nga deti në stere.
* * *
Me mikun (tani i ka kaluar tetëdhjetat), pothuaj për çdo ditë pija kafe dhe, siç e kemi ne, shqiptarët, jemi pak të "lexueshëm" që në mimikë. E pashë që, ndryshe nga herët e tjera, shapka mbi kokë nuk po i rrinte mirë. Si mik që e kam, e pyeta:
- More, sot se ç'të ka gjetur, se nuk je më ai i i ditëve më parë?
Aha,- zuri që të shpjegohej,- më ka gjetur një hall që zor se e zgjidh dot.
-Epo hall është dhe nuk është mal që nuk e rrëzon dot.
-Mal e kaluar malit,- sikur kërkoj të mbrohej dhe ta "zbuste" pak shqetësimin.

* * *
Familjarisht, banoj në pallatet që ka ndërtuar X... ( kuptohet është fjala për atë "trimin"). Gjynah të qahem dhe, deri tani, kam qenë mirë e bukur. Mirëpo, gjithmonë kur mendon se ja, më së fundi i "navasa" të tëra ( navasa) ështëpër regullova sipas të folmes së Skraparit,se skraparas është miku im), erdh e m'u shpif një hall që është kaluar atij malit që përmende.
Pronari i pallatit ( as që numërohen pallatet e tij) paska vendosur që mu aty, poshtë ballkonit tim, të ngrejë dhe një furrë pjekjeje. Që e ngriti, punë për të, doemos, por e keqja më gjeti mua: gjithë tymrat (amok i vërtetë) vijnë e më pllatiten mua. Bëhet në shtëpi si fole dhelpre. Kësaj, i themi andej nga ana jonë: të të pjellë macja mu në kamare!
Ou,- bëra unë. Të paska gjetur siç më ka gjetur mua. Aty pranë meje ka një dyqan që edhe shet, por edhe gatuan peshk dhe mua më duket se nuk jam më në Tiranë, po mu në kënetë të Karavastasë.
E, mor e,- vazhdoi. Po unë jam azmatik siç je dhe ti dhe nuk dija si ta zgjidhja këtë gërç. Durova sa durova dhe një ditë e ndalova pronarin që është dhe nga ana jonë.
Sa u ulëm (ai, natyrisht sikur qe mbi gjëmba), zura që t'i qaja hall.
- Epo duro pak (më mbajti me kurajo), se nuk është ndonjë kiamet i madh.
- Nuk duroj dot,- i thashë,- se mushkëritë zënë e çirren siç çirren macet në shkurt.
Duke debatuar me të, mendoja se do bëhej racional e do futej në lëkurë të hallit tim, po aha, hesapet i kisha bërë pa e pyetur hanxhinë. Tek u ngrit si me ngutë dhe po largohej si nga një bezdi e madhe, e humba gjakftohtësinë dhe i them:- Shiko,- i thashë,- unë jam i moshuar dhe nuk bredh dot gjyqeve!!!
Sa dëgjoj këtë, sikur t'i kisha dhënë shuplakë fytyrës, m'u kthye i murrtyer dhe e zbrazi:
- More, nuk të dëgjova mirë, pa ma përsërit atë që më the!
Ja,- i thashë,- nëse nuk vë dorë, do të padis në gjyq!!!
- Aha, në gjyq,- përçmoi të thënën time. Po pjerdh unë për gjyq e ligje?!!! Dhe u largua si ta kishte zënë kolera.
* * *
Ja, kjo është rrëfenja ime që, siç e gjykoj, është shumë domethënëse. Të "fortët" nuk pyesin as për gjyqe dhe as për ligje. Se"kur të fortët" i bëjnë karshillëk ligjeve, shoqëria, me të vërtetë, është e rrezikuar. E solla rrëfenjën si një kambanë në këtë proçesin e "vetingun", si një shpresë se ligji do veprojë sipas ligjit.

Tiranë, 3 shtator 2016

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...