2016-08-28

REÇAKU ËSHTË PASQYRIMI MË TRAGJIK I VEPRIMEVE TË USHTRISË DHE POLICISË SERBE

Mijëra qytetarë, me 15 janar 2015 nga të gjitha viset e Kosovës dhe më gjërë, qysh në orët e para të paraditës, rrugëtuan për në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, për të bërë homazhe dhe për të vërë kurora dhe lule të freskëta afër varreve të 42 civilëve të masakruar nga dora vrastare serbe, më 15 janar të vitit 1999.
 Mijëra qytetarë, të enjten nga të gjitha viset e Kosovës dhe më gjërë, qysh në orët e para të paraditës, rrugëtuan për në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, për të bërë homazhe dhe për të vërë kurora dhe lule të freskëta afër varreve të 42 civilëve të masakruar nga dora vrastare serbe, më 15 janar të vitit 1999.

Vargoit të atyre që bënë homazhe ju bashkuan edhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, ish-gjenerali i Zonës Operative të Nerodimes Shukri Buja, ish-ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, kreu i Komunës së Shtimes Naim Ismajli si dhe delegacione nga institucione e asociacione qendrore e lokale.


 

Familjarët e martirëve reçakas me sy të përlotur i përkujtuan me dhimbje e krenari më të dashurit e tyre, të cilët u sakrifikuan për lirinë e atdheut. Ata shpalosën storie nga kjo ngjarje e llahtarshme, e cila atëbotë shkundi ndjenjat paqedashëse të njerëzimit dhe qendrave vendimarrëse botërore ia tërhoqën vëmendjen se në vendin e quajtur Kosovë po ndodh një gjenocid i paparë kundër popullit të pafajshëm shqiptarë. Reçaku, thonë ata ndërroi kahun e historisë së Kosovës dhe kërkojnë që institucionet shtetërore të përkujdesen më shumë për ta.

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, të enjten pasdite në Prishtënë është mbajtur akademi përkujtimore, në të cilën kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli tha: “Sot, të gjithë jemi me Reçakun, me dhimbjen, trimërinë dhe heroizmin e 15 janarit 1999.
Sot, në 16 Vjetorin e rënies dhe të flijimit për liri, kujtojmë  Dëshmorët dhe Martirët e rënë në fshatin Reçak, të cilët, me gjakun e tyre, Kosovës i dhanë dritën e jetës.
Përvjetori i 16 i kësaj ngjarje tragjike na kthen kujtesën te qëndresa dhe sakrifica e burrave, grave, të rinjve dhe të rejave, deri në flijim, të Reçakut, përballë një krimi dhe gjenocidi të nisur shekuj më parë nga regjimi kriminal serb.

Mëngjesi i 15 janarit të vitit 1999 e gjeti rëndë të plagosur, në shpirt e në trup, jo vetëm Raçakun, por gjithë shqiptarët sepse ai mëngjes e shpalosi tmerrin e pushtuesve serbë i cili në mënyrën më barbare i kishte ekzekutuar 45 njerëz, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Ishte kjo masakra, që pos popullin shqiptar, e goditi rëndë edhe opininonin botëror, pas deklarimit të guximshëm të udhëheqësit të misionit të OSBE-së ambasadorit amerikan William Woker, i cili në mënyrë shumë të qartë dhe me gjithë zërin tha: „Kjo është masakër!“, për çka Raçaku, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar përjetësisht do t’i jenë mirënjohës.
Në fshatin Reçak, më 15 janar 1999, krimineilët, në mënyrë djallëzisht të planifikuar, u hakmorrën ndaj qëndrimit dinjitoz të popullatës civile, e cila ishte rreshtuar përkrah ushtarëve të UÇK-së dhe, në momentin kur këta kriminelë nuk ia dolën të përballen me UÇK-në, kryen krimin monstruoz ndaj njerëzve të paarmatosur, burrave, grave, e madje, edhe ndaj fëmijëve për të zmbrapsur qëllimet që kishte UÇK-ja, e mbështetur nga populli.


Të gjithë ata që u flijuan për lirinë e vendit, duke mbrojtur pragun e shtëpisë së vet, duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin, të gjithë ata që nuk u përkulën para armikut më barbar, sot, së bashku, gjenden në çdo pëllëmbë të atdheut, në palën e flamurit tonë kombëtar, në rreshtin e gjatë të të pavdekshmëve, në kujtesën e popullit si roje të përjetshme të atdheut.
Dëshmorët dhe Martirët janë prindërit tanë, janë vëllezërit dhe motrat tona, janë vlera dhe krenaria e kombit tonë. Në kujtesën tonë duhet t’i ruajmë me shumë kujdes dhe me shumë dashuri sepse ata gjithherë do të shndrisin në faqet e lavdishme të historisë sonë.
Ne, sikur sot, edhe në të ardhmen, e kemi obligim që të përkulemi para varreve të Dëshmorëve dhe Martirëve të të Reçakut, sikurse që kemi obligim të përkulemi para varrit të çdo dëshmori e martiri të kombit, kudo ku prehen ata, duke ditur se mbi gjakun e tyre qëndron Kosova e lirë, shtet i pavarur e sovran, i cili po zhvillohet me përpjekjet për një jetë më të mirë, për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme.


Të nderuar të pranishëm, të nderuar familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të Reçakut, e kaluara e hidhur nuk harrohet, humbja e më të dashurve tanë nuk kompenzohet, por duhet të jemi krenarë që gjaku i derdhur në Reçak, më 15 janar 1999 dhe plaga shpirtërore që edhe sot na përcjellë me dhembje, bënë kthesë historike dhe ndryshuan rrjedhat e historisë sonë duke i treguar botës se si duhet luftuar dhe si duhet vdekur për lirinë e vendit.
15 Janari është dita e kujtimit, nderimit dhe e respektit gjithkombëtar për Dëshmorët dhe Martirët e Qëndresës së Reçakut prandaj në Kompleksin Përkujtimor, në Reçak, ku prehen Martirët dhe në Kompleksin e Dëshmorëve, tani e 16 vite, të gjitha gjeneratat, ndajnë njëkohësisht të njëjtën dhimbje bashkë me familjarët dhe të afërmit e tyre.
Nga këtu ju perkujtojmë të gjithë atyre me ëndrra e sjellje mesjetare në shekullin 21,  si Jabllanoviq e të tjerë si ai, se shteti i Republikës së Kosovës po zhvillohet e po integrohet në gjitha mekanizmat ndërkombëtare dhe se ky shtet ka themelet ne Prekazin e e qëndresës e heroizmit, në Reçakun e sakrificës e martirizimit.
Lavdia u takon atyre që sakrifikuan jetën për liri kurse neve na mbetet që ta ruajmë këtë liri, të fituar me gjak, dhe që me angazhim dhe punë të krijojmë kushte më të mira për jetë të gjeneratave në vijim”, përfundoi kryetari Ismajli.

          Në 17-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli theksoi: ”Jemi së bashku sot në këtë akademi për të përkujtuar 15 janarin e vitit 1999, ditën kur në fshatin Reçak u krye një nga krimet më të rënda që tronditi gjithë botën dhe preku thellë ndërgjegjen e njerëzimit.
Dhjetëra banorë të fshatit Reçak u masakruan barabarisht nga forcat okupatore serbe vetëm pse nuk pranonin shtypjen dhe aspironin lirinë.
15 janari është ditë e dhembjes dhe krenarisë sonë. Është ditë që simbolizon fatin tonë historik të kaluar përmes vuajtjeve dhe sakrificave. Është ditë në të cilën 16 vite më parë bota e pa të vërtetën tonë, të vërteten e një populli që kishte vendosur që shekullin e XX të mos e mbyllte duke qenë i robëruar, pavarësisht çmimit që duhej paguar.

Krimi në Reçak u krye për të thyer besimin e popullit tonë tek liria, por ky projeksion doli krejtësisht i gabuar: terrori dhe frika kurrë nuk mund të mposhtin vullnetin për liri.
Ajo që erdhi pas 15 janarit të vitit 1999 e dëshmon këtë: vendosmëria e popullit tonë të udhëhequr nga Ushtria çlirimtare e Kosovës për ti sjellë lirinë Kosovës u bë edhe më e madhe dhe më e fuqishme. Për këtë më se miri na dëshmon rënia heroike e luftëtarit të madh të UÇK-së, Ahmet Kaçikut dhe e bashkëluftëtarëve të tij për të mbrojtur trupat e martirëve të Reçakut.

E dimë nga historia se sunduesit gjithmonë kur bëjnë masakra kanë një qëllim të vetëm, të vrasin shpirtin e lirisë të një populli. Në Reçak ky skenar i zi humbi betejën me aspiratën tonë të pathyeshme për të çliruar Kosovën nga një regjim i egër me tipare të qarta fashiste.

Sot, Kosova është e lirë dhe e pavarur, falë gjakut të mijëra dëshmorëve e martirëve të popullit tonë. Sot ne po ndërtojmë një shtet demokratik që punon të bëhet pjesë e familjes së vlerave europiane.
Është detyrë e jona si qytetarë dhe institucione që amanetin e dëshmorëve të Reçakut dhe të gjithë Kosovës ta jetësojmë me veprat tona për t'i garantuar lirinë dhe të ardhme Kosovës sonë, atdheut tonë të dashur”, ka deklaruar kryparlamentari Veseli.


Në këtë përvjetor, kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa ka thënë se kjo masakër hoqi përfundimisht maskën e politikës serbe ndaj popullit të Kosovës si dhe nxiti mobilizimin e Aleancës Veriatlantike për të ndërhyrë në Kosovë. “Masakra e Reçakut alarmoi botën për tmerrin dhe gjenocidin që po ushtrohej ndaj popullatës civile shqiptare, njëherësh shënoi kthesë historike për Kosovën. Vrasja brutale e civilëve të pambrojtur dhe loja e zezë e mosdorëzimit të trupave të pajetë familjeve nga ushtria dhe policia serbe, me pretekstin e obduksionit, iritoi tej mase mbarë botën demokratike, e cila, e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të Aleancës Veriatlantike, vendosi t’ia zgjaste Kosovës dorën e mbrojtjes, duke e nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga kthetrat e terrorit shtetëror serb”, ka deklaruar Mustafa, duke shtuar se nuk do të harrohen kurrë ato që kanë ndodhur në Kosovë, tragjeditë e pafundme që ka përjetuar populli ynë nga dhuna serbe. Ai ka vlerësuar se Reçaku është pasqyrimi më tragjik i veprimeve të çmendura të ushtrisë dhe policisë serbe dhe grupeve të tyre paramilitare për spastrim etnik. “Është Reçaku, po ashtu një prej shembujve historik, i cili tregon qartë se sa të rendë dhe e tmerrshme është historia e pavarësisë së Kosovës, por edhe sa e çmueshme duhet të jetë ajo sot për ne. Se pavarësia e vendit tonë u ndërtua jo në një ditë dhe me një akt, por në saje të përpjekjeve dhe sakrificave shekullore të shumë gjeneratave, të shumë patriotëve, të vëllezërve dhe baballarëve tanë, të nënave dhe motrave tona, të luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të rezistencës paqesore”, ka theksuar në mes tjerash ai.

Ndërkaq, Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, ka thënë se askush nuk duhet të harrojë larinë dhe se të gjithë duhet ta ruajnë atë. “Është e vështirë t’i kujtosh ditët e humbjes së ushtarëve, por e kemi obligim t’ua themi brezave që po edukohen dhe po rriten në shtetin e Kosovës që të mos harrojnë e të mos e humbin por ta mbrojnë larinë”, është shprehur Buja.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ka folur Xhavit Jashari, i cili ka thënë se Reçaku vjen sot dhe troket në ndërgjegjen e tyre, duke ua rikujtuar se një varg çështjesh nuk janë përmbushur, jo vetëm për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve të kombit, por edhe për ta dëshmuar kujdesin e duhur dhe të obligueshëm ndaj atyre që kanë dhënë çdo gjë, edhe jetën për larinë e Kosovës, tha në mes tjerash Jashari, në Akademinë Përkujtimore kushtuar përvjetorit të 16-të të Maskrës së Reçakut. Në fund të akademisë përkujtimore, për të pranishmit, Ansambli “Attaca” nga Prishtina ekzekutoi dy këngë korale.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...