Libër boton kush të dojë.Vetëm a ke pak lek dhe boto çka të duash...
Në Kosovë,Shqipëri ,Maqedoni,Kosovë lindore,Malin e Zi kanë dalë një numër autorësh të pamerituar që kanë bërë libra dhe shtirën si alamet autorësh...
Kanë dalë një numër i madh këngëtarësh që nuk dijnë se si këndohet( por kanë trup të bukur!)...disa kanë bërë albume dhe këngët e tyre i gjenë hë sitët e muzikës.
Kanë dal shumë poet me përmbledhje vjershash të vjedhura në FCB!
Ata/Ato nuk dinë akoma ç'është vargu dhe mëtojnë(lexo ëndërrojnë) se janë poet!
Ka një numër i madh njerëzish që ëndërrojnë që janë njohës të mirë të kulturës,artit,filmit,teatrit,
shkencës,e, në fakt,nuk dijnë të bëjnë në plus një në krijimtarinë artistike.Ka edhe të atillë që janë edhe Akademikë më një libër(th) të botuar...
Një mik i imi,gazetar i mirënjohur në një revistë letrare në Kosovë thotë:"...
E përcolla një emision debatues në Radio Televizionin e Kosovës dhe mbeta i befasuar si shumë herë të tjera:Kush po merr pjesë në debate kombëtare për sigurinë e shtetit?..
Sot çdo kush debaton,secili është më i mençur se tjetri...
Në mesin edhe të gjithë këtyre ka edhe të sëmurë psikikisht që derdhin lot krokodili në televizionet tona!"...
Një numër i madh i tyre është krejtësisht në aut!
Një ditë një "autor" që kishte botuar dyzetë vjersha në FCB ,më tha:
"A ke botuar ti diçka,apo ende jo"?,më pyeti:"Jo,nuk më ka ardhur rendi akoma",ia ktheva...
"Të vjen rendi edhe ty"...,"mos u mërzitë",...më tha,duke treguar se ai shpejt do të dal më librin e tij të parë...
Qesha ..Nuk kishte habër i mjeri se çfarë është libri,se kush janë poetët...Mendonte se do të bëhej menjëherë anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës...
Thashë me vehte,mund të bëhët kur njerit si ky,alamet shkrimtarësh i shkruan mbi 15 libra.U bë anëtar i LSHK-së...
E tash ai i mjerë kur u bë "shkrimtar" i kësaj "Lidhje" do të zinte vend në Toronto apo diku tjetër në ndonjë qytet amerikan!
Ai më parë kishte botuar ca shkarravina në internet(lexoni sallatë fjalësh duke sharë çdo gjë që është shqiptare)...
Më nuk di se çfarë ka bërë ai mjeran"shkrimtar",por dijë mirë se çftit të tij i kanë shkruar alamet shkrimtarësh libra,recensione e i mjeri nuk i di mirë 36 shkronjat shqipe!...
Dhe krejtë në fund:
Pasi edhe ai "nxori" libra,nuk di se kush nuk mund të bëhet sot autor libri.
Prishtinë,2 shtator 2016