Duhani ka vrarë 100 milionë persona në mbarë botën gjatë shekullit të 20-të dhe mund të vrasë edhe një miliardë gjatë shekullit 21.E gjithë kjo mund të ndodh nëse qeveria dhe shoqëria civile nuk ndërmarrin masa urgjente për kufizimin e përdorimit të tij, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në "Raportin për epideminë botërore të duhanit - 2008.
Raporti, që bazohet në hulumtime të realizuara në 179 vende në botë, u prezantua mbrëmë në Nju-Jork nga ana e drejtoreshës së përgjithshme të OBSH-së Margaret Çan dhe nga prefekti i Nju-Jorkut Majkëll Blumberg.
Në raport theksohet se qeveritë në botë marrin 200 miliardë dollarë nga akciza për prodhimin e duhanit, por shpenzojnë më pak se një të pestën e këtyre mjeteve financiare për kontrollin e përdorimit të prodhimeve të duhanit.
OBSH-ja në raport u propozon autoriteteve që të ndërmarrin gjashtë masa për kontrollë - rritje të çmimeve dhe të shkallëve tatimore të prodhimeve të duhanit, ndalim për reklamimin e tyre, mbrojtje të joduhanpirësve nga pirja pasive, masa për ndihmë të pirësve të duhanit, studim të tendencave në përdorimin e prodhimeve të duhanit me qëllim që të realizohet pas luftës efikase kundër "epidemisë së duhanit".
Sipas OBSH-së "epidemia e duhanit" në vit vret rreth 5,4 milionë njerëz nga kanceri në mushkëri, nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera, me ç'rast paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren masa urgjente ky numër do të rritet në tetë milionë njerëz në vit.