Virusi papilloma dhe kanceri; Kordoni umbilikal me vlera shëruese,




Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve rekomandon vaksinimin kundër kancerit në vezore për vajzat e gratë nga mosha 9 deri 26 vjeç. Por këto rekomandime mund të përfshijnë edhe mosha të tjera në të ardhmen ndërsa virusi që shkakton kancerin në vezore, virusi papilloma ose HVP, duket se ka lidhje me lloje të tjera kanceri si tek burrat edhe tek gratë.

Në studimin e botuar kohët në revistën mjekësore të Nju Englandit thuhet se pacientët që kishin përjetuar infeksione në gojë me virusin papilloma ishin 32 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i laringut.

Tek burrat, virusi papilloma lidhet me kancerin në organet gjenitale. Kjo i ka bërë eksertët të ngrenë pyetjen nëse vaksina kundër papillomes duhet të përfshijë edhe djemtë njësoj si vajzat.

Para pak ditësh, gjatë një konference mjekësore ndërkombëtare, shkencëtarët pranë universitetit të Kentakit shpallën rezultatet paraprake të një studimi që e lidhin virusin papilloma edhe me kancerin në mushkëri. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se në çfarë mënyre virusi papilloma lidhet apo nxit gjithë këto lloj kanceresh, por ekziston mendimi se viruset ndërhyjnë apo prekin funksionimin e ADN-së duke shkaktuar rritjen jo normale të qelizave.

Gjaku i kordonit umbilikal me veti shëruese

Shkencëtarët thonë se gjaku i kordonit umbilikal që lidh nënën me fëmijën para lindjes, përmban qeliza embrionale që mund të përdoren për trajtimin e dhjetra sëmundjeve, përfshi leukeminë. Por kordonët e lindjes shpesh nuk trajtohen si organe me vlera transplantimi dhe prandaj gjaku i tyre nuk konservohet. Megjithatë, shumë amerikanë u paguajnë firmave private mijëra dollarë për konservimin e gjakut të kordonëve të fëmijëve të tyre të porsalindur, për transplantim të mundshëm nëse fëmija ka nevojë më vonë në jetë. Shkencëtarët thonë se gjaku i kordonit të lindjes së një personi përmban të njëjtat ndryshime gjenetike që lidhen me sëmundjen e tij.

Fosamaks mund të ndikojë ne ritmin e rrahjeve të zemrës

Fosamax është ilaçi më i përhapur kundër sëmundjes së osteoporosës. Vetëm vitin e kaluar nga shitja e fosamaksit u përftuan rreth 3 miliardë dollarë.

Fosamax ngadalëson dobësimin e kockave dhe është provuar si pakësues i rasteve të frakturave tek njerëzit që vuajnë nga osteoporosa.

Por një studim nga specialistë pranë universitetit Uashington lë të kuptohet se përdorimi i fosamaksit mund të ndikojë negativisht në rrahjet e zemrës, gjë që shihet si një efekt i rëndë anësor.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 700 gra që vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve të zemrës dhe i krahasuan të dhënat e tyre me të 900 grave të tjera që nuk kishin ndonjë problem në zemër. Rezultatet treguan se gratë që kishin marrë fosamax ishin thuajse dy herë më shumë në rrezik të prekeshin nga shrregullime të rrahjes së zemrës.

Ekspertët thonë studime të tjera nevojiten për të vërtetuar këto rezultate, por ata shtojnë se edhe në se provohen si të vërteta, përfitimet e pacientëve me osteoporozë nga fosamaxi janë më të shumta sesa rreziku i mundshëm për t’u prekur nga aritmia e zemrës. Por mjekët gjithashtu thonë se gratë që janë në rrezik të madh për t’u prekur nga aritmia dhe që kanë kocka të holla, ose ato me diabet ose probleme në zemër, ndoshta duhet të këshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative për osteoporosën.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)