Andropauza, ose klimaksi mashkullor, është një shqetësim shëndetësor shumë kritik për burrat dhe për gratë që i duan këta burra.
Ajo shfaqet në çdo moshë duke filluar nga 30 vjeç e lart. Shpesh, ajo shfaqet fshehurazi dhe jo të gjithë burrat e vuajnë në të njëjtën mënyrë. Vetëm15% e burrave e vuajnë andropauzëën në mënyrë tipike, me ndryshim të theksuar te karakterit, ashtu siç do ta përshkruaj më poshtë.
Andropauza është krizë e thellë vitalitetit dhe e virilitetit (burrërisë).
Shkak i andropauzës është rënia e nivelit të hormonit mashkullor- testosteronit në gjak
Shenjat e saj më të dukshme janë dy :
“ Burri humbet dëshirën për seks.
“ Burri humbet aftësinë ta forcojë penisin e vet (impotenca)
Hormoni testosteron, lidhet ngushtë me sjelljen agresive dhe me sjelljen seksuale të burrave.
Në eksperimente është vërtetuar se majmuni Rhesus, që bëhet kryetari në një koloni majmunësh, ka nivelin më të lartë të testosteronit në gjak, nga të gjithë majmunët e tjerë meshkuj në koloni. Kjo tregon se testosteroni është një hormon me shumë përgjegjësi.
Kështu ndodh dhe në shoqërinë njerëzore, ai që ka më shumë testosteron në gjak, ai zë kreun e vendit.
Po ta marrim këtë majmun që ka zënë majën e piramidës dhe ta vendosim në një koloni ku nuk e njohin, ai do të sillet si një mashkull shafran, pa burrëri. Për të riafirmuar veten si i fortë në këtë ambient të ri, ai duhet të rritë nivelin e testosteronit në gjak. Kjo është e domosdoshme. Vetëm kështu, ai do ta rritë ndjenjën e sigurisë. Po një soj ndodh edhe me burrat.
Një kafshë e gjinisë mashkullore, që është mundur në një dyluftim, pëson ulje të nivelit të testosteronit në gjak dhe ky nivel vazhdon të mbetet i ulët. Në qoftë se këtë mashkull, në këtë gjendje me testosteron të ulët, e futim në një kafaz me një femër që ai mund ta dominojë dhe me të cilën do të bëjë jetë seksuale aktive, menjëherë, niveli i hormonit do t’i ngrihet, ashtu siç do t’i ngrihet edhe shpirti i tij.
Burrat e fuqishëm janë “sexy”. Diktatorët, udhëheqësit, njerëzit e shquar, duhet të falënderojnë natyrën që u dhuroi testosteronin pa kursim. Të gjithë kemi njohur e dëgjuar për njerëz seksualisht të shquar, që në të njëjtën kohë, janë edhe më të suksesshmit në fushën ku punojnë.
Prodhimi i testosteronit tek meshkujt e arrin kulmin në moshën 18 vjeçe. Pas kësaj moshe, vjen rënia graduale, deri sa burri vdes.
Por jo tek të gjithë burrat ulja bëhet graduale. Ka burra që pësojnë rënie të ndjeshme e të shpejtë të hormonit, veçanërisht, midis moshës 40 dhe 55 vjeç. Sa më i moshuar të jetë burri, aq më i madh është ankthi që sjell rënia e nivelit të hormonit testikular.
Çfarë ndjen një burrë në andropauzë?
Ai humbet dëshirën për punë. E mundojnë mendime fikse. Në mes të natës, në ankth, ai ecën për orë të tëra. Kapitja, lodhja kronike dhe dhimbjet e kokës ia shterojnë energjitë dhe ulin aftësitë e tij për punë. Shokët e punës, ose të zyrës venë re se diçka nuk është në rregull.
Ai përpiqet ta kundërshtojë këtë opinion. Gjendja e tij shpirtërore e detyron t’i ofendojë shokët. Kolegët dhe miqtë fillojnë të shqetësohen. A do të jetë i zoti t’ua dalë mbanë punëve? pyesin ata. Kundërshtarët, i shfrytëzojnë këto sjelljeje, si armë kundër tij.
Ai e ndjen se jeta e tij ka marrë tatëpjetën. Ka humbur sigurinë dhe është i shqetësuar. Ai është në ankth nga kalimi i moshës. Sa më shumë moshohet, aq më shumë ankthi frenon prodhimin e hormonit mashkullor, që atij i duhet aq shumë për të përforcuar besimin. Jeta e tij seksuale po shkatërrohet, sepse ajo varet shumë nga niveli i testosteronit në gjak.
Le të përpiqemi t’u përgjigjemi dy pyetjeve:
a-Sa përqind e burrave, ndjejnë prishjen e ekuilibrit fizik, emocional dhe seksual prej andropauzës?
b-Cila është mosha e tmerrit?
Studimet më të reja tregojnë, se mbi 15 përqind e burrave vuajnë rënien e menjëhershme dhe të shpejtë të testosteronit, e cila shoqërohet me simptomat shkatërruese të klimakterikut. Në 85 përqind të burrave, ndryshimi hormonal është i ngadalshëm, ndonëse, me variacione të mëdha. Ka burra që e ndjejnë andropauzëën shumë fort, ndërsa disa të tjerë nuk e ndjejnë fare. Disa të tjerë, kanë lëkundje jo të mëdha në nivelin e hormoneve dhe lëkundjet e gjendjes shpirtërore të tyre janë më uniforme. Këto ndryshime nuk ndjehen shumë dhe simptomat, gradualisht, zhduken pa mjekim.
Ndryshe nga menopauza e grave, klimaksi i burrave është i papërcaktuar, i papritur dhe fare pak i njohur.
Mosha mesatare kur fillon andropauza është 53-54 vjeç. Rëndësi ka dekada e katërt. Tre të katërtat e të gjitha rasteve fillojnë në 41 deri 50 vjeç dhe në disa raste të rralla rreth të gjashtëdhjetave.
Simptomat e klimakterikut shfaqen në grupe. Burri nuk ngrihet një mëngjes të bukur dhe, menjëherë, ndjehet i sëmurë, siç ndodh me gripin. Një ose dy simptoma mund te shfaqen për disa ditë. Ato pasohen nga shumë shenja të tjera. Më vonë të gjitha kalojnë dhe ai ndjehet mirë. Pas disa javëve, ose muajve, fillon një valë tjetër e shfaqjes së shenjave. Në të gjithë këtë konfuzion, burrit, i shkon mendja se vuan nga disa sëmundje, që nuk lidhen me njëra-tjetrën.
Simptomat
Për ta përmbledhur, do të rendis ankesat më të shpeshta që ka një burrë në andropauzë:
-Lodhje, këputje dhe dhimbje të lehta në mëngjes.
-Nervozizmi, irritabiliteti, momentet depresive, shpërthime në të qara, pagjumësia, prishje e kujtesës, shqetësim dhe shkatërrim i përgjithshëm. Të gjitha këto janë shenjat nervore të klimaksit mashkullor.
-Bije aftësia seksuale.
Burri humbet vetë-besimit se mund të performojë mirë seksualisht. Ai përpiqet t’i bëjë bisht marrëdhënies seksuale me gruan. Ai kërkon të gjejë sebepe që të mos shkojnë në shtrat me gruan. Shumë herë fajin për paaftësinë e tij seksuale ia ngarkon gruas, që gjasme nuk është tërheqëse dhe nuk e josh për seks. (Një burrë në klimaks, që nuk e arriti dot ereksionin, u largua nga aktiviteti seksual, me pretekstin se nuk i pëlqeu që gruaja atë ditë kishte hequr qimet).
Çdo burrë në klimaks, sajon, shpesh, sebepe të tilla. Burri mendon se një partnere me moshë të re do ta ndihmojnë të ndjehet burrë, ndaj dhe përpiqet ta gjejë atë.
-Si pasojë e pleksjes së gjithë këtyre faktorëve, në shtëpi dhe në punë, shpesh, krijohen situata të papëlqyera.
-Burri mund të ketë shumë shenja që lidhen me prishjen e qarkullimit të gjakut: Ai ka momente që i merren mentë, ka afshe të nxehta, të ftohta, djersitje, dhimbje koke, mpirje dhe miza në anësitë, duar dhe këmbët i ka të ftohta, pulsi shpeshtohet dhe ai ndjen goditje të shpeshta në zëmër. Këto të fundit, e trembin atë tmerrësisht. Ai mendon se ka pësuar goditje në zemër.
Simptomi më shqetësues është “prishja e stabilitetit psikologjik”
Burri në klimaks dhe i pa diagnostikuar, sillet në mënyrë të tmerrshme. Episodet e temperamentit të keq, që janë një shenjë e zakonshme tek klimakteriku, hapin mjaft probleme për të, në punë dhe me shokët e tij. Në rastet më ekstreme, ato e çojnë në zënie e rrahje, deri në vdekje.
Këto episode të temperamentit të keq, u ndodhin po një soj edhe klimakterikëve me edukim të lartë dhe ambiciozë, pavarësisht, se kanë qenë shumë të suksesshëm në jetë (kujtoni parlamentin, ku shumica e deputetëve janë dhe sillen si klimakterikë). Burri në andropauzë mbrohet me panik ndaj kërcënimeve që synojnë të ulin prestigjin e tij, madje, edhe kur ato nuk ekzistojnë në të vërtetë.
Një bos, që fillon të shfaqë simptomat emocionale të klimakterikut, bëhet një tmerr për punonjësit e tij. Ai bëhet një personalitet shpërthyes, gjithmonë i gabuar, i padrejtë, njeriu më i urryer në institucion, ose kompani.
Ai nxitohet kur merr vendime të rëndësishme, që lidhen me fatin e vendit ose të biznesit privat. Vendimet që ai merr, janë në vartësi të gjendjes së tij shpirtërore( optimiste, ose pesimiste).
Ky shkatërrim i karakterit, që ndodh tek një burrë që më parë ka qenë krejt normal, është e papëlqyeshme edhe për atë vetë.
Ata këto sjellje ua faturojnë grave, marrëdhënieve plot telashe, ose situatave shumë të këqija të gatuara nga gratë e tyre, që janë, po ashtu, në menopauzë.
Por e vërteta nuk është kjo. Pakënaqësitë seksuale e të zakonshme të grave në menopauzë, mbingarkohen edhe më shumë nga problemet e burrave të tyre në andropauzë. Por, këto probleme të burrave, fatkeqësisht, njihen pak.
Si ndihmohen burrat në andropauzë?
Kërkesa për “një ilaç” që të rikthejë rininë seksuale, është aq e vjetër sa dhe Bibla. Burrat që e kanë pasur mundësinë, në kohët e lashta i kanë përpirë topet e majmunëve.
Ata mendonin se duke ngrënë testikujt e kafshëve, do të ngrinin fuqinë e tyre seksuale, por më kot. Këto gjëndra, nuk kishin efekt fizik tek ata. Edhe kur e merrnin hormonin mashkullor si testosteron të pastërt, rezultatet nuk ishin të mira.
Me sa duket, faktori psikologjik është më me rëndësi se ai fizik. Për disa burra, mjekimi me testosteron, për një sërë arsyesh, jep përmirësim fizik dhe psikologjik. Sapo rivendoset aftësia seksuale e suksesshme dhe sapo burri bindet për burrërinë e tij, mjekimi nuk ka më nevojë të vazhdojë.
Ka një diskutim shkencor lidhur me zëvendësimin me testosteron. Sasia e testosteronit që u jepet burrave të moshuar, mendohet se shpejton rritjes e qelizave kanceroze. Kjo bëhet më shqetësuese, kur dimë se një e katërta e të gjithë burrave mbi 40 vjeç, kanë kancer të pa diagnostikuar të prostatës.
Ai është i fjetur dhe gjendet rastësisht në biopsi. Sot, përqindja e rasteve të diagnostikimit të kancerit të prostatës është rritur shumë, në sajë të metodave të reja dhe efektive të diagnostikimit. Është e domosdoshme, që çdo burrë që do të fillojë mjekimin me testosteron, të kryejë një ekzaminim të kujdesshëm fizik dhe kimik.
Kur konstatohet kanceri fillestar i prostatës, ky duhet të mjekohet përpara, se të fillojë mjekimin hormonal të andropauzës.Sot, ka barna shumë të mira që e rigjallërojnë jetën seksuale të burrave. Burrit në klimaks po t’i kthehen dëshira për seks dhe ereksionet e penisit, atij i kthehet vitaliteti dhe burrëria, pra shenjat e andropauzës minimizohen ndjeshëm. Ja pse
Viagra, Cialis dhe Levitra e të tjera preparate, janë barna të mrekullueshme që duhet t’i përdorin burrat në andropauzë, gjithnjë, të këshilluara prej mjekut.
Nuk është e lehtë t’i vësh gishtin çdo burri nevrik në moshë të mesme dhe të thuash “Aha, kjo është menopauza mashkullore!”.
Me aq sa dimë sot, vetëm 15 përqind e burrave janë kandidatë për ndryshimin zhurmëmadh, që lidhet me uljen e nivelit të hormonit testosteron.
Jemi me fat, që sot dimë më shumë dhe nesër do të dimë edhe më shumë, për misteret e burrave në andropauzë.
Dr. Adem Harxhi
New York Korrik 14, 2011
Kur gazeta “The New York Times” dikur pyeti: “A ka menopauzë te burrave? Letrat vërshuan nga gratë e moshës së mesme. Ja si shkruante në këtë gazetë, një grua :
“Fatkeqësisht doktorët, psikiatrit, burrat në përgjithësi, e kanë lënë andropauzën nën qylym, atje ku vetë burrat e kanë fshehur. Ata terrorizohen kur duhet të tregojnë për gjendjen që lidhet me sjelljet e tyre jashtë kontrollit. Këto sjellje, ata, lehtësisht dhe pa mëshirë ua faturojnë grave. Ata nuk flasim për këtë, as midis tyre”.
Termi: Andropauzë
Termi Andropause ësthë ndërtuar nga dy fjalë greke, – andro që do të thotë “mashkull” dhe
pauses që do të thotë “ndal”. Po të nisesh nga kuptimi origjinal, ne mund ta përkufizojmë andropauzën si një rrethanë në të cilën fillon rënia e “burrërisë”. Qëkur u përdor për herë të parë në literaturën mjekësore, ajo ësthë quajtur ndryshe edhe si “menopauza mashkullore”. Gjithsesi ky term nuk është dhe aq i saktë dhe vetëm shton mjegullën mbi ekzistencën e saj dhe mbi përdorimin e barnave për trajtimin e reduktimin e simptomave të saj.
Jetë të gjatë djalit, o gjysh!
Babai më i vjetër në botë është indiani Nanu Ram Jogi, i cili në moshën e thyer 91 vjeçare theu dhe një rekord, duke u bërë babai më i vjetër në botë. Në vitin 2007, Ram Jogi u bë babai (me provë) i një bebeje, që ishte fëmija i tij i 21-të. Babai 91 vjeçar u shpreh para disa muajsh për mediat britanike që akoma nuk e kishte mbyllur me riprodhimin dhe se kishte në plan edhe ti martonte vetë fëmijët e tij.
Nanu Ram Jogi, fshatar në krahinën indiane të Raxhasthanit, e kishte të vështirë të mbante mend të tërë fëmijët e tij ët lindur me 4 gratë e veta, por me përafërsi kujtonte se kishte 12 djem, 9 vajza dhe nja 2 duzina me nipër.
Sa janë burrat në menopauzë
Sipas të dhënave rreth 30% e burrave e përjetojnë andropauzën kur janë në të 50-at, edhe pse shumica e tyre nuk e dinë ose nuk duan ta dinë që po kalojnë atë fazë. Mbi 5 milionë amerikanë nuk prodhojnë testosteronin e mjaftueshëm , çka ai çon ata në andropauzë të parakohëshme. Në Australi, 1 në 200 burra nën moshën 60 vjeç dhe 1 për çdo 10 burra mbi 60 vjeç raportojnë të kenë nivele të ulëta testosteroni.
Kundërshtitë
Ka mjekë të cilët mendojnë që andropauza nuk është një koncept i vlefshëm, meqë burrat mund të riprodhohen dhe në moshë të thyer. Sistemi riprodhues i burrave, gjthiësesi nuk pushon së funksionuari totalisht, prandaj nuk manifestohen rënie të menjëhershme të nivelit hormonal, gjë që karakterizon gratë kur kalojnë në menopauzë. Në disa burra para të 60-ve ka një humbje të plotë të dëshirës, ereksionit dhe aftësisë për të pasur orgazmë.
Ka të tjerë mjekë që nuk duan ta trajtojnë si andriopauzë, por thjesht si rënie të nivelit të testosteronit. Kundërshtitë jkanë ende të gjalla në Europë dhe në Amerikë. Ndryshe nga “menopauza”, termi “andropauzë” nuk është akoma i njohur nga Organizata botërore e Shëndetësisë dhe klasifikimi i vet mjekësor ICD-10.
Lexo me shume: Misteret e burrit në andropauzë | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/misteret-e-burrit-ne-andropauze/#ixzz4IejiRHHp