Ramush Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën

Limaj Ftojmë deputetët e Kuvendit që ti thonë jo demarkacionit



Ramush Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën
Dy krerët e partive opozitare në koalicion, Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, ju kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës , që nesër t’i thonë jo këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur krerët më të lartë të shtetit që nesër mos të guxojnë të shesin Kosovën. Haradinaj ndër të tjera i ka quajtur Isa Mustafën e Kadri Veselin shpirtra të këqinjë.
Ai ka kërkuar nga ata, që mos të fshehën parapa votës së fshehtë dhe miqësisë ndërkombëtare. Ndërsa, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, pret që nesër deputetë e Kuvendit do të veprojnë komfor Kushtetutës dhe betimit të deputetit duke i thënë jo marrëveshjes për demarkacionin.
Të dy krerët e opozitës në një konferencë të organizuar sot për këtë çështje kanë konfirmuar edhe një herë se ata nuk do të jenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes por ata kanë thënë se do të marrin pjesë në seancën e nesërme.
Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën
“Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur , Hashim Thaçit, Kadri Veselit , Isa Mustafës , të shitur e të prishtë, shpirtrave që janë edhe hajna që mos të guxojnë me e shitë një pjesë të Kosovës . Mos të guxojnë me shitë Rugovën , gjysmën e Rugovës edhe mos të guxojnë me ja bërë këtë të keqe vendit . Është gabimi më i madh që mundem me e bërë . Kjo thirrje është për shkak se kemi ardhur në fund . Ne s’kemi lënë gurë pa lëviz për të shpjeguar se nuk është luftë për pushtet , se nuk është provincializëm , se s’ka të bëjë me asgjë të agjendave kush bijën e kush qohet nga qeverisja por është për tokën e shenjtë për Kosovën , për Rugovën . Nuk mund me u fsheh këta shpirtra të shitur , këta shpirte të prishtë , këta hajna që e kanë vjedhur Kosovën deri në palcë . Nuk munden me u fsheh as prapa miqësisë me Amerikën , as prapa përcaktimit pro Evropë e in tegrim euroatlantik të Kosovës. Kjo është ai kulmi i shpirtrave të tyre të shitur i shpirtrave të tyre hajna edhe i shpirtrave të tyre të prishtë”, tha Hradinaj.
Limaj ndër tjerash, ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të veprojnë sipas betimit të deputetit.
Limaj: Ftojmë deputetët e Kuvendit që ti thonë jo demarkacionit

“Aleanca dhe Nisma, nesër do të shkojnë në Parlamentin e Kosovës , do të votoj kundër këtij varianti të demarkacionit dhe i ftojmë , të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës , që nesër ti kalojnë shabllonet partiake , bindjet partiak dhe të jenë në nivelin e detyrës ashtu siç e kërkon , ligji, kushtetuta si dhe deputeti i Parlamentit. Ne presim që deputete do të jenë në përputhje me betimin , që ata e kanë dhënë kur janë bërë deputet dhe të mbrojnë interesin nacional . Nesër përmes votës tona ta unifikojmë Kosovën . Ta heqim një herë e mirë këtë problem nga rendi i ditës problematik të krijuar të pa nevojshëm nga ky pushtet. Dhe kjo është ftesa jonë . Ftojmë të gjithë deputete e Parlamentit të Kosovës që nesër fuqishëm të votojnë kundër këtë variant5ë të demarkacionit”, tha Limaj.
Haradinaj e Limaj kanë thënë se deri nesër ka kohë që të vetëdijesohen deputetët dhe pushteti, që t’i thonë jo këtij versioni të demarkacionit. /P.Musa/
***
Dy liderët opozitarë, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, duke u bërë thirrje deputetëve që t mos e votojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për kufirin me Malin e Zi.
Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ritheksuar se qëndrimi i AAK dhe NISMA është i qartë dhe ata do të shkojë në kuvend që të votojnë kundër pikës për demarkacionin. Dy liderët opozitarë I kanë ftuar edhe deputetët tjerë që ta kundërshtojnë përmes votës së tyre, vijën e re kufitare me Malin e Zi.
Lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të shitur, Kadri Veselit, Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që mos të guxojnë ta shesin asnjë pëllëmbë të Kosovës. Ata përmes votës së fshehur po provojnë ta shesin Kosovën”, ka thënë Haradinaj. Dy liderët thanë se mënyra e fshehtë e votimit është kontrabandim.
“Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Qeveria ka kohë deri nesër ta tërheq vendimin për ta vënë në votim çështjen e demarkacionit.
“Ne nuk mundemi ta mashtrojmë askënd. Ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të punojmë me deputetë. I përkulemi deputetëve që janë tërhequr nga ai mendim i partisë. Kush voton pro, mos të harrojë se po voton me nda Rugovën për gjysmë”, deklaroi Haradinaj.
Ndërkohë ata kanë thënë edhe njëherë se nuk do të jenë pjesë e protestës së nesërme jashtë Kuvendit të Kosovës

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)