Shkruan: Prof. Dr. Hakif Bajrami
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi
E lus Prof. Dr. Murat Mehën që pa asnjë dilemë të japë dorëheqje, sepse dokumentet e tjera që do të pasojnë janë shumë komprometuese për të. Po, është kërkuar publikisht që Dr. Murati të burgoset! Unë këtë nuk e kërkoj, por është në interes të tij personal që të largohet nga ai Komision i "nëntokës" , i Isa Mustafës dhe i Hashim Thaçit
Për kufirin Kosovë-Mali i Zi, kam mësuar kur e hulumtoja historinë e Aradhes " Bajram Curri" më 1974, e botuar si monografi nga "Rilindja", më 1985. Ka shumë burime të shkruara për atë kufi. Prandaj e lus publikisht Dr. Murat Mehën, që të tërhiqet nga ai Komision i punës jotransparente. Ata që e kanë kurdisur atë jotransparencë dhe atë procedurë, pa mbulesë argumentesh, do të përgjigjen një ditë para gjyqit të shtetit, por edhe më keq para GJYQIT të HISTORISË. Ky konstatim është i sigurt. Dokumentet flasin vetë. Por kur të flasin, për Dr. Murat Mehën do të jetë shumë vonë. Tërhiqu, mos e turpëro Tahir MEHËN, mos e shkel Emin LATIN, or vëlla i dashur. Kështu të thërrasin dokumentet që ti nuk i ke të njohura. Me çështje të kufijve, së bashku me Prof. Dr. Gjyltekin Shehun, jemi marrë nja dy vjet me radhë. Dokumentet janë sjellë nga Arkivat Evropiane dhe jugosllave në gjuhën frënge dhe serbokroate. Ato janë në Arkivin e Kosovës. Pse nuk ke hulumtuar, do të gjykojë historia jo vetëm ty! Por ta dish se në tekstet gjeostrategjike konfidenciale shkruan tekstualisht: "Gjatë dyqind vjetëve të ardhshëm luftërat do të zhvillohen vetëm për të poseduar ujë". E çka nëse burimi i LUMËBARDHIT (Bistricës së Pejës) nesër malazezi ia ndryshon destinacionin -kahen. Ta dish se Radoniqi dhe i tërë Rrafshi i Dukagjinit do të mbesin DJERRINË. Ky është fakti më i qëndrueshëm se ujërrjedha në shumë vise të globit i cakton kufijtë. E kufiri në rastin konkret është në Çakor dhe në Mokna; në Zhleb e tutje…
Favore rreth 8000 hektarë Kufiri Kosovë- Mali i Zi që ishte afër një gjysmëshekulli vetëm administrativ, tani është sjellë fatmirësisht në çështje që duhet të zgjidhet e të shndërrohet në kufi ndërshtetëror. E vërteta, ky kufi para 14 marsit 2002 ishte në pika të tjera, të cilat ishin sanksionuar me Kushtetuta nga viti 1946 e deri më 1974 (i posedojë të gjitha). Por, pas kësaj date oficerët e Jugosllavisë së mbetur (Serbi, Mali i Zi), shënuan sukses duke i vizatuar në prani të Havier Sollanës (që nuk i interesonte fare asgjë!) kufijtë strategjikë e që i dhuronin fqinjit tanë (Malit të Zi) favore rreth 8000 hektarë , krejt me qëllim që pas disa dekadash të shfrytëzohen pikat strategjike dhe të sulmohet eventualisht sërish Kosova, duke ua ndryshuar ujërrjedhën e lumenjve, siç është LUMËBARDHI. Po ky nuk ishte qëllimi i momentit. Qëllimi është shumë më afatgjatë. Qëllimi ishte, është dhe do të mbetet nëse ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, pasi në Kuvendin e Malit të Zi, puna "është kryer", të ndryshojë destinimi i burimit të LUMËBARDHIT ( Bistricës së Pejës), duke e "vizatuar majën strategjike të Çakorit në anën malazeze". Ky veprim është atentat politik dhe shtetëror ndaj Kosovës, kuptohet i radhës. Nuk bën punë fare nëse dalim e themi, por duhet t`u themi këtyre miqve ndërkombëtarë, mjaft toka shqiptare na i ka grabitur Mali i Zi, si: Ulqinin, Hotin, Grudën, Plavën, Gusinë, Tivarin, Anamalin, madje edhe Podgoricën. Jo, jo, Mali i Zi ka grabitur dhe do edhe më tepër, sepse më 1913 u shtri me ndihmën e fuqisë së armëve të veta dhe të Evropës, madje deri te lumi Krena në Gjakovë. Ky është synimi, kjo është "thellësia strategjike" ,e një ish- diplomati turk ( si Dautogllu etj., për t` u kthyer në kohët e kaluara!), i cili kërkoi të shkruajmë "histori tolerante"(2008), për ta përgatitur terrenin që më 2016 në Krujën legjendare, të na e kualifikojë Gjergj Kastriotin "tradhtar", pse nuk paska luftuar për Sulltanin! Dhe askush nga Shqipëria Bregdetare- Londineze (1913), nuk reagoi, sepse " duan të janë vëllezër" me ata që 500 vjet na kanë prerë në besë (1830 në Manastir, u pre paria shqiptare, madje në iftar!), ata që më 1881-1886 i mbajtën 16000 procese gjyqësore kundër shqiptarëve, ata që më 1910 nga Shkupi e deri në Perpellac, nuk mbeti hapësirë e pambuluar që shqiptarët të ngulen në hunj, dhe të qëndrojnë për tri ditë , duke u lutur për ndihmë!. Ja kush të quan "vëllezër" sot. Jo, jo, anadollak , unë nuk të urrej! Por mos më provoko në dheun tim, në sofrën time, në Krujën time. Ta dini të gjithë, nuk e ndali luftën, kuptohet shkencore dhe intelektuale. Vijmë më afër. Nuk ka tragjedi më të egër në Ballkan se sa gjenocidi ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Sanxhakun e Nishit, kur më 1877/8 u shfarosen 714 fshatra shqiptare për dhjetë ditë me ndihmën e oficerëve të Gjashtë Fuqive Evropiane. Ju anadollakët e keni fajin kryesor. Tragjedia është përsëritur më 1912, më 1918, më 1945, më 1999. Këto krime duhet t`ua përkujtojmë "SollanaveHakerupëve…', që vijnë e shkojnë, kërcënojnë dhe diktojnë. E politikanët tanë vetëm salutojnë. Madje, krekosen se i kanë mësuar dy- tri fjali anglisht duke larë vetura nëpër Evropë. E di, si sillej Riçard Hollbruk e shumë të tjerë ndaj Luftës sonë të shenjtë, të drejtë, ndaj UÇK-së. Por, e di se si dhe çka u ka thënë kryeheroi i Kosovës Adem Demaçi, të cilin e anatemuan edhe ata të huajt edhe këta tanët, që ishin në gjendje të nënshkruajnë deri në atë shkallë, saqë vetëm 'pallati' i shtëpisë së tyre të mbetej i "pavarur". Eu, Avni Rrustemi mos t`u harroftë emrin kurrë.
Evropa pak ka ndryshuar vese Evropa është po ajo që ishte dhe fare pak ka ndryshuar vese. Dhe nuk kam menduar se pas atij gjenocidi serbian (1998/99), që e kam përshkruar nëpër libra, shqiptarët do ta harrojnë kaq shpejt. Jo, nuk ftoj askënd në urrejtje, sinqerisht! E kam pas botuar para ca dekadave librin Aradhja "Bajram Curri". Dhe aty e kam veçuar vrasjen e Hajro ShamanitPlavës dhe Hysni Zajmit. E kam pas mësuar atë thënien gjeniale të Heroit Hajro:" E kam dhënë fjalën e kam dhënë besën, Nuk e la kurrë Hysninë vetëm"! Plavë e Gusi, e di që jeni lodhur, por mos na lëni vetëm. Ju jeni edhe tash Plavë e Gusi arbnore. Mbani në mend edhe JU që jeni këtu, edhe ata që janë aty dhe gjithandej globit. Ne, nuk do ta harrojmë Preshevën, as Çamërinë. DEMARKACIONI Kufijtë shënohen në bazë të faktorëve: gjeografikë (malet e larta, ujërrjedha), strategjikë, ekonomikë, etnografikë etj. Asnjë nga këta faktorë nuk i jep notë kaluese dokumentit të HashimThaçit e Isa Mustafës. Këtu edhe zbulohet se i tërë procesi nuk ishte i drejtë. Madje, paralajmëroj se për këtë kufi mund të shkruhet edhe libër shkencor, por ku do ta varësh politikën tënde destruktive e pas tij Isa Mustafa, pasi kjo çështje "qenka politike". Jo , kufijtë politikë gjithmonë kanë qenë dhe mbesin mollë sherri në mes popujve. Unë besoj se Kuvendi i Kosovës këtë shans nuk do t`ua dhurojë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Kjo çështje nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave. Ju e keni shpikur këtë, dihet data dhe biseda e saktë kur miqtë tanë të vërtetë, andej oqeanit, nuk e hanë më këtë "teatër". Ju mund të thirreni në dikë, por ata diçka tjetër mendojnë, diçka tjetër flasin, për ta matur pulsin tuaj, a jeni në gjendje të veproni, të krijoni dhe të mbani shtet. Shkurt e shqip.
Tash, po vijmë te çështja bosht rreth demarkacionit. Po thuhet e po shkruhet se me Malin e Zi i kemi marrëdhëniet e shkëlqyera. PO, shumë praktikë e dëshiruar. Po çka ngjan me Leksikonin e Akademisë Malazeze, ku shqiptarët përshkruhen dhe pasqyrohen në shkallë fashiste. Çka ngjan me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, çka ngjan me të drejtat e 7 milionë shqiptarëve në Turqi, që nuk guxojnë të ndihen për së gjalli. Po çka ngjan me të drejtat e malazezëve kolonistë në Kosovë tani? Po thonë se nuk janë kategori kushtetuese. Unë them me plot gojën se duhet të bëhen me çdo kusht të barabartë me pakicat e tjera. Çka ngjan me turqit në Kosovë? I kanë të gjitha të drejtat që duhet t`i ketë një pakicë dhe nuk del njeri –shqiptar të thotë se nuk duhet t`i kenë. Nuk thotë, sepse shumica dërmuese e shqiptarëve nuk është e ngarkuar dhe ajo pakicë e vogël që nuk e di sa është, nuk mundet të thotë asgjë, sepse shumica e pengon me të drejtë. Pse nuk ndodh një fenomen i këtillë në Turqi, në Mal të Zi, në Greqi e mos të flasim për Serbi, ku ende vlon se vlon ideologjia e Gebellsit.
Kufiri Kosovë -Mali i Zi, i verifikuar si tapi e Kosovës më 1973
Një libër me titull: KOSOVO-KOSOVA, i botuar në Beograd ,1973, f. 1024, që ka shërbyer si argument (TAPI E KOSOVËS) të ketë Kosova KUSHTETUTË më 1974, në gjuhën serbokroatishte dhe shqipe, i përpiluar prej 64 studiuesve dhe politikanëve, me të drejtë është konsideruar deri më 1989 si TAPIA E KOSOVËS. Po, ky libër ka pasur edhe ca lëshime të shpjegimeve historike mesjetare, si bie fjala rreth falsifikimit në Mesjetën e vonë, “se numri i serbëve të shpërngulur më 1690 është stërmadhuar” etj. Fakt ky, që vetë historianët serbë e theksojnë në kohën e lulëzimit të parafashizmit të tyre së bashku me ata malazezët më 1913, se “çështja është falsifikuar nga priftërinjtë serbë gjatë përshkrimeve …”. (Shiko : Tomiq, O Aranutima, 1913). Qëndrim objektiv do të shpalosë edhe akademik Sima Qirkoviq më vonë. Por, në librin Kosovo- Kosova, faqe 622/5, prezantohet edhe një hartë e kualitetit realist, që mbështetet në argumente që dalin nga Fletoret Zyrtare ( Slluzhbeni Glasnik…) 1946-1974.
Tani të gjitha faktet, provon t` i shkelë me këmbë dhe ndërgjegje Dr. Isa Mustafa, duke e quajtur Demarkacionin: “çështje politike, jo shkencore”!. Dhe, nëse është çështje politike, këtë e keni bërë ju Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. E çka është politika si duket nuk e keni mësuar bash mirë në Kumrovc. Politika është në esencë diktat i një force marionetë. E diktatin, shkenca dhe populli nuk e pranojnë kurrë. Këtu na ndahen “lumenjtë”. Kush ua ka diktuar demarkacionin duhet të tregoni, përndryshe ju pret Dyzi-Dubrava. Shkenca dhe populli gjithmonë do të mbesin ballëlartë para ndërgjegjes civilizuese.
Tani, po i kthehem faktit se çka thotë libri (KOSOVO-KOSOVA) i 64 autorëve për KUFIRIN Kosovë-Mali i Zi? Në faqen 10, tekstualisht thuhet: “Majet Hajlla, Zhlebi dhe Mokra ( duhet Mokna) i takojnë grupit verior, e që i takojnë Komunës së Pejës. Në faqen 35 tekstualisht thuhet: “ Bistrica (LUMËBARDHI) i Pejës buron nën maje të Çakorit në një lartësi mbidetare prej 1900 metrash. Me rrjedhë të gjatë 56 kilometra, ai është lumi më i gjatë, që derdhet në anën e djathtë të Drinit të Bardhë. Prej burimit e gjerë në Pejë, ajo rrjedh nëpër Grykën e thellë të Rugovës. Në faqen 810 tekstualisht thuhet: Territori i Komunës së Pejës KUFIZOHET nga ana e veriut me malin Zhleb (2352 metra) dhe Hajllen (2460 metra). Nga ana veriperëndimore shtrihet Mokra (Mokna- shqip- 1932 metra) me shpatijet e pjerrëta të Rugovës dhe të Podgorës. Në anën perëndimore është KUFI masiv i Bjeshkëve të Nemuna me malet Bogiqevicë (2630 metra) , Koprivnik (2377 metra) dhe me malin e Junikut (2670 metra). Autorë të këtij teksti shihet hapur se janë personalitete të njohura të kohës, si nga ana e shkencës ashtu edhe politikës. Në vijim po i shënoj vetëm emrat e recensentëve: Ismail Bajra, Mirosllav Vitoroviq, Ramdan Vraniqi, Boshko Dimitrijeviq, Dr. Mark KRASNIQI, Shpiro Kullishiq, Dr. Milisav Llukovac, PERO MORAÇA, Dr. Jovan Miliqeviq, Dr. Tomisllav Rakiçeviq, Dr. Jashar Rexhepagiq, Dr. Dragosllav Serojeviq, Dr. Sima Qirkoviq, Dr. Atanasije Urosheviq, dhe Dr. Ali HADRI.
E lus Prof. Dr. Murat Mehën që pa asnjë dilemë të japë dorëheqje, sepse dokumentet e tjera që do të pasojnë janë shumë komprometuese për të. Po, është kërkuar publikisht që Dr. Murati të burgoset! Unë këtë nuk e kërkoj, por është në interes të tij personal që të largohet nga ai komision i “nëntokës” , i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Po, edhe këta ende kanë hapësirë të tërhiqen, përkundër dëmeve që ia kanë sjellë Kosovës. E di se Thaçit i rri kmesa mbi kokë. Po, Hashim edhe Ramushit dhe Fatmirit iu bë e padrejtë, por ata në Hagë dolën të PASTËR SI LOTI. Edhe ty do të mbrojmë me argumente. Mos u frikëso, mos trego qyqari. Për Isa Mustafën, i ndihmoftë Zoti, nuk mundet ta lakojë politikën e vjetër të marrëveshjeve “nëntokësore”. Tash po thonë se ishin 50 marrëveshje 1991-1999. Unë sa e di në Arkiv kanë mbetur më 2008, 12 marrëveshje. Tash mund të ngjajë se i kanë skajuar, por ato dokumente janë edhe gjetiu. Mjaft janë, por unë nuk do t` i botoj kurrë. Po nuk garantoj se nuk do të i botojnë ata që sot janë studentë të historisë, e nesër do të bëhet ndokush president i Kosovës. Ata po e mësojnë se argumentet shkencore janë të përjetshme, kur nuk infektohen nga politika destruktive. E, pra, çështja e demarkacionit është shumë më tepër çështje shkencore se nëse është “çështje politike”, problemet do të mbesin dhe ato prodhojnë gjithmonë kriza dhe luftëra. Ju e keni krijuar një problem vetëm për triumfin tuaj momental dhe çka pastaj nuk keni llogaritur fare. Po, e shikuar kështu, demarkacioni na qenka politikë e juaja, destruktive, antishtetërore dhe antikombëtare. Si ta quaj shkenca ndryshe!
Shqiptarë, mjaft kemi falur toka, mjaft kemi derdhur gjak, mjaft kemi spiunuar për njëri- tjetrin. Të huajt ngadalë kanë filluar të mos na besojnë. Diktatin e tyre duhet vetë ta largojmë si mundësi. E largimi nuk mund të bëhet me politikanë servilë dhe që diktojnë diktatin. Ju them hapur, nuk ju kalon diktati!