2016-08-31

Estetika, evoluimi dhe lidhja me shkencat e tjera të Filozofisë

Image result for vilheme vranari
Vilhelme Vrana Haxhiraj


Studim mbi Filozofinë e Estetikës

Gjithësia me gjithë trupat, objektet e çdo gjë që ekziston në natyrë qysh nga lindja, jo vetëm kanë lënë vragë te njeriu në krijimin dhe ndryshimet e tyre, por kanë ndikuar në evoluimin e botës, të njeriut dhe të shoqërisë njerëzore.

Njeriu, si qenia me nivel më të lartë ndërgjegjeje, nisi zbulimin dhe konceptimin e çdo dukurie a fenomeni natyror.

E qara e parë foshnjore është përballja e parë e jetës me jetën . Është pikërisht kjo klithmë e pavetëdijshme që sjell gëzim, lumturi për prindërit, e cila sjell bukurinë dhe mrekullinë që është vazhdimësia e jetës. Kjo e fundit si një proçes a udhëtim i gjatë e i vështirë, ka provuar të qeshurën, të qarën, dhembjen, vuajtjen, gëzimin, lumturinë, arritjet dhe mosarritjet. Në perëndim të saj ka lënë pas diçka, vazhdimësinë dhe pikërisht këtu qëndron bukuria e jetës.

 Për të arritur përfundime të tilla progresive, njeriu ka kërkuar rrugë të reja dhe për çudi ka zgjedhur atë më të vështirën për të zbuluar të panjohurën. Ato që besoheshin si të drejta deri dje, tani përballë argumenteve të rinj, u quajtën të padrejta. Në kërkim të të panjohurave të jetës, ata shkuan drejt njohjes të së vërtetës, pa e ditur se i kishin bërë një shërbim të madh shkencës dhe njerëzimit. Hulumtuesit e mëvonët provuan se dijetarët paraardhës të tyre ishin Gjenit e kohës.Këta dietarë mëse të vetëdijshëm në gjithçka që realizonin, arritën në përfundimin, se ky sistem dijesh e njohurish mbi ligjet e zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë, të fituara nga një studim e vëzhgim i pçandërprerë i botës reale, duke i marrë në tërësi, sipas latinishtes u quajt”Shkencë”. Kurse rregullat e ligjet e zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit njerëzor, veçse të dokumentuara përmes shkrimit, u përfshinë në një Koncept të vetëm “Filozofi”.Të gjithë dijetarët përkatësisht shkencave të studiuara, u quajtën shkencëtarë dhe Filozofë.

Rrugëtimi i filozofisë si shkencë që nga lindja, zhvillimi e deri në kohët moderne ka qenë një proces i gjatë, i vështirë dhe ka kaluar përmes gjashtë fazave. Në çdo etapë kohore jo vetëm ka pësuar ndryshime cilësore e sasijore, duke zbuluar degë të reja të filozofisë, por edhe ka pasur përfaqësuesit e saj autentikë, si dhe ndjekësit, të cilët ishin adhurues të këtyre njerëzve të ditur. Shumë prej këtyre adhuruesve u bënë filozofët e së ardhmes. Këta dijetarë të apasionuar në kërkim të së panjohurës për të arritur tek e vërteta, veçse vetëm përmes eksplorimit të realitetit real, hynë në labirintet e errëta të jetës të pazbuluara deri atëherë dhe pak nga pak filluan të njohin të fshehtat e sendeve, të numrave, që përmes kalkulimeve, dijet i çuan drejt matematikës. Përmes fenomeneve të natyrës njohën metafizikën (fizikën mendore), e cila i çoi drejt fizikës.Këto arritje në fushën e matematikës e fizikës, i çuan në kërkim të rrugëve të reja e më të vështira studimore në drejtim të boshësisë hapësinore në dukje.

 Duke kërkuar të gjejnë origjinën e universit, u rrit interesi për zhvillimet astronomike e duke hyrë në botën e gjallë u krijuan premisat e para për shkencat biologjike, anatomike dhe mjekësore. Qysh gjatë antikitetit nuk ngelën pas problemet sociale, ku u shkua drejt sociologjisë, politikës dhe juridiksionit. Në këtë mënyrë nxorën në pah anën e dukshme dhe të padukshme të objekteve, vlerat pozitive e negative të fenomeneve, lidhjen e vartësinë mes tyre ku krahas, evidentuan diçka mahnitëse që i tërhiqte si me magji dhe u shtonte dëshirën për të ecur dhe kërkuar më tej.

Ajo që e bënte më magjike e joshëse botën ose gjithësinë e pafundme që për zhbirimin e së cilës ata studionin e ndërkohë të rejat që hasnin i magjepsnin, ishte paraqitja e jashtme, shkëlqimi verbues, ngjyrat marramendëse, i befasonte harmonia mes sendeve e fenomeneve ose brenda të të njëjtit objekt, apo i mrekullonte raporti që ekzistonte mes fenomeneve, proporcioni, lidhja dhe rregullsia mes trupave qiellor, pse jo dhe struktura e pjesëve të një objekti, si dhe i tërhiqte si me magji ndërthurja harmonike e ngjyrave, tingujve apo zërave.

Këto dukuri zilepsën shikimin e tyre, kurse shqisat rritën fantazinë për t’i njohur e zbërthyer, si dhe dëshirën për t’i prekur, për t’i shijuar ,gjë që dijetarët i çoi në ekstazë deri në dehje emocionale. Kjo ndjesi, që i bënte të ëndërronin ishte bukuria e sendeve dhe e fenomeneve, para së cilës, asnjë nuk mund të qëndrojë indiferent dhe për më tepër kjo dukuri nuk mund të shpërfillet nga askush.

Bukuria e spikatur nga njeriu, që për specifikimin e së cilës angazhoheshin apo përfshiheshin gjithë shqisat, ndjesitë dhe shumë dhunti të tij, filloi të përshfaqet e të zhvillohet në forma e zhanre të ndryshme, si në art, letërsi, në pikturë, skulpturë; në artin skenik, komedi, teatër, muzikë, kërcim dhe arkitekturë, ku në pah dolën talentet e veçanta.

Kjo ishte dhuntia e lindur bashkë me njeriun, e cila duhej vënë në jetë dhe të shkonte më tej, drejt përsosjes. Në qoftë se njeriu lind me një pjesë talent, me doemos i duhet nëntë herë më shumë vullnet dhe punë për të arritur synimin. Veç tyre një vend i rëndësishëm zuri Oratoria dhe Etika.

* Me Oratori kemi parasysh të shprehurit bukur apo leximi i rrjedhshëm, bukuria e të folurit dhe pesha e fjalës, të cilat me magjepsjen e tyre, i ngrenë zemrat peshë. Kurse me Etikë kuptojmë paraqitja e jashtme e njeriut, mënyra e të folurit, komunikim i këndshëm. mënyra e sjelljes nga pikëpamja morale dhe zbatimi i rregullave kalorsiake të sjelljes.

Për ta shprehur këtë bukuri, për t’u bërë jehonë vlerave apo pasojave të saj në jetë, ata nisën ta studiojnë atë në fusha të ndryshme si bukuria humane, e natyrës, e artit, e muzikës, e ndërtimit, paraqitja joshëse në gjëndjet emocionale ose në përshkrimin rrëqethës të ndjenjave…

 Secila nga këto prirje të mendimit njerëzor që ekzalton shijen e njeriut e dokumentuar krioji degën e vet në fushën e Filozofisë, por të marra së bashku u njohën si Filozofia e Estetikës. Njerëzit e ditur të lashtësisë, pa e kanalizuar dhe konceptuar se kujt shkence i përket bukuria e natyrës, bukuria hyjnore e dashurisë, ata nuk e dinin se çfarë shërbimi i kishin bërë jetës apo shkencës.

Edhe pse ende nuk e kishin konceptuar si shkencë më vete, vlerat e bukurisë e të erotikës, influencën e tyre në gjithësi, e ndeshim qysh tek Platoni në veprën “Bashkëpirja” ose te “Poetica”e Aristotelit.

Theksoj se nuk ishin këta të parët që i thurën himne bukurisë, dashurisë dhe që e përjetësuan atë si një ndjenjë hyjnore. Nëse ecim mbrapsht në historinë antike të Lindjes së Mesme, do të ndeshim pionierët e Estetikës. Arkeologët këto shekujt e fundit kanë gjetur mjaftë artefakte të debatueshme. Qysh 5000 vjet par.K në luginën e Nilit jetonin disa fise që merreshin me bujqësi, me punimin e qeramikës, në art arkitekturë dhe teknologji.

 Në bujqësi ndërtuan sistemin e kanaleve vaditëse qysh gjatë Mbretërisë së vjetër paradinastike. Shteti mblidhnte taksat, me sistem vaditjeje rriti prodhimin e të korrave, vuri në jetë projekte ndërtimi dhe zbatoi një sistem drejtësie për të ruajtur paqen dhe rendin.Qytetërimi egjiptjan lindi në vitin 3150 pr.K. Në Egjiptin antik 3000 vjet par.K, lindi dhe u përdor Papirusi, mbi fletat e të cilit shkruheshin herioglifet.

 Lindja e filozofisë në Greqi është shumë e vonët krahasuar me lindjen e Mesme. Më tepër se 5 shekuj para Luftës së Trojës, së cilës Homeri i kushtoi poemat “Iliada” dhe “Odisea”që filimisht u transmetuan gojë më gojë, si gojëdhëna ose përmes këngës në shek.VIII par.K dhe që u shkruajtën vetëm në shek. e VI par.K. Ndërsa në Lindjen e Mesme ishte zhvilluar kultura, madje ishin hedhur hapat e para te filozofisë të drejtësisë.

Në Babiloni Hamurabi, që vdiq rreth vitit 1750 par.Kr, kishte përpiluar Kodin që u quajtën Ligjet e Hamurabit, që njihen si të parat kode ligjore të shkruara në botë. Të mençmit thonë: “Pa e studiuar Babiloninë nuk mund të kuptohet antikiteti. Babilonia sipas gjithë artefakteve konsiderohet si Civilizim i parë i zhvilluar për kohën që ekzistonte.” Kurse disa shekuj më vonë nga shkrimi i poemave homerike, dhanë vlerat e tyre në poezi, filozofi apo drejtësi, dijetarë në Lindjen e Mesme, si Omer Khajami me “Rubairat”, Saadiu me “Gjylistani” e “Bostani”, si dhe në Afganistan Rumiu të cilat kanë vlera aktuale edhe sot në kohë moderne.

Ishte vonë kur u përcaktua termi se libri “Bashkëpirja” e Platonit apo “Poetica” e Aristotelit fund e krye ishin filozofi. Ende nuk njihej si koncept, kurse si shkencë as që bëhej fjalë, pasi gjithçka që ndodhte apo konceptohej i dedikohej dorës dhe mendjes së Zotit. Madje edhe ndërgjegjja e njeriut prodhonte fal fuqisë së tij hyjnore. Të gjitha përshfaqjet e së bukurës ishin meritë e Hyjnive.

Filozofia merret me problemet si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlerat, mendja dhe gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve si:(misticizmi ose mitologjia),se jo vetëm bazohet në kritikë dhe sistematikë, por mbështetet në argumente të arsyeshme. Filozofia është shkencë që përmes arsyes vë në përdorim logjikën.

I pari që përdori termat "filozof" dhe "filozofi" është mendimtari antik grek Pitagora (Pythagoras 570-495 –par.er). Por si hartues i kësaj shkence është Aristoteli, i njohur si babai i Filozofisë. Koncepti "Filozofi" zëvendësoi fjalën "sofist" me të cilën në vetvete nënkuptonin gjithë "njerëzit e mençur".

Për të arritur te lindja e shkencës së Estetikës,si një nga degët e filozofisë, është dashur të kalojnë në gjashtë etapa zhvillimi, ku pasardhësja ishte më e avancuar nga ajo që u la pas.

Këto etapa ishin:

1-Filozofia antike,
 2- Filozofia Mesjetare ,
3-Filozofia e Rilindjes,
4-Filozofia e Hershme Moderne,
5-Filozofia e shek XIX, ose Moderne e vonshme,
6-Filozofia Bashkëkohore.

*Le t’i shohim me radhë etapat dhe zhvillimet gjatë tyre, si dhe disa nga përfaqësuesit e tyre...* Filozofia antike ose e botës greko-romake (në vitet 600 pr.K-500 pas.K), etapë e përfaqësuar nga filozofët Platon e Aristotel, por historikisht të parët që hodhën themelet e kësaj shkence ishin Babilonasit, kulturë që përfaqësohet me Hamurabin e Babilonisë që jetoi në shek XVIII par.K. i cili është ligjvënësi i parë në botë.

 Pas tyre shumë mendimtarë të tjerë e çuan më tej në rrugë të reja e të pazbuluara deri atëherë filozofinë, këtë shkencë, që kishte mahnitur njerëzimin. Duke kërkuar, eksploruar dhe analizuar arritjet e kohës paraardhëse, u munduan të zbërthejnë fenomene të panjohura, pse jo edhe, të padukshme dhe u dhanë përgjigje enigmave të mendimit human, që pareshtur pyeste në vartësi të zbulimit të të rejave shkencore si: “përse ndodh ky fenomen? A ekziston Zoti? Si u krijua dhe kush e ndërtoi Universin?

 Ç’janë yjet dhe a ka të tjerë trupa qiellorë? Në gjithësi ka vetëm një Univers apo ekzisojnë edhe të tjerë universe? Si u krijua dhe cila është e vërteta e Tokës ku jetojmë? Ç’formë ka Toka për të cilën deri në Mesjetë mendohej se ishte e rrafshtë? “ Duke kërkuar përgjigje për gjithë këto e sa të tjera pyetje, dijetarët e çuan shkencën e filozofisë një hap përpara drejt së vërtetës. Pa u vënë re dhe pas shumë kohësh studime, mes pengesash dhe kundërshtimi me kohën, me fenë, me padijen e shumicës, apo me smirën, egoizmin e të paaftëve dhe me pengesat e intrigantëve keqdashës, filozofët janë sakrifikuar, pa hequr dorë kurrë nga kërkimet e tyre për të arritur atë që synonin, megjithë kërcënimet e njëpasnjëshme.

Një vlerë të madhe në argumentimin e Estetikës pati lindje e artit dhe e letrësisë antike greke, që fillimisht u shfaqën dhe u transmetuan mes gojëdhënave. Përfaqësuesit e saj ishin Homeri, Sokrati, Sofokliu, Platoni etje, ndërkohë mori hov letërsia latine me autorët: Virgjili, Horaci, Tibuli, Katuli, Dante, Petrarka, Karduçi Leopardi e...

.Një zhvillim pati arkitektura, skulptura, piktura dhe muzika. Si dëshmi e arkitekturës antike mjafton të kujtojmë,arkeologjinë e qyteteve të Lindjes së Mesme, si në Mesopotami, Arabi dhe Egjipt, ndërsa në Evropën perëndimore, janë vepra të tilla si Akropoli i Athinës, Koloseu i Romës, Parisi, Londra, Vjena, Firence etje..
***

Le të shohim se ç’zhvillime patën këto degë të filozofisë në Iliri …

Krahas kulturës botërore nuk duhet të anashkalojmë edhe kulturën filozofike të hershme ilire, e parë në këndvështrime të ndryshme shkencore, jo vetëm si vlerë arkeologjike apo historike, por për çudi këto artefakte të kulturës shqiptare parailire e parahelene, asnjëherë nuk përmenden si vlera estetike. “Shkenca historiografike botërore e pranon njëzëri që trualli i Shipërisë (Xara pranë Sarandës, Lanabregasi rrëzë Dajtit, Bardhaj afër Shkodrës), ka qenë i banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi i paleolitit). …kanë gjalluar njerëz shumë mijë vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur vonë në Siujdhesën e Haimit (Hemit), - autokton, parailir, parahelen – (emri i hershëm i Ballkanit të sotëm)

… “Kurse etnos i stërmoçëm në Europë, shihet te trashëgimia që ka lënë, prejardhja parailire, e provuar, jo vetëm nga Rilindasit, por edhe dëshmitë e stërgjyshërve tanë nga Moti i Arbërit (shek.XV), nga koha e Lekë dhe Pirro Molosit, madje edhe më herët…Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916)e shpall hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetëm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar"( Dhimitër Pilika.“Pellazgët, origjina jonë e mohuar”.Sipas zbulimeve arkeologjike e antropologjike janë gjetur mjaftë vlera materiale kulturore estetike... si mure kështjellash, qytete të varrosura, skulptura (tempuj, statuja, kollona, shtatore), punime artizanale poçerie, piktura, armë, enë, afreske, ura të punuara mjeshtërisht,varre të stolisur, mjete pune, copëza rrugësh banja me avull, sterna për mbledhjen e ujit të shiut, armë duke filluar që nga heshtat prej guri e deri te ato të hekurit, monedha me emblemat e mbretërve sundimtarë, bizhu, kurora, punime qelqi të zbukuruara me ornamente.

Këto artefakte dhe sa e sa të tjera, shumë prej tyre të rralla në Evropë, a nuk janë një dëshmi e kulturës dhe qytetërimit ilir? I pari që flet për një komb me tradita mijëvjeçare si yni, për origjinën e tij është filozofi e matematikani gjerman, Gotfrid Vilhelm Leibnic (1646-1716). Por nuk duhet harruar që prej 1695, eruditët tanë Pirro Molosi, Gjergj Kastrioti, Barleti, Biçikemi, Bardhi, Bogdani, Nikoll Keta, Zef Krispi, Dorsa, Kamarda, De Rada, Ismail Qemali( i pari që ndeshi në rrënojat e Dodonës pellazgo-thesprote) , Samiu, Spiro Konda, Kurrila, Shtjefën Gjeçovi,kanë hedhur drtitë mbi origjinën autoktone pellazge, parailire e parahelene.Me të drejtë lind pyetja:
*Përse lihen në errësirë të plotë? Përse vallë bëhet një mohim i tillë?!

Mos vallë qëllimisht për të vazhduar me mohimin e vazhdueshëm që i bëhet Shqipërisë, kombit më të lashtë në Evropë?
“Duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, për fat të mirë, në Arkivin Sekret të Vatikanit, u zbulua një dorëshkrim i vitit 1210 me autor Teodor Shkodranin.

 Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamenë dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri kapituj: atë teologjik, filozofik dhe historic. I pajisur me autograf (emri e mbiemri i autorit) dhe vitin e mbarimit të dorëshkrimit”.

Përderisa ky dokument ka pjesën filozofike, atëherë puna që kanë bërë studiuesit e huaj bashkë me arkeologët, antropologët e gjuhëtarët shqiptarë duhen parë nën dritën e filozofisë në disa fusha dhe veçanërisht si zhvillime të shkencës së Estetikës. Një qendër antike me vlera estetike është Buthrotu(Butrinti ), i cili ekzistonte që para luftës së Trojës, sepse historikisht Enea u vendos aty pas humbjes që pësoi ushtria Trojane. Më pas shkoi drejt gadishullit Apenin , ku njihet si themelues i qytetit të Romës. Vendlindja e Perëndive me Dionisin Dodona Thesprote e ndërtuar shumë më parë se Zotat të vendoseshin në malin e Olimpit.

Veç amfiteatrit atje gjenden Tempujt e Hyjnive, si Dea, Diora dhe Diona. Këtu futen edhe qytetet antike e mesjetare ilire: Apolloni, Oriku, Fojnike, Trenit (Prespë), Antigonea, Komani, Ploça, Bylis, Thromoni (Kanina), Berati, Dimali, Qyteza e Armenit, Olympia (Mavrovë-Vlorë) Lezha, Shkodra, Prizreni, Ulqini, Elbasani që kanë jo vetëm vlera arkeologjike të mëdha për nga mosha e ndërtimit, por dhe arkitekturore, apo ndërtimet urbane, si rrugët e gjera, banjat me avull të kalasë së Kaninës, Butrintit, Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit apo Krujës etje, që çmohen për ndërtimet dhe kanë vlerë të madhe estetike, ku a spikat bukuria, harmonia dhe ngjyrat.

Vlerë e rrallë estetike janë bukuria dhe mrekullia e amfiteatrove, (nga më të bukurit është ai i Dyrrahut).

Përmendim statujat kushtuar mbretërve, Perëndive, heronjve që për njerëzit e kohës ishin idhuj. Këtu hyn edhe ndërtimet e kultit fetar, ku të mahnitin afresket e pikturuara që na sjellin nga lashtësia bukurinë e mendimit dhe të besimit, harmonizimin e mrekullueshëm, gjallërinë e ngjyrave e proporcionalitetin e habitshëm. Këto si dëshmi e qytetërimit të lashtë dhe mesjetar estetik i gjejmë në Butrint, Apolloni, Berat, Prespë, Zvërnec të Vlorës, Voskopojë etje.

Për gjetjet arkeologjik të një qytetërimi të tillë shkruan Neritan Ceka:“Mbreti ilir i fisit Ardian, Balaj që udhëhoqi në vitet 165-135 pr.K. Për fat nuk përmendet nga asnjë shkrimtar i vjetër.Bala mbretëronte në Rezana (gjiri Rizon) e famshme, kryeqyteti i tij pas Mbretit Gent. Për Balanë shkruan një prift, (viti 595). Në lokalitetin Carine të Rezanës (sot Risan, Mali i Zi) u gjetën 4600 monedha të mbretit ilir Bala, një zbulim që nuk gjëndet për nga madhësia e thesarit dhe vlera e gjetjës arkologjike dhe estetike të kësaj natyre në Europë,”- ka deklaruar në vitin 2010 arkeologu polak Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës.” dhe vazhdon …“

Këto monedha ngjallin interes për hulumtim, sepse po zbulohet një pjesë e historisë antike të Ballkanit nga koha e pushtimit romak,për të cilën ka pak shënime.Mbreteria Ilire ka pasur pasuri të mëdha. Vetëm romakët arritën te plaçkisnin 27 ponte ari, 11 ponte argjendi, 13000 denarë romak dhe 120 000 monedha ilire argjendi; orenditë e mbretit Gent dhe 220 anije…” Këto monedha janë dëshmi e zhvillimit estetik dhe afikas të zejtarisë.

Të këtij profili me vlerë janë dhe ndërtimet e kështjellave si fortifikime për mbrojtje, si e Butrintit, Antigonesë, e Beratit, e Thromonit( Kaninës, e Lisit( Lezhës) e Skutarit (Rozafa e Shkodrës), Durrësit, akropoli i Antipatrea(Berati), Gjirokastra. Një vlerë estetike kanë qenë mozaikët, përmes të cilëve lexohen legjendat e moçme, si Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (Dyrrah); Ose, mes 40 objekteve, si monumente të kulturës kombëtare, qyteti i lashtë i Apolonisë zë vendin e parë, me 9 (nëntë) mjedise me mozaikë.

“Teknika e mozaikut që tregon një punë artistike me vlerë për ngjyrat, përsosmërinë, madhësinë dhe proporcionalitetin e arteve të bukura, në vendin tonë ishte e trashëguar që në kohën antike. Ndër objektet më të spikatura të zbuluara në Apolloni, mund të përmendim: Muri rrethues, obelisku,Temenosi, Porta me harqe të rreme,Portiku, Rruga për në teatër, Teatri, Fontana,Agoraja, Monumenti i Agonoteteve(Buleterioni, harku i Triumfit, Biblioteka,Odeoni, Tempulli i Dianës,Shtëpia e Athinasë,Dhoma e Akilit, Mozaiku gjeometrik, Dhoma e Nereidës,

Banesa me impluvium, Bazilika paleokristiane, dhe Tempulli. Pra vetëm në Apolloni numërohen mbi 20 objekte arkeologjike,”( Aleksandër Meksi “Arkitektura e kishave të Shqipërisë, shek. VII-XV”, Tiranë 2004.) Zbulimi i bizhusë së rrallë në Antigone më 2012 që i takon kohës së mbretërimit të Pirros, e cila ka vlerë të rrallë arkeologjike, artistike , por mbi të gjitha është mjaftë estetike. Ky gur unaze apo medaljoni me ngjyrë të verdhë, që për specialistët konsiderohet një nga gjetjet më të veçanta. Sipas tyre, mbi këtë gur të qelqtë, gjysmë transparent, në formë ovale me përmasa 2.5 cm x 1.5. është gdhendur me mjeshtëri një skenë luftimi.

 Pas një studmi të gjatë prej vitit 1974 zhytësit shqiptarë bashkë me arkeolog vemndas dhe të huaj, u zbuluan Amforat në Karaburun, jo vetëm një pasuri e madhe kulturore dhe historike por është një thesar i rrallë estetik. si dëshmi e mrekullueshme e qytetit antik, Aulona i mbytur nën ujërat e Jonit. Në vitin 2007 e zbuluar në Lofkënd të Mallkastrës varri më i hershëm që i përket një periudhe 3200-vjeçare, një varrezë e rrallë tumulare (kodër-varr), që sipas profesorit amerikan Papadopuolos “daton në vitet 1100 deri në vitet 600 pr K, ndërsa elementët e tjerë të gjetur mund t’i përkasin vitit 1200 pr.K, që dëshmon jo vetëm për lashtësinë por për një qytetërim të hershëm ilir. Mjaft vlera artistike dhe estetike kanë pagëzimorja e Butrintit, trikonkat e Linit dhe të Antigonesë, kodikët e purpurtë të Beratit (shek V-VI). Ndërsa shek. IV-VII paraqiten me disa vepra të rëndësishme, si Bazilika e Ohrit, Bazilika e Linit (Pogradec), Bazilika e Arapajt (Durrës), Bazilika e Bylisit (Ballsh shek.I par.K), në Bylis, Parku Arkeologjik . Qyteti i Bylisit ka qenë një nga qytetet më të rëndësishëm në Ilirinë Jugore. U themelua në vitet 370-350 pr.K dhe ka qenë kryeqendër e Bylinëve. Të një vlere të jashtëzakonshme artistike janë mozaiku i Baptiserit të Butrintit, mozaiku i Akropolit të Beratit (shek V-VI) që i përket antikitetit të vonët paleokristian, me vlera të rralla jo vetëm për Shqipërinë e Ballkanin por për gjithë Evropën. Janë parë vetëm si artefakte të lashta nga pikpamja e vlerës historike. Por , edhe pse janë shumë të bukura estetikisht, si: kompozimi proporcional, harmonizimi i ngjyrave, kontrastet e dritë-hijeve, çuditërisht është anashkaluar ndaj këtyre vlerave estetike të pamohueshme, duke e lënë në hije zhvillimin filozofik që mbartin në vetvete të gjitha zbulimet arkeologjike në Iliri. Ka ardhur koha që studiuesit , veç vlerave të tjera, vlerat materiale arkeologjike duhet t’i shohin nën dritën e vlerave në Estetikë.

***

Filozofia Mesjetare në Lindjen e Mesme dhe Evropë

Ashtu si arritjet, edhe kalimi nga një stad në stadin tjetër më të avancuar nuk është bërë pa dhembje përsa i përket Arsyes dhe Argumentimit të Estetikës. Gradualisht u kalua në Filozofinë Mesjetare, e cila kishte lindur në Lindjen e Mesme dhe u zhvillua në Evropën Perëndimore duke përfshirë vitet(500-1350). Kjo etapë nisi me rënien e Perandorisë Romake dhe vazhdoi deri në Rilindje. Vlen të përmendet poeti e filozofi Omer Khajami, i cili lindi në Nishapur të Irakut të sotëm ose Mesopotaminë jugore më 1048 dhe vdiq 1123. Poeti i qytetërimit islam ishte astronom, matematikanë dhe filozof. O. Khajami ishte i pari që zgjidhi ekuacionet e shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do ta bënte me të njëjtën metodë Dekarti. Ai u muar edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike zgjidhi ekuacionin e panjohur deri atëherë “Trekëndëshi i Paskalit”, që gjen koefiçientet e fuqive të binomit, që ka qenë i njohur shumë më para nga Khajami. Ai ndërtoi një Observator më 1073 konstruktoi një kalendar diellor shumë herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot në Republikën Islamike të Iranit punohet me kalendarin e O. Khajamit.

* Sipas studiuesve vihet re se në fillim të mesjetës , ose qysh para vitit 1150, filozofët perëndimorë kishin humbur kontaktet me filozofinë Antike, pasi mungonin përkthimet e saj. Ai që do ta mbyllte hendekun mes periudhave filozofike dhe do të vazhdonte mendimin filozofik europian, ishte dijetari Arab, që lindi dhe zhvilloi studimin e tij në Spanjën myslimane. Ky është filozofi Abu al Valid ibn Ahmet ibn Ruzhdi, i njohur në Evropë si Averroe, Averroes, apo Aven Ruiz, lindi në Kordovë më 1126 tre vjet pas vdekjes së Khajamit.. Studimet e këtij gjeniu mbi veprën e filozofit të madh antik, i dhuruan Perëndimit Latin shkëlqimin e munguar të Filozofisë së Aristotelit. Idetë e Averroes patën ndikim të thellë në mendjet e ndritura të filozofisë dhe teologjisë perëndimore. Ndër ta përmendim Tomas D’Akuinin, Beikon, Espinozën, Leibnic etje. Averroe mori një kulturë brilante. Pasi studjoi Kuranin, jurisprudencë, teologji, si dhe astronomi, letërsi, matematikë, muzikë e biologji, por rezultatet më të larta i pati në mjeksi dhe filozofi. Si mjek personal i Kalifit Abu Jakup Jusuf, që i kërkoi të analizonte veprën e Aristotelit, të cilin Averroe e adhuronte dhe e shihte si mendimtarin gjenial dhe gjigandin që kishte arritur tek e vërteta. Të apasionuarit e Averroes mbi filozofinë në tërësi dhe shkencën e Estetikës në veçanti,si degë e filozofisë, u dënuan për “Averroizëm”. Madje edhe Dante Aligieri, i cili tek” Ferri” i referohet Averroes, u dënua për “Averroizëm”,pas vdekjes. Ndaj libri i tij“De Monarchia”u dogj me urdhër të Papë Gjonit XXII.

Me 38 veprat e tij, Averroe renditet ndër emrat më të mëdhenj të mendimit filozofik botëror dhe estetik. Në gjithë artet e veçanërisht në letërsi si dosmosdoshmëri zuri vend të rëndësishëm Oratoria. Si degë ndihmëse e Estetikës,që vinte në dukje vlerat e saj, oratoria ka lindur qysh me Platonin, por me kohë avancoi krahas zhvillimit të letërsisë, artit skenik dhe filozofisë së Estetikës.

*Me Retorikë ose Oratori (latininisht) kuptojmë aftësinë e përdorimit të mënçur të të folurit ose të shkruarit me qëllim për të bindur ose për të kënaqur lexuesit apo dëgjuesit.

Nuk mund të quhet estet i mirëfillt ai njeri që nuk ka shprehi në të folur, në të shkruar, në deklamim, kur perifrazon një autor, ose kur citon vargjet e një poeti brilant.

Zhvillimi shkencave në tërësi e çoi shkencën e filozofisë në një epokë të re, në Rilindje, -1350-1600- dhe njihet si tranzicion mes filozofisë teologjike të Mesjetës dhe mendimit modern. Gjatë Rilindjes latinishtja humbi rolin e saj si gjuhë standarde e filozofisë. Ndërkohë u zhvilluan artet humane, si historia dhe letërsia, në qendër të të cilave objekti kryesor i reflektimit filozofik, u bë njeriu. Gjatë Rilindjes u zhvillua Filozofia Natyrale me pëfaqësuesit e saj, Françis Bakon, Xhordano Bruno, i cili ishte 7 vjeç kur u ngjit me të atin në Vezuv dhe tha se bota është e rrumbullakët. Për evulocionin që solli në Univers, e dogjën në turrën e druve, i cili para se të jepte shpirt, tha:“E megjithatë bota është e rrumbullakët dhe... e pafund” Bashkë me reformatorët e krishtërimit, lindën degë të reja të filozofisë si: filozofia politike, Etika dhe Utopia. Etika si degë e filozofisë, e cila ka të bëjë me normat e sjelljes në shoqëri në punë ka lidhje të ngushtë me Filozofinë e Estetikës.

***

Ç’vlera estetike gjejmë në Shqipëri që i takojnë kësaj periudhe?

*E kësaj periudhe është edhe kultura shqiptare me Bazilikën e Ballshit. Rrënojat e Bazilikës së këtij qyteti bashkë me rrënojat rreth saj njihen si Manastiri i Shën Mërisë. Aty u gjet” Epitafi i Gllavinicës (22 mars të vitit 1373), ndoshta edhe kodikët më të vjetër të Beratit, Bazilika e Apollonisë .Për vlerat e mëdha kulturore të Apollonisë flet arkeologu Aleksandër Meksi: “ Qyteti i Apollonisë (sot Parku Arkeologjik) ishte një nga portat e La Via Egnatia” rrugës antike që lidhte Gadishullin e Apenineve, pra Evropën me gadishullin e Ballkanit dhe nëpërmjet tij lidhte Evropën me Azinë e largët Shih:( A.Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, shek. VII-XV, Tiranë 2004.)

*Zhvillimit filozofik të Rilindjes i takon Meshari i Gjon Buzukut(1555), vepra më e vjetër dhe libri i parë në gjuhën shqipe që ka mbërriur deri në ditët tona. Buzuku veprën e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Që nga botimi e deri me 1740, për dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur dhe e panjohur.Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, atë e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Kësaj periudhe filozofike i takon edhe “Historia e Skënderbeut", që i takon kësaj periudhe filozofike, që është shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran dhe u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Vepra e Buzukut që u shkrua në kushtet e pushtimit osman, është një vazhdimësi e kulturës shqiptare, si ajo e Marin Barletit, e cila u pasua me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit, Zef Serembes etj. në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj etape u ngritën vepra arkitekturale që edhe sot për nga mënyra e ndërtimit kanë lënë pya h gojë kritikën bashkëkohore dhe kanë mrekulluar filozofët e kohëve moderne, për nga mënyra e ndriçimit apo jehona e zërit në një kohë kur mungonin qendrat e zërit. Po të kësaj periudhe i përkasin veprat e kultit islam në Orient, xhamit e Stambollit si Sulejmania, sokakët e kalldrëmta të Stambollit, sistemi ujor (40 çezmat) janë projektuar dhe ndërtuar nga shqiptari Arkitekt Sinani i quajturi(Mikelanxhelo i Orientit). Mjeshtri i projektimit dhe i ndërtimit arkitekt Sinani projektoi dhe ndërtoi xhaminë Sulejmanie në Vlorë ose siç quhet Xhamia e Plumbit ndërtuar më 1541, që ruhet si monument Kulture. Kurse një nga 7 (shtatë) mrekullitë e botës gjatë Rilindjes në Akra të Indisë Taxh Mahalli apo “Tempulli i Ëndrrës” u ndërtua po nga një arkitekt shqiptar, Mehmet Sedefqari, që kishte ndërtuar edhe Xhaminë Blu, vepra, në të cilat filozofia e estetikës për nga bukuria, ndriçimi, transmetimi i zërit në çdo kënd të saj, kishte arritur kulmin e kryeveprave në estetikë...



* Kalimi te Filozofia e hershme Moderne

Lindja e një rryme të re filozofike ishte Filozofia Politike që lindi krahas punës për ta çuar shoqërinë drejt një sistemi më të avancuar. Ideatorët e materializmit si Marksi , Engelsi sollën idenë e komunizmit përmes filozofisë politike, si një sistem ekonomiko –politik që sjell barazinë mes shtresave dhe klasave shoqërore. Por i paprovuar më parë, ky sistem nuk pati sukses, pasi nuk u pa askund bukuria e tij estetike. Aty ku u provua, materializmi solli jo vetëm varfërinë materiale, por edhe shpirtërore e mendore të individit apo të shoqërisë, ndaj ishte i destinuar të dështonte.
*Zhvillimet filozofike në botë gradualisht kaluan në një etapë të re: Filozofia e hershme Moderne, ku Metafizika (prirja e fizikës mendore) ia linte vendin shkencës së Fizikës. Jemi në kohën e ringjalljes së skeptiçizmit, ku filozofia përqëndrohet në lidhjen e përvojës me realitetin në shek XVII-XVIII,me përfaqësues Emanuel Kantin i cili kërkoi të pajtonte fizikën e Niutonit me metafizikën e antikitetit.
Nëse i hedhim një vështrim analitik e sintetik shkencës së Estetikës, dallojmë lidhjet dhe vartësinë mes kësaj dege të filozofisë së bukurisë me shkencat e tjera si matematika, fizika, astronomia etje. Për një lidhje të shkencave të filozofisë flet më së miri frymëzimi i Bethovenit prej Filozofisë së Kantit. Gjeniu i muzikës, në krijimtarinë e tij nuk u nis nga përvoja e së bukurës, po nga gjykimi për të bukurën. Kishte kohë që piktura dhe skulptura ishin bërë moto e filozofisë së Estetikës, ku kritika për të bukurën arriti nivele të larta në pallatet mbretërore apo sallonet e aristokracisë evropiane.Veprat e arteve të bukura në Itali si të, Bottiçellit (1445-1510), Leonardo da Vinçit (1452-1519),Mikelanxhelos (1475- 1564), Rafaelit ( 1480 -1520),Françesko Goya, (1746 -1828), Pikaso (1881-1973), të cilët shkëlqyen nga Rilindja e deri te impresionizmi ose kubizmi i Pikasos në shek XX, e çuan filozofinë e estetikës shumë përpara drejt kërkesave ambicioze për realizimin e arteve sureale.

*Nga Rilindja deri në modernizëm, një nga degët e arteve të bukura, të Estetikës, muzika arriti në nivelet më të larta, me kompozitorët: Vivaldi, Mozarti, Bethoveni, Çajkovski, Verdi, Belini, Rosini, Puçini,Vagneri, Fridrih Shopen, Franc List etje…,që kompozuan veprat më të mëdha botërore në muzikë klasike në Itali, Austri, Francë, Gjermani, Spanjë, Rusi, Poloni që ndërkohë nëpër skenat e teatrove u dhanë operat më me famë botërore.

Njerçzimi ka njohur degët kryesore të studimit filozofik që janë: Metafizika, e cila merret me natyrën e qenies dhe botën. Epistemologjia, e cila merret me diturinë, Etika, ose 'filozofia e moralit', Filozofia politike, e cila studion qeverisjen dhe marrëdhëniet mes individëve dhe komuniteteve me shtetin. Estetika, e cila merret me bukurinë; Logjika, e cila merret me mënyrat e të menduarit; Filozofia e mendjes, e cila merret me natyrën e mendjes dhe marrëdhëniet e saj me trupin, Filozofia e gjuhës, e cila është hulumtimi i arsyeshëm në natyrën, origjinën, dhe përdorimin e gjuhës; Filozofia e fesë është degë e filozofisë që bën pyetje rreth fesë.

Duke i pasur parasysh shkencat filozofike lidhjen dhe vartësinë mes tyre me filozofinë estetike, sipas Epistemologjisë,për të arritur në përfundime nevojitet: *Argumentimi demonstrativ i filozofit,

*Argumentimi dialektik i teologut dhe

*Argumentimi retorik i masave të gjëra,- që janë tri mënyrat për gjetjen e së vërtetës. Këtë na e tregon më së miri filozofi gjerman Gottfried Leibniz me teorinë e Monadës, me të cilën merret Monadology (Monadologjia) "forma e konsiderueshme e të qenit( e ekzistencës). Si rrymë edhe pse e njohur që nga lashtësia merr hov Ekzistencializmi.

Themi se ,"Filozofisë së Estetikës, aftësinë e fjalës dhe të të shkruarit , ia japin njohja analitike e bukurisë së botës dhe retorika (oratoria)”. Shembull i mirë argumentimi është filozofi francez, Henri Louis Berguson( Paris,1859 -1941.Veprat filozofike të tij: “Materja dhe memorja” (Matière et mémoire 1896), Të qeshurit (Le rire 1899), Evolucioni krijues (L'évolution créatrice 1907), Energjia spirituale (L'énergie spirituelle (1919) dhe Dy burimet e moralit dhe fesë (Les deux sources de la morale et de la religion).Më 1927 Bergusonit i jepet Çmimi Nobel në Letërsi.

*Tashmë Filozofia kishte hyrë në një etapë të re, Filozofia e vonët Moderne e shek XIX. Në kundërshti me idealizmin në këtë etape iu dha rëndësi Epistemologjisë, që s’është gjë tjetër veçse teoria e diturisë, degë e filozofisë perëndimore që studion natyrën e qëllimin e diturisë dhe të besimit. Idealistët gjermanë, si Nietzsche(Niçe) dhe Hegel, zgjeruan dhe çuan më tej punën e Kantit, se bota përbëhet nga një proces racional i ngjashëm me mendjen, dhe si e tillë është tërësisht e njohshme. Sipas Kantit estetika është degë e metafizikës që merret me ligjet e perceptimit me anë të shqisave). Pra për ta njohur botën duhen dituri, ku përcaktimi i vlerave bazohet tekArsyeja, Besimi, Eksperimenti dhe e Vërteta, të cilat përkufizojnë Epistemologjinë, teori që koncepton rritjen e Dijes.

***
*Lindja e Iluminizmit në Shqipëri

Krahas idealizmit dhe reformave të krishtërimit në Evropë, në Shqipëri lindi iluminizmi gjatë viteve 1720-1770. Voskopja u shndërrua në kryeqendrën e ideve iluministe dhe vendbanimi më i rëndësishëm i qytetërimit në Ballkan, kultura e së cilës nuk kishte asgjë të përbashkët me fqinjët. Ideatori dhe filozofi i parë në Voskopojë ka qenë Anastas Kavalioti. Ndër idetë më të rëndësishme filozofike të tij, zenë parimet e mekanikës, ligjet që përcaktojnë rregullsinë e lëvizjes të trupave fizikë. Nëqoftëse Dekarti thoshte "më jepni materien e lëvizjen dhe kam për t'u ndërtuar botën",kurse Kavalioti thoshte se "lëvizja është organi kryesor i natyrës". "Ndërtimin e mrekullueshëm të qenieve,e paraqitin forma, lëvizja dhe moduse të tjerë më të qartë, që quhen parime mekanike dhe që i predikonin filozofët e Antikitetit (- shkruan akademiku voskopojar,Kavalioti),shih Alfred Uçi Estetika, jeta, arti,Estetika e folklorit -2007. Një nga degët e Estetikës të kësaj periudhe është Ikonografia që pati zhvillim edhe në Shqipëri. I pari dhe më i shquari është Onufri (shek. XVI) është pararendësi i pikturës postbizantine në Shqipëri si dhe ikonografi më i shquar. Ai së bashku me të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, si dhe ikonografë anonimë, janë elita e asaj kohe dhe krijuan shkollën e ikonografisë në Berat.

***

*Kalimi në Filozofinë Bashkëkohore

Para 1900 e në vazhdim gjeti zbatim Filozofia Bashkëkohore, periudhë që iu dha rëndësi pozitivitetit analitik, logjikës, fenomenologjia, Ekzistencializmi, Hermeneutika, Strukturalizmi, Poststrukturalizmi, si përfaqësues i së cilës është Hegel. Themeluesi Filozofisë analitike Bertrand Russell(Rasëll) Kurse Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus (Pol Sartri e Kamy), të cilët në matafizikë sfiduan pikëpamjet e Niçes.

*Ai që hyri në labirintet e fshehta të shpirtit e që zbuloi anën e errët e të padukshme, të bukurën dhe të shëmtuarën, të njohurën dhe të panjohurën, estetikën e shpirtit, ishte Froidi. Si një rrymë e re postmoderne, lindi Surealizmi në Estetikë, që sot është aq i përhapur në letërsi, në artet figurative apo skenike, elektronike, në psikologji dhe filozofi. Kjo prurje e re në filozofinë e estetikës është meritë e Frojdit.

Në këtë punim përsiatës, munda të evidentoj shumë pak nga shtrirja në gjerësi dhe gjatësi e kësaj teme, se Estetika është shkencë e vjetër sa vet njeriu, e cila studion artin dhe të bukurën. I pari që vërtetoi se estetika është shkencë, degë e filozofisë, ka qenë Baumgarten, i cili në vitin 1750 vërtetoi se estetika nuk është vetëm dukuri që shihet dhe pëlqehet por mund të shijohet, të preket ,të vizatohet dhe të kritikohet. E bukura është lënda e parë që është e përhapur kudo në natyrë, ndërsa arti është vegël apo instrumenti që përdor e bukura për ta joshur njeriun. Është pikërisht arti krijues, ai që epoka postmoderne e teknikës e ka shpërdoruar si një mall apo mjet konsumi, nga çka i ka mbetur humanizmit. Për këtë, Hejdegger shkruan:”është e tmerrshme që bota po kthehet në një mekanizëm të stërmadh teknik, më e tmerrshme është që nuk jemi të përgatitur aspak për këtë transformim radikal të botës.”

*Filozofi, kritiku dhe esteti modern Italian Umberto Eco thotë:” Letërsia e vërtetë është për humbësit.

…si filozof , jam i interesuar për të vërtetën. Meqë është e vështirë të përcaktosh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë e gënjeshtërt, e kam të vështirë të shkruaj për fitimtarët”
Estetika, si shkenca që merret me bukurinë, artin, kënaqësinë, vlerat emocionale, perceptimin, dhe çështjet mbi shijen apo ndjenjat, e cila për të arritur nivele bashkëkohore, ka lidhje dhe vartësi me të gjitha degët e Filozofisë, si Metafizika, Epistemologjia, Etika, Logjika,Filozofia politike, Filozofia e mendjes, e gjuhës e fesë etje Në këtë kohë Hektor Berlioz shkrimtari, publicisti dhe kompozitori që hodhi bazat e romantizmit në muzikën e Evropës Perëndimore, i cili shkeli gjithë rregullat e harmonisë në kompozim. Ngaqë e quante veten klasik, Berliozi njihte dhe vlerësonte vetëm harmoninë e shek XVI.

*Një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shek. XX, Albert Einstein (Albert Ajnshtajn 1879-1955, fizikanti që përcaktoi Teorinë e Relativitetit dhe dha vlera në mekanikën kuantike e statistikore, si dhe në kozmologji.Sipas tij Logjika të çon në një pikë, kurse Imagjinata të çon kudo. Ai thotë: “Dituria ka kufi, kurse përmes përfytyrimit rrok gjithë botën. Ndaj është më i rëndësishëm Përfytyrimi se Dituria. Ndaj ai thotë se, Eksperienca më e bukur e njeriut është misteri.

*Për vlerën e Estetikës perifrazojmë: Dostojevskin te “Idioti” thotë: “Bukuria do ta shpëtojë botën” Duke u bazuar në intuitën e tij, kombi ynë ka nevojë për një revolucion estetik, kulturor dhe shpirtëror që i ka munguar. Zakonisht në këto transformime shkencore në fushën e filozofisë, shpesh ngatërrojnë dy konceptet, “zhvillim” me “progres”.

 Zhvllimi shoqëror duhet kanalizuar në progres shoqëror. Si arti dhe kultura nuk sjellin zhvillim shoqëror, por janë mekanizmat kyç në zhvillimin e progresit. Arti dhe kultura japin rezultat e veta në progresin e një kombi, por kujtoj se arti me degët e tij në veçanti apo kultura kombëtare në tërësi janë në vartësi të mekanizmave të tjerë, si, ato politikë dhe ekonomikë etj.

Kombi që u jep prioritet zhvillimit të artit apo kulturës, kur investon bindshëm në këto fusha, i ka të gjitha mundësitë e zhvillimit kombëtar, i cili e integron vendin drejt progresit shumë më shpejt se aty ku nënvleftësohen këto dy faktorë të rëndësishëm.

Nëse analizojmë vepra të filozofëve të ndryshëm të të gjitha kohërave do të vërejmë se ata e shikojnë letërsinë dhe artet si mjet më të fuqishëm edukuese. Mjafton të kujtojmë veprën “Poetika” të Aristotelit, ku thotë :”qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të dobishme e të bukura.”

Po aty shohim se sa rëndësi i jep filozofi edukimit të njeriut me muzikë e me arte të tjera, të cilat e ushqejnë atë shpirtërisht dhe intelektualisht. Natyrisht në këto kryevepra të mendimit filozofik botëror, kuptojmë se Dija (urtësia)nuk është gjë tjetër veçse të kuptuarit e shkaqeve, ku thelbi i dilemës qëndron te pyetjet “çka” dhe “pse” e tyre. Në urtësi pyetja “pse” të çon te pyetjet “çka” e kjo te pyetja “si”.

Pra mendja njerëzore pyet : Çfarë ndodhi, pse ndodhi, dhe si ndodhi. Pra është vetë ndërgjegjja që kërkon dhe gjen shkakun, rrugën dhe pasojën. Ndaj fjala Filozofi =filo+ Sofia,që do të thotë dashuria për urtësinë apo për dijen.

*Nëse i hedhim një vështrim analitik e sintetik shkencës së Estetikës, dallojmë lidhjet dhe vartësinë mes kësaj dege të filozofisë së bukurisë me shkencat e tjera si matematika, fizika, astronomia etje. Për një lidhje të shkencave të filozofisë flet më së miri frymëzimi i Bethovenit prej Filozofisë së Kantit. Gjeniu i muzikës, në krijimtarinë e tij nuk u nis nga përvoja e së bukurës, po nga gjykimi për të bukurën. Kishte kohë që piktura dhe skulptura ishin bërë moto e filozofisë së Estetikës , ku kritika për të bukurën arriti nivele të larta në pallatet mbretërore apo sallonet e aristokracisë evropiane.Veprat e arteve të bukura në Itali si të, Bottiçellit (1445-1510), Leonardo da Vinçit (1452-1519), Mikelanxhelos (1475- 1564), Rafaelit ( 1480 -1520),Françesko Goya, (1746 -1828), Pikaso (1881-1973), të cilët shkëlqyen nga Rilindja e deri te impresionizmi apo kubizmi i Pikasos në shek XX, e çuan filozofinë e estetikës shumë përpara drejt kërkesave ambicioze për realizimin e arteve sureale.

***
Si u prit Rilindja dhe modernizmi Estetik nga shqiptarët?

*Një sërë veprash të autorëve shqiptarë të artit pamor të hershëm apo mesjetar të gjetura në gërmadhat arkeologjike apo në institucionet fetare, si në fushën e ikonografisë, të ndikuar nga arti i Perëndimit e kryesisht nga ai i Rilindjes së hershme italiane si dhe nga arti i shkollës Kreto-Veneciane. Vazhdues të mëvonshëm të Onufrit janë gjithashtu ikonografët e shek.XVIII-XIX si: Kostandin Jeromonahu, Kostandin Shpataraku, David Selenicari, vëllezërit Kostandin e Athanas Zografi, si dhe vëllezërit Çetiri (Katro). Krahas tyre mori hov letërsia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII me Hasan Zyko Kamberi, jo vetëm si vjershëtor por përgjithësisht në letërsinë shqipe, është shkrimtari i parë i modelit kritik. Në Rilindje: Naim e Sami Frashëri, Çajupi, Arbreshët e Italisë, Dora D’Istria, De Rada, Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Fan Noli,Pashko Vasa, Gjergj Fishta , që njihen për vlerat estetike në letërsi apo filozofi .

Në zhvillimin estetik shqiptar, bëjnë pjesë veprat muzikore si: “Opera ‘Juda Makabe’, ( 1917) e simfonia e parë shqiptare “Dy lule mbi vorr të Skandebegut”, (1922) të kompozitorit At Martin Gjoka, që duhet të ishin objekt krenarie kombëtare. Muzikologu Robert Prenushi thotë :“Martin Gjoka mund të thuhet me plot zë, është krijuesi i një gjuhe muzikore specifike shqiptare, e cila rrezatoi tek mjaft kompozitorë shkodranë, që të gjithë e dimë që kanë qenë në pararojë të artit muzikor shqiptar…Me At Martin Gjokën fillon muzika profesioniste shqiptare”(Dr.Eno Koço).

 Këto vlera estetike u ndoqën nga letërsia dhe artet e viteve 30 të shek. XX, si në letërsi: Migjeni, Sterio Spase, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Haki Stërmilli, Nonda Bulka, Shtjefën Gjeçovi, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, Arshi Pipa, Isuf Luzaj.

Kësaj periudhe i përket edhe fotografi i parë Pjetro Marubi, i lindur në Itali por jetoi dhe punoi në Shkodër, i cili përqafoi jetën dhe zhvillimet social- politike shqiptare. Fotografia e parë shqiptare është bërëprej marubitmmë 1858. Ndërkohë spikat piktori Vangjush Mio. Ndërsa një personalitet në fushën e Estetikës dhe kryesisht në fotografi, Nikolla "Kol" Idromeno, lindi më 1860 në Shkodër, vdiq më1939. Kolë Idromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, siparist skenograf, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe nismëtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri,më 1919.

*Një nga filozofët dhe albanologët më të rëndësishëm shqiptar është Dhimitër Pilika me veprën monumentale “ Pellazgët, Origjina Jonë e Mohuar”

*Nuk duhet harruar se në fushën e Estetikës hyn edhe folklori i cili nis me gojëdhënat, legjendat si ajo e Gjergj Elez Alisë, legjenda e Kostandinit, e Doruntinës, e Mujës dhe Halilit, Legjenda e Bukuroshes së Durrësit, e Syrit të Kaltër, të cilat u transmetuan mes Gojëdhënave. Nga ana tjetër çdo kala ka lënë pas një legjendë. Një legjendë e tillë është ajo e Rozafës,e Argjiros, e kalasë së Beratit. Çdo burim ujor apo gji detar ka mitologjinë e vetë që përmes gojëdhënave ka mbërritur deri në ditët e sotme moderne. Një vlerë e pakrahasueshme estetike është edhe kostumografia e pasur dhe tejet e larmishme shqiptare. Nuk ka vend në botë si Trojet shqiptare, që çdo krahinë të paraqitet me kostumin e vet kombëtar. Shqiptari, me artin e kostumologjisë ka mahnitur etnografët botror. Kjo traditë e bukur kombëtare pasqyrohet edhe në këngë apo kërcim, që ndryshojnë nga një krahinë në tjetrën. Fillimisht lindën ninullat që nëna apo zanat i këndojnë fëmijës për ta qetuar apo për ta vënë në gjumë. Kënga ka lindur si shprehje ndjenjash, si këngë bese, vaji, trimërie, kurbeti, dasme apo dashurie. Në traditën e shqiptarit hyn besa e dhënë. Ndaj fjalori shqiptar ka shprehje frazeologjike si : “Shqiptari kur jep fjalën, ther edhe djalën; Besa e burrit , pesha e gurit; Besa e shqiptarit, purteka e arit;Me një të shtrënguar dore, ndanin kufij e sinore”.

*Një vend të veçantë në Estetikën shqiptare zënë Rapsoditë e kreshnikëve, apo Elegjitë.
*Kurse vendin më të madh estetik në folklorin shqiptar, e zë larmia e këngës popullore qytetare dhe sidomos Polifoniae Labërisë dhe e Himarës që ka ndryshim të madh si në kostumografi apo në mënyrën e harmonizimit të këngës, nga një fshat në tjetrin. Kurse në Gjirokastër ka një shumëllojshmëri të të kënduari sipas lagjeve, gjë që të befason. Polifonia shqiptare ruhet si një thesar i rrallë i Kulturës Botërore nga Unesko.

*Estetika shqiptare në pikturë në shek e XX –të arriti nivelet e modernizmit impredionist me kubizmin e Ibrahim Kodrës. Porse letërsia dhe artet në tërësi, në gjysmën e dytë të shek. XX, patën një zhvillim tejet të doktrinuar, dogmatik, të planifikuar dhe të orientuar, ku mungonte liria e të menduarit dhe e të shprehurit.

Kjo periudhë i pëket artit dhe letërsisë së Realizmit Socialist. Në këtë etapë që mohoi vlerat e vërteta kombëtare, e bukur nuk ishte ajo që ishte e bukur,por ajo që pëlqente Partia e shteti komunist, një bukuri farse që ndrydhi ndjenjat, pasionet dhe talentin real, etapë me të cilën le të merren specialistët e kritikës së mirfiilltë të Realizmit Socialist..

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka pasur një institucion kritike që të lidhet historikisht me një shkollë kritike. Veçse si themelues të kritikës mund të konsiderohen: Konica, Noli e Kuteli. Gjithë kritikët shqiptarë janë ndikuar nga shkolla të tjera, ku ka spikatur formalizmi, psikanaliza, strukturalizmi, kritika receptive, kritika e variantit dhe kritika pragmatike. Është vënë re në parathënie librash, si: te Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e Sabri Hamiti. Disa të tjerë si: Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Razi Brahimi, Dalan Shapllo, Kudret Velça, nuk përcollën vlera kritike për ta ndihmuar letërsinë ,por u përpoqën ta udhëheqin letërsinë. Kjo ishte letërsia dogmatike e socrealizmit. Përfaqësuesi më i denjë i kritikës shqiptare është Arshi Pipa, i cili me veprat e tij, shqip e anglisht, paraqet shembullin më të mirë të kritikut, aq sa përballë tij të gjithë kritikët shqiptarë duken si nxënës.

Fatkeqësisht, për shkak se kritika e Pipës është shkruar në anglisht dhe jashtë Shqipërisë, ndaj nuk ka zënë ende vendin e merituar në altarin e artë të letërsisë shqipe. Kritika e tij është një gërshetim i kritikës evropiane (italiane, franceze, gjermane, angleze) me atë amerikane. Tek Pipa gjejmë për herë të parë kritikën e variantit ( ndryshueshmërisë), nën ndikimin e Gianfranco Continit.

Në Shqipëri ka kohë që ka lindur nevoja e krijimit të shkollës së kritikës e të njihet si institucion për mos t’ia lenë vendin rasteve sporadike (të herëpashershme, jo të rregullta e sistematike) dhe spontanitetit (që lind vetvetiu).Ndonjë kritik jo i organizuar nga shteti institucionalisht, por me një bagazh njohurish për letërsinë botërore dhe atë shqiptare, në mënyrë të pavarur që ndjek sot kritikun e mirëfilltë italian Umberto Eco (Eko).

Sot një kritik i tillë, i paraqitur me një Kritikë Ndryshe, moderne e bashkëkohore, si sasijore edhe cilësore, me dy volume kritikë, plus librave të tjerë studimor, është shkrimtari, poeti, publicisti, kineasti dhe studiuesi shqiptar me banim në Londër, Dr.Fatmir Terziu, i cili është përzgjedhur nga Oksfordi, një nga tre kritikët modern të kohës.

 Por ky kritik bashkëkohor dhe moderne, ka nevojë për përkrahjen, mbështetjen dhe vlerësimin e shtetit shqiptar, gjë që i mungon. Letërsia shqipe ka nevojë për një kritikë të mirëfilltë institucionale, e cila do të ndalojë parazitizmin e pseudokritikëve dhe pseudoestetëve që i sjellin dëme të mëdha asaj letërsie apo arti që është real dhe i qenësishëm. Pa mohur kritikët e tjerë Dr Terziu qëndron në krye të kësaj gjinie të kërkuar dhe të lakmuar.

Si përfundim:“Të jesh estet do të thotë të jesh në gjendje të nxjerrësh në pah bukurinë e shpirtit , madhështinë hyjnore të së bukurës, joshëses, marramendëses ,e cila të çon pranë burimit të ftohtë, apo në shtatë çezma dhe s’të jep një pikë ujë. Nënkupton të ngopesh e të bëhesh me flatra vetëm me ndjesinë që të jep bukuria e natyrës, gurgullima e ujit , fëshfërima e gjetheve, regëtima e stalaktit që pikon në shpellë, ligjërimi i ujëvarës, rrapëllima e dallgëve detare, zhaurima e ujit që tërhiqet në bregdet, zemërimi i dallgëve që shfrehen mbi shkëmb, jehona e pyllit, krisja e pushkës në luginën mes dy maleve, zërat mistikë të natës, simfonia e natyrës së pashkruar në pentagram, troku i kalit mbi kalldrëm që të zgjon nga gjumi i ëmbël, kur

Nevetja shkel mbi barin e pashkelur nga këmba e njeriut, freskia e barit, ledhatimi i brizës detare, utërima e stuhisë natyrore, shpresa që jep drita në fund të tunelit, dehja nga nuhatja e aromave të luleve, shija e mjaltit kur dëgjon zukatjn e bletës, gëzimi që dhuron buzëqeshja e fëmijës, magjia që ofrojnë dritë-hijet, fluturim imagjinar kur dëgjon simfonitë e pyllit,ndjesia e zjarrit në oxhak që ta ofron peizazhi i borës ,shija që të lë leximi i një libri, kënaqësia që të jep piktura, skulptura, kënga, arti i çdo natyre.

Kur derdh lotë gëzimi prej një bamirësie..., lumturia që ndjen kur lind një fëmijë, shlodhja që ndjen kur merr frytet e një pune shkencore apo krijuese, dhembja për humbjen e një jete, trishtimi nga një dashuri e pafat. Të tëra këto ndjesi veprojnë tek ai që quhet estet dhe nis e përshkruan shijen apo pasojën që ndijimet kanë lënë në vetëdijen e tij... m enjë bukuri të rrallë rrëfimi, apo me një oratori gojore që zileps aktorin e fjalës artistike. Vetëm atëherë kur këto ndjenja kanë ndikuar tek ai, themi se ai njeri ka bërë një studim estetik të një vepre.

Njeriu është një qenie e pangopur, i vetëdijshëm për atë që kërkon të bëj apo se çfarë i pëlqen që të jetë. Nëse i analizojmë kërkesat e tij, dalim në përfundim se tek individi shfaqen dëshira për të qenë dikush, për të qenë Shkrimtar i Madh,Fizikant, Profesor, Doktor, Shkencëtar, Astronaut , për të qenë Kritik apo Estet. Natyrisht dëshirat janë subjektive, vetëm realiteti me të cilin përballemi është objektiv.

Vetëm Realiteti real, i prekshëm dhe i ndryshueshëm, është ai që e ndan shapin nga sheqeri.
Që të marrësh epitetin Estet, këtë titull kaq të nderuar, duhet të jesh diplomuar për Kritikë dhe Estetikë, duhet të marrësh doktoraturën në këtë fushë kaq sqimatare sa ç’është Estetika. Po marr si shembull të madhin Akademik, Eqrem Çabej që ka dhënë aq shumë në fushën e Gjuhësisë dhe Albanologjisë, por edhe pse e ka kanalizuar letërsinë shqipe në tabanin kombëtar, nuk quhet Estet. Ishte Akademiku Adriatik Kallulli, kritik i zoti, mund të fliste 24 orë, me shumë finesë, me mjaft etikë duke derdhur art dhe shumë dashuri për veprat letrare, qofshin ato botërore apo shqiptare, zotëronte një oratori brilante që e bënte për vete dëgjuesin, të cilin kishe qejf ta dëgjoje dhe përsëri ai nuk ishte Estet.

*I vetmi estet shqiptar i diplomuar ka qenë Alfred Uçi. Një jetë e mbushur me mësime e studime estetike. Pasi kreu arsimin e mesëm në Korçë, Tiranë e Shkodër dhe të lartat( estetikë e filozofi), në Universitetin “Lomonosov” të Moskës , më 1949-1954. Veprat e tij janë “Estetika, jeta, arti” , “Probleme të estetikës” , “Labirintet e modernizmit , “Mitologjia, folklori, letërsia” , “Çështje teorike të estetikës dhe të kultures” ,”Estetika” – Vëllimi I, II, III , “Shekspiri në botën shqipare”, “Dostojevski në kohën tone”, “Ferrparajsa Danteske”, “Prometeu dhe Hamleti””, “Estetika e groteskut”, “Estetika në folklor dhe në letërsinë shqipe”, “Paradigma të ndërgjegjes shoqërore - estetikë filozofike e politike” , “Estetika e groteskut”-në tre vëllime dhe libri i ri i tij është “Filozofia e donkishotizmi” që plus të tjera bëhen 20 vepra filozofike kryesisht në Estetikë. Profesor akademik Uçi është një personalitet i kulturës shqiptare që meriton nderim dhe mirënjohje.

*Një tjetër personalitet i Filozofisë shqiptare që për fat të keq njihet shumë pak është Prof.Dr. Isuf Luzaj me 120 vepra kryesisht filozofike, prej të cilave do të veçoja “Filozofia e Bukurisë”,

“Lamtumira e Yjeve”, “Ekzistenca dhe boshësia”, “Përtej së mirës dhe së ligës”, “Rindërtim i fuqive shpirtërore”, “Sëmundjet e shekullit tone”, “Rrëfimet”, “Lumenjtë rrjedhin të kuq”. Isuf Luzaj pasi u diplomua në Sorbonë për letërsi dhe filozofi francaza e spanjole, pasi studio h gjithë filozofinë nga lindja e deri në ditët e tij, pasi u njoh dhe rrahu mendime me Pol Sartrin, të cilin eshoqëroi për 18 ditë në Universitetet e SHBA-ve, me veprat etij u rendit në 7 filozofët më të mëdhenj të shek. XX në Botë.

*Vlen të përmendet filozofja shqiptare e fillim shekullit të XXI, të cilën e tërhoqi bukuria dhe madhështia e Universit, bukuria dhe horizonti që hapin numrat, është fizikantja,
matematicienia,astronomja, shkencëtarja shqiptare Laura Mersini ,Dr. në Universiteti Chapel Hill, Karolina e Veriut. Fizikantja gjeniale shqiptare thotë: “…ndoshta universi është shumë më harmonik sesa shpërthimet e Bing Bengut dhe kolapset siç është folur. Madje ajo pohon se sot shkenca astro-fizike nuk bënë fjalë për univers, por për multivers.” Me matematikën kauantike ajo vërtetoi mosekzistencën e vrimës së zezë në hapësirë , spjegon shkencërisht vdekjen e një ylli, vuri në diskutim teorinë e Bing Bengut( të shpërthimit) sot ajo po studion një teori të re për bukurinë dhe vlerat që jep fuqia e erës në dobi të njerëzimit. Është propozuar për çmimin Nobel në astronomi.
Estetika dhe filozofia në tërësi sipas gjërësisë së gjithëpërfshirjes është e gjerë dhe e shtrirë si në hapësirë ashtu edhe në kohë. Lum kush është në gjendje ta studiojë dhe duke njohur të fshehtat e universales, arrin të dalë në përfundime të reja shkencore në shërbim të jetës. Para këtyre njerëzve të ditur dhe punës së tyre kolosale më duket vetja shumë e vogël, e papërfillshme. Respekt dhe mirënjohje për gjithë ata kolosë të kulturës filozofike e veçanërisht asaj estetike që i kanë dhënë vlera të pallogaritshme njerëzimit! Kështu ka ndodhur,ndodh e do të ndodhë. Është bukur dhe humanizëm kur jeta i jep përparësi jetës në tërësi…!

*********

(Vilhelmja lindi në Kaninë më 68/12/1944. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Në 17 vite karealizuar 35 vepër letrare ,si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore , vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 70 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"


Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

*Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

*E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

*Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda 17 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

* Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

*Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

* Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

*Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

*Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

*Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

*“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.

Mujo Buçpapa

Botime të autores:

*Poezi:

-Loti nuk ka faj, 1996

-Të pres, 2000

-Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

*Prozë e shkurtër:

-Mamaja, novelë 2000

-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

-Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

-Mamaja, novelë Rumanisht, 2011

-Çmimi i Dualizmit ,novelë, 2012 ShB Nacional

-Një mall i pashuar.novelë, 2014, ShB Nacional

*Romane:

-Dhembje nëne, 1998

-Jetë në udhëkryq, 2001

-Ringjallur si Krishti, 2002

-Amanti i Arbërisë, 2003

-Rrëfim në të perënduar, 2007

-Unaza e Prangosur, 2008

-Zonja me karafila të bardhë, 2009

-Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010- ShB Nacional

-Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -

-Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

-"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011-

-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

-Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014

-Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015

-Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015

*Trilogji:

-Prolog Jete, roman I, 2007

-Vështroni Meduzën, roman II, 2005

-Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

*Ese-publicistikë:

-"Pa Titull" -2011

*Letërsi për fëmijë:

-10 Fabula, 2000

- Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

-Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

-E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009

Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

-Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010

-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011

-Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013

*Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

*Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

*Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

*Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

*Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

*Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

*“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

*Çmimi i tretë në prozë -2011

*Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

*Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

*Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)

*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)

*Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

*Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.

*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”

Dr.FatmirTerziu- Londër

kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Vladimir Muça- shkrimtar-studiues-kritik)


























Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...