Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/28

Shkencetaret britanike zbulojne sekretin per dhembe te perhershem

Young smiling woman, white background, copyspace


Të shohësh dhëmbin e ri që të del sapo ke humbur një të tillë, pavarësisht se në çfarë moshe je. Mund të duket si një ëndërr, por shkencëtarët thonë se në të ardhmen mund të bëhet e mundur. Sekreti për ta bërë të mundur këtë gjë fshihet te dhëmbët e peshkaqenit. Studiuesit e Universitetit të Shefilldit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar mekanizmin që bën të mundur rigjenerimin e vazhdueshëm të dhëmbëve të peshkaqenit. Sipas studimit të publikuar në revistën “Developmental Biology”, gjithçka ka të bëjë me një shtresë të dhëmbit, e cila përbëhet nga qeliza epiteliale, që gjenden edhe te njeriu. Këto qeliza, te njeriu lejojnë vetëm një ndërrim, pra nga dhëmbët e qumështit, te ata të përhershmit. Ushqimet me sheqer dhe mungesa e higjienës orale janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të dhëmbëve. Por nëse një peshkaqeni i dalin rreth 30 mijë dhëmbë gjatë gjithë jetës, njerëzit që humbasin dhëmbët pas moshës së fëmijërisë, nuk mund t’i kenë më ata. Grupi i studiuesve ka zbuluar pikërisht gjenet që janë përgjegjëse për rritjen e dhëmbëve të peshkaqenëve. Këto gjene janë të njëjta për të gjithë vertebrorët, përfshirë këtu edhe njerëzit.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...