Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/28

Projekti per ringjalljen e trurit

1462385177ringjallja
Një kompani amerikane që hulumton në fushën e biologjisë dhe teknologjisë, ka marrë dritën jeshile për projektin e saj të ardhshëm; ringjalljen e të vdekurve. Bëhet fjalë për “ReAnima Porject”, një program që synon të provojë duke përdorur teknologjinë nëse është e mundur që të ringjallet truri i personave të vdekur. Projekti ndodhej prej muajsh në shqyrtim nga një komision etike në SHBA, që së fundmi ka vendosur se nuk ka asgjë joetike në këtë, pavarësisht kundërshtive të grupeve të ndryshme besimtarësh. Shkencëtarët që do të merren me këtë projekt japin disa detaje mbi metodat që do të përdoren për të ringjallur trurin. Më saktë, bëhet fjalë për një kombinim metodash, që nga injektimi i qelizave staminale në tru, simulimi i neuroneve me lazer e të tjera. Vullnetarët në këtë projekt duhet të jenë të deklaruar të vdekur dhe organet e tjera të tyre të mbahen të gjalla përmes pajisjeve. Pra, vullnetarëve duhet t’u ketë vdekur vetëm truri. Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, truri i ringjallur mund ta nisë “jetën nga e para”, pra personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga e para.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...