Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/28

A jane macet shkaktare te skizofrenise?


cat-620x465

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes mbajtjes së maceve në shtëpi dhe sëmundjes së skizofrenisë. Në një studim të publikuar nga “Schizophrenia Research” në shumicën e rasteve të studiuara, macet kanë qenë pjesë e familjeve ku më vonë janë diagnostikuar fëmijë me probleme mendore si skizofrenia. Analiza e të dhënave të sëmurëve me skizofreni ka nxjerrë se të paktën 50.6 e tyre kishin pasur një mace në shtëpi gjatë fëmijërisë. Rezultatet e këtij studimi nuk janë të papritura për studiuesit e sëmundjeve mendore, pasi një hipotezë e tillë është ngritur që në vitin 1990. Studiuesit “fajësojnë” parazitin njëqelizor Toxoplasma gondii, i cili gjendet te disa mace. Ata thonë se ky parazit futet në trurin e njerëzve, ku shkakton ciste mikroskopike. Në adoleshencën e vonë, ai aktivizohet, duke bërë që të shfaqen edhe shenjat e para të sëmundjes mendore. Një në njëqind persona preket nga skizofrenia gjatë jetës së tij. Zakonisht kjo sëmundje diagnostikohet rreth moshës 15-35 vjeç.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...