2016-09-08

Arshi Pipa: Si e zhdukën Fishtën në diktaturë



Një aksion për zhdukjen e çdo gjurme të gegnishtes. Kështu e quan Arshi Pipa ndërmarrjen e vitit 1972 përmes Kongresit të Drejtshkrimit në emër të shqipes së njësuar letrare. Dhe sipas tij rrënjët e këtij dënimi dhe dhunimi të gjuhës ishin shumë më të hershme, që me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, ku u ndaluan rreptësisht autorë si Fishta, Camaj, Harapi,etj.
Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i katolicizmit.
Në prag të botimit të një prej veprave më polemizuese të Arshi Pipës, një vepër me nerv të theksuar me titullin mjaft ngacmues “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”, “Milosao” sjell për lexuesit një fragment mjaft intrigues të këtij libri krejt të panjohur për lexuesin shqiptar. Kemi zgjedhur këtë fragment nga kjo vepër pasi këtu autori analizon këtë proces dhunimi të gjuhës me një stil mjaft grishës dhe sens të fortë kritik, duke u nisur nga fjalori i hartuar prej Androkli Kostallarit e duke sjellë shembuj konkret të censurës së pashoqe ndaj autorëve gegë, e jo vetëm. Arsyet e këtij dhunimi sipas Pipës nuk janë thjeshtë dhe vetëm gjuhësore. Më tepër se kaq...Ato ishin arsye thellësisisht politike...
Pipa e shkroi këtë vepër në anglisht dhe e botoi në Amerikë në vitin 1990 në “Columbia University Press”. Vepra merret me rrënjët nostralogjike të formimit të gjuhëve standarte dhe kombëtare në të gjithë Evropën. Ka një bibliografi shumë të pasur dhe trajton gjithë problemet para dhe pas vendosjes së standartit të shqipes zyrtare në vitin 1972. Është një libër me tipare jo vetëm shkencore por edhe polemike… Libri do të vijë në shqip me dy variante përkthimi në shqipen e njësuar dhe në variantin e gegnishtes letrare. Të dy variantet do të përfshihen brenda një vëllimi me rreth 600 faqe. Botimi realizohet nga shtëpia botuese “Princi” dhe pritet të dalë në qarkullim në fillim të vjeshtës.
Ad.pe.
Si u zhduk Fishta në diktaturëKur Kostallari flet për njësimin e gjuhës shqipe, ajo çfarë ai realisht kupton me njësim, është asimili mi prej ShNjL i leksikut dhe frazeologjisë gege. Një hulumtim i Fjalorit të 1980-ës tregon se kështu është në të vërtëtë.
Në parathënien për Fjalorin, Kostallari e përcakton si “fjalor i ri shpjegues, sa më normativ, me një fjalës më të gjerë e më sistemor, me frazeologji më të pasur dhe me kërkesa ideoshkencore më të larta”(v). Le ta shqyrtojmë këtë përcaktim: Fjalori është vërtet shpjegues, në kuptimin se ai rreshton kuptimet e ndryshme të çdo fjale dhe ilustron çdo kuptim me shembuj. Modeli i kësaj procedure, mund të gjendet te fjalori i Kristoforidhit, megjithëse një numër shpjegimesh te Kristoforidhi, janë dhënë në greqisht. Model më i plotë, është rasti i fjalorit të Cipos, i cili qe i pari fjalor që përcaktonte të gjithë kuptimet me shqipen. Por fjalori i Kostallarit, është edhe më përfshirës e i hollësishëm. Një shembull: përgjigjem ka 3 kuptime që ilustrohen me 4 shembuj te fjalori i Cipos, por 8 kuptime që ilustrohen me 27 shembuj (plus dy fraza idiomatike) te fjalori i Kostallarit. Prej këtyre shembujve 6 kanë stampë ideologjike: “ne i përgjigjemi thirrjes së Partisë”, “rinia iu përgjigj me luftë trup me trup”, “ata iu përgjigjën sulmit (zjarrit)”, “ata iu përgjigjen dhunës me dhunë”, “një letërsi (art) që duhet t’i përgjigjet jetës sonë socialiste”, “jam i përgjegjshëm ndaj masave”. Asnjëri prej të katër rasteve të Cipos, nuk motivohet ideologjikisht, madje i fundit është një përcaktim gjuhësor: “ë-ja toske i përgjigjet â-së nazale gege”. Fjala ilustron çfarë Kostallari kupton me “kërkesë më e lartë ideo-shkencore”. Për këtë të fundit ne do të kemi edhe më shumë për të folur. Sa i përket thënies së Kostallarit, se ky fjalor “ka një fjalës (leksik) më të gjerë e më sistemor, një frazeologji më të pasur”, s’na mbetet tjetër veç të jemi dakord, e komenti im kishte për të qenë “një frazeologji shumë e pasur”. Dëshiroj gjithashtu të përdor një superlativ në lidhje me thënien “sa më normativ”, bile do të thoja se normativiteti në këtë fjalor ka shkuar aq larg, sa ai mund të quhej Fjalor Normativ i Shqipes. Italishtja, gjuhë me histori mijëvjeçare, bujarisht i pranon variantet. Duke i hedhur një sy rastësisht shkrojave C e D në Fjalorin autoritar të Gjuhës Italiane me autorë G. Devoto-n e G.C.Oli-n, unë gjej comecché dhe come che (ndonse), colletteria dhe collettoria, cominciare dhe incominciare (me fillue), dapresso dhe da presso (prej afër), demonio dhe dimonio (demon), domani dhe dimani (nesër) 14). Te Fjalori i Kostallarit, variantet janë tepër të rrallë. Ai e donte ushtrinë e tij prej 41 000 fjalësh, të mbajtur nën disiplinë ushtarake. I Cipos i ka të dyja format si sulmues, ashtu dhe sulmonjës. I Kostallarit, ka vetëm të parën. Por mund të gjesh edhe punues dhe punonjës. Si duhet ta marrim këtë mospërputhje? Parathënia nuk e shpjegon fare. Për këtë le t’i kthehemi parathënies së Kostallarit te Fjalori drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, ku rreshton parimet e ndjekura prej reformës drejtshkrimore: “Pjesa më e madhe e fjalëve janë shkruar mbi bazën e parimit fonetik”(4). Shumë grafema i binden “parimit morfologjik”. Për disa fjalë me traditë të gjatë historike, zbatohet “parimi historiko-tradicional”. Disa fjalë të “hallakatura” me prejardhje të huaj, janë shkruar sipas “parimit etimologjik”. Por ka edhe raste “zgjidhjesh të veçanta” për një numër fjalësh të hueja(5). Asnjëri prej këtyre parimeve, nuk e shpjegon dualin anormal punues / punonjës. Një tjetër parim përtej pesë a gjashtë të përmendurve, punon fort: eklektizmi. Leximi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe m’i përforcon dyshimet: rregullat e tij përmbajnë kaq shumë përjashtime, sa s’e marr vesh, pse duheshin paraqitur si rregulla. Të krijohet përshtypja e një kryekomandanti, i cili e ka disiplinuar ngurtësisht ushtrinë e tij, por që nuk di si ta komandojë.

Klasa karshi kombit
Fjalori quhet Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, titull ky fort i pazakontë për një fjalor. Çfarë kuptimi ka fjala “i sotëm” edhe pse është theksuar kjo fjalë? Pasazhi i mëposhtëm u përgjigjet të dyja pyetjeve:
“Për të zgjedhur e për të shpjeguar fjalët, për të përcaktuar ndërtimin e tyre e trajtat përfaqësuese dhe për t’i vlerësuar ato nga pikëpamja e normës gjuhësore kombëtare në të gjithë rrafshet, ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit, në prirjet e zhvillimit të gjuhës letrare të kohës sonë. Por termi “gjuha e sotme shqipe”, nuk përfshin vetëm këtë periudhë. Ai ka caqe kohore më të gjera. Themelet e gjuhës së sotme letrare kombëtare, në tërë sistemin e saj, u hodhën që gjatë Rilindjes. Lënda kryesore për këto themele, ishte gjuha e gjallë e popullit, por në to u derdhën edhe vlerat më të mira të traditës shkrimore të shekujve të kaluar e të krijimeve të Rilindjes Kombëtare. Prandaj caqet historike të leksikut të gjuhës së sotme shqipe dhe të “Fjalorit” që po botojmë, përfshijnë periudhën që nga Rilindja e këtej, duke pasur parasysh se letërsia artistike e Rilindjes, publicistika e saj përparimtare, mendimi shkencor i asaj periudhe hyn si një trashëgim i shquar i së kaluarës në kulturën tonë kombëtare të sotme (VIII)”.
Duke thënë se “ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit”, është njëlloj si të thuash, se materiali gjuhësor është zhvilluar gjatë periudhës së Shqipërisë socialiste, pasi “katër dhjetëvjeçarët”, i përgjigjen një periudhe kohe që shtrihet prej vitit të themelimit të partisë (1941), deri më datën e botimit të fjalorit (1980). Cilësori “i sotëm” do të thotë se leksiku i rreshtuar në fjalor, është rezultat i një “përzgjedhje” ideologjike i tipit stalinist, meqë stalinizmi kishte qenë ideologjia e pandrrueshme për katër dhjetëvjeçarët në fjalë. “Shpjegimi” i fjalëve i përgjigjet të njëjtit kriter (sapo e vumë re se si funksiononte kjo në analizën tonë rreth fjalës “përgjigjem”). Por menjëherë pas shkrimit se “fjalori është mbështetur kryesisht (korsivi i shtuar, A.P.) në lëndën gjuhësore të katër dhjetëvjeçarëve”, Kostallari shton, se fjalori gjithashtu bazohet (termi i tij “bazament” është sinonim me “bazë”) mbi leksikun e periudhës së Rilindjes, i cili specifikohet si “gjuhë e gjallë e popullit”, plus (“shto”) krijimet leksikore të periudhës së vetë Rilindjes Kombëtare, plus “traditën leksikore të shekujve të kaluar”. Meqë përbërësi “kryesor” i fjalorit është leksiku i Shqipërisë Socialiste, i përplotësuar ky prej trashigimisë së periudhës populiste të Rilindjes, përfundimi është se fjalori është konceptuar si fjalor klasor e pastaj si fjalor kombëtar. Po ta marrim D si “fjalori” i ShNjL, S për përbërësen e tij “mbidialektore” socialiste, P për shtresë populiste të periudhës së Rilindjes dhe E për një shtresë më të hershme leksikore, formula e hartimit të këtij fjalori i bie të jetë: D = S + ( P + E), në të cilën S është e barabartë me të paktën një të tretën e D. Një fjalor, ku një e treta është produkt i Shqipërisë së sotme komuniste, s’mund të jetë tjetër veçse një fjalor klasor

Formula e ShNjL
S’do mend, se përzgjedhja është kriter themelor për hartimin e çfardo fjalori. Le të shohim se si e përcakton Kostallari: “Është pasur parasysh nëse fjala pasuron apo jo leksikut të sotëm letrar, nëse ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse etj., dhe nëse lidhet me shtresat leksikore, që rriten e zhvillohen apo me ato që rrëzohen e shuhen, ky është parimi themelor që ka udhëhequr zgjedhjen e fjalëve dhe të frezeologjisë”(ix). Kriteret realisht janë dy, pasurim dhe spastrim: pasurim i leksikut ekzistues në përgjithësi, me vemendje të veçantë te stili, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, spastrim i leksikut, kryesisht i fjalëve e shprehjeve që janë të papajtueshme me ideologjinë e një lloji, kriter klasor ky. Kostallari e konsideron gjuhën dukuri klasore. E shikuam se fjalori ishte “kryesisht i bazuar” në gjuhën e Shqipërisë socialiste. Po ashtu pamë se hapësira e zënë në diagramën e mësipërme prej leksikut “mbidialektor”, është pothuajse e së njëjtës madhësi sa hapësira e “spastruar” (jo e vizatuar) e leksikut letrar toskë e gegë. Dy kriteret, të cilët janë të gërshetuar kaq ngushtë njëri me tjetrin, sa vetë veprimet e zbrazjes e mbushjes, veprojnë përkatësisht si pompë uji, si kanal kullimi. Rezultati i një politike të tillë gjuhësore, është i parashikueshëm, po të kemi parasysh se mendimi kushtëzohet prej gjuhës. Pas nja dy a tre brezash, nuk do të mbetet në këmbë fjalë që të mos jetë e përshtatshme me ideologjinë ekzistuese. Për rrjedhojë, njerëzit nuk do të jenë më në gjendje ta mendojnë kundërshtimin – prite Zot, dëmtimin e partisë dhe të shtetit. Fjalë të tilla si “disident”, “rebelim”, “demokraci”, mund të zhduken prej fjalorëve dhe konformizmi do të mbërrinte pikën e vet të ngopjes. E nëse toskërishtja letrare do të jetë pjesërisht e kuptueshme, për shkak të strukturës së ShNjL bazalisht toske, gegërishtja letrare, do të katandiset diçka si Old English (anglishtja e moçme), pra një relike e pakuptueshme gjuhësore.

“Spastrimi” i Fishtës
Merrni me mend një adoleshent shqiptar që, duke kërkuar në një raft të vjetër të gjyshes së vet, zbulon një libër të hollë, botuar më vitin 1905. Ai mund të lexojë pjesën e parë të titullit, Te ura ..., pa qenë në gjendje për të vazhduar, pasi ka hasur vështirësi në shkollimin e disa shkronjave. Libërthi është në vargje, e djalit i pëlqen poezia. Fillon të lexojë këngën e parë, të titulluar “Marash Uci”. Pak nga pak, ai fillon të njohë shkronjat e pazakonta. Edhe pse nuk arrin të kapë kuptimin e disa fjalëve, ai merr vesh se poema flet për një bari, që ka udhëtuar deri në Stamboll. Mbërrin te vargjet 51 – 52:

Por shka, Zot, ka Mashi sot,
Qi na â vrâ e nuk bân zâ?
Ai e kupton rreshtin e parë, por të dytin jo. Atëherë, ai hap fjalorin e ShNjL dhe fillon të kërkojë për â. Në vend të kësaj fjale (që është një kontraktim i âsht) ai gjen a-në, e shpjeguar si pjesëz pyetëse (fjalia vetë është pyetëse). Mungon gjithashtu edhe vrâ, fjala më e afërt me të është vras. Mos e kanë vrarë turqit Marashin? - pyet veten djali. Pjesa e mbetur e vargut, duket se tregon në atë drejtim. Sepse, ndonëse nuk është gegë, djali i bie lehtësisht në të se nuk bân zâ është e njëjta me nuk bën zë. Dhe kur dikush nuk nxjerr zë, do të thotë se ka vdekur. Por ai do për t’u siguruar dhe prapë hap fjalorin e ShNjL. Kërkon për ndonjë idiomë në seksionin frazeologjik të zë. Nuk gjen asgjë. Nuk ka fat më të mirë sa kërkimi te seksioni frazeologjik i bëj. Kostallari nuk e ka futur idiomën, e cila është gege tipike. Në fakt, jo vetëm që idioma nuk ekziston në toskërisht, por vetë toskizimi i saj do të tingëllonte i çuditshëm. Libri s’e paska shënuar idiomën. Duhet të ketë ndonjë problem këtu, - thotë djali. Dhe kështu ai e ndërpret leximin e poemës.
Ditën tjetër ai vrapon te mësuesi plak i shkollës fillore dhe i kërkon shpjegime. Zhvillohet biseda e mëposhtme:
- Kam gjetur dje një libër të hollë, të ngrënë mole, i shkruar nga njëfarë Gjergj Fishta...
- Oh, mos! E gjete apo ta dha njeri?
- E gjeta kur po kërkoja për ca fotografi në një raft. Ka emrin e gjyshit tim në kopertinë.
- More vesh gjë kur e lexoje?
- Ca po, e ca jo. Është fjala për një hero shqiptar, që u vra në betejë me turqit. Ky shkrimtar ishte vërtet shqiptar? Përdor ca fjalë shumë të çuditshme.
- Shkrimtari ka qenë prift.
- E, po, ja përse nuk i merrja vesh shumë fjalë. Priftërinjtë duhet të kenë pasur një gjuhë të ndryshme, një lloj zhargoni, ndoshta një kod sekret. Se ku kam lexuar, që ata, ditë e natë, rrinin duke komplotuar kundër Partisë.
- Kjo është arsyeja, biri im, përse udhëheqësit tanë mendjendritur i kanë dënuar shkrimet e tyre.
- E drejtë. Ato nuk shkruheshin për popullin, por për priftërinjtë dhe pasuesit e tyre. Atë libër do ta fus në stufë.
- Më mirë ma jep mua. E rregulloj unë.

Padyshim, lexuesi duhet ta ketë marrë vesh, se Fishta është me gjithë zemër i neverituri i stalinizmit shqiptar. Mund të pyetet me të drejtë se pse. Fishta konsiderohet “armik i popullit”, para së gjithash, sepse kryevepra e tij poetike, Lahuta e Malcís, është idhtësisht antijugosllave. Veçanërisht për këtë arsye, ai u nxor jashtë prej letërsisë shqiptare, si dhe prej shkollave shqipe që me ardhjen e pushtetit stalinist. Ishin ditët kur PKSH, faktikisht, ishte shtojcë e PKJ, më saktë e degës serbe të saj. Ishte koha kur nëpër rrugë brohoritej “Enver-Tito”, e ky çift emrash shkruhej me të mëdha nëpër mure e banderola.15) Nënshtrimi i PKSH ndaj Partisë Komuniste Serbe, ishte i tillë saqë shtypi shqiptar kopjonte mënyrën serbe të të shkruarit të emrave të huaj gjeografikë e të përveçëm. Ai i shtypte, jo si shkruheshin në vendet e veta të prejardhjes (sikurse ishte praktika në Shqipërinë parasocialiste), por sipas mënyrës që i shqiptonin serbët, kur i shkruanin me shkroja cirilice. Ky zakon, i filluar në Rusi shumë përpara se të vinte komunizmi, arsyetohej me vështirësinë e përdorimit të shkrimit cirilic rus në dhënien e tingujve latinë, grekë e arabë. Meqë Shqipëria zgjodhi alfabetin latin, pozita e saj në ketë pikëpamje, është e njëjtë me vendet e tjera të Lindjes Komuniste, si Polonia, Çekosllovakia e Hungaria, të cilat gjithashtu kanë në përdorim shkrimin latin. Por ndërsa këta vende vazhduan të shkruanin emrat gjeografikë si dhe të përveçmit, ashtu siç shkruhen në vendet e prejardhjes, udhëheqja komuniste zgjodhi mënyrën serbe (dhe ruse) të të shkruamit të tyre. Kështu, Chateaubriand shkruhet “Shatobrian”, Chigi “Kigji”, Shakespeare’s Julius Ceasar Jul Cezari i Shekspirit speare (heshtë) bëhet “shpirt”, meqë ra fjala “në njerën dorë pushkën dhe në tjetrën librin”, është parullë e mirënjohur stalinisto-shqiptare, por edhe italo-fashiste.
Po le të kthehemi prapë te Fishta. Ai u refuzua, jo vetëm për shkak të antijugosllavizmit të tij (skicat sarkastike të Hoxhës për Titon dhe udhëheqësit e tjerë jugosllavë në librin e tij Titistët, janë të krahasueshme – duke lënë mënjanë poezinë – me karikaturat e Fishtës për Knjaz Nikollën e Malit të Zi e ushtarët e tij te Lahuta e Malcís), por edhe për arsye të tjera: ai kishte pranuar një medalje merite prej sulltanit turk, pastaj qe bërë agjent i imperializmit austro-hungarez me botimin e Posta e Shqypnís, nuk kishte refuzuar caktimin e tij si anëtar i Akademisë fashiste Italiane të Shkencave pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë16). Po të jetonte edhe disa vjet të tjerë e të shihte ardhjen e stalinizmit shqiptar, me siguri do të arrestohej e do të procesohej si armik i popullit e tradhëtar i kombit (vëllai i tij françeskan Vinçenc Prenushi, një folklorist i shquar e shkrimtar, e më vonë Arqipeshkëv i Durrësit, vdiq në burg) 17). Arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohet fishtofobia e partisë, është se ai ishte gegë i Shqipërisë së Veriut dhe prift katolik, si edhe poet i madh. Në këtë pikë, lexuesi duhet të informohet se (para se vendi të shpallej si vendi i parë ateist i botës), shqiptarët praktikonin katër lloj besimesh: islamin sunit, bektashizmin shiit, ortodoksinë e katolicizmin. Për shkak të qëndresës së tyre ndaj propagandës ateiste dhe presionit, katolikët e kanë vuajtur më tepër përndjekjen fetare. Dhe meqë ata banojnë vetëm në Shqipërinë e Veriut, regjimi ka qenë i prirur të identifikojë ketë pjesë të vendit me katolicizmin. Por Fishta është brohoritë si poet kombëtar, jo vetëm prej shqiptarëve veriorë. Ai ishte sigurisht personaliteti katolik më i shquar i Shqipërisë parasocialiste. Fishta u bë gogoli i socializmit shqiptar, për shkak të staturës së tij dhe statusit si ideolog përfaqësues i katolicizmit shqiptar.
Spastrim edhe në fushën e leksikut
Megjithatë, ajo që të bë përshtypje në rastin e Fishtës, është se ai është “spastruar” jo vetëm prej fushës së letërsisë, por edhe prej asaj të leksikut. Dihet se Fishta ka leksik të pasur poetik. Max Lambertz-i, cili e ka përkthyer Lahutën e Malcís në gjermanisht, futi në Albanisch – Deutsches Wörterbuch (Fjalor shqip – gjermanisht) fjalë si me dheskë ‘locken’ (me joshë, me ndjellë), dumbare ‘doppellaüfiger Revolver’ (revolver vetëmbushës), grrêç ‘Kurbisflasche’ (susak uji), me kandritë ‘ausstaffieren’ (me pajisë), kryqalí ‘Christ’(i krishterë), latrâc ‘Viebauch’ (mullëz, lukth bagëtie), me leçitë ‘ankündigen’ (me kumtue, me bë të ditur), mêc ‘Bursche’ (djalë), shkallme ‘Schwert’ (pallë, shpatë), shkinë ‘Slavin’ (grua sllave), shkjení ‘Slavenland’ (popullsia e sllavëve të jugut, kryesisht serbë e malazezë), shmrijak ‘Almhirte’ (bari kullotash alpine), vithna, shumës i vath ‘Hürde’. Asnjëra prej këtyre fjalëve, nuk gjindet në fjalorin e Kostallarit. Por një fjalë e tillë si me dheskë “e pasuron leksikun ekzistues”, sepse, me sa di unë, nuk ka në shqip një fjalë tjetër që t’i përgjigjet fjalës anglisht ‘to lure’. Kurse një fjalë si me kandritë “e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse”, ngaqë fjala nuk ka një të barazvlefshme të vet të saktë në shqipe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për me leçitë, grrêç, shmrijak, ku kjo e fundit është karakteristike për zakonin e malësorëve që shtegtojnë me bagëti, sipas stinës nga kullotat verore në ato dimërore. Së njëjtës emërtesë bariore i përket edhe fjala vithna, shumësi i vath. Kostallari regjistron vathë, por jo shumësin vithna, siç dëgjohet në Shqipërinë e Veriut. Ai parapëlqen shumësin vatha. Por kjo formë e shumësit, nuk del në asnjërin prej trembëdhjetë shembujve dhe frazave që ilustrojnë përdorimin e kësaj fjale. Prej nga vjen ky shumës vatha? Cipoja e ka vathë, vithna; po kështu edhe Lambertz-i; po kështu Kristoforidhi. Por ky i fundit regjistron edhe formën vatha të shumësit, e cila duket se është forma e gegërishtes qendrore. Kostallari ka zgjedhur këtë formë. Ngaqë tjetra qe përdorë prej Fishtës? Apo ngaqë kjo ishte një formë e gegërishtes së Veriut?

Raste të tjera “spastrimi”
Por rasti i Fishtës është vetëm ai që bie më tepër në sy, në trajtimin që i bën Fjalori i 1980 gegërishtes letrare të veriut. Nikollë Gazulli, një tjetër prift katolik, hartoi një Fjalor të Ri: Fjalë të rralla të përdoruna në Shqipninë e Veriut (1941) (19). Fjalori i Kostallarit, ndërsa përfshin një pjesë të madhe të leksikut të Gazullit, lë jashtë fjalë, të cilat janë tipike për kulturën materiale të Shqipërisë së Veriut. Kështu, psh, q½th, një dërrasë rrumbullake që përdoret për të pjekur bukë misri ose gruri në furrë (Zadrimë), tehak (por edhe qepç) vegël për latim guri (kulla e famshme e Shqipërisë së Veriut ose banesa e fortifikuar ndërtohet me gurë të latuar); shpardh, një lloj guri i grimcuar, kur bluhet dhe përzihet me gëlqere, jep një llaç të cilësisë së lartë ; tërrkaç, gërhanë për shprishje leshi; tymën, gjerm. Fadenkette. Por aty mungojnë edhe fjalë që “i sjellin ndonjë pasurim leksikut të sotëm letrar”, si psh, unt (gjithashtu ânge) (vendi ku pjesa e sipërme e shalëve takohen me trupin, ose balli i vetes, ndër vete). Herdhe e dhënë prej Kostallarit, do të thonë bole, koqe. Por mungojnë edhe fjalë që “ndihmojnë për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe” si, psh, trevë (direk anije). Fjala direk është turqisht, e, megjithatë, del në fjalor. Autorët e Fjalorit të ShNjL, nuk janë konsekuentë në zbatimin e kritereve të veta. Ata diskriminojnë leksikun e shqipes së veriut, e ky diskriminim vepron kundër interesave të pasurisë leksikore të kombit.
Edhe shembuj të tjerë mund të sillen që mbështetin këtë konstatim. Dranja e Martin Camajt, një kryevepër e letërsisë shqipe, përmban mjaft fjalë të rralla, prej të cilave një numër shumë i vogël, nuk gjenden në fjalorët shqip ekzistues, përfshirë këtu edhe fjalorin e Gazullit, me fjalë prej Shqipërisë së Veriut. Këto fjalë duhet të jenë nëndialektore, ngushtësisht të zonës së Dukagjinit, ku Camaj pati lindur. Por shumë prej këtyre fjalëve e pasurojnë edhe më leksikun kombëtar, përderisa këtij të fundit i mungon fjala që tregon se çfarë po bëjnë ata, ose “zgjeron larminë e mjeteve të tij [të leksikut letrar] stilistikore e shprehëse”, fjalë pa kurrfarë korresponduesje në leksikun tonë kombëtar, është fjala i lezëm (elegant, i hijshëm). Fjalë tjetër që e pasuron larminë stilistike të gjuhës, është fjala bujrí, e cila gjindet në një këngë të fëmijërisë: “Po bie borë – për malcorë. /Po bie shí – për bujrí”. Shqipja ka dy fjalë për të shënuar banorët e fshatit: G katundarí dhe T fshatarësí. Por asnjëra prej këtyre dy fjalë, nuk përmban në vetvete nuancën e fshatarit që jeton në fushë (për opozicion me ata që jetojnë në male), e që merren kryesisht me lëvrimin e tokës (për opozicion me barinjtë alpinë). Fjala bujrí, me gjasë, rrjedh nga fjala bujk. Te Dranja, sikurse edhe në vepra të tjera, Camaj heq një kufî të qartë mes fshatarësisë së fushës dhe asaj të malit. Por, meqë Dranja u botua më 1981, pra një vit pas Fjalorit, ky fjalor nuk pritet t’i përfshinte fjalët që sapo përmendëm. Por një numër veprash të Camajt, në prozë e në poezi, e që përdornin, pak a shumë, të njejtën gjuhë si te Dranja, kanë parë dritën e botimin edhe para daljes së fjalorit në fjalë. A kanë përfshirë autorët e tij diçka nga leksiku i Camajt? Jo, ata nuk e kanë përfshirë, sepse Camaj qe ndaluar për arsye politike, sikurse edhe Fishta (ai kishte mbaruar seminarin Jezuit të Shkodrës) dhe, për pasojë, konsiderohej çfarë Ismail Kadare quan “gjuhë e Krishtit” në romanin e vet Pashallëqet e mëdha.(20)
Le ta përsëritim vargun e kritereve të Kostallarit, që janë ndjekur në përzgjedhjen e materialit gjuhësor: “...nëse fjala i sjell apo jo ndonjë pasurim leksikut të sotëm letrar, nëse ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse etj., dhe nëse lidhet me shtresat leksikore që rriten e zhvillohen, apo me ato që rrëgjohen e shuhen” (ix). Ta gjykosh nga sa kemi gjetur në fjalor, i bie të thuash se procesimi i “pasurimit” të leksikut (me neologjizma, fjalë të rralla dhe huazime nga gjuhët e tjera), shkon dorë për dorë me procesin e “spastrimit” prej “shtresash leksikore që rrëgjohen e shuhen”, dmth spastrim i asaj pjese që është e dënuar të vdesë. I tillë, në radhë të parë, është leksiku i “gjuhës së Krishtit”, leksiku i asaj krahine që mban vulën e fesë katolike. Me fjalë të tjera, procesi i spastrimit, ka motive të pastra ideologjike, duke qenë ideologjia në fjalë ajo e stalinizmit shqiptar. Çdo gjë që është kundër kësaj ideologjie, duhet të pushojë së qeni. Dhe, nëse ka ekzistuar në të kaluarën, ajo duhet të fshihet nga kujtesa, duhet të zhduket, të bëhet e paqenë. Mënyra më e shpejtë për të mbaruar ketë punë, është dëbimi prej fjalorësh i të gjitha fjalëve, që tregojnë koncepte fetare dhe praktika të së kaluarës, si dhe heshtje e plotë mbi emrat e atyre që qenë përfaqësuesit e ideologjisë fetare. Kështu shpjegohet, në analizë të fundit, pse Fishta u nxorr jashtë prej letërsisë shqipe dhe gjuha e tij u dëbua nga fjalori shqip. Kjo nuk e shpjegon, nga ana tjetër, se pse Naim Frashëri, ky përfaqësues shqiptar i fesë bektashiane, çohet në qiell edhe si poet i madh, por edhe si përfaqësues i nacionalizmit shqiptar. Sipas opinionit të përgjithshëm, i të huajve e i vendasve, at Fishta është edhe ai poet i madh dhe figurë përfaqësuese e nacionalizmit shqiptar. Atëherë pse i thuhet “po” Naimit dhe “jo” Fishtës? Se Naimi është mysliman, kurse Fishta katolik? Shumë i respektuar është edhe peshkopi Noli, një shkrimtar i klasit të parë dhe përfaqësues i shquar i nacionalizmit shqiptar, si edhe dinjitari më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare. Trioja Frashëri, Noli, Fishta qe brohoritur si një triní e shenjtë e gjenisë shqiptare tripartish në kohën para ardhjes së stalinizmit. Tani trioja është katandisur në duet. Arsyeja themelore pse Fishta u la jashtë, del në pah fare lehtë, meqë arsyetimi merr formën e një entimeme (te Aristoteli enthymema):
Stalinizmi shqiptar, është një dukuri dërrmuese toske dhe toskët janë edhe myslimanë edhe ortodoksë.
Fishta nuk është toskë, por as mysliman, as ortodoks. Ai është katolik edhe gegë.
Katolicizmi është një dukuri e kulluar gege.
Stalinizmi e konsideron katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet.
Fishta ndalohet, sepse është përfaqësuesi kryesor i katolicizmit.

Spastrim dhe për Malëshovën...
Por procesi i “spastrimit”, nuk ka qenë i kufizuar vetëm te shkrimtarët gegë katolikë, të konsideruar si armiq të popullit. Të njëjtin fat pësuan dhe disidentët partiakë, të cilët vunë në dyshim vlefshmërinë e politikës staliniste, të zbatuar në gjuhë, letërsi dhe arte. Më i shquari ndër ta është Sejfulla Malëshova, një toskë mysliman. Ai kishte qenë sekretar i Nolit gjatë periudhës së shkurtër kur peshkopi ishte kryeministër i Shqipërisë në qeverinë revolucionare (1924). Më vonë ai iku në Moskë, ku thuhet se punoi për Kominternin dhe dha mësime marksizmi. Më 1943, u kthye në Shqipëri dhe u bë anëtar i byrosë politike. Për shkak të prirjeve të tij të moderuara, shpejt u ndesh me pjesën konservatore të partisë, të përfaqësuar prej Hoxhës e Xoxes. Si ministër kulture në qeverinë e parë komuniste të Shqipërisë, ai kundërshtoi prirjen për eliminimin prej letërsisë shqipe të Fishtës, Konicës dhe shkrimtarëve të tjerë madhorë. Menjëherë, ai u përjashtua nga byroja politike dhe, më vonë, edhe nga partia, duke përfunduar kështu një person krejt të parëndësishëm. Për atë kohë Malëshova ishte i vetmi intelektual shqiptar, që njihte mirë teorinë marksiste dhe praktikën staliniste. Nën pseudonimin Lame Kodra, ai kishte shkruar edhe disa poema, të cilat qenë botuar më 1945 me titullin Vjersha. Ky libër i hollë përfshin përkthimin e tij në shqip të Internacionales, e cila u adoptua prej partisë. Malëshova nuk është ndonjë poet madhor, por është njohës i mirë i gjuhës. I hodha një sy këtij libri, për të parë nëse gjuha e këtij poeti - i vetmi poet marksist, për të cilin Shqipëria mund të mburrej gjatë viteve të parë të periudhës socialiste - pësoi të njëjtin fat me poetët disidentë, të cilët, të rënë në fatkeqësi, u përjashtuan prej letërsisë shqipe të realizmit socialist. Në njerën prej poemave të tij, ai përdor një fjalë gege debojë (arsenal), fjalë që nuk është e përfshirë në Fjalorin e ShNjL. Në përkthimin e tij të Goethe-s “Mbreti i Tulës”, Malëshova e përkthen fjalën gjermanisht Zecher ‘amator pije” me bekrí, fjalë turke kjo, e pabarazvlefshme në shqip. Fjalori i Kostallarit, është i mbushur plot me fjalë prej turqishtes, shumica e tyre të pabarazvlefshme në shqip. Por fjala bekrí nuk del në të.

Letërsia e burgut dhe morali i saj human


Agron Tufa


Ende nuk e njohim letërsinë e burgut dhe, më gjerë, letërsinë e shkruar nga shkrimtarët e burgosur për shkaqe “politike”. E fus në thonjëza fjalën politike, sepse diktatura edhe po të mos e kishe të shpallur ndërgjegjen tënde të kundërshtimit, do ta sajonte sa më lehtë, e mundësisht, sa më trashë një pretekst arresti e dënimi. Them nuk e njohim ende të plotë këtë letërsi të burgut, të cilën shkrimtari Visar Zhiti (edhe ky një ish i burgosur i famshëm) e ka pagëzuar me nocionin ndoshta më të saktë: burgologji. Ky nocion tashmë është shndërruar në term operativ sa herë merret në shqyrtim kritik narrativa letrare e memuaristike mbi lëndën e burgut. Vetëm dy vitet e fundit, nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, dolën në dritë dy vepra kapitale: “Orlandi i çmendun”, poema epike kalorësiake e Ludovigo Ariostos e përkthyer përgjatë 18 viteve në burgjet dhe kampet e internimit nga prof. Guljelm Deda, në dy vëllime, me rreth 1700 faqe; një përkthim si mjet mbijetese për t’i shpëtuar çmendurisë, i realizuar nën ritmin e goditjeve të kazmës në punë të rënda bujqësie, tharje kënetash etj. Dorëshkrimi i përkthimit janë rreth 500 fletore me shkrim të imët dore. Dorëshkrimi tjetër është botimi i pjesës së parë të “Fjalor i Shtjelluem Enciklopedik i Shqipes” i Atë Benedik Demës, i gjetur në arkivat e Sigurimit të Shtetit, edhe kjo, një vepër kapitale rreth 3000 fletë me shkrim dore, i shkruar nga një prift “reaksionar”. Kam parë dhe pritet të botohen dorëshkrimet e romaneve të Dostojevskit, që janë përkthyer e kanë qarkulluar me fashikuj nëpër gjithë burgjet e Shqipërisë, përkthime origjinale nga i burgosuri Nazmi Seiti.

Vetëm dy-tri javë më parë u promovua romani mjaft tronditës “Lulet e pjeshkës” të ish të burgosurit Hasan Bajo, një roman që na risjell edhe njëherë realitetin dantesk të qelive, egërsinë kafshërore të dhunës së hetuesive komuniste për ta zhbërë njeriun në një masë të qullët pa identitet njerëzor, të asfiksuar nga frika. Para dy-tri vitesh u botua një libër i rrallë me krijimtarinë poetike të Kujtim Aliajt (1940-1995), 200 faqe poezi të panjohura me titullin “Ndryshe nga çdo jetë” (Omsca-1, 2013), me parathënie të gjerë të Visar Zhitit, ish-bashkëvuajtës i tij. Poeti burgoset që në moshën 17 vjeç dhe doli në liri vetëm pasi ra diktatura. Është poeti që u bë i tillë në burg, duke ëndërruar gjithë jetës lirinë. “Vërtet është një dukuri e veçantë dhe e rrallë në botë që poezinë ta mësosh e ta lexosh që në adoleshencë brenda në burg”, thotë Zhiti në parathënien e librit. Por mendoj se në burgjet e komunizmit shqiptar kjo ka qenë një dukuri e rëndomtë. Poezitë e Kujtim Aliajt janë shkruar me lëndën reale të burgut, me lëndë vegimesh, shpresash e dëshirash, në metër e varg klasik. Ja një syresh:

Si hajduti kur hyn në një shtëpi
Dhe s’lë pa parë çfarë ka, çfarë s’ka,
Dhe sytë i mban nga dera përsëri,
Hyri erë në shpellë e në kala.

Prej andej arriti gjer në re,
Të çdo ngjyre i bëri vetëm gri,
Të cilat nuk e dinë as ato pse
Zotit të tyre i lindi kjo mëri.

Dhe u foli me një zë idhnak:
“Sonte dua borën, imja mbesë,
T’ia hidhni tokës pak nga pak
E bardha të mbulojë ç’është e zezë

Pra, meqë qenka kështu, meqë narrativa mbi lëndën e burgjeve vazhdon ende të botohet në trajtë romanësh, përkthimesh, fjalorësh, vëllimesh poetike, ditarësh e epistolarësh, do të thotë se as ne nuk e njohim të plotë (dhe as jemi kujdesur fort për këtë gjë), por as ajo nuk është bërë e gjitha “fakt letrar”, kryesisht për shkak edhe të indiferencës së plotë të, atmosferës mosmikpritëse e mosmirënjohëse që ekziston prej kohësh mes nesh.
Letërsia e burgjeve (burgologjia) me autorët e saj ka ekzistuar e vazhdon të ekzistojë, pavarësisht nga shpërfillja jonë dhe mosdashja për t’i dhënë nderin që i takon, thjesht në bazë të kritereve artistike që ajo i ka dëshmuar me tepri. Ka pasur gjithnjë zëra se “ja, pritëm e pritëm, se çfarë do të na qenkësh kjo letërsia e burgjeve … po shiheni vetë, gjykojeni, s’na doli gjë”. Tingëllon hipokrit ky cinizëm, i cili, duke abstraguar nga liria e komoditeti që kanë gëzuar falë mercenarizmit, e kërkojnë heroikën e të pamundurën te letërsia e burgut. Por, nga ana tjetër, janë të verbër e s’e shohin dot, pikërisht këtë heroikë e madhështi modeste.

Letërsia e burgut, sipas meje, është larmishme, e shumëllojshme dhe e dallueshme për nga gjeneratat që e kanë shkruar. Në fillim kemi të burgosurit dhe të pushkatuarit e para në prolog të diktaturës. Sepse diktatura këta shkrimtarë e poetë i burgosi dhe i pushkatoi me vetëdije të plotë, duke e ditur mirë se janë poetë e shkrimtarë, madje pikërisht pse ishin të tillë. Disa nga emrat më me peshë që u pushkatuan që në vitet e para të komunizmit janë: Lazër Shantoja (poet brilant, përkthyes e publicist), Dom Ndre Zadeja, Atë Anton Harapi, Bernardin Palaj, Beqir Çela, Qemal Draçini, Vinçens Prenushi, Ndoc Nikaj, Manush Peshkëpia, Trifon Xhagjika, Et’hem Haxhiademi, Lef Nosi, Gen Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela. Për fat të keq, veprën e tyre sot e njohin vetëm specialistët. Antologjitë e krestomacitë shkollore janë të hapura kanatesh për ish-poetët e partisë, por jo për t’i përfaqësuar këta poetë-martirë, në bazë të kritereve po them, rreptësishtë artistike e estetike, me nga një fragment proze apo me një poezi lirike.

Nga emrat e shkrimtarëve të mbijetuar, që arritën të dëshmojnë e të shkruajnë, ndër më të rëndësishmit, sipas meje janë Atë Zef Pllumi me trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, një vepër e denjë epokale si dokument, si dëshmi, e si letërsi njëherësh, me vlera të pallogaritshme njohëse, edukatave, estetike e meditative. Në këtë hulli të prozës memuaristike janë shkruar me art e nerv edhe rrëfimet e mrekullueshme autobiografike të Petro Markos (“Retë dhe gurët”), Sami Repishtit (“Nën hijen e Rozafës”), Atë Konrad Gjolajt (“Çinarët”), Luan Myftiut (“Nën terrorin komunist”), Amik Kasoruhos (“Një ankth gjymëshekullor”), Agim Mustës (“Gjenerali i zi, Nevzat Haznedari” dhe “Poligonet e vdekjes”), Fatbardha Saraçit (“Kalvari i grave në golgotën komuniste”), Fatos Lubonjës (“Ridënimi”), Uran Kalakullës (“21 vjet burg komunist”), Maks Velos (“Koha antishenjë”), Sokrat Shytit (“Mbijetesa në kasollen e lopës”), Visar Zhitit (“Rrugët e ferrit”, “Ferri i çarë”), Ejëll Çobës (“Jetë e humbun), Beqir Ajazit (“Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan”), sikundërse dhe librat memuaristikë e reflektivë të Ahmet Bushatit, Tomorr Alikos, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Dom Simon Jubanit. Të gjithë këta emra shkrimtarësh e veprash kanë mundësuar ndër vite që në letërsinë shqipe të rritet një ndër narrativat më realiste e njëherësh më tronditëse në repertorin e prozës autobiografike dhe romanit autobiografik. Në dijeninë time, është përvijuar ndoshta letërsia memuaristike më cilësore e shkruar në krejt kampin ish-komunist të Europës Qendrore e Lindore.

Nëse flasim për letërsi në kuptimin e lartësuar të veprës artistike, atëherë do të veçoja menjëherë këtu kontributin kapital që ka në këtë drejtim poezia e Arshi Pipës (“Libri i Burgut”, Romë 1959) dhe sidomos poema e tij sonetike “Kanali”, një inspektim dantesk në kampin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht. Mendoj se kjo poemë, me 26 sonete, do të ishte një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe. Mjafton të përmend këtu sonetin e parë hapës, për të nënkuptuar lëndën e kësaj poeme:

Nga Korça bumbullon. Currila shiu
rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.
Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.
Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.
Ky grindet për pak uj qi shoku i piu;
Ai shán se i vodhën bukën. Hín nji roje.

Shkopinj e shqelma. Britma. Frín bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,
E flên kush mundet për atë natë me fjetë.

Si lazaret rënkon e fshân baraka.
Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.

Arshi Pipa këtë poemë e shkroi tinëz, përmbys, në një shtrat spitali të Korçës, drejt në një tefter letrash duhani dhe e tillë ka shpëtuar e ruhet dorëshkrimi i saj unikal, tek e motra. Është një ndër figurat poliedrike që i bën nder çdo kulture të madhe të euroamerikës, ku në fakt pati sukses vepra e tij në shumë gjuhë, sikundërse dhe karriera e tij si profesor i universiteteve amerikane. Për turp, vepra e tij ende nuk është botuar as në një të dhjetën e saj, rrjedhimisht mbetet e panjohur.

Nga prozatorët, rëndësi të veçantë, sipas meje, ka vepra e gjerë dhe e njohur tashmë, e pranishme edhe në kurrikulat shkollore dhe universitare e Kasëm Trebeshinës. Rëndësi gjithaq të madhe kanë shtatë romanet e shkrimtarit Astrit Delvina (“Sykuqi”, “Bijtë e Tantalit”, “Edhe varreza nuk ka qetësi”, “Ëndrra me ngjyra”, “Globi në rrjetë”, “Plutoni”, “Kalimi i Rubikonit”), të cilët, për fat të keq, janë shpërfillur si fakte të zbehta botimi, pa hyrë në asnjë sistem leximi dhe interpretimi letrar, ndonëse për të mbrohen teza doktorale. Po ashtu, një vend të veçantë duhet të zinte ajo letërsi e ndaluar e autorëve që mërguan dhe u dënuan në mungesë, duke i privuar nga atdheu, sikundërse janë autorët me peshë të madhe në letërsinë shqipe si Martin Camaj (tashmë gjerësisht i njohur) dhe Isuf Luzaj (me një korpus të begatë e të shumëllojshëm veprash letrare e filozofike, thuajse i panjohur).

Një shkrimtar shumë i veçantë dhe padrejtësisht i harruar, më saktë – i pa vënë re, është Makensen Bungo me romanin “Këneta e vdekjes”. Është një roman rrëqethës, i shkruar me një forcë të jashtëzakonshme psikologjike dhe i kontrolluar me një koprraci të ndershme në masë e në stil. Një roman autobiografik i ankthshëm, një Imre Kertez origjinal shqiptar. Mjerisht zor gjen kënd ta ketë lexuar këtë roman të botuar një herë më 1995-n. Turp!

Padyshim, lista e romancierëve, shkrimtarëve e poetëve ish të burgosur është e madhe. Ajo vazhdon me disa emra tipikë, që njihen relativisht mirë në sajë të profileve të tyre krijuese dhe titujve të shumtë e cilësorë, sikundërse janë Bashkim Shehu, Henrik S.G., Mehmet Myftiu, Zyhdi Morava, Jamarbër Marko, Gjon Marka Ndoj, Petrit Velaj, Pirro Kuqi, Drita Çomo, Dalan Luzaj, Agim Hamiti (romani “Odiseja e një detektivi”) etj.

Letërsia e burgjeve komuniste dhe autorëve që e vuajtën në lëkurë burgun dhe internimin është një fakt i gjallë, i pranishëm, konkret. Ajo përbën një repertor ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe, një bibliotekë të veçantë e të pasur, pavarësisht se ajo nuk është parë me seriozitetin e vlerës së saj artistike që përfaqëson. Për fat të keq, shumë vepra janë botuar sipas takatit të autorëve, shpesh në botime të zbehta e të vobekta, nga shtëpi botuese jo gjithnjë prestigjioze, ndaj dhe titujt e saj janë të shpërndarë e margjinuar, pa pasur fatin e fakteve ndikuese letrare. Një prej qasjeve të saj që propozoj, duhet të kishte qenë sistematizimi në një kolanë botimi, me shënime e punë redaktuese profesionale, gjë që u përket politikave shtetërore të botimit, enteve akademike, qendrave studimore e universitare. Sepse është pikërisht kjo letërsi që mbrojti nderin dhe dinjitetin kombëtar për 45 vjet diktaturë, atëherë kur krejt letërsia shqipe e kishte të pamundur për ta mbrojtur në një epokë amorale survejimi, që e komprometoi rëndë ADN-në e saj me konformizmin e servilizmin e njohur me termin socrealizëm. Letërsia e burgut i jep moral e dinjitet krejt letërsisë shqipe, pikërisht aty ku ajo ndihet në krizë të madhe.



SA TË VËRTETA DHE SEKRETE FSHEHIN SHKRIMTARËT SHQIPTARË



Për herë të parë një interpretim autobiografik në romanet shqiptare; një fushë kërkimi që pas viteve ’90-të e sjell shkrimtari Virion Graci në botimin kërkimor “Autobiografizmi dhe romani”; Biografizmi nga De Reda, Skiroi… plejada e viteve ’30 me tekstet autobiografike të Konicës, Nolit, Kutelit, në diktaturë ku përveç emrave të Kadaresë dhe Petro Markos deri në vitin ’90 përveç Kadaresë dhe Petro Markos për autobiografizëm në romanin shqiptar nuk mund të flitet, më pas janë disa romancierë të rinj që e kanë kthyer lëndën autobiografike në histori veprash të suksesshme
Frikacak, me të vërtetë frikacak është ai shkrimtar që ka frikë nga kujtimet e tij, thotë Elias Kaneti, autori nobelist i një autobiografie që njohu sukses dhe vlerësime, ndërsa Karl Gustav Jung, më pak optimist në riprodhimin e përpiktë të historive vetjake shkruan: Është kaq e vështirë të shkruash autobiografinë sepse kur gjykojmë për vetveten nuk kemi standard dhe as kritere objektive. Nuk kemi mundësi që të shërbejnë si pikënisje krahasimi…

shkrimtari

Janë këto përcaktime se si lënda jetësore, njerëzorja, ajo biografike shndërrohet në romane të njohur gjerësisht në letërsinë botërore, ndërsa në letërsinë shqiptare gjurmët e autobiografizmit nisin nga De Rada, Skiroi…zënë vitet ’30 me shpërthimin e plejadës letrare duke shkrirë në një qënien e tyre letrare me atë atdhetare…me ndërprerjen nga ’44 deri më ’90 ku janë vetëm gjurmët e dy autorëve: Kadare dhe Petro Marko. Është ky një kërkim që sjell për herë të parë intepretimin autobiografik në romanet shqiptare nga studiuesi Virion Graçi në botimin “Autobiografizmi dhe romani”.

“Lënda e parë për çdo shkrimtar, sikurse është provuar nga përvoja shekullore e ekzistencës së artit letar është jeta njerëzore, përkatësia dhe pjesëmarrja aktive e autorit në shoqërinë njerëzore. Edhe kur zhvendosen skenat e ngjarjeve nga hapësira shoqërore në natyrën e virgjër ose në vende të trilluara mirëfilli prej autorit, edhe kur protagonistët, bartësit e fabulës e të veprimit artistik nuk janë njerëz, gjithçka nënkupton problematikën dhe gjakimin konkret njerëzor në luftë për t’u afirmuar dhe për të dëshmuar praninë e tij të përveçme në jetën e përbashkët”, thotë Virion Graçi.

Mbështetur në analizën dhe kritikën tematike të romaneve Graçi bën dhe krahasimin e veprave dhe autorëve përkatës, duke studiuar autobiografizmin në romanin francez dhe në romanin shqiptar, edhe pse vëren një shpërpjesëtim cilësor dhe sasior.

Kjo është e kuptueshme për autorin pasi pranëvendos autorë dhe vepra nga dy letërsi me pabarazi të theksuara: letërsia e shquar franceze, me një traditë të gjatë e të pasur të romanit, dhe letërsia shqipe e kultivuar vonë, me një jetë të shkurtër dhe me një traditë shumë modeste. Kështu studiusi ndan se i është referuar një gjykimi sistematik dhe konceptual të lëndës duke e orientuar kërkimin drejt disa prej mënyrave më kategorike sipas të cilave janë përdorur lëndët autobiografike prej romancierëve.

Sipas tij edhe rrëfimet e mëdha epike të shek. XIX, edhe në ngjarjet e mëdha evolutive që kaloi romani europian gjatë shek XX nënkuptojmë këtu kulmet romanore me Xhojsin, Kafkën, Prustin Hessen, Zhidin etj në veprat e tyre vihen në dukje elementë të fuqishëm autobiografikë.

Pra, megjithëse është modernizuar e sofistikuar së tepërmi stilistikisht mënyra e përdorimit të biografisë vetjake, megjithëse kalimi nga prototipi jetësor në atë letrar bëhet jo gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë, përsëri akti bazë i krijimit është provuar se mbetet jeta shoqërore e akumuluar te individi krijues, e gatshme dhe e domosdoshme për t’u ringjallur artistikisht në vepra letrare. Për këtë arsye është e vështirë, thotë Graçi, të gjesh shkrimtarë të rëndësishëm që nuk kanë shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë për etapa të jetës së tyre: origjinë familjare, fëmijëri, adoleshencë, rini , moshë e tretë, ngjarje madhore në të cilat kanë marrë pjesë, etj..

“Disa vepra autobiografike shfaqen si krijime të para të autorit, si përpjekje fillestare për të zbuluar vetveten në marrëdhëniet komplekse me familjen, shoqërinë, si përpjekje për të gjetur vendin e duhur në letërsi dhe në jetë; si ndeshje dhe dialog me ambiciet vetjake dhe me idealet dhe sfidat e kohës.

Shembulli tipik që sjell studiuesi është: trilogjia autobiografike e Lev Tolstoit, me “Fëmijëria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Trilogjia autobiografike e nobelistit Elias Kanetit me “Gjuha e shpëtuar”, “Pishtari në veshin tim”, “Loja e syve”, qysh kur doli për herë të parë në 1977 u prit si një “vepër klasike bashkëkohore” u përkthye në 25 gjuhë të ndryshme të botës dhe lexohet si një histori e familjes Kaneti, por dhe si një histori e shekullit XX, duke e radhitur mes autorëve më të rëndësishëm botërore.

Po në letërsinë shqiptare, që përkon me këtë shekull cilët janë përfaqësuesit tipikë të letërsisë autobiografike, dhe a janë shkruar romen të tilla?!

Nga libri i Graçit sjellim fragmente nga lënda e këtij kërkimi ku shfaqen dhe si lënda biografike në romanin shqiptar. Ai merr në shembull romancierin më të rëndësishëm deri sot të letërsisë shqipe, Ismail Kadarenë, që si kryevepër i numërohet romani autobiografik “Kronikë në gur”. Sipas tij sprova e tij e parë në prozën e gjatë, “Qyteti pa reklama” klasifikohet midis romaneve autobiografikë; romani i tij, më i fundit “Darka e gabuar” është ndërtuar po ashtu prej faktesh të mirënjohura, prej biografisë së qytetit të tij të origjinës. “Pra, Kadare e ka shfrytëzuar pasurinë biografike me sukses dhe në fillimet e tij letrare, edhe pas gjysmë shekulli krijimtari. Më tepër Kadare ka shfrytëzuar biografinë, doket dhe dekoret e qytetit të tij të lindjes”. Por studiuesi si dukuri më vete në letërsinë shqipe prezanton romanet e Petro Markos: “Hasta la vista”. “Të thjeshtët” dhe “Nata e Ustikës”. “Me bazë të dukshme autobiografike, me ose pa vullnetin e autorit këta romane u janë nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme”. Duke parë elementët e fuqishëm autobiografikë tek “Hasta la vista”, Graci thotë se shkrimtari i është përshtatur, ose është i ndikuar prej modelit krijues të shkrimtarëve të brezit të humbur. Ndërsa për romanet si “Të thjeshtët”, “Nata e Ustikës”, referuar rrëfimit të vetë autorit, te autobiografia “Retë dhe gurët- intervistë me vetveten”, kanë ndërhyrë redaktorët, censorët, por edhe miqtë dashamirës për t’i bërë të “botueshme”, e të pranueshme për normën zyrtare soc-realiste.

“Përveç Kadare dhe P. Markos për autobiografizëm në romanin shqiptar deri në vitet ’90 të shek.XX, nuk mund të flitet. Ka vërtet disa autorë të tjerë të rëndësishëm që kanë lëvruar me sukses prozën e gjatë, por mungon biografizmi në atë masë sa të identifikohet të paktën njëri prej personazheve me autorin, si dhe të identifikohen mjediset ku shpaloset veprimi me ambiente që i përkojnë jetës së autorit. Mbas viteve ’90, shek XX, disa romancierë të rinj e kthyen lëndën autobiografike në lëndë të mirëfilltë romanore duke dhënë një sërë veprash të suksesshme”

Autobiografizmi në letërsinë shqiptare

Romani autobiografik në letërsinë shqipe pranohet se është në fillimet e tij, ndërsa në mendësinë e lexuesit vepra është identifikuar me autorin. Graçi vëren se sa herë diskutohet letërsia, pëlqimet a rezervat, opinionet në përgjithësi për leximin, jepen në emër të autorëve më shumë se sa vepra konkrete. Në këtë ironi referimi lidhet me shkaqet e hershme të konktekstit social-kulturor ku shkrimtarëve shqiptarë u është dashur të botojnë dhe afirmohen. “tradicionalisht, vlerat estetiko letare, që nga gjeneza e shkrimit shqip, e deri në prag të shek XXI, nuk ishin parësore, në raport me vlerat e tjera ato atdhetare e pedagogjike, si dhe në raport me vlerat etike e morale. Në gjysmën e dytë të shek XX, me standardet e patolerueshme politike a propagandistike, në disa drejtime sistemi ynë letrar u përkeqësua edhe më tej. Padrejtësisht, në shkrimin artistik lexuesit shqiptarë kërkonin vashdimisht e këmbëngulshëm autorin, alter ego-n e tij, zëdhënësin e tij të fshehur, përfaqësuesin e tij të maskuar pas tipave e situatave të trilluara; po kështu i qasej veprës edhe kritika zyrtare…”, shpjegon Graçi. Referuar letërsisë së kultivuar studiuesi merr shembull tipik Autobiologji e Jeronim de Radës, shkruar në vitet 1898-1899, duke e cilësuar si një nga veprat e para të merituara të llojit autobiografik.

De Rada shkruan: “Në vetvete ngjarjet e jetës sime nuk kanë ndonjë vleftë për njeri. Nga ana tjetër, unë nuk kam as ndonjë arsye që të mburrem me to. Por në atë mënyrë që unë i dhashë veprimin dhe kamjen lartësimit të gjuhës amtore, ruajtjes së atdheut shqiptar, po ashtu po parashtroj ndodhitë e jetës sime për vlerën e pashoqe që përmbajnë”

Pohimet e De Radës në “Autobiologji” e tejkalojnë thotë Graci, fatin dhe jetën vetjake, duke u bërë biografi e bashkatdhetarëve të tij, të larguar nga vendi i të parëve, në ngulmime të ndryshme, mes të huajsh, larg gjuhës dhe kulturës amtare.

Me elementë autobiografikë është gjetur nga historianët e letërsisë shqipe poema “Mino” e Zef Skiroit. Për këtë poemë Sabri Hamiti shkruan: “Në planin e artikulimit të tekstit, në Mino, kemi një subjektivitet që kalon në rrafshin e shkrimit autorial, e mandej në rrafshin e shkrimit autobiografik, madje me shenja të qarta të të ndodhurit, në të cilin bashkohen të dhënat jetësore me fantazitë dhe imagjinatën personale”

Duke nisur nga vitet ’30, të shek.XX studimi i Graçit shpjegon se ndalet pasi aty gjenden fillimet e personaliteteve letrare të kulturës sonë, ku selekton disa tekste autobiografike të Konicës, Nolit, Kutelit.

Autobiografia e Konicës merret me origjinën e familjes, me djalërinë dhe me pjekurinë e tij, me periudhat e studimeve shkollore e universitare. Në tekstet autobiografike të Konicës, Graçi përfshin testamentin e tij shkruar në vetën e parë dhe adresuar Nolit dhe Malëshovës: “Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe…kam lënë mënjanë dhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për 2 metra vend në Shqipëri…”

Shkrimtari tjetër i ndaluar, Mitrush Kuteli ka lënë tri shkrime autobiografike: “një mbi dy shokë e mbi vepërzën e tyre”, botuar në 1944, ne trajtën e shkrimit eseistik; “Kujtesa e përkthenjësit Dhimitër Paskos për heqjen e normës së përkthimeve ..(shkurtim), “Testamenti”, i shkruar në 1965. Nga “Testamenti”: “Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe edhe atëherë kur të vret….profesionalizmi në letërsi , në vendin tonë është, hë për hë, një rrugë vuajtesh,buka e tij është e hidhur. E hidhur them për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është një tokë ku gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët se u bën hije…”. Ky “testament” jep gjykime të prera thotë studiuesi, konçize, të drejtpërdrejta jo vetëm për anëtarë të familjes së tij, por edhe për profesionin e shkrimtarit në një vend si Shqipëria, në një epokë të mbyllur totalitare.

Rasti i Nolit, është rrëfimi në vetën e tretë, i cili anashkalon në autobiografinë e tij jetën e vështirë, periudhat kur është gjendur ngushtë ekonomikisht ose shpirtërisht; nuk përmend rëniet dhe dështimet e ndodhura në angazhimet e shumta që pati; ai e paraqet veten nën një aureolë lavdie, duke lënë vend në autoportret për vlerat e tij si njeri i fesë, si njeri i zgjedhur i zotit, si njeri i shquar i kulturës e, nga ana tjetër tregon për meritat dhe paraqitjet si burrë shteti. “Pra nga kreu deri në fund autobiografia e Nolit nuk përshkohet nga dëshira për të thënë saktësisht ato që kanë ndodhur, por nga zelli për t’u glorifikuar, për lavdi historike dhe mister hyjnor për vetveten..”, thotë studiuesi.

I një natyre krejt tjetër, vjen pamja e veprave të Migjenit, mënyra e shkrimit autobiografik në to. Graci thotë se ka mjaft elementë të spikatur të autobiografisë tek Migjeni, në simbiozë me biografinë e qytetit të tij, në sinkroni emocionale dhe vizuale me ambientin urban dhe mentalitetin e Shkodrës. Autobigrafia e Migjenit shfaqet si në prozë dhe poezi, si një histori e padukshme e emocioneve të tij, e përjetimeve të thella e në raport me shoqërinë dhe autoritetin e saj. Tek ky shkrimtar i pashprehur veçohet se ka lënë në të dy skajet e jetës shkrime të mirëfillta autobiografike: kur ishte seminarist në Manastir dhe në shënimet që lë në prag të vdekjes. Kur ishte seminarisht shkruan: Në ndërgjegjen time ka dy Milloshë: Milloshi i gjallë, i jetës së përditshme, dhe Milloshi tjetër, që i vihet përballë atij,e vëren e dënon gabimet e Milloshit real.

Në prag të vdekjes shkruan: “I fundmi Skanderbe! Ku janë orat e muzat? Shtojzovallet e zanat ku janë? S’po flitet ma për vallet e tyre që të shutojnë ose të bëjnë fatbardhë; s’po flitet ma..”. Në këto lëndë autobiografike të Migjenit, thotë Graçi, zhvillohet letërsia ekspresive e shkrimtarit, sa origjinal dhe shenjë monumentale, autentike e jetës së tij mendore dhe shpirtërore. Elementë të rëndësishëm autobiografikë janë parë në romanet “Pse”, “Afërdita” dhe “Ata nuk ishin vetëm” të Sterio Spasses …të shkruar nga Ilinden Spasse në librin “Im atë Sterjo”, e ribotuar nga UETPRESS, 2016, ku tregohen se personazhet kryesore dhe skenat kryesore të romaneve të të atit, Sterjo, janë lehtësisht të verifikueshme me tipa jetësore konkretë dhe situata të mirënjohura të familjes apo rrethit shoqëror.

“Në vitet 1945-1990, mund të thuhet se e drejta për të shkruar autobiografi, kujtime a letërsi dokumentare u përkiste veteëm pak njerëzve të autorizuar nga zyra të rëndësishme të shtetit, vetarë të luftës, figura të lëvizjes komuniste, anëtarë të Byrosë politike etj. Një veprimtari letrare në shërbim të propagandës zyrtare, ku shpërfillej parametri estetiko-letrar, Graçi thotë se nuk ka asnjë vepër të denjë për t’u marrë në shqyrtim.

Por nga shembujt më të shkëlqyer sipas Gracit të shndërrimit të biografisë vetjake në lëndë romanore janë dy romane të Petro Markos: Hasta la Vista dhe Nata e Ustikës. Në memoaristikën e mirëfilltë njihet vepra “Retë dhe gurët, intervistë me vetveten”. “Përvojëne tij si luftëtar në Spanjë, Petro Marko e ka shndërruar në një botë romanore ku trilli artistik është dukshëm në plan të dytë: mbizotërojnë karakteret origjinale burimore dhe ndodhitë reale. Ajo që e fut autobiografinë e kësaj periudhe jete të Petro Markos në hullitë e veprave fikshën, është vetëm konceptimi i përgjithshëm sipas modës letrare të brezit të humbur: dashuria e dy të rinjve, e pamundur të realizohet në një situatë lufte e fatkeqësie të përgjithshme”.

Autobiografizmi, posaçërisht autobiografia si lloj letrar, nga studimi i Graçit del se njohu rilindje dhe gjallërim të madh pas rënies së sistemit komunist, sidomos prej atyre që vinin nga burgjet dhe kampet e internimit. Kjo prirje ka marrë në letërsinë shqipe emërtimin burgologji. Graçi rendit librat më interesantë nisur nga Visar Zhiti, Uran Kalakulla, Arshi Pipa, Tomor Aliko…etj. Ndërsa karakteristikë ka qenë përzierja gjinore, poezi, prozë, reportazh, refleksione, fotografi e faksimilje familjare së bashku në të njëjtin libër. Nga autobiografitë më të shquara në letërsinë tonë renditet si e veçantë “Rrno vetëm për me rrëfye” i At Zef Pllumit, dhe “retë dhe gurët- intervistë me vetveten” Petro Marko.

Pas ’90

Ndërsa në letërsinë e sotme vërehet se ka nisur të shfaqen realizime intersante të romanit autobiografik, ku spikatin kronologjikisht romanet e Fatos Lubonjës dhe Bashkim Shehut.

Një shfrytëzim karakterisitk të lëndës autobiografike Graçi thotë se e ka bërë në vitet 1990-2005 Fatos Kongoli. Ciklet e tij romanore “Burgjet e kujtesës” ku bëjnë pjesë “I humburi”, 1992, “Kufoma”, 1994, “ Dragoi i fildishtë”, 1999, “Ëndrra e Demokleut:, 2001 dhe “Lëkura e qenit”, 2004 – këto vepra përmbajnë elementë të shumtë autobiografikë të cilët autori i rimerr dhe i përpunon artistikisht në funksion të qëllimit përfundimtar: zhburgosja nga kujtesa e jetës së kaluar nën sistemin totalitar. “Synimi i F. Kongolit i kapërcen pretendimet e jetës vetjake: ai do të bëhet, përmes biogafisë së tij të romanizuar zëdhënës dhe shembëlltyrë artistike e një epoke të tërë…” Edhe pse vihet në dukje se baza e realizmit të projektit të madh romanor për Kongolin është autobiografia, për shkak të llogjikës artistike, Graçi thotë se shkrimtari e fragmentarizon biografinë, bën zhvendosje elementësh, heq diçka që nuk përputhet organikisht me romanin e radhës dhe improvizon nëpërmjet trillimit artistik, sipas nevojës. Por ka edhe romancierë më të rinj që hyjnë në analizën studimore mbi romanin autobiografik siç janë debutuesit në vitet ’90 si Agron Tufa, Ridvan Dibra të cilët kanë shkruar romane me elementë të shumtë autobiografikë. Midis romaneve të A. Tufës “Dueli” dhe “Fabula rasa” dhe sprovës së tij me interpretime letrare-kulturologjike “Janusi njëqind fytyrësh”, gjenden përkime të bollshme; duke përmendur edhe faktet e njohura biografike të autorit, Graçi pohon pa rezerva se kemi të bëjmë me romane me elementë mbizotërues autobiografikë. “Dueli” dhe “Fabula rasa” pohon se rrëfejnë momente e etapa të evidentueshme të jetës së autorit, e sidomos japin prova direkte për vetëdijen e lartë krijuese dhe përkushtimin filologjik të autorit. R.Dibra, paraqitet me një seri librash interesantë ku hulumtimi i Graçit veçon romanet “Nudo” dhe “@-mail” ku thotë se zbaton një metodë të guximshme krijuese duke bashkuar përkohësisht element të rrëfimti klasik realist me element të avangardës letare. Në romanin “@-mail” Ridvan Dibra identifikohet me emrin e tij me personazhin qëndror i cili është dhe rrëfimtari kryesor; letërkëmbimi që zhvillohet në roman; mendimet e shtruara atje në formë dialogu, dhe polemikë me bashkëpuntorët dhe kundërshtarët janë pjesë e shqetësimeve të përhershme e të mirënjohura të autorit, shprehur në intervista dhe biseda letrare.

Për studiuesit Virion Graçi në këtë libër, të parin në llojin e tij të hulumtimeve biografike të vepër-autor, para engimës magjepsëse të artit duket se është “dorëzuar” edhe një personalitet si Jung, duke cituar nga ky thelbin e kërkimit: Libri për mua është çështje fati. Në procesin e të shkruarit ka diçka të paparashikueshme, dhe nuk jam në gjendje t’ia paracaktoj vetes ndonjë drejtim. Kështu kjo autobiografi po merr tani një drejtim tjetër krejt të ndryshëm nga ai që kisha përfytyruar në fillim.

Një fund dhe një fillim

Robert Elsie

Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare bashkëkohore



Izolimi shumëvjeçar i Shqipërisë dhe veçanërisht sundimi surrealist gjysmëshekullor i Partisë së Punës së Shqipërisë gjithmonë vigjilente, pati pasoja shumë negative për këmbimet intelektuale e kulturore. Në Shqipëri, këto vite të gjata e të errëta krijuan një mungesë të madhe njohjesh objektive për botën e jashtme, ndërsa në botën perëndimore ato krijuan një mungesë po aq të madhe informacioni për Shqipërinë, një vend i cili për shumicën e njerëzve kishte pushuar së ekzistuari, derisa dhjetëra mijëra refugjatë papritur dolën në brigjet e Italisë jugore në 1991.
Ky vëllim përmban një përzgjedhje punimesh kritike kushtuar letërsisë dhe kulturës bashkëkohore shqiptare, që, megjithëse e parë nga unë në distancë, shpresoj të jetë e qartë. Shumica e tyre u botuan për herë të parë në periodikun letrar amerikan World Literature Today (Letërsia Botërore Sot). Kjo revistë me influencë, fillimisht e titulluar Books Abroad (Librat në Botë), u themelua në SHBA në 1927. Ajo botohet katër herë në vit nga Universiteti i Oklahomës, dhe sot konsiderohet si periodiku kryesor për reçensa të letërsisë bashkëkohore, që përmban belles lettres në tërë gjuhët kryesore të botës, si dhe në shumë gjuhë të tjera.
Anthony Klançar (1942), Anton Logoreci (1956) dhe Arshi Pipa (1970) ishin të parët që botuan në World Literature Today, artikuj të shkurtër për letërsinë shqiptare, por materiali i tyre dhe reçensat herë pas here për librat nuk ishin të mjaftueshme sa për të informuar lexuesin e huaj rreth zhvillimeve aktuale në kulturën e shkruar shqiptare. Qëllimi kryesor i ndihmesës sime ka qenë që nëpërmjet këtij periodiku të jepja njohuri mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Duhet të theksohet që në fillim se artikujt dhe reçensat e përfshira në këtë vëllim nuk janë shkruar për shqiptarët, por për lexuesin e huaj pa asnjë njohje mbi Shqipërinë dhe kulturën e saj. Kështu që për lexuesin shqiptar libri mund të ketë dhe një sasi informacioni të tepërt e përsëritje ndoshta të panevojshme. Unë preferova t'i lë artikujt dhe reçensat në formën e tyre origjinale, të shkruara në një periudhë prej dhjetë vjetësh nga 1985 deri në 1994, dhe këto jo për të provuar durimin e lexuesit shqiptar.
Ndonëse shumë nga këto punime qarkulluan midis shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë kur u botuan, vetëm pak prej tyre u ribotuan në kohën e diktaturës dhe ato që u përkthyen e u botuan te Drita ishin 'të shkurtuara,' për arsye të njohura.
Duke vëzhguar përmbledhjen e tanishme të reçensave letrare, lexuesi shqiptar mund të pyesë se pse janë zgjedhur këto vepra dhe jo të tjera. Unë nuk mund të jap një përgjigje të kënaqshme. Një kusht i caktuar nga vetë periodiku thotë se mund të reçensohen vetëm punime aktuale të botuara brenda vitit. Kjo është dhe arsyeja që shumë vepra, p.sh. romane të Ismail Kadaresë, janë paraqitur vetëm si përkthime. Përgjithësisht, unë gjithmonë jam përpjekur t'u paraqes lexuesve perëndimorë vepra të letërsisë shqiptare, të cilat mund të përfaqësojnë vetë kulturën shqiptare. Megjithatë, librat e reçensuara këtu, janë vetëm një përzgjedhje ndër shumë të tjera që mund të merreshin.
Me përmbysjen e komunizmit në Evropë, World Literature Today ia kushtoi numrin e saj të pranverës 1991 temës: Letërsia dhe revolucioni në Evropën Lindore. Përveç artikujve mbi zhvillimin e letërsisë në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari, Jugosllavi dhe Gjermaninë Lindore, ishte përfshirë dhe një artikull për letërsinë shqiptare. Ky artikull, i titulluar Evolucioni dhe revolucioni në letërsinë e sotme shqiptare, ofron të parin vështrim më të zgjeruar të letërsisë shqiptare të botuar në anglisht, që prej Luftës së Dytë Botërore.
Përveç artikullit hyrës dhe pesëdhjetë e dy reçensave letrare, kam përfshirë edhe dy shkrime të shkurtra, ndoshta me karakter subjektiv, mbi gjendjen në Kosovë, një tragjedi që na bren shpirtin të gjithëve.
Si përfundim, do të doja të falënderoja ata që më kanë ndihmuar gjatë viteve të shkuara në përpjekjet e mia për t'i paraqitur mbarë botës anglishtfolëse letërsinë dhe kulturën shqiptare. Veçanërisht, do të falënderoj Flutura Grevën, muzën shpirtmirë të Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë, e cila më ndihmoi vazhdimisht të siguroj librat dhe materiale të tjera. Po kështu do të përmend ndihmën konkrete për përgatitjen e dorëshkrimit të Petraq Marangos, Rudolf Markut dhe Visar Zhitit.

Robert Elsie
Pranverë 1994



PASQYRA E LËNDËS

Parathënie

Evolucioni dhe revolucioni në letërsinë e sotme shqiptare

Gjurmime të botimeve letrare shqiptare 1985-1994 (Reçensa)

Dhimitër S. Shuteriqi (red.)
Historia e letërsisë shqiptare (Tiranë 1983)

Alexandre Zotos (red.)
Anthologie de la poésie albanaise [= Antologji e poezisë shqiptare] (Tiranë 1983)

Nebil Duraku (red.)
Shkrimtarët e Kosovës '43-'83 (Prishtinë 1984)

Ismail Kadaré
Qui a ramené Doruntine? [= Kush e solli Doruntinën?] (Paris 1986)

Ismail Kadare
Koha e shkrimeve (Tiranë 1986)

Ismail Kadare
Chronicle in stone [= Kronikë në gur] (Londër 1987)

Lasgush Poradeci
Vdekja e nositit (Prishtinë 1986)

Ismail Kadaré
Der große Winter [= Dimri i madh] (Kiel 1987)

Ali Podrimja
Fund i gëzuar (Prishtinë 1988)

Ismail Kadare
Die Schleierkarawane [= Karvani i ferexheve] (Berlin 1987)

Mensur Raifi (red.)
Roads lead only one way. A survey of modern poetry from Kosova [= Rrugët kane vetëm një drejtim. Një vështrim mbi poezinë bashkëkohore të Kosovës] (Prishtinë 1988)

Teodor Laço
Të gjithë lumenjte rrjedhin (Prishtinë 1988)

Ismail Kadare
Koncert në fund të dimrit (Tiranë 1988)

Din Mehmeti
As në tokë as në qiell ( Prishtinë 1988)

Namik Ressuli
Albanian literature [= Letërsia shqiptare] (Boston 1988)

Ismail Kadaré
Eschyle ou l'éternel perdant [= Eskill ky humbës i madh] (Paris 1988)

Koço Bihiku (red.)
Studime për letërsinë shqiptare 2. Probleme të letërsisë shqiptare të realizmit socialist (Tiranë 1988)

Bardhyl Londo
Vetëm Itaka (Prishtinë 1989)

Mimoza Ahmeti
Sidomos nesër (Tiranë 1989)

Rrahman Dedaj
Poezi (Tiranë 1989)

Neshat Tozaj
Thikat (Tiranë 1989)

Sabri Hamiti
Vetëdija letrare (Prishtinë 1989)

Adem Demaçi
Gjarpinjtë e gjakut (Prishtinë 1990)

Natasha Lako
Natyrë e qetë (Tiranë 1990)

Agim Vinca
Orët e poesisë (Prishtinë 1990)

Ismail Kadare
Broken April [= Prilli i thyer] (New York 1990)

Dritëro Agolli
Splendeur et décadance du camerade Zulo [= Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo] (Paris 1990)

Ismail Kadare
Dosja H (Tiranë 1990)

Martin Camaj
Selected Poetry [= Poezi e zgjedhur] (New York 1990)

Ismail Kadare
The General of the dead army [= Gjenerali i ushtrisë së vdekur] (New York 1991)

Migjeni
Chroniques d 'une ville du Nord, précédé de L'irruption de Migjeni dans la littérature albanaise par Ismaïl Kadaré [= Kronikat e qytetit të Veriut, bashkë me: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe] (Paris 1990)

Ismail Kadare
Ftesë në studio (Tiranë 1990), Printemps albanais. Chronique, lettres, réflexions [= Pranvera shqiptare. Kronikë, këmbim letrash, përsiatje] (Paris 1991), Nga një dhjetor në tjetrin. Kronikë, këmbim letrash, përsiatje (Paris 1991)

Rexhep Ismajli (red.)
Poezia e sotme arbëreshe (Prishtinë 1990)

Ismail Kadare
Përbindëshi (Tiranë 1991), Le monstre [= Përbindëshi] (Paris 1991)

Ismail Kadare
Pesha e kryqit (Paris 1991), Invitation à l'atelier de l'écrivain, suivi de Le Poids de la croix [= Ftesë në studion e shkrimtarit, bashkë me Pesha e kryqit] (Paris 1991)

Xhevahir Spahiu
Kohë e krisur (Tiranë 1991)

Shaip Beqiri
Sfida e gjeniut. Kadare, ekzili, Kosova (Prishtinë 1991)

Arshi Pipa
Contemporary Albanian literature [= Letërsia bashkëkohore shqiptare] (Boulder 1991)

Kasëm Trebeshina
Stina e stinëve (Prishtinë 1991)

Gjergj Fishta
Lahuta e malcisë (Romë 1991), Pal Dukagjini Jeta dhe veprat e Gjergj Fishtës (Romë 1992)

Besnik Mustafaj
Un été sans retour [= Vera pa kthim] (Arles 1992)

Ismail Kadaré
La Pyramide [= Piramida] (Paris 1992)

Ferdinand Laholli
Mjaft ky paradoks i hidhur (Tiranë 1992)

Fatos Arapi
Ne, pikëllimi i dritave (Tiranë 1993)

Ali Podrimja
Buzëqeshje në kafaz / Das Lächeln im Käfig (Klagenfurt 1993)

Visar Zhiti
Kujtesa e ajrit (Tiranë 1993)

Zejnullah Rrahmani
Udhëtimi arbdhetar (Prishtinë 1992)

Jorgo Bllaci
Zërat e natës (Tiranë 1993)

Ismail Kadaré
Clair de lune [= Natë me hënë] (Paris 1993), La Grande Muraille, suivi de Le Firman aveugle [= Muri i Madh, bashkë me Qorrfermani] ( Paris 1993)

Lazër & Jozef Radi
Muret e muzgut (Tiranë 1993)

Dritëro Agolli
Pelegrini i vonuar (Tiranë 1993)

Rexhep Qosja
La mort me vient de ces yeux-là [= Vdekja më vjen prej syve të tillë] (Paris 1994)

Në Kosovë: kryeqyteti dhe letërsia

Një ditë në Prishtinë. Rrëfim i një mysafiri (1991)

Një kulturë dy realitete. Rëndësia e letërsisë kosovare për Shqipërinë (1993)

LUM KUSH DO T'NA E LAJE TE KEQEN QE NA KANE BERE


Nga Sadik BEJKO

1. As harrese, as falje: drejtesi

Ne se do te donim nje dokumentar per ish te perndjekurit politike, ai mund te fillonte me pamje nga jeta e sotme e atyre qe kane mbetur ende ne ish-kampet e Lushnjes. Keto dite u kujtua renia e diktatures, por ata kane mbetur ende ne vendin e fatkeqesive. Sigurisht jo nga deshira. Ata kane mbetur atje se nuk mund te integrohen, se nuk kane nje shtepi apo nje pune qe t'u jape te ardhura te jetojne diku gjetke. Pamjet e dokumentarit te supozuar mund te shoqerohem me apelin e shume nga familjet e internuara (qe nuk jane me aty) ne keto kampe, ne sfond mund te degjohet kori i sklleverve nga opera Nabuko e Verdit; si tekst, mund te lexohet Psalmi 137:

Atje prane lumenjve te Babilonise rrinim ulur dhe qanim duke kujtuar Sionin; mbi shelgjet e asaj toke kishim varur qestet tona.

Atje ata qe na kishin hedhur nen roberi, na kerkonin fjalet e nje kenge, po, ata qe na shtypnin kerkonin kenge gezimi, duke thene: "Na kendoni nje kenge te Sionit".

Si mund t'i kendonim kenget e zotit ne nje vend te huaj?

Ne te harrofsha ty, o Jerusalem, e harrofte cdo mjeshteri, u thafte dora ime e djathte; m,u lidhte gjuha pas qiellzes, ne rast se nuk ve Jerusalemin permbi gezimin tim me te madh.

Mbaji mend , o zot, bijte e Edomit, qe diten e Jerusalemit therrisnin: 'Shkaterrojini, shkaterroini qe nga themelet".

O bije e Babilonise, qe duhet te shkaterrohesh, lum ai qe do ta laje te keqen qe na kane bere!

2. Ballafaqime tronditese

Po te ballafaqohen me ligjin shqiptar te diktatures te gjithe, te perndjekurit politike jane fajtore. Dhe ata e kane paguar me burg fajin e tyre. Kane ende faje mbi shpine?

Po te ballafaqohen me te thenat e bibles: jepini Cezarit cfare eshte e Cezarit dhe zotit cfare eshte e zotit, te perndjekurit politike shqiptare jane fajtore, se duhet t'i nenshtroheshin shtetit. Por, po sipas te drejtes biblike, kur nuk nenshtrohesh, vuan pasojat. Dhe ata i vuajten pasojat.

Po te ballafaqohen me te drejten juridike te kohes ne ndarjen e botes ne dy blloqe, ata prape mbeten ne kafazet e burgut, se bota, e ndare ne zona influence qe ne Jalte, i kishte lene ata ne kthetrat e burgut. Vetem ne nivele propagandistike Perendimi e ngrinte zerin. Fakti qe ne Hungari sovjetiket shtypen me tanke miliona dhe nuk nderhyri kush, e tregon hapur kete. Me kete rast, H. Kissinger (Diplomacia, f.563- 67) flet per nje komunitet boteror indiferentesh e sehirxhinjsh ndaj viktimave te nxitura dhe nga Radio Evropa e Lire.

Por nje dite perdja ra dhe ata dolen nga burgjet. Ama vetem dolen, se, tani ne liri, ata nuk mund ta thone ate vargun biblik te cifuteve: Lum ai qe do ta laje te keqen qe na kane bere.

Te keqen qe u bene cifuteve, ua paguan: keqberesit u qajten kriminele, u be Nuremberg per ta.

Ne ballafaqimin me cifutet, te persekutuarit e komunizmit dalin te humbur. Bota qe ne Jalte i "kishte lene ne meshiren e fatit" antikomunistet. (Shih Kissinger)

Po t'i ballafaqosh me te drejten e lashte te moralit, ata kane te drejte: ndaj diktatures duhet protestuar dhe me arme. Ata ne menyren e vet protestuan qe sot te harrohen.

Po t'i ballafaqosh me ligjin e sotem nderkombetar, ata kane te drejte te shperblehen, per vuajtjet e pamerituara. Por kane vetem te drejte. Te drejten ne leter, te drejten ne mitingje, ne mbledhjet e partive; ne parlament e kudo ata i mbulojne me llafe: kane te drejten. Por kjo nuk do te thote dhe permbushjen e kesaj TE DREJTE

Po t'i ballafaqosh me ligjin shqiptar, me qe jane shpallur te pafajshem, ata kane te drejte te shperblehen per ditet e burgut. Po ketu vazhdon dubel standarti, dy kutet matese: F. Nano i merr paret e burgut, te persekutuarit-jo.

Po t'i ballafaqosh me te denuarit e vendeve te tjera, me te perndjekurit e Evropes Lindore dhe ata te Rusise, tanet dalin humbes: atje te gjithe jane me strehim mbi 150 m2, udhetojne pa bilete ne trena dhe autobuza, femijte e tyre edhe sot ndjekin cilen do shkolle. Tek ne ende ka te perndjekur ne vendet e internimit, pa pune, pa pensione te mira, pa strehim. Te persekutuarit ruse ne Shqiperi, u shperblyen me dollare, tanet me letra me vlere.

Po t'i krahasosh me veteranet e luftes ne Shqiperi, ata dalin prape humbes ne te gjitha pikepamjet, morale dhe materiale.

Po t'i ballafaqosh me vilat e pushtetareve, po dhe me jetesen e ish-persekutoreve te tyre, ish buroistet, zyrtaret e larte te diktatures- hendeku eshte i pakapercyeshem: pushtetare qe erdhen nga diktatura me lecka, sot kane monopole, makina luksoze, femije qe i studiojne jashte shtetit. Kjo eshte kleptokracia me e rrezikshme, me e llahtarisht e zvetenuara ne te gjithe historine e Shqiperise.

Po t'i balafaqosh me nepunesat e mesem e te tjere qe sot punojne ne zyra shteti, prape do shohesh pasurim te menjehershem, ndaj mjerimit si dje si sot te te perserkutuarve. Baballaret e ketyre pushtetareve te rinj, qe kur erdhen nga malet, ne emer te moralit komunist, u moren pronat, florinjte shtepite deri dhe carcafet, luget e pirunjte ish-familjeve te medha shqiptare. Po ne emer te ketij morali; zhvat te zhvatim, bij e niper sot jane pasuruar e pasurohen duke vjedhur shtetin.

Po t'i ballafaqosh me kodin e vjeter moral te shqiptareve: disa nga te persekutuarit e viteve te para te pas luftes, zgjodhen ate burrerine e lashte shqiptare: vdiqen, u zhduken me familje dhe nuk iu nenshtruan nje ideologjie qe binte ndesh me kodet e tyre. Ketu ka pasur shembuj burrerie te pashoqe dhe te pashkruara vec nga shkrimtaret e diaspores. Arshi Pipa, Sami Repishti etj

Po t'i ballafaqosh me vitet 1991-92, kur ata hyne ne grevat antikomuniste, krijuan nje shoqate te forte, kur ishte krenari te ishje antikomunist, kur moren dhe medalje, kur pritej te reabilitoheshin e te shperbleheshin, me gjendjen e trajtimin ne ditet e sotme-diferenca eshte si nata me diten.

3.Imazhi mediatik i te persekutuarit

Vec mosshperblimit dhe mossistemimit me minimal, humbjen me te madhe e ka pesuar vete figura dhe imazhi mbi te persekutuarin. Ketu nje rol me se negativ kane luajtur edhe mediat. Nje njeri nje klase, a nje grup, kur do ta ketrajtosh, e fillon me poshterimin kolektiv ndaj tyre.

I perndjekuri sot eshte ai njeriu i mjere, i paveshur, i pangrene, me semundje, me dhembe te prishur qe e shohim neper revoltat e partive te djathta.

I perndjekuri eshte njeriu pa kapacitet intelektual. I perndjekuri eshte i paafti qe nuk mund te integrohet. I perndjekuri eshte njeriu qe ben zhurme dhe qe nuk paraqet asnje alternative si kategori, si shtrese

4. I perndjekuri dhe politika

I perndjekuri eshte i perdoruri nga politika.

Shoqata e tyre eshte gjithmone e percare. Ata nuk paten mundesi qe ne politiken shqiptare te jene nje ze dinjitoz, me peshe, me rendesine qe u jepte e drejta morale e njerezve qe e kane paguar shtrenjte jeten dhe te qenet e vetes dhe te familjeve te tyre.

Te perndjekurit politike nuk paraqesin me alternative dhe ide konstruktive per zhvillimet: thenia ne nuk duam te vijne ne pushtet ish-komunistet, eshte e barabarte me ate: po te vije PD ne pushtet eshte tradhti kombetare.

Ata po marrin, edhe me, imazhin e njerzve fatkeqe, e handikapateve, e njerezve qe te tundin para mediave fatkeqesine e tyre dhe kerkojne t'i ndihmosh.

Vec gabimeve qe kane vete te persekutuarit qe nuk mbajten dot nje fryme distancimi nga perdorimi ne politikat e dites; percarja e ndersyer nga politika, vazhdon t'i lere pa nje imazh kompakt; disa nga figurat e tyre me shume investuan personalisht per nje karrere, a per nje perfitim partiak, a vetem per perfitim material abuziv.

Vec te gjitha ketyre, percmimi dhe poshterimi i sotem nga ata qe jane ne pushtet, ka nje prapavije politike: pushtetaret jane nga bijte e atyre qe dikur i persekutuan per vite e vite.

Te varesh pas pushtetit, prape eshte nje nga gabimet. Pushteti i PD- se eshte yni - i PS-se nuk eshte yni. Kjo eshte e gabuar: duhet distancimi politik per te mbrojtur te drejtat e shteses. Kjo nuk te pengon nga parpelqimi politik dhe nga vota qe hedh per njeren apo per tjetren force politike.

Ne nxirjen e imazhit te te persekutuarit ka dore dhe ajo pjese e medias qe eshte me prane pushtetareve: asaj i leverdis te paraqese njerez te coroditur e me imazh pezhorativ, ose, se paku, te mjere.

Ne mbrapavije te kesaj punon dhe ajo se nje shoqeri e tere, si shoqeria shqiptare, ende nuk eshte e pastruar nga inkriminimi ideologjik; ne ndergjegjen e kesaj shoqerie ka shume mjerim, ka shume sherbime te ulta, te hapura- me shume te fshehura- me diktaturen; te kjo shoqeri shqiptare, te perfaqesuesit e saj te djeshem me peshe (disa vazhdojne si te tille dhe sot), te nje pjese e intelegjences, e tille qe lidhjet shpirterore me te shkuaren, i mban nga nje ndergjegje e piste, nga bashkepunimi i gjate me regjimin kriminal te diktatures komuniste.

5. As Krishti, as Heroi

Nga gjithe ato qe i kane demtuar me teper ne ditet e sotme te persekutuarit, me e rendesishmja- si vetndeshkim demprures-, ishte filozofia: ne falim, ne jemi shpirtmedhenj. Te zgjedhesh nje filozofi te tille kristiane ne thelb eshte e drejte, madje sipas kesaj filizofie duhet patjeter te duash edhe armikun. Kjo filozofi qe ishte vetem ne gjuhe, jo edhe ne zemer, u solli atyre dyzim dhe coroditje.Te persekutuarit nuk ka pse te jene te gjithe heronj e martire,-midis tyre siguisht ka te tille-; te persekutuarit nuk ka pse te jene Krishti qe dhe ne kryq tha: fali, o zot, se nuk dine cfare bejne.

Cfare falnin ata ashtu me plage gjysmeshekullore, pa te ardhura, pa strehe, pa pune? As Krishti, as heroi nuk u duheshin. Ata jane viktima te krimit komunist. Nazizmi viktimizoi dhe vrau kampeve vdekese e shfarosese miliona hebrenj, po te nesermen e luftes cifutet nuk bene as heroin, as Krishtin: ata kerkuan (i kerkojne dhe sot) te drejtat e tyre dhe denimin e krimineleve. Krishti nuk falte mekatet dhe padrejtesine, nuk konformohej me boten si e tille, ndaj dhe e vune ne kryq. Krishti ishte vetem kunder perdorimit te dhunes, por farisenjve u thoshte: ju gjarperinj! Pse te persekutuarit tane duan te duken me Krisht se Krishti? Me kete filozofi te dorezimit, te faljes se gjarperinjve, te persekutuarit kapitulluan, u eleminuan nga skena e se drejtes. Te persekutuarit tane nuk gjeten nje filozofi kombative ne kushtet e luftes per te drejtat e tyre. Ata nuk qene nje ze, nje opinion, nje burim force morale qe gurronte nga aq vuajtje dhe nga aq padrejtesi.

Te falesh-dhe kjo ne kuptimin shpirteror eshte, ne radhe te pare, shpetimi me i larte i vetvetes- nuk do te thote, te mos kerkosh drejtesi, sipas ligjeve. Te falesh nuk do te thote qe te mos ndeshkohen ata qe kane bere keq. Ja si thoshte dikush pas 90-tes: une i njoh hetuesit e mi, ata me kane rrahur e torturuar kot, por une i fal. Kjo bisede behej me nderkombetaret. Ky i persekutuar ishte me peshe ne politiken e asaj kohe.

6. Ku jane familjet e medha shqiptare?

Familjet e medha shqiptare duhet te zhdukeshin se komunizmi nuk duronte autoritet tjeter vec vetes. Ai do te krijonte Shqiperine e vet, te re qe nga themelet. Duke martirizuar nen themele te meparshmen. Ndodhte qe Avni Rustemit t'i beheshin buste, por Rustematet si familje perndiqeshin. Pasardhesit e Ismail Qemalit duhet te vdisnin per buke. Pas '90-tes indirekt u vazhdua me nje mentalitet neokomunist: te drejta vetem me llafe, perkrahje e ftohte e mbajtur ne distance, pa asnje kthim te drejte. Disa nga psardhesit e familjeve te medha shqiptare e gjeten veten te lodhur nga mjerimi i gjate dhe ose emigruan, ose u futen ne gjyqe per pronat dhe nuk jane me pjese e levizjes antikomuniste. Pa nje tradite te organizimit politik, ata u fashiten krejt. Nje shumice qe ishte e re dhe aktive, si e pashprese, emigroi me dhimbje ne vitet 97-98. A ka per t'u kthyer me pas ne kete atdhe te vuajtjeve? Ne teresi ata u manipuluan nga politika. Ky manipulim mori forma te ndryshme. Disa nga kreret e shoqates se te persekutuarve u futen ne afera. Disa u futen ne politike e nuk pyeten me per ish-shoket e tyre, u interesuan vetem politikisht. Disa e gjeten veten ne kushtet e tregut, po perseri nuk u interesuan me per te mjeret ne radhet e tyre. Kjo percarje i ka paralizuar ata si force antikomuniste, ashtu sic u paraqiten ne vitin '91, kur sapo dolen nga burgjet.

7. Arroganca e shtetit

Ajo gruaja e moshuar qe u godit nga ushtaret e gardes aq dhimbshem e befas me qyten e pushkes ne shpine te hyrja e Kryeministrise ne demonstratat e opozites sivjet me 7 shkurt, eshte nje ish- e perndjekur. Nje grua e moshuar me shpine nga Kryeministria qe rrezohet per toke nga qyta e pushkes se ushtarit. E dhane shume nga televizionet. Arroganca e shtetit eshte shfaqur ne ditet e perleshjeve me policine gjate demonstrimeve, sidomos ne momentet e kalimit te ligjit ne parlament, pershperblimet e viteve te burgimit.

Arroganca e shfaqur me lakuriq e nje qendrimi cinik si ai i dikurshmi ndaj te persekuruarve, del nga nje takim i rastesishem i Ramiz Alise, ne diten e votimeve te pergjithshme 2001, me te persekutuar te tille si Qani Sadiku. Bedri Blloshmi, Izet Shehu. Ramizi u tha "do te fitoje prape e majta, djema" dhe, kur Qaniu iu pergjegj "me ke denuar 25 vjet burg kot, o R. Alia", ky i fundit ia ktheu: " pak te kam denuar".

8.Nga nje leter e fundit, e incizuar dhe ne kasete e poetit Jorgo Bllaci

Ai poeti i shquar, perkthyesi i parerseritshem, i burgosuri politik, i perjashtuari nga jeta shoqerore per mbi tridhjet vjet, ne kater vitet e fundit te jetes qe diplomat ne Moske, por prape i lene pa pune, me nje deshperim te ftohte dhe me mendjen top- dhe se i semure, nuk shkon ne spital- pranon me mire te vdese para kohe se sa te kthehej ne Shqiperi. Ketu nuk ka nje shtepi, nuk ka te ardhura, nuk do te kete as dhe nje pension qe te jetoje si njeri.

Po si ky do te vdese ne Kanada Viktor Stratoberdha, ndihmes regjisori i filmit Skenderbe, regjisori i filmit te pare shqiptar qe nuk u shfaq kurre, se autori u perndoq e si karakter i vertete nuk beri kompromis me kohen. Dhe pas nderrimeve politike nuk ushqeu iluzione: iku e vdiq larg atdheut.

9. Figura te ndritura ne letersi dhe ne artin kombetar

Te persekutuar te medhenj si peshkopi e poeti Vincens Pranushi, ministra si M. ivanaj, Xh. Korca, poeti E. Haxhiademi qe mund te jete mbase shkrimtari i pare qe ka vrare veten ne burg me 1956, e shume e shume emra te tjere si Mihal Zallari, ish-kryetari i parlamentit shqiptar me 1943-44, E. Koliqi, Martin Camaj, Bernardin Palaj, Zef Zorba, Bilal Xhaferi, Kasem Trebeshina, Kudret Kokoshi, Arshi Pipa, Isuf Luzi, Jorgo Bllaci, Pjeter Arbnori, Frederik Reshpja, Pano Taci, Visar Zhiti, Uran Kalakulla kane prodhuar faqe te paharrueshme proze dhe poezie, sa pa ata kultura shqiptare do te ishte e gjymtuar. Kujtimet e Eqerem Bej Vlores, te Sejfi VllamasitNjerez te shquar te artit si Lluke Kacaj, Kujtim Spahivogli, Edi dhe Mihal Luarasi, Stavri Rafael, dramaturge si Minush Jero, i kane dhene shkelqime te paharruara artit skenik shqiptar te te gjitha koherave. Poetet e pushkatuar si Vangjel Lexha, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Avzi Nela mund te jene nga martiret e rralle te llojit ne gjithe Evropen.

Nje grua e paepur, shkrimtare si M. Kokalari e kaloi kalvarin e burgjeve pa kerkuar kurre kompromis dhe ne ditet e saj te fundit kur kanceri po e gllaberonte.

Petro Marko do te ndeshkohet e te cenohet deri ne familje te biri i tij, shembull i njeriut te burgosur nen tri regjime, i njeriut qe nuk mund te konformohej me te keqen ne cdo ngjyre qe te shfaqej.

Qendruam ne disa nga emrat e shquar per te thene se, mbi vuajtjet e torturat e mizorite e pafund, shpirti njerezor prape mbeti i fuqishem; deshmi keto te nje rendesie sa te vlerave te cmuara, aq dhe te kurajos e te nderimit te emrit njeri, Njeri me germe te madhe. Komunistet shqiptare duke zhdukur familjet e medha dhe disa nga figurat me te kulturuara te intelegjences shqiptare po zbatonin ne Shqiperi planin e Cubrilloviqit per shfarosjen e Kosoves. Cubriloviqi porosiste, goditni te pasurit dhe te diturit, se pastaj te vobegtet ikin vete nga Kosova.

Kjo prirje e sotme nga rruga e krimit te hapur, keto kufoma te gjalla morale njerezish te paidentitet e pa asnje besim qe i jepen krimit, keta bij te zemerimit qe i ndeshim balle per balle co dite (nuk jane nga te persekutuarit) ata vijne nga edukimi i zvetenuar majtist, nga edukimi qe gjerat e kesaj bote arrihen vetem me dhune.

10. Moda e e ish-byroisteve ne media

Shqiperia ka nje ndergjegje problematike. Ajo sot i ka mbushur hapesirat e ekranit dhe faqet e gazetave te perditshme me dosiere per figura te ish-byroisteve dhe te tjereve poshte tyre, te cilet, sic eshte e natyrshme nen nje regjim komunist, hengren kokat e njeri-tjetrit ne luften kanibaleske per pushtet.

Mediat na japin nje ish- te burgosur te rregjuar, te degraduar nga vuajtjet. Nga ana tjeter lulezon publicistika me emrat e ish-komunisteve qe ne shahun e politikes u dogjen si figura, jo per ndonje merite a per pa merite te tyre, por per absurdin e sistemit qe vete e kishin ngitur, qe i sherbyen me devotshmeri, dhe qe, ne fund te fundit, nuk eshte se nuk e donin apo-nga ata qe jetojne- nuk e duan dhe sot komunizmin. Kjo eshte si puna e te shkisheruarve qe ndonjehere kane qene e kane mbetur te krishteret me besnike ndaj doktrines, me te devotshmit dhe se sa vete kleri a hierarkia klerikale qe i shkisheroi. Nuk i donin patriarket, se, ne thelb, disa nga te shkisheruarit mund te kene qene me te krishtere dhe nga vete kreret kanonike. Edhe keta personazhet e mediave te sotme jo se nuk ishin a nuk jane komuniste, por dolen te humbur ne luften politike, ne luften e klasave qe u ra mbi koke.

Kjo maniere e mediave tona, duam apo nuk duam, eshte nje thirrje per t'i kthyer e mbajtur ne qender prape figura te tilla kriminale, per nje nostalgji te rrenjosur qe e ka ende te fshehur ndergjegjia problematike e shoqerise shqiptare.

11.Shqiperia dhe e kaluara e luftes se klasave

Shqiperia ka ngrire ne vitin 1944. Qe atehere gjerat kane marre formen e ngurtesuar: balliste, kolaboracioniste, kriminele lufte- me njane- dhe - ne anen tjeter: heronj, komuniste, partizane, revolucionare. Pluralizmi shqiptar eshte i percipshem dhe me zor i pertypshem, me nje ngut per te realizuar ca gjoja standarte, qe gjoja kane per ta integruar ne Evrope. Nuk mund te kete pluralizem pa u integruar e gjithe kultura dhe historia e Shqiperise ne teresine dhe thellesine e saj. Nuk mund te kemi shoqeri demokratike pa humanizimin e shoqerise dhe, ne radhe te pare, pa reabilitimin sipas gjasme standarteve te atyre, shtresave me te vuajtura nga padrejtesite. Arkivat e kohes se luftes nuk happen. Dosjet e periudhes se luftes nuk studiohen. Lufta e klasave nga studiuesit dhe akademiket, lufte e pashpallur, vazhdon.

Njerezit e rritur me nje histori te fallsifikuar, jane ushqyer me mashtrim, jane pjella te gjymtuara, me ndergjegje te prishur, me trung dhe shpatulla te krrusura, me kembet si kecenj te holle e te shtrember. Keto pjella mos prit te marrin mbi shpatulla pergjegjesi dhe barre. Arkivat tona dhe ato ne bote jane plot e perplot. Nese duam te shendoshim te nesermen, duhet te pastrojme ndergjegjet tona nga genjeshtrat. Askush nuk duhet t'i fshihet turpit apo cnderimit para historise. Me mire nje histori e keqe, por e thene qarte, me mend dhe me dhimbje si e tille, se sa nje corbe e bojatisur, se ciles peshtirosjen ia zbutin erezat ideologjike. Meritat duhen thene me plot gojen; te metat a te zezat, te po i njejti njeri, do thene po me plot gojen. Ky eshte respekti per figuren, per historine dhe per pasardhesit

12. Lufta e Dyte boterore ende mundon te sotmen

Ne Greqi, ne te kundert me ate qe ndodhi ne Shqiperi, fituan forcat konservatore dhe komunistet u burgosen dhe u internuan ne ishujt e thate, ku disa dhe vdiqen nga trajtimi i ashper. Pas dhjete vjetesh aty u shpall amnistia, paqja e paqetimi shoqeror ne kushtet e pluralizmit. Nuk kishte me miq e armiq politike. Historia dhe arkivat u hapen. Mendoni po te kishte ndodhur ne Shqiperi ajo qe ndodhi ne Greqi: kush do te ishin armiqte dhe kriminelet e ketij vendi? Ne Greqi kishte nje lufte partizane ku e ku me te organizuar, nje rezistence antifashiste me e forte, me e rendesishme se kjo ne Shqiperi, por gjerat u vendosen ne Jalte: Greqia do t'i takonte bllokut Perendimor. Partizanet greke, ne nje lufte civile, rezistuan deri me 1949, u dogjen me napalm ne malet Vici e ne Gramoz, deri sa Shqiperia, me urdher te Stalinit, u hapi kufinjte, te largohen mandej ne Moske.

Nuk u vendos asgje ne malet e Greqise dhe ne Peze a ne Mukje te Shqiperise. Kishin vendosur gjetke te medhenjte e botes per ne te vegjlit. Pse vazhdon ende nder ne nje mendesi e tille? Nuk themi te mos nderohet lufta. Po pse shteti duhet te shkoje ne festat e komunisteve, ne ditet e shenuara te tyre? Dhe, e kunderta, pse nuk shkon ne festat e ballisteve a te legalisteve? Ne themi qe ne Greqi camet i inkriminojne ne bllok, pse ne te gjithe ballistet a legalistet vazhdojme t'i inkriminojme ne bllok? Shteti duhet te jete i ftohte, shoqatat, partite mund te kene festat e tyre.

Ne qofte se si president, si qeveri shkon ne Peze, atehere shko dhe ne Mukje. Ndero dhe ata ne Postribe qe vdiqen per idete e tyre te shenjta. Dhe ata ashtu mendonin: si antikomuniste- dhe kishin te drejte te mendonin ndryshe. Ne qofte se nderon veteranet e luftes me shami te kuqe, ndero dhe ata me shqiponje. Abaz Ermenji dhe H. Lepenica kane luftuar per kete atdhe si dhe deshmoret e udhehequr nga komunistet. Mbase me shume se Baba Myslymi. Pse nje president i djathte dekoron e shpall martire personalitete qe i perbuz nje i majte? Nje shtet serioz nuk merret as me ideologjite, as me fete. Ketu ka diversitet. Nuk e sheh me syze ideologjike historine. Shteti merret me gjerat themelore, qe na bashkojne te gjitheve-themelet e godines se shtetit dhe te kombit jane nje per te gjithe-; ndryshe, percarja ideologjike ala komunistce ende vazhdon.

Pse veteranet e luftes te kene nje status special, ndersa te persekutuarit te vazhdojne te neperkemben?

Ne te mire te ecjes perpara njerezit gjejne zgjidhjet. Cila eshte zgjidhja, te vazhdosh te nxish e te keqtrajtosh ata qe per dyzet vjet e me shume u masakruan, u vrane u pushkatuan u burgosen. Te vazhdosh po keshtu me keqtrajtim mizor te brezve e te brezve te tere njerezish qe u shkaterruan fizikisht, ekonomikisht dhe intelektualisht.

Ne Shqiperi vazhdojme, per nje pale, te kemi kriminele lufte, kriminele antikomuniste dhe, ne anen tjeter, te kemi kriminele komuniste. Hauret e historise se luftes nuk jane pastruar. Nen dyshemene e ketij vendi lufta ende vazhdon dhe ajo po ne format e saj ndikon tek e sotmja. Ende vazhdojme me veshtrimin: balliste- partizane, te bardhet e te zinjte. Ky edukim po ndikon dhe sot ne veshtrimin e ne gjykimin e shtreses se te perndjekurve politike. Institutet e shkencave, universitetet jane e paguhen, akademi kemi, por me pinjoj te diktatures dhe nepunes po te diktatures, ndaj askush nuk merret me studimin e historise dhe te rkivave te kohes se luftes, me arkivat e te perndjekurve. Kjo pune, duke mbetur ne nivel mediatik, amatoresk dhe me ngjyrime te theksuara politike, do te ndikoje per sot, ne ashpersimin e situates, ne ashpersimin e gjykimeve shoqerore e politike, por do te ndikoje dhe ne studimin e historise neper shkolla.

13. Nje ndergjegje e vrare kombetare: xhelate dhe viktima

Shqiperia mban ne ndergjegjen e saj disa nga gjerat me dramatike per nje komb. Njera pjese e kombit te saj u perndoq ne menyren me te pameshire, u perndoq per bindjet e saj, per pasurine e saj, per rangun dhe intelegjencen, per kodet e saj etike e kombetare, u perndoq per tre breza. Vetem se ishte e tille. Kur nje njeri nuk do te ballafaqohet me ndergjegjen e vet per te bere pastrimin e se keqes, ai njeri do te vazhdoje te jete traumatic: te nesermen, kushedi, mund ta kete me te erret se te djeshmen.

T'i shmangesh ballafaqimit me nje nga aspektet me kriminale te jetes sone shoqerore, kjo eshte me rreziqe. Hamleti e porosiste nenen e vet, qe ta cante dysh zemren, te flakte gjysmen e kalbur dhe te jetonte me pjesen e shendoshe te saj. Te besh thirrje per katarsis eshte gjithmone ne te mire te shendetit politik, te shendetit social e psiqik te shoqerise. Kur ndodh e kunderta, kur dikush, nje shtrese e tere, poshterohet ne praktike, duke mos zbatuar as ligjin, kur e vazhdon me kokengulje te mbrapshte poshterimin e gjate per nje shtrese te shumevuajtur, ky eshte nje veprim qe e derrmon nga brenda ndergjegjen morale te nje shoqerie, te nje kombi. Ne fund te fundit, te persekutuarit e Shqiperise i kane pasur kundra vetes me kohe dhe ligjin dhe moralin e nje shoqerie. Ata kane vene ligjin e zemres dhe te mendjes se tyre mbi ligjin e nje shteti, shteti ideokratik te mbeshtetur ne nje ideologjie kriminale. Ata jane pasuri ne vlerat e ketij vendi. Po dhe ne mos qofshin pasuri, ata jane viktima, dhe viktima ka dinjitetin e vet te neperkembur ku e ku me te larte se xhelati i saj. Ata jane deshmi te gjalla te nje krimi, te nje rruge qe nuk duhet ndjekur.

Deshmi per nje krim historic qe e mori me qafe te gjithe kete vend, e la me plage te tilla, nga te cilat nuk po ndahemi dot. Ata 6600 te pushkatuar, ata 16700 te burgosur politike, ata mijera dhe mijera te internuar e kane bere kalvarin e tyre duke pasur endrren e nje Toke te Premtuar. Atyre koha u dha te drejte. Eshte nje histori nga me tronditeset ne gjithe kete kontinent. Ne se ata sot mbeten jashte endrres se tyre, pa nje Toke te Premtuar, me nje te kaluar qe nuk mund t'ua kthejme me persembari ashtu si ata e meritonin, (e meritojne me shume se sa disa nga ata qe dje e sot jetojne dhe gezojne ne te mira) kjo nuk eshte per faj te tyre. Ne nje histori mbijetese permes mizorive ata erdhen si deshmitare te nje fatkeqesie historike per shqiptaret. Ne nje plan tjeter, duhet thene se ne shume prej tyre heroizmi moral eshte i padiskutueshem. Duhet te kesh me vete shkendija te nje morali fetar qe te sakrifikosh veten, rinine, te vesh nen percmim familjen, te humbasesh te ardhmen e femijve deri ne tre breza. Njerezit, ndonjehere pa e ditur as vete, jane te pershkuar nga shkendija te madheshtise se perendishme. Ne se koha i ve dhe sot ne prova e ne kryq, ata me kohe kane ditur te jene permbi kohen e tyre. Mjere koha qe i trajton si te tille!

14. Nostalgji per E. Hoxhen

Televizione e gazeta, ne emer te nje veshtrimi objektiv te historise (ne fakt mbase per te rritur numrin e lexuesve dhe te shikuesve, a mbase per ta vene veten ne qender) keto javet e fundit po mundohet te reabilitoje Enver Hoxhen, i cili vecse nje figure aksidentale e kriminale, shtetar kurren e kurres nuk ka qene. Nuk ka shtet kur gjysma e qytetareve te nje vendi ndjehen te huaj ne shtetitn e tyre, ku gati gjysma e qytetareve trajtohen si shtetas te dores se dyte, vriten a burgosen se nuk i pelqejne Kryeshtetarit.

Armiqte vazhdimisht do te shpikeshin, njerezit do te damkoseshin si te tille, qe kur ne themel te shtetit ke vene parimin e terrorizmit dhe te gjenocidit: zhdukjen fizike te klasave qe nuk i do, zhdukjen ne kampe e internime te kujtdo qe ideologjikisht e ke paragjykuar si armik, zhdukjen fizike te atyre qe i sheh si rivale te mundshem te pushtetit personal. Nazistet shpallnin: te zhduken cifutet, komunistet: te pasurit, familjet me pasuri dhe me emer, te gjithe ata qe dyshohen si kundershtare ideologjike- te zhduken. Qytetet me tradita si Shkodra, Korca, Durresi, krahina si Mirdita qe kishin me shume identitet kulturor tradicional jane persekutuar me rende. Per te gjithe te pushkatuarit politike do te jepte pelqimin Enver Hoxha, sic e ka dhene Ramiz Alia pelqimin per vrasjen e poetit Avzi Nela.

Sigurisht, qe te vinte puna deri ne maje, poshte punonte nje aparat i tere i specializuar per larje te hesapeve me armiqte e komunizmit. Fiset me emer ne cdo fshat, krahine e qytet do te zgjdheshin per t'u etiketuar si armiq, per t'u kalbur mandej burgjeve a internimeve deri ne tre breza. Kjo zhduku liderizmin laik dhe fetar (familje, klerike njerez me emer); liderizmi eshte historik (per te krijuar nje emer punojne disa breza), eshte dhe gjeografik( cdo fshat a zone kishte njerezit e saj qe u kendonte kengen). Kjo shpelarje, ky rrafshim si me hekur te skuqur e la vendin zhveshur ne krizen e autoritetit dhe te identitetit.

Te duash komunizmin ose te zhdukesh si njeri, si shqiptar, si atdhe, si histori. Partia mbi te gjitha. Te dua ty, po te duash partine. Nena jone Partia. Kjo i vuri njerezit ne familje kunder: prinderit kunder femijve, miku e shoku kunder njeri-tjetrit, grate kunder burrave deri dhe gruaja e Mehmet Shehut, kur i kishin vrare burrin, i kishin zhdukur djalin, mbron partine, mbron komandantin, deklarohet kunder te shoqit. Poshterim e shfytyrim me te madh njerezor, kaq te pashembullt nuk gjen. Kjo shtrihej ne gjithe vendin: me mire te zhduket Shqiperia, se te na bjere partia. Kjo beri ate qe kur na ra partia, (ra se komunizmit i kish dek nana atje larg, brenda ne mitren qe e polli) nder ne humben te gjitha kuptimet dhe investimet morale e materiale te nje a dy brezave; tashme pa nje filozofi te shendoshe mbi gjerat e kesaj bote, ne varferi, pa nje identitet, te zhgenjyer deri ne palce, shqiptaret u kthyen ne nje popull fantazme me kembe ere; nuk zene vend gjekundi, nuk kane nje truall, nuk kane nje themel, vec nje cipe rreshqitese mbi humnera te fatkeqesise dhe te poshterimit te gjate, nje qorrsokak, ku pa dinjitet ishin perfshire te gjithe.

Pasi zhvati e zhavalisi si nje kope ujqish, ke mundi nga ata qe ende pa lindur, i paragjykonte si armiq, komunizmi u kthye te haje brenda vathes se tij. Ai ishte nje regjim qe paligjshmerine e kishte system, ndaj perbindshi i paligjshmerise i leshuar nga freret, mund te bente kerdine si t'i shkrepej e nga t'i shkrepej. Duhet te zhvisheshe nga te qenit shqiptar e nga te qenit njei ne nje system te tille.

Nen autoritetet e vjetra, me shkollen tradicionale shqiptare, mbase ishim te varfer si popull, por me nje truall nen kembe e me nje cati mbi koke, komunistet, me shkollen e kuqe, na lane lakuriq ne diell sa ju versulem detit me kembe dhe telave te kufinjve, na lane nje amulli politike dhe sociale te gjithaneshme qe nuk po mbaron edhe sot pas 10 e me shume vjeteve. Po TV-te e gazetat kane nostalgji per arkitektin e nje sistemi te tille. Keto nostalgji mbase dhe sponsorizohen. Kjo mbase se ne gjithe indet e ketij shteti te sotem jane rikthyer shume pinjoj nga "familjet e medha" komuniste.

15. Kush do t'na e laje te keqen?

Amerikanet, pas sulmit terrorist mbi Kullat binjake, vendosen te tregojne dhembet. E gjithe bota u trondit dhe e denoi terrorizmin. Dhe ne shqiptaret derguam atje bijte tane. Kjo eshte ne nderin tone. Dhe shprehje e nje mirenjohjeje ndaj nje miku historic, actual (kujtojme luften per Kosoven) dhe strategjik.

Sido qe nuk eshte e njejta pamje, per analogji, po e themi: te persekutuarit shqiptare terrorit e gjenocidit komunist iu pergjigjen me falje dhe me pajtim. Kjo ata i fisnikeron. Dhe po shperblehen valle per nje qendrim te tille? Ja poezia e fundit e Jorgo Bllacit, qe pranoi me mire te vdese, se sa te sherohet nga semundja dhe te rroje pa shtepi, pa nje pension te mjaftueshem, pa dinjitet:

Na zuri bora pa na rene fletet,/ U zbardhem para kohe, miku im,/ E c'i gezuam, c'i kuptuam jetes?- / Na shkoi e tera hap edhe zhgenjim

C'mallkim i rende nga s'e dime as vete,/ Na paska ndjekur prapa si ndeshkim? / Na mbuloi bora pa na rene fletet/ Si do ta shkojme dimrin, miku im?

Psalmi 137 thote se: Atje prane lumenjve te Babilonise rrinim ulur dhe qanim dhe perfundon: Lum ai qe do te na e laje te keqen qe na kane bere!

Ku psalm, me jete mbi tremijevjecare, e ve theksin tek ajo qe asgje nuk duhet te harrohet e te falet, qe e keqja duhet luftuar, qe e keqja duhet shlyer. Me kete force te drejtesise biblike psalmi nr.137, ka frymezuar XhuzepeVerdin per operan "Nabuko", Tomas Eliotin, nobelistin angles per poemen "Toka e shkrete", Fan Nolin tone per vjershen "Anes lumenjve", dhe nobelistin Italian Salvadore Kuazimodo per vjershen "Ne deget e shelgjeve". Mesazhi eshte biblik dhe universal: kush do t'na e laje te keqen qe na kane bere?

Guvernatori i Bankes Kombetare propozon nje referendum per shperblimin e ish-te burgosurve politike. Po ai dhe te tjeret duhet ta dine qe bijte, brezat, ndonse pa u penalizuar, duhet te paguajne per krimet historike te eterve, duhet ta dije se borxhet e eterve patjeter i shlyejne bijte: O bije e Babilonise, qe duhet te shkaterrohesh, - Babilonia komuniste mori fund- lume ai do te na e laje te keqen qe na kane bere.

EDHE ELSIE SI PIPA NE DISA GJYKIME PER KADARENE


Nga Skifter Kellici, Boston



Ne nje artikull, te botuar para disa ditesh ne faqet e kesaj gazete,nxorem ne pah kundertite e dukshme te studiuesit,Arshi Pipa, ne analizen qe i ben ai vepres se shkrimtarin tone te madh,Ismail Kadare, ne librin e tij,"Letersia bashkekohore shqiptare",(Columbia University Press,Nee York,1991).

Dhe ja nje tjeter studiues i njohur i letersise sone, kanadezi Robert Elsie, me banim ne Gjermani,ne disa drejtime, duke u marre ne librin e tij te vellimshem,"Histori e Letesise shqiptare',("History of Albanian Literature",Columbia University Press,Nee York,1995,Dukagjini, Tirane-Peje,1997), ne analizen e vepres se Kadarese,ndjek te njejtin shembull.

Para se te trajtoj problemin ne fjale, e shoh te arsyeshme te ve ne dukje se ky liber, edhe pse nje kronike, eshte, pa dyshim, nje ndihmese e cmueshme ne historine e zhvillimit te letersise shqipe ne shekuj.Dhe kjo, sepse ne kushtet e diktatures komuniste studiuesit tane ,nuk kishin as me te voglen mundesi te trajtonin vlerat letrare te shkrimtareve tane te medhej si Fishta, Konica, Koliqi e plot te tjere si keta qe quheshin si shkrimtate reaksionare.Jo vetem kaq, por ne kete liber studimor jane perfshire shume e shume shkrimtare te tjere minore, te quajtur edhe ata reaksionare, te cilet, kush me shume e kush me pak,kane ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te letersise shqipe.

Te vime tani te problemi qe po marr ne shqyrtim.Kadarese,ne studimin ne fjale, Robert Elsie i ka kushtuar nje vend shume te gjere me titull;"Ismail Kadare-vullneti per te ecur perpara".Per mendimin tim, te marresh ne analize krijimtarine e nje kolosi kaq te njohur te letrave tona, te cilin qe ne fillim te ketij kapitulli e cileson""...eshte ende i vetmi shkrimtar i degjuar e me emer ne shkalle te gjere nderkombetare,(faqe 386 e vepres se cituar), e t'i vesh ketij kapitulli nje titull te tille, mua me duket absurde.

Me shprehjen:"Vullnet per te ecur perpara",ai mund te percaktonte nje shkrimtar te ri me talent dhe jo nje shkrimtar kaq te njohur ne bote, sic pohon autori.Aq me teper ky percaktim behet tendencioz, kur kapitullin kushtuar Fishtes ai e titullon:"Fishta-zeri i kombit".Nuk dua me kete rast te bej nje krahasim midis Fishtes dhe Kadarese, se koha ka treguar mirefilli se vlerat unikale te Kadarese si shkrimtar, poet a studiues, jane shume te medha, dhe krijimtaria e tij shenon nje revolucion ne letersine shqiptare pas vitit 1960, duke hapur shtigje te papara, megjithe trysnine e rende te diktatures komuniste, vlera te cilat, me gjithe kundertite e tij i ve ne dukje edhe Arshi Pipa ne studimin e tij,per te cilin bera fjale ne artikullin e meparshem.

Por, gjithsesi, pa ulur vlerat e krijimtarise se Fishtes, titulli;"Fishta-zeri i kombit', me duket teper i nxituar, nje kundervenie ndaj disa poeteve te tjere, po aq te medhenj sa ai, midis te cileve, Naim Frasheri, Fan Noli,Poradeci, Migjeni, apo edhe Arapi,ose Agolli,te diteve tona, natyrisht duke perfshire ketu edhe Kadarene.

Per mua, vleresimi me i drejte per Fishten, eshte ai qe i ben vete Kadareja ne intervisten dhene poetit dhe publicistit shqiptaro-amerikan ,Gjeke Marinaj:"Une edhe sot besoj se as Fishta,as Naim Frasheri,as Cajupi etj.,nuk kane qene poete te nivelit me te larte artistik.Por jane shkrimtare me vlera te medha, te cilet e mbulojne nivelin artistik me fuqine globale te veprave te tyre.Per te bere nje krahasim me letersisne perendimore , e tille ishte dhe pozita e Viktor Hygoit ne France.Duke mos qene poeti me i larte i Frances nga ana artistike,ai mbetet poeti me i madh i Frances, sepse eshte si te thuash, poet kombetar"(Faqe 118 e librit "Ana e prapme e pasqyres", Marinaj Publishing, USA,2003).

Pas ketij titulli te kapitullit kushtuar Kadarese,qe citova me siper,Robert Elsie vazhdon:"Qe ne vitet e para Kadareja u perkrah nga Enver Hoxha, edhe ky nga Gjirokastra,i cili i dha mundesi ta arrije synimet e tij letrare e vetjake, per cka shkrimtare te tjere do te ishin derguar ne internim ose ne burg.(Faqe 386).

Nuk kuptohet per cfare perkrahje e ka fjalen autori, kur nenvizon fjalet "letrare" dhe "vetjake".

Dihet se ne takimin me intelektualet, me 11 korrik te vitit 1961, kur arriti kulmin debati midis poeteve te vjeter, si Llazar Siliqi, Luan Qafezezi, Andrea Varfi etj., me poetet e rinj, si Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe Dritero Agolli, Enver Hoxha,u be ndermjetes midis tyre.Ne diskutimin e tij ai u dha te drejt dhe poeteve te erinj qe shkruanin me varg te thyer, pa rime dhe me figura letrare te cilat, per poetet e vjeter qene te pakuptueshme.Dhe, po te mos ishte kjo mbeshtetje, mbase do te kalonin vite e dekada qe te shihnim veprat tashme te njohura te poeteve te te rinj ne fjale dhe te tjereve qe ndiqnin rrugen e tyre.

Nuk dua te zgjatem ne argumente te tjera,qe i kam trajtuar ne artikullin kushtuar Arshi Pipes, por dua te theksoj se nuk ishte Enver Hoxha ai qe e kandisi Ismail Kadarene te shkruante nje veper krejtesisht jashte binareve te realizmit socialist, sic ishte "Gjenerali i ushtrise se vdekur",qe e beri ate te njohur ne France me 1970,pra tre vjet pas botimit te dyte te ripunuar, nga i paharruari,Jusuf Vrioni, dhe pastaj ne shume ne shume vende te tjera te botes.

Nuk ishte, aq me teper, ky diktator qe e porositi te shkruante poemen"Pashallaret e kuq",me 1976,me vargjet tronditese:"..burokratet me duar te pergjakura deri ne berryla, une i shoh...", kur me fjalen burokrate nenkuptoheshin kush me shume e kush me pak, pikerisht ata, byroistet, dhe vete diktatori,sic e kam theksuar ne artikullin e kaluar kushtuar Pipes.Por ishte pikerisht e shoqja e tij, me porosi te atij vete, e cila leshoi, ne emer te parimeve komuniste, mallkime ndaj ketij shkrimtari qe e shpune ate te degdisej per disa muaj neper Myzeqe.

Nuk ishte perseri ky diktator qe i dha idene Kadarese te shkruante romanin "Nepunesi i pallatit te endrrave", kur ky pallat nenkuptonte Komitetin Qendror te Partise,por ishte vasali i tij, Ramiz Alia,qe ne nje plenum te Lidhjes se shkrimtareve dhe Artisteve me 1982,sic e kam theksuar dhe ne artikullin e meparshem, duke vene theksin te ideja se mbetesh shkrimtar i madh patriot si Naim Frasheri, edhe pse nuk perkthehes ne gjuhe te huaja, drejtpersedrejti sulmonte Kadarene pas botimit te ketij romani.Kadareja i shkroi vete keto vepra , dhe te tjera si keto,kunder deshires se Enver Hoxhes.Dhe ishte fama e tij nderkombetare qe e shpetoi nga nje denim shume me i rende, madje nga burgu, sic nenvizon Elsie.

Vijojme me poshte :Nuk arrij te kuptoj se cka dashur te thote ky studiues me fjalet:"Enver Hoxha i dha mundesi atij te arrinte synimet ...vetjake.."Per cilindo eshte e qarte se shkrimtari yne i madh nuk synoi kurre ndonje post gjate regjimit te eger komunist, se nuk ishte ai qe deshi te behej komunist, por ishte Partia qe e kandisi, se ishte po kjo parti qe e beri...nenprsident te keshillit te pergjithsjem te Frontit demokratik, te kesaj organizate fantazme...

Dhe ne qofte se ai doli shpesh here jashte shtetit, kjo ndodhi se ai u ftua nga organizma te ndryshem , si shkrimtar i njohur,(qe nuk kishte qofte dhe nje makine personale) dhe jo se u dergua nga regjimi komunist.Mos ndoshta Robert Elsie ka parasysh faktin qe Kadrese iu dha me se fundi nje apartament i bollshe per te jetuar dhe punuar, qe ai e pajisi me nje pjese te honorarve qe i vinin nga librat e botuar ne te kater anet e rruzullit tokesor, sepse pjesa tjeter perfundonte ne Banken e Shtetit per nevoja... te Partise dhe atdheut?

Ne fund dte kapitullit kushtuar Kadarese, studiuesi i njohur shprehet:"Ne mjaft raste gjate viteve te gjata te diktatures se rende, ai shprehu kritika te hapura per nivelin ne fushen e letersise e arteve, nderkohe qe njeherazi i dha mbeshtetjen e vet pa kushte sistemit politik nga i cili ai vete pa dyshim ka vuajtur."Nje tjeter percaktim kundertor.Po, cfare duhet te bente,sipas mendimit te Elsie-t, kur per vepra si ato qe cituam me siper ai,sic pohon vete studiuesi yne "...ka vuajtur"...?

Dhe me poshte:"Kjo ka bere qe nje numer i mire kundershtaresh me vone ta permendimn si "shkrimtar oborri", apo si "eksponent i regjimit"; kundershtare qe kane vene ne dyshim edhe nese ka qene vertet disident i fshehte, sic eshte munduar ne menyre disi te trshe ta provoje nga mergimi ne Paris".

Duhet te kemi parasysh se Robert Elsie i ka ven si qellim vetes te beje nje histori te letersise.Dhe, sic dihet, historia nuk merret me hamendesime a thashetheme rrugesh.Ne qofte se ai ka fakte te kesaj natyre duhej te permendte te pakten nje ose disa nga ata, dhe ketu nuk eshte fjala per njerez te cfaredoshem qe llomotisin lart e poshte sokakeve,(dhe te tille edhe ka pasur e mbase edhe ka), por per personalite qe me argumente ertetojne ato qe Kadareka paskesh qene shkrimtar...oborri.. dhe qe , dashur pa dashur, i merr ne mbrojtje vete studiuesi.

Sa per shprehjen:"...sic eshte munduar ne menyre te trashe ta provoje nga mergimi i tij ne Paris",(pra, mergimin e tij), Elsie perseri, ashtu si Pipa, kundershton veten, sepse jane ata te dy qe jane shprehur se me veprat e tij Kadareja mund te perfundonte ne burg.Po a nuk ishte kjo krijimtari intensive forme e qarte e te shprehurit kunder regjimit komunist qe te shpinte ne burg, jo me ne Shqiperi, por edhe ne vende ku komunizmi ishte shume me i bute, si ne Bashkimin Sovjetik?

Eshte per te ardhur keq qe Robert Elsie, i cili edhe nje here duhet pergezuar per ate ndihmese te pacmuar qe ka bere duke e e njohur letersine shqipe ne bote,me kete studim te gjate eme te tjera si ky, te krijoje nje opinion te shtrember , ashtu si Pipa, per shkrimtarin tone te madh ne boten perendimore.

Nuk eshte cudi qe keto konsiderata te kene ndikuar dhe te ndikojne te "senatoret e akullt" te Akademise se Shkencave te Suedise qe Ismail Kadarese te mos i jepet per te gjashten kandidature cmimi Nobel, me kerkesen e Akademsise Franceze.

.Do te doja qe kjo kerkese te vinte te pakten edhe nga disa organizma jo zyrtare shqiptare , te Kosoves dhe te diaspores shqiptare, te vete shtypit tone, i cili nuk duhet te mjaftohet vetem me nje lajm, ku te shprehet keqardhja qe Kadarese ende padrejtesisht nuk po i jepet ky titull, por t'i kthjeje faqet e tij, dhe kete ta beje qe keta muaj, ne kolona ku ne nepermjet zerit te intelektualeve tane me te shquar,madje edhe te huaj qe e duamn ate sa e duam edhe ne, te shprehet kjo deshire qe ky cmim te vije me se fundi ne atdheun tone, ne vendlindjen e shkrimtarit tone me fame boterore.

Sepse, kur Kadareja te fitoje kete titull te merituar, ate e ka fituar cdo shqiptar, e ka fituar Shqiperia, imazhi i se ciles sot, per shkak te qeverisjes se pushtetareve tane te mbrapshte,te molepsur nga korrupsioni dhe miopia politike, fatkeqesisht eshte erresuar dukshem ne bote.

Fishta – figurë madhore e kombit



 Prof. dr. Vebi Bexheti


Në letërsinë shqipe janë të shumtë personalitetet që me fatin e tyre në krijimtari dhe në jetë, ndryshojnë në shumëçka nga të tjerët. I këtillë ishte edhe Gjergj Fishta, krijuesi që me veprën e vet aq të gjithanshme, për një kohë të gjatë 45 vjeçare, u largua me dhunë nga shkollat tona, nga bibliotekat dhe nga tekstet shkollore, por asnjëherë edhe nga mendja e shqiptarëve që kishin pasur rastin ta njohin veprën e tij që në periudhën e parandalesës. Shumë këngë të kryeveprës së tij, “Lahuta e Malcisë” që edhe identifikohet me emrin e autorit, dhe lirikat atdhetare të tij, mësoheshin përmendësh, ato mbetën në kujtesën e lexuesve të hershëm, të mësuesve veteranë dhe të nxënësve të tyre, që nga koha kur vepra e Fishtës u vlerësua deri në glorifikim, ndërsa autori në mit. Këto vlerësime të kohës që ishin objektive e ndonjëherë edhe me elemente subjektive, përbëjnë fazën e parë të komunikimit të veprës së tij me lexuesin dhe kritikën letrare të kohës që, zgjati deri kah gjysma e dytë e vitit 1946.

Falë kryetarit të parë të Lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë së asaj kohe, Sejfulla Malëshova, që njëherësh ishte edhe Ministër i parë i Kulturës i pushtetit popullor, vepra e Fishtës e pa dritën një kohë të shkurtër edhe në këtë pushtet, që shumë shpejt në emër të popullit do të bëhet më antipopullori. Sejfulla Malëshova, që njihej edhe me pseudonimin Lame Kodra, do ta ketë fatin e Fishtës. Ai, përveç Fishtës, e mbrojti edhe Faik Konicën, që në atë kohë fizikisht nuk ishin të gjallë, i vetëdijshëm për mospajtimet ideologjike të tyre, sepse Konica gjatë kohë kishte qenë në anën e Zogut, e Gjergj Fishta anëtar i Akademisë italiane në kohën e Qeverisë fashiste. Këto aktivitete të tyre ishin të vërteta, ashtu siç ishte edhe një e vërtetë tjetër, shkruante Lame Kodra: … por është po kaq e vërtetë që veprat e Konicës dhe të Fishtës janë lidhur ngushtë me Rilindjen e Shqipërisë dhe janë pjesë e pandarë e trashëgimit tonë nacional dhe pasurisë sonë kulturore. Shumë shpejtë ky pushtet popullor Sejfulla Malëshovën e largoi nga skena politike, letrare e kulturore, si oportunist dhe me ide liberale.

Derisa vepra e plotë e Fishtës me kohë e kishte e parë dritën e botimit dhe i kishte pushtuar zemrat e lexuesve shqiptarë, shumë poezi të Lame Kodrës nuk e patën as edhe fatin që të botoheshin e të lexoheshin. Poezia “Për Kosovë e Çamëri”, e tij, u botua për herë të parë më 1998. Ashtu si Fishta kur me lirikën e vet shfaqte dhembjen për shkatërrimin e atdheut të tij natyror, edhe Sejfulla Malëshova në disa poezi, përmend pjesët e copëtuara të tërësisë territoriale siç janë: Çamëria, Kosova, pa i harruar as trojet shqiptare që mbetën në pjesën jugosllave të Maqedonisë, që i identifikon me Vardarin, dhe rrugëtimin e tij përmes tokave shqiptare, dhe Shkupin si qendër e lashtë e Dardanisë dhe e Vilajetit të Kosovës. Ky poet ndoshta edhe kishte qenë i nxitur nga liriku i madh Fishta, i cili që nga vargu i famshëm i poezisë “28 Nanduer 1913”: Oj zanë t’këndojmë … t’vajtojm, deshta me thanun, shkruar me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, që më vonë u cungua pamëshirshëm, paralajmëroi se nuk ka pse të gëzohemi pas vendimit për çështje te kufirit, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

Ashtu si Fishta në vargjet: Mo leni, burra!… M’armë!…Mbaroi Kosova…! Janina humbi!… e ndoshta Tepeleni… Shkoi Manastiri Dibra edhe Gjakova!…Vendet ma t’mirat ne na i mori shkjau, e shk’asht ma zi, ne vlla ma vlla na ndau, kur shpreh revoltë për tokat që diplomacia e fuqive të mëdha ua ndau sllavëve dhe grekëve, edhe Sejfulla Malëshova, sipas modelit të Fan Nolit, nëpërmjet lumenjve e përshkruan gjeografinë shqiptare. Në poezinë: “Për Kosovë e Çamëri” i hasim edhe vargjet: …Luftën e shpëtimit djema mos e lini Se me gjakun tuaj po valon Vardari Por si Kollomaja po vajton dhe Drini, ndërsa në poezinë “Unë e dua Shqipërinë”, të ribotuar më 1946, poeti nuk harron ta përmend Shkupin dhe Janinën: … unë e dua Shqipërinë që nga Shkupi e në Janinë.

Përkrahja aq e madhe e Gjergj Fishtës nga Sejfulla Malëshova, me gjithë dallimet në ideologji, kur kemi të bëjmë më një lidhtar fanatik të Revolucionit popullor nëpërmjet lëvizjes komuniste dhe një antikomunisti të përbetuar siç është At Gjergj Fishta, bazohet në përmasën e angazhimit të tyre atdhetar, kur copëtimin e atdheut e përjetuan njësoj, e si duket, kjo mjaftonte për një solidaritet të këtillë me veprën e Fishtës. Disa vite pas vdekjes së Gjergj Fishtës, në dhjetor të vitit 1940, kah fundi i vitit 1946, kur Sejfulla Malëshova nuk mundi ta mbrojë as veten, Fishtës dhe veprës së tij do t’i shpallet luftë e ashpër, edhe pse kjo vepër ishte vlerësuar pozitivisht nga kritika letrare e kohës. Vlerësimi aq i mprehtë, objektiv dhe i qëlluar i Lasgush Poradecit që ia bëri kësaj vepre që në vitin 1937, mbetet edhe sot një shembull i mirë se si duhet trajtuar dhe vlerësuar kjo vepër që me sukses i bërballoi edhe kohërat e ndalesës, që realisht nuk patën sukses ta largojnë nga kujtesa e atyre që e kishin njohur. Sipas Lasgushit, vepra poetike e Fishtës është e zhvilluar sipas postulatit fetar e kombëtar, kjo poezi vlerëson ai, është shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar. Një vlerësim të përafërt për lirikën e Fishtës e bëri edhe Arshi Pipa: Unë jam i mendjes se Fishta ishte n’origjinë nji poet lirik, por i një lirizimi të fuqishëm kryengritës, jo lotues, e melankolik…një lirizëm luftarak (Gjergj Fishta, Lirika, Prishtinë 1997, f. 11).

Viktor Volaj, njohës i mirë i Lirikës së Fishtës që e përgaditi me shënime e shpjegime botimin e dytë të lirikave dhe njëherit bashkëpunëtor i ngushtë i Fishtës, për personalitetin dhe veprën e tij do të shprehej kështu: At Gjergj Fishta nëpër ma të mëdha qytete të kohës, përpara mija e mija poetësh, njerëzish të naltë, shkenctarësh diti me qit e me naltsue vetitë ma të rralla të kombit shqiptar, historinë lumniplote e traditat shekullore të tij. Albanologu i njohur Norbert Jokli, ndër të tjera shkruan: Me At Gjergj Fishtën gjuha Shqipe u rrit, u madhnue, u ba zonjë. Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar të ushton hijshëm e fuqishëm në të njëjtën kohë (Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë sonë, Tetovë 2008, f. 72). Në vitin 1936, gjuhëtari i shquar dhe studiuesi i letërsisë, albanologu më i madh, Eqerem Çabej në studimin “Për gjenezën e literaturës shqipe”, kur flet për Fishtën dhe veprën e tij, ndër të tjera shprehet: Një provë që nuk e kishte bërë me sukses letërsia shqipe më parë, bëhet me sukses të jashtëzakonshëm të ky autor. Me “Lahutën e Malcisë”, Gjergj Fishta na tregohet poet me fuqi epike të lindur, rrëfimi i tij është plot gjallëri dhe rrjedhje. Vepra e këtij autori është e mbështetur në këngët e veriut mbi trimëritë të cilat në veprën e re thuren duke u përsosur e fisnikëruar. Gjergj Fishta është bërë sidomos me “Lahutën e Malcisë” përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare (Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Prishtinë 2009 f. 250).


Edhe në periudhën më të errët kur ideologjia komuniste i shpalli luftën më të ashpër veprës dhe figurës së Gjergj Fishtës, falë diasporës shqiptare që për shkaqe ideologjike e kishte braktisur atdheun, dhe frymës demokratike të disa shteteve, siç janë edhe SHBA-të, kjo vepër vazhdoi të botohej dhe të lexohej, mirëpo një gjë e këtillë nuk ndodhi edhe në Kosovë dhe në vendet tjera të ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët. Nëse në Shqipërinë socialiste, personaliteti i Fishtës konsiderohej si fashist, cinik, demagog, shovinist, ksenofob antisllav, e çka jo tjetër, në Kosovë as që mund të botohej e të futej në program shkollore, edhe për shkak të qëndrimit të tij të quajtur me të padrejtë si antisllav, që në realitet ishte kundër pushtuesve sllav, që i kishin pushtuar tokat shqiptare. Sulmet më të pamëshirshme që vinin edhe nga institucione kompetente te Shqipërisë së atëhershme ishin të periudhës së krizës më të thellë ideologjike, të viteve 70-80, kur ishte thelluar lufta kundër “ndikimeve negative nga e kaluara”. Në Fjalorin Enciklopedik shqiptar, të vitit 1985, studiuesi dhe intelektuali Vehbi Bala, që realisht kishte qëndrim pozitiv për këtë shkrimtar ishte i detyruar që këtë figurë ta paraqesë sipas shijes së politikës zyrtare. Se vlerësimi aq negativ ishte vetëm një detyrim, e jo sipas vullnetit të autorit, tregon edhe fakti se po i njëjti autor, shkodrani Vehbi Bala, një studim për Fishtën dhe veprën e tij, të shkruar edhe më herët, nuk mundi ta botojë 30 vjet, për të pritur dritën e botimit aq të vonshëm të vitit 1988.

Për ta mposhtur më lehtë këtë krijues e atdhetar të madh, qarqet e ndryshme, vite me radhë, madje deri në ditët tona e keqinterpretuan një varg të poemës “Metamorphosis” ku poeti bën fjalë për fenomenin e metamorfozës, duke e kritikuar personazhin që don të konvertohet, kur thotë: Ta dijë Shqypnia Pra sheklli mbarë se ma mbas sodit Un sjam shqyptar. Kjo thënie që dikush deshi ta përdor për qëllime të errëta vetëm e vetëm për ta nxirrë këtë atëdhetar të madh, tanimë duhet kuptuar drejtë.

Edhe në fillimet e fazës se tretë, kur Fishta kthehet aty ku e ka vendin, në disa shkrime vazhdojnë aty këtu vlerësime negative, si duket ende si pasojë e një mentaliteti mohues, që me vonë të zbuten e të rishqyrtohen. Ismail Kadare në librin “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, të botuar më 1991, kur bën fjalë për letërsinë e viteve ’30-të, flet edhe për Fishtën. Në këtë studim, përveç tjerash, kur Fishta kritikohet ne planin politik dhe estetik, e nënçmon edhe kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë” të cilën e vlerëson si një kronikë sterile, monotone, kurse autorin e saj si shkrimtar që himnizonte Shqipërinë e prapambetur, kanunore e mesjetare. Këtë gjykim Ismail Kadare është munduar ta zbusë disi më vonë, por është për t’u marrë në konsiderim konsiderata e tij për Fishtën si artist. (Agim Vinca, Gjergj Fishta, figure madhore e Letërsisë sonë, Tetovë 2008, f. 32).

Sidoqoftë, viti 1990 i dha fund ndalesës 45 vjeçare të Gjergj Fishtës dhe veprës së tij. Institucione të shumta zyrtare e profesionale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, në këtë fazë të rilindjes do të thosha, të veprës së tij të madhe, do të organizojnë manifestime të ndryshme që qëllim parësor e kishin ndriçimin e plotë të kësaj vepre, që me sukses i sfidoi kohërat më të këqija dhe të gjitha komplotet ideologjike për ta mposhtur tërësisht atë.

Kjo fazë e komunikimit me veprën e Gjergj Fishtës, që gjithsesi erdhi nga shembja e regjimit totalitar, dhe zhvillimi i saj me aq intensitet, nuk ishte vetëm një larje borxhi për mungesën e poetit të kombit, për 45 vite, por më tepër si nevojë për ta njohur këtë vepër gjeneratat më të reja, e për ta rinjohur ato më të vjetrat. Artikujt e shumtë studimor, monografi të ndryshme, konferencat e shpeshta shkencore me botime përmbledhjesh nga kumtesa të lexuara, dhe botimi më i kompletuar në katër vëllime i veprës së tij në Prishtinë, e më vonë edhe ne Tiranë, po dëshmojnë etjen për ta shijuar këtë vepër madhështore dhe për ta korrigjuar padrejtësinë që iu bë gjatë kohë. Tanimë, kur lexuesi duke nisur nga ai më i riu, e deri te studenti, mësuesi e studiuesi i letërsisë, e ka në dorë veprën e kompletuar të Gjergj Fishtës, nuk ka pse të qëndrojë indiferent dhe mos t’i qaset kësaj vepre në mënyre serioze, dikush vetëm për kënaqësinë personale e dikush për qëllime të ndonjë studimi, që sado pak do ta pasuronte mendimin kritik për këtë vepër.

Vepra e Fishtës është e gjithanshme, ajo është vepra e historisë sonë të dhembshme që përfshin pjesën e fundit të përpjekjeve për çlirim kombëtar, dhe atë të kohës së Pavarësisë. Prej Rilindjes dhe rilindësve ai do të trashëgojë idealizmin e njohur, përkushtimin ndaj lirisë, pavarësisë, tërësisë etnike dhe gjuhës, kurse prej periudhës së Pavarësisë do të marrë frymëzime për bashkimin kombëtar (Rexhep Qosja, Shkrimtarë dhe periudha, Tirane 2005, f.149).

Vepra e tërësishme e Fishtës e mbajti gjallë kujtesën historike edhe kur ishte e ndaluar, prandaj nëse duam ta kemi të freskët këtë kujtesë, ta lexojmë “Lahutën e Malcisë”, nëse duam të bindemi sa e bukur është gjuha shqipe, t’i lexojmë lirikat e tij që i kushtohen kësaj gjuhe, nëse duam të dimë për fillimet parlamentare në Shqipëri, ta lexojmë satirën “Gomari i Baba Tasit”, e nëse duam ta njohim Fishtën, t’i lexojmë me kujdes tërë veprat e tij, sepse vetëm atëherë do ta kuptojmë personalitetin e tij krijues që e himnizoi Shqipërinë si Naimi dhe me satirat e tij i thumboi anët negative, si Konica.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...