Është bërë viral denoncimi i bërë nga i riu ambientalist Besmir Agalliu. Sipas tij forcat ruse që ndodhen këto ditë në vendin tonë kanë një qëllim që mbahet sekret. Sipas tij ato po marrin pjesë në çmontimin e armëve kimike nga Siria.
“Trupa ushtarake RUSE sot kanë zbarkuar në Tiranë (si asnjë herë më parë nuk është dhënë arsye) së bashku me trupat Amerikanë & Angleze janë bashkuar.
Kjo gjë me jep të drejtë Informacionit që ARMËT KIMIKE SIRIANE kanë zbarkuar dhe po mbahen në FSHEHTËSI TOP SEKRET. RUSIA, USA & ANGLEZËT kishin një marrëveshje që çaktivizimi i ARMËVE KIMIKE SIRIANE të bëhej në një SHTET ASNJANËS, ku të ishin prezent vetë këto forca që do e mbikëqyrnin operacionin e SHKATËRRIMIT TË ARMËVE KIMIKE SIRIANE. Info që këto ARMË KIMIKE po bëhen në një zonë midis Krujës e Durrësit në një BAZË USHTARAKE e cila plotëson standardet minimale për kryerjen e këtij operacioni. Nëse njihni ndonjë bazë USHTARAKE, ju lutem më njoftoni. Kamionët me Armët Kimike do vijnë nga Porti i Durrësit. Fotot janë bërë pak ditë më parë në Durrës. Ti gëzojmë Armët Kimike” – shkruan Agalliu.
2016-10-02
Avokati Tomë Gashi, ja fajtorët për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi
Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Ramush Haradinaj janë tre ish-kryeministra të Republikës së Kosovës të cilët janë ndalur me flet-arreste nga Serbia.
Mirëpo, para disa ditësh me të njëjtën akuzë është ndaluar, e më pas i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit.
Ai u arrestuar në vendkalimin kufitar në Konçul, në bazë të urdhër-arrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit.
Fajin për këto arrestime, avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi ia hedh përgjegjësve kryesor të politikës në vend.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se politikanët e nivelit të lartë të Kosovës, që janë ndaluar me flet-arreste nga Serbia prej 12 qershorit 99’, janë përkujdesur vetëm për mirëqenien e tyre. Sipas tij, pa përkujdesje ndërkombëtare këta gjithë do të ekstradoheshin dhe do të dënoheshin në Serbi.
“Kosova faktikisht ka dështuar që t’i përdorë mekanizmat ndërkombëtar që i kemi pas këtu prej 12 qershorit 99, duke përfshirë UNMIK-un, EULEX-in, OSBE dhe gjitha që kanë funksionuar për 17 vite.
Bashkësisë ndërkombëtare është dashur t’i bëhet me dije që ta detyrojë Serbinë që t’i heq urdhër-arrestet për ish-pjesëtarëve të UÇK-së për shkak se janë politikisht të motivuara dhe ka mekanizma tjera ndërkombëtar që mund ta vlerësojnë se eventualisht dikush ka mundur të jetë i involvuar në ndonjë vepër të rënd penale që ka ndodhur gjatë luftës”, është shprehur ai.
Më tej, avokati Gashi thotë se dështimi i politikës ka sjellë deri në arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë, mirëpo kanë qenë edhe raste të tjera kur janë poshtëruar zyrtarët policor duke u arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pjesën e Kosovës, nga xhandarmëria, respektivisht policia serbe.
“Ka pas edhe shumë raste të tjera kur shqiptarët janë kidnapuar dhe janë dërguar në Serbi dhe janë dënuar pas 12 qershorit 99’.
Ndërsa të vetme raste që neve na kanë mbetur në mendje janë ato të politikan të lartë; Ndalimi i Hashim Thaçit në Hungari për disa orë, ndalimi i Agim Çekut (si kryeministër) si dhe Ramush Haradinaj në Slloveni.
Tre ish-kryeministria të Kosovës janë ndalur me flet-arreste të Serbisë jashtë territorit të Kosovës dhe këta s’kanë bërë asgjë që e njëjta gjë mos t’ju ndodhë të tjerëve”, ka thënë ai.
SYMBOL 8-revistë letrare dhe artistike
Së shpejti: Numri 8 i revistës “Symbol”, me një intervistë ekskluzive me shkrimtarin Rexhep Qosja. Në intervistë ai flet për fëmijërinë dhe rininë e tij, për familjen dhe shkollën, për librat dhe letërsinë, për teatrin (Strindbergun, Kamynë, Beketin etj.), dhe kinematografinë (Kubrikun, Hiçkokun, Kurosavën, Bergmanin etj.), si dhe për arsyen pse nuk pranoi të bëhej lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rexhep Qosja është konsideruar si “Kafka i Lindjes”, apo “Havel i Kosovës” (La montagne), ndërsa romani i tij, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, është vlerësuar si “një roman që na ra nga qielli, një zbulim i vërtetë” (Le Nouvel Observateur).
Sipas studiuesit Robert Elsie, Qosja është një ndër kritikët më të mëdhenj të Ballkanit, kurse nga Ibrahim Rugova Qosja është cilësuar kritik që shpesh ka zgjidhur probleme vitale për letërsinë shqipe. Për Ismail Kadarenë, Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit (Shqipërisë shtetërore), të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, kurse, sipas Sabri Hamitit, Rexhep Qosja në fund të viteve gjashtëdhjetë ka përmbysur metodën e socrealizmit.
Revista “Symbol”, e kataloguar me ISSN në dy versionet (Online dhe Print), e pranuar këtë vit në rrjetin e revistave më të mëdha të Europës (Eurozine), sjell shkrime të ndryshme kulturore në dy gjuhë (shqip/anglisht). Deri tani për këtë revistë kanë dhënë intervista: Linda Hutcheon, Raoul Eshelman, Gottfried Helnëein, Andreas Huyssen, Mieke Bal, D.M. Thomas, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.
Sipas studiuesit Robert Elsie, Qosja është një ndër kritikët më të mëdhenj të Ballkanit, kurse nga Ibrahim Rugova Qosja është cilësuar kritik që shpesh ka zgjidhur probleme vitale për letërsinë shqipe. Për Ismail Kadarenë, Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit (Shqipërisë shtetërore), të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, kurse, sipas Sabri Hamitit, Rexhep Qosja në fund të viteve gjashtëdhjetë ka përmbysur metodën e socrealizmit.
Revista “Symbol”, e kataloguar me ISSN në dy versionet (Online dhe Print), e pranuar këtë vit në rrjetin e revistave më të mëdha të Europës (Eurozine), sjell shkrime të ndryshme kulturore në dy gjuhë (shqip/anglisht). Deri tani për këtë revistë kanë dhënë intervista: Linda Hutcheon, Raoul Eshelman, Gottfried Helnëein, Andreas Huyssen, Mieke Bal, D.M. Thomas, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.
“illz”-Reviste e re letrare ne Tirane
Me 1 tetor 2016 doli nga shtypi numri i parë i Revistës “illz”, Revistë letrare e Tiranës, me 217 faqe.
Miq qe gezoni e nuk deshperoheni me gezimin tim!
Sapo mora ne dore, te ngrohte valë, numrin 1 te revistes "illz".
Me u plotesue pritshmerite maksimalisht, duhet me fluturue, ndaj nuk plotesohen ato qe te ecim me kembe per toke.
Mirenjohje te pakufishme Flamur L Hoxha qe me mbeshtet financiarisht per te sendertue endrrat, falenderime te perzemerta Izet Duraku qe u jep krahe dhe qiell endrrave, faleminderit miq qe besuat dhe u bete illz te ndritshem te copes tone te qiellit.
Faleminderit qe u bete pjese e bordit te revistes, qe sollet shkrime dhe ne menyre te pervecme falenderime Salajdin Salihu, Fahri Musliu, Granit Zela, Albana Mucaj etj qe me perkthimet e tyre i dhane klas te larte revistes.
“Illz”, Revistë letrare e Tiranës
Sponsor: Flamur L Hoxha
Drejtor: Izet Duraku
Kryeredaktor: Rexhep Shahu
Botues: Klubi i Poezise, Tirane
PËRMBAJTJA :
Izet Duraku - Illz, revistë letrare e Tiranës
Ismail Kadare - Poezi : Dreri; Në natën plot acar
Umberto Eco - Funksioni i letërsisë : të edukojë fatin dhe vdekjen
Luan Rama - Profecia e poezisë dhe ardhmëria jonë
Edward Mendelson - Obama dhe Elioti
Pjetër Bogdani - Krijimi i rruzullimit
Havzi Nela - Nuk them se jam trim
Floresha Dado - Shaban Sinani - Shekulli i Kadaresë
Gabriel Garsia Markez - Sikur zoti të më falte pakëz jetë
Edison Ypi - Ti nuk lexon
Nga Lutjet e Nënë Terezës
Mirko Kovač - Lutje për intelektualët
Izet Sarajliq - Fragmente nga Përmbledhja sarajevase e luftës
Ioan Es Pop - Askush s’do të ketë aq asgjë sa ne...
Mehmet Kraja - Një histori mbi liqenin e trishtuar
Thanas Medi - Fjala e fundit e Sokrat Bubës
Svetlana Alexievich - Mbi betejën e humbur
Gjergj Fishta - Nji lule vjeshtet
Miftar Spahija Thaçi - Fragment nga romani “Taf Bardheti” -
Filip David - Shtëpia e kujtesës dhe e harresës
Kosta Haxhiantoniu - Agrixhento
Radmila Laziq - Doracak për poezinë
Luljeta Lleshanaku - Secili fatin e vet
Petrit Ruka - Në mungesën tënde
Skënder Mehmet Buçpapaj - Unë krijova Shkumbinin
Ardian-Christian Kyçyku - Atdheu dhe ata që e bënë
Lazer Stani - Një vonesë bagazhesh
Zija Çela - Formula e jetës
Ardita Jatru - Një ditë
Elida Rusta - Unë e ti Migjen
Shqiponja Axhami - Ka ra mbramja
Stefan Xheorxhesku-Serxhent - Shqiptarët
Eqrem Kryeziu - Poetika e Skiroit
Behar Gjoka - Figura e Kasëm Trebeshinës …
Ermira Ymeraj - Azem Shkreli dhe Xhevair Spahiu...
Hysni Ndreu - Përmasa e unit poetik në vëllimin “Qyteti i Lutjeve”
Halil Matoshi - Lulet, Bebet dhe Poezitë e Xhevdet Bajrajt…
Xhavit Beqiri - Shejtnimi i fjalës, Harmonia estetike e Ragip Sylajt
B O R D I :
Ak. Floresha Dado;
Ak. prof. dr. Francesko Altimari;
Ak. prof. dr. Mateo Mandala;
Ak. Mehmet Kraja;
Ak. Vasil S. Tole;
Prof. as. dr. Elindë Dibra (Ramadani);
Prof.dr.. Eqrem Kryeziu;
Prof. Dr. Gëzim Aliu;
Prof. dr. Gëzim Rredhi,
Prof. dr. Shaban Sinani;
Prof. dr. Xhavit Beqiri;
Prof. dr. Ermira Ymeraj;
dr. Nezir Bata;
dr. Luçiano Boçi;
dr. Salajdin Saliu;
Anton Gojcaj, studiues;
Ben Andoni, gazetar;
Beti Njuma, gazetare;
Dinos Koubatis, dramaturg;
Fahri Musliu, gazetar;
Flutura Açka, shkrimtare;
Iskra Geshovska, studiuese;
Lazer Stani, shkrimtar;
Luan Rama, shkrimtar;
Luljeta Lleshanaku, poete;
Skënder Zogaj, shkrimtar;
Vaid Hyzoti, kritik;
Xhevdet Bajra, poet;
Zija Çela, shkrimtar.
2016-10-01
Përkujtohet e vlerësohet protesta studentore - 1 tetor 1997, në mbrojtje të arsimit shqip!
Nga Flori Bruqi
Prishtinë, 1 tetor 1997 - 1 tetor 2016
Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, e para 19 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe.
Flori Bruqi, raportonte për "Le Monde.fr " se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”, se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksonte përkrahjen e gjithë popullit për protestën.
“Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmonte korrespondenti i "Le Monde.fr "nga Prishtina (i atëhershëm dhe i tashëm i Agjencionit Floripress ), përmes
telefaxit me 1 tetor 1997,nga Shtëpia e ime në Lagjën "Velania",ndërsa për DW poashtu
nga shtëpia e ime raporte Valentina Saraqini.
Rektorati ishte vendosur në një shtëpi private (në familjen Shoshi) pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.
“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportonte nga vendngjarja korespondenti i" Le Monde.fr " , e cila që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000 studentëve shqiptarë protestues bënte të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”serbe.
Ish-drejtuesit e kësaj lëvizje, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi dhe Ernest Luma, kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se ky organizim i studentëve, i mbështetur edhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, ajo protestë ishte edhe një mesazh i qartë për klasën politike të kohës.
Para 19 vjeteve , më 1 tetir 1997 Studentet e Universitetit të Prishtinës,përpos pankardave të nduarndurshme ,ata mbanin në duar edhe librin tim "Vrasësit e liridonëve" si dhe pankardën e "Botës së re", që kishte botuar kopertinën e librin tim"Vrasësit e Liridonëve",me tekstin si më sipër siq shifet në fotografi. Libri "Vrasësit e Liridonëve " i kushtohët vrasjës së Heronjëve të popullit Jusuf, Bardhosh,Gërvallës,Kadri Zekës dhe Enver Hadrit .
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...