Së shpejti: Numri 8 i revistës “Symbol”, me një intervistë ekskluzive me shkrimtarin Rexhep Qosja. Në intervistë ai flet për fëmijërinë dhe rininë e tij, për familjen dhe shkollën, për librat dhe letërsinë, për teatrin (Strindbergun, Kamynë, Beketin etj.), dhe kinematografinë (Kubrikun, Hiçkokun, Kurosavën, Bergmanin etj.), si dhe për arsyen pse nuk pranoi të bëhej lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rexhep Qosja është konsideruar si “Kafka i Lindjes”, apo “Havel i Kosovës” (La montagne), ndërsa romani i tij, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, është vlerësuar si “një roman që na ra nga qielli, një zbulim i vërtetë” (Le Nouvel Observateur).
Sipas studiuesit Robert Elsie, Qosja është një ndër kritikët më të mëdhenj të Ballkanit, kurse nga Ibrahim Rugova Qosja është cilësuar kritik që shpesh ka zgjidhur probleme vitale për letërsinë shqipe. Për Ismail Kadarenë, Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit (Shqipërisë shtetërore), të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, kurse, sipas Sabri Hamitit, Rexhep Qosja në fund të viteve gjashtëdhjetë ka përmbysur metodën e socrealizmit.
Revista “Symbol”, e kataloguar me ISSN në dy versionet (Online dhe Print), e pranuar këtë vit në rrjetin e revistave më të mëdha të Europës (Eurozine), sjell shkrime të ndryshme kulturore në dy gjuhë (shqip/anglisht). Deri tani për këtë revistë kanë dhënë intervista: Linda Hutcheon, Raoul Eshelman, Gottfried Helnëein, Andreas Huyssen, Mieke Bal, D.M. Thomas, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.