2016-10-01

Përkujtohet e vlerësohet protesta studentore - 1 tetor 1997, në mbrojtje të arsimit shqip!

Nga Flori Bruqi



Prishtinë, 1 tetor 1997 - 1 tetor 2016



Image result for demostratat e 1 tetor 1997


Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, e para 19 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe.

Image result for demostratat 1 tetorit 1997

Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 19 vitesh, drejtpërdrejtë nga protesta,

Image result for demostratat 1 tetorit 1997

Flori Bruqi, raportonte për "Le Monde.fr " se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”, se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksonte përkrahjen e gjithë popullit për protestën.

Image result for demostratat 1 tetorit 1997

 “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmonte korrespondenti i  "Le Monde.fr "nga Prishtina (i atëhershëm dhe i tashëm i Agjencionit Floripress ), përmes 
telefaxit  me  1 tetor 1997,nga Shtëpia e ime  në Lagjën "Velania",ndërsa për DW poashtu 
nga shtëpia e ime raporte Valentina Saraqini.

Image result for demostratat e 1 tetor 1997


Raportimi bëhej edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania,që ishte rreth 50 metra nga shtëpia e ime (Flori Bruqit) .

Image result for demostratat 1 tetorit 1997

Rektorati  ishte vendosur në një shtëpi private (në familjen Shoshi) pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

Image result for demostratat 1 tetorit 1997

“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportonte nga vendngjarja korespondenti i" Le Monde.fr " , e cila që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000   studentëve shqiptarë protestues bënte të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”serbe.



“1 tetori i ’97-s, pikë kthese në historinë më të re të Kosovës”, është një titull balline sot në shtypin e Prishtinës në 19-vjetorin e protestës së Lëvizjes Studentore.

Image result for demostratat e 1 tetor 1997

Ish-drejtuesit e kësaj lëvizje, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi dhe Ernest Luma, kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se ky organizim i studentëve, i mbështetur edhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, ajo protestë ishte edhe një mesazh i qartë për klasën politike të kohës.

Image result for demostratat e 1 tetor 1997

“1 tetori i vitit 1997 është një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës, e cila kishte si objekt universitetin, por synim kryesor kishte çlirimin kombëtar, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, citon gazeta.




Para 19 vjeteve , më 1 tetir 1997 Studentet e Universitetit të Prishtinës,përpos pankardave të  nduarndurshme ,ata  mbanin në duar edhe librin tim "Vrasësit e liridonëve" si dhe pankardën e "Botës së re", që kishte botuar kopertinën e  librin tim"Vrasësit e Liridonëve",me tekstin si më sipër siq shifet në fotografi. Libri "Vrasësit e Liridonëve " i  kushtohët vrasjës së  Heronjëve të popullit Jusuf, Bardhosh,Gërvallës,Kadri Zekës dhe Enver Hadrit .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...