2016-09-29

Nga Flori Bruqi : Kabllogrami i ambasadës së SHBA më 2009: Si Agron Kuliçaj ndihmoi Dritan Dajtin, e tha kryepolici Burgaj

kul
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur verifikimet pas raportimeve se një deputet është takuar me Dritan Dajtin në qelitë e burgut 302.

Sipas News 24, një deputet ka hyrë në ambjentet e këtij burgu dhe ka kërkuar të mos regjistrohet.

Deklarata u bë nga gazetari A.Hoxha i televizionit në fjalë në studion e emisionit Opinion. Por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit. Raportohet se SHKB po kryen një kontroll në qelitë e burgut për të verifikuar hyrje-daljet. Nuk ka të dhëna të tjera mbi rastin që pa emra mund të kthehet në një tjetër zhurmë politike.

Image result for Agron Kuliçaj


Agron Kuliçaj

Dajti është akuzuar për masakrën e gushtit 2009 ku humbën jetën katër policë.Një kabllogram i Ambasadës Amerikane e lidh këtë ngjarje të rëndë edhe me Agron Kuliçajn, ish-truproja personale i Sali Berishës, më pas një nga krerët më të lartë të policisë shqiptare.

Më poshtë, kabllogrami:

Datë 25 nëntor 2009 / Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë / Merr Departamenti i Shtetit / Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers / Klasifikuar si Material konfidencial

Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.

Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj.



Agron  Kuliçaj

Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Image result for Agron Kuliçaj

Hysni Burgaj 

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.

Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit…


Image result for dritan prenci

Ahmet Prençi

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar…

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.

Image result for Dritan Dajti

Dritan Dajti

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.

Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.

Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.

Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.


_____________




Floripress : Agron Kuliçaj fiton gjyqin ndaj Taulant Ballës
Deputeti do t’i paguajë 70 milionë lekë zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit




http://www.shekulli.com.al/p.php?id=29758






Agron Kuliçaj, zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka fituar gjyqin ndaj deputetit socialist, Taulant Balla.

Me anë të vendimit përkatës, Balla do ta dëmshpërblejë Kuliçajn me shumën prej 70 milionë lekësh.

Kuliçaj hodhi në gjyq deputetin Balla për shpifje, ndërsa gjykatësja Rezarta Balla mori vendimin për të dënuar deputetin.





Shikoni videon:

BURG PERJETE DRITAN DAJTIT GJYKATA E KRIMEVE TE RENDA 

JEP VENDIMIM PAS 276 SEANCASH LAJM


https://www.youtube.com/watch?v=QKt3HW0m1k4



Rrezohet padia e Kuliçajt

Pasi e ka dënuar tre here për veprën penale te shpifjes, duke e gjobitur madje me shuma qe variojne nga 700 mije deri ne 5 milion leke te reja, Gjykata e Tiranës, po për te njëjtën akuze, ka shpallur te pafajshëm deputetin Saimir Tahirin, tashme Ministër i Brendshëm. Vendimi është marre këtë te mërkurë nga gjyqtarja Fatime Deçolli, e cila rrezoi padinë për shpifje te ish zv/drejtorit te policisë se shtetit Agron Kuliçaj, te depozituar disa muaj me pare ne kohen ku Tahiri ishte vetëm deputet i opozitës. Kuliçaj kërkonte nga Tahiri ta dëmshpërblente ne shumen 1 milion leke te reja, për demin e shkaktuar pas deklaratës se bere ne adrese te tij ne Parlament, ku e akuzonte te lidhur me mafian e kromit. Por ne arsyetimin e vendimit, gjyqtarja Deçolli shprehet se deklarimet e Tahirit, te konsideruara si fyerje dhe shpifje nga ana e Kuliçajt, janë bere nen ushtrimin e funksionit te tij si politikan dhe opozitar dhe se Tahiri ka shprehur opinionin e tij. Tashme Tahiri ka ne shqyrtim edhe dy padi te tjera për shpifje, me ish-paraardhësin e tij Flamur Noka dhe me ish-zëvendësministrin Arben Ristani. Ndërkohë qe fatura qe ka për te paguar deri tani, kap shifrën e 2.7 milion lekeve pas padive te humbura me fëmijët e kryeministrit dhe ish-ministrin Genc Ruli.




Arratisja, Dritan Dajti, zbulohet plani i gjashtë rusëve




Arratisja, Dritan Dajti, zbulohet plani i gjashtë rusëve


I mbani mend kronikat televizive që tregonin grupet e policëve me maska dhe qen antieksploziv në Gjykatën e Krimeve të Rënda në muajin shtator të këtij viti? Një turmë policësh me antiplumb, të armatosur deri në dhëmbë, grumbulloheshin rrotull gjykatës sa herë që Dritan Dajti transportohej nga Burgu 313 në sallën e gjyqit.

Në atë kohë, shkaku i një niveli të tillë të masave të sigurisë, i panjohur më parë në gjykatat shqiptare, mbeti mister. Së fundi është mësuar se shkak ka qenë një plan arratisjeje.

Një plan i hekurt masash të kombinuara nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka parandaluar arratisjen e Dritan Dajtit nga Burgu 313 në Tiranë. Pak kohë para se të informohej për planin e arratisjes në Burgun e Drenovës në Korçë (më 25 shtator njoftoi Drejtorinë e Burgjeve), Policia e Shtetit ka parandaluar një tjetër arratisje të bujshme në Tiranë.

Dyshohet se Dritan Dajti kishte planifikuar në detaje një skenar arratisjeje nga Burgu 313 në Tiranë. Ai nuk ia doli të rifitonte lirinë edhe pse duket se ka pasur një plan ku përfshiheshin edhe ndihmës të ardhur posaçërisht nga Rusia. Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia Kriminale kishin siguruar informacione sekrete se 6 shtetas rusë do të vinin në Shqipëri nga mesi i muajit gusht për të “liruar” nga burgu Dritan Dajtin.

Ky informacion iu bë i ditur gazetës “Panorama” gjatë interesimit pranë strukturave të Policisë, në lidhje me të dhënat që policia ka për arratisjen e ndodhur një javë më parë në Burgun e Drenovës, ku shtatë të dënuar rifituan lirinë.

Skenari i arratisjes së Dritan Dajtit është mbajtur sekret prej rreth 4 muajsh, megjithatë masat e sigurisë kanë qenë të dukshme. Plani i Dajtit për t’u arratisur rezultoi të kishte qenë më serioz nga çfarë dukej lirisht nga rruga pranë ambienteve të Burgut 313. Në çatinë e Burgut dhe rreth tij për më se dy javë qëndruan të vendosura forcat speciale të policisë, RENEA. Në fillim të gushtit të këtij viti, forcat speciale RENEA kishin blinduar paraburgimin ku qëndron Dritan Dajti.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...