Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/25

Fatbardha Behri( Kaçi) : Tango me veten

Roland Lushi

Me nje tango poetike vjen nen logon e shtepise botuese ADA:

Autore : Fatbardha Behri( Kaçi)
Titulli : Tango me veten
Redaktor: Fitim Behri

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223 08-1
Formati : 14x20cm

©: Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Tirazhi 300 kopje

Përgatiti për botim: Roland LUSHI

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Behri, Fatbardha
Tango : poezi / Fatbardha Behri. – Tiranë :
Ada, 2016
128 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-08-1
1. Letërsia shqipe 2. Poezia
821.18 -1

Tango me veten

Kur hana dyzohet dridhshëm në liqen….
Shfaqen Najadat 1) me krahë të gjelbër shelgu.
E nisin të lodrojnë…..
Me kangë sirenash më ftojnë,
tek qëndroj tek shtegu,
të lodroj me to, kapur pas flokëve te Ofelisë…..

Ylli nxjerr syrin, pas prarimit të resë,
qielli rreth tij , ngjyrë opal.
Bilbili kangën ambël nis…
…..ma mirë…të pres…..të pres….

Oh, tash nga ujnat dalin Trijadat 2)
Bashkë me to , e bukura Laura….3)
Tuj marrë harpën që i jep Petrarka.
E, ne retë e Parajsës lundron Beatriçe…..4)
Në retë endur nga Dantja….

Hutueshëm vërtitem,
Në shtjellë andërrzhgjandërr…..
Në sy mbiu lot.
Ylli më zgjat rrezen,
të më kapë përdore, më shpëto, o Zot!

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...