Qeveria shqiptare ndodhet pranë një skandali të rëndë seksual që pritet të shkaktojë një tërmet brenda radhëve të saj.
Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dhënë disa dokumenta konfidenciale policisë shqiptare se një nga ministrat më të rëndësishëm të saj është pleksur me një agjente të shërbimeve sekrete serbe.
Por si ka ndodhur kjo përfshirje?
Sipas burimeve të Boldnews.al, agjentja serbe ka ardhur në Tiranë si një balerinë. Ajo punon në një nga klubet më në zë të Tiranës, që frekuentohet nga pjaca e lartë e Shqipërisë, përfshirë ministra dhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.
Ky material i SHISH-it kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e shtetit që kanë nisur hetime të menjëhershme, por duke ruajtur konfidencialetin. Boldnews.al në ditët në vijim do të sjellë të dhëna të tjera të detajuara rreth këtij skandali që pritet të trondisë qeverinë shqiptare.
http://boldnews.al/2016/09/29/ekskluzive-zbulohet-lidhja-e-ministrit-shqiptar-agjenten-e-sherbimit-sekret-serb/