2016-09-25

Shpresë e përlotur apo nganjëdhim për të nesërmen.



Nga : Agron Shele

Poezia si mishërim i percepetimeve fluide shpirtërore, por dhe ndjenjë e thellë përjetimesh shpreh pareshtur ideimet dhe vizionet për vetë moderaturën jetë, të konceptuar gjithmonë sipas këndvështrimeve artistike, të cilat herë janë depërtuese deri në skajshmëri, herë prekëse e të dhimbshme për vetë kalvarin përvuajtës të popullit të tij, e herë ikadeshente e fleksible ndaj vetë koherencës krijuar. Nën këtë prizëm vjen dhe poezia e autorit Hysen Grajçevci me botimin e vëllimit poetik “Shpresë e përlotur”, vëllim i cili edhe pse është i pari në areolën e botimit të këtij autori, tërheq vëmendjen dhe të zhyt në mendime për mënyrat, gjetjet poetike, mesazhin e përcjellur, por dhe zhvillimet më të fundit të artit në Kosovë. Emri i këtij autori është i njohur në botën letrare shqiptare, pasi shumë ngë poezitë e përfshira në këtë vëllim kanë qenë pjesë e publikimeve në formë ciklesh edhe në peridikët e revistat letrare të kohës, ndërsa paraqitja e tyre në një libër është konkludimi dhe kristalizimi final për të paraqitur para lexuesit një vepër të mirfilltë letrare. Duke hyrë në shtjellën krijuse të këtij autori, ndeshemi me hapësira krijuse që kapërcejnë nga përtej mitika ( Homeri), më pas me inkluiditetet e metafizikës së rilindjes evropiane (Dante Aligeri) dhe për tu përqëndruar më shumë tek përpjekja dhe sakrificat e popullit martir kosovar në luftën e shenjtë shumëshekullore për liri, por pa përjashtuar këtu dhe gjendjen reale kohore e reminishencat që shoqërojnë çdo shoqëri të brishtë pas luftës. Ajo që e veçon këtë autor është se në stilin dhe artin e tij ka ndërthurje estetike dhe frymë që kapërcen nga hermetizmi vargjeve në modernizim dhe përbrenda kësaj tematike ravijëzon fuqia shprehëse e figuracioni i lartë gjer në shpirtëzim të objekteve të kultit (gurët e varreve, statujat) dhe jo pa qëllim, por si sprovë e mbijetesës dhe ruajtjes së asaj tradite të shkëlqyer shqiptare. E gjithë kjo prurje poetike e shtrirë dhe ridimesionuar në hapësira dhe plane shumëdimesionale, hedh dritëhije për të shkuarën dhe të sotmen, kapërcen dhe përthyen ato kufij, të cilat mbartin shumë gjurmë dhe do mbeten përherë reflektive për ndërgjegjiet kohë. 
Poezia “ Shpresë e përlotur” titullon gjithë vëllimin poetik, dhe pse në kuptimin e parë figurativ shfaq nota pesimizmi dhe tragjiken, në depërtim më të thellë dhe përmbyllje të poezisë mbjell shumë më tepër shpresën.

“Natës i shtrydhë errësirën moteve
Zhurmshëm pësherëtima dhembjen nxjerrë
Mbi tragjikën e hidhur ngrihen e bien fatet
Në shpresa të përlotura dita të ardhmen mbjell ”

Zbërthimi ideo-artistik i këtyre vargjeve perifrazon mistizmin me tragjiken ( errësirë e moteve – ngrihen e bien fatet), dhimbjen me shpresën e përlotur, ose atij besimi të ngritur pas shumë kufij dramatikë ( psherëtima dhimbjen nxjerr – në shpresa të përlotura dita të ardhmen mbjell), që dhe në planin struktural ndërthuret me rimën e puthitur AB, AB, dhe e gjithë kjo në agravim për të kthjelluar idenë dhe mesazhin e madh, atë të njehësimit liri hyjonore me sakrificën dhe vetmohim të pashembullt. Një tjetër nënide, por që është shumë e rëndësishme për mesazhin poetik është dhe drejtimi i drejtëpërdrejtë i zërit elitar dhe ndërgjegjies së kulluar ndaj vetë popoullit të tij, i cili nuk e do frymën e optimizmit të përlotur, por të drejtuar drejt sfidave të reja në unison me frymën më të përparuar Evropiane. Çdo kthim pas, ose stacionim ndaj modeleve mesjetare, jo vetëm që e gjakos shpresën, por e denigron atë dhe e vesh me paranoja totalisht të papranueshme për aspiratat dhe idealet e bablokëve apo martirëve të rënë fli, të cilët kanë ëndërruar përherë një atdhe të lirë dhe me të drejta hyjnore universale.

“Feniks lirie
Skalitur në gur
Epitaf qëndrese
Në të shqipes flamur!”

Vargje që janë epitaf , si vetë titulli i poezisë dhe që flasin shumë më tepër për atë histori të shkruar me gërma gjaku, për atë qëndresë që i mbijetoi gjithë furtunave shekuj, e cila është gdhendur në jetë të jetëve në flamurin gjak e shkabë të Skënderbeut. Simboli “ feniks” , simbol i ringritur nga hiri i tij, për të shquar atë dritësi lirie, e cila do të mbetet e skalitur në gjithë historinë njerëzore.

Poezia e autorit Grajçevci përpos aspektit aktual, gati epik për fatet e atdheut (Kosovë, Shqipëria mbi të gjithë, Sakrificë, Pesha e shkeujve, Trokëllimë,etj ) dhe përpjekjet e heronjve ( Nishan lirie, Luftëtarit të lirisë, etj ) , apo vetëidentifikimt (Biografia ime ) kap dhe aspekte të tjera, si aspektet social-psikologjike, filozofike por dhe lirike

“Me ritmin e rrjedhës së lumit
Betoveni ngriti marshin triumfal
Në ne është ndezur flaka olimpike
Overturë e një kënge të pafund.”

Për poetin jeta është një overturë, simfoni e pafund ndjenjash dhe dëshirash, një flakë rrëzëlluese që ndriçon shpirtin, këngë e pafund, si vetë burimi i pashtershëm i jetës përherë në lëvizje, përherë në rrjedhje e përherë në zhvillim.

Autori Hysen Grajçevci me vëllimin poetik “ Shpresë e përlotur” vjen në letërsinë shqiptare për të shprehur dritëthënien e shpirtit të një populli martir, pupullit të Kosovës dhe si pjesë e pandashme e tij ai do të mbetet mishërimi artistik dhe estetik i kultivimit të një kulture sa autoktone e të patjetërsueshme, po kaq brilante dhe mesazhuese për të sotmen dhe nesërmen e tij.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...