“Polemika ka marrë shkas prej zërit albanizacija, albanizim, që shenjon proces dhe jo përcaktim etnik. Ndërsa emërtimi malësorë, sikurse dihet, nuk është ndonjë shpikje e këtij Fjalori, sepse ekziston si i tillë te vetë shqiptarët (Àt Gjergj Fishta: Bini lekë, bini malcorë).
Shqiptarët duhet të ndalin procesin e sllavizacijas, që bëri që Kuci dhe Palbardhi mos të flasin më shqip, që disa shqiptare të Plavës, Gucisë dhe Rozhajes të deklarohen sllave, ndërkohë që janë shqiptare me rranjë shekullore; që shkolla e mesme e Tuzit mos të adresohet si shkollë e shqiptarëve të Malësisë. Provokimi i akademisë malazeze të shërbejë si nxitje për të mbrojtur Shasin dhe kishat e tija të lashta arbnore, siç kanë bërë me aq mençuri brezi i ri i Ulqinit, Anës së Malit; të shërbeje si shtysë për të mbrojtur Vendet historike në Shestan, siç kanë bërë me aq dashuri dhe mençuri shqiptarët e Krajës; të shërbejë për të ringritur Kullat në Koje, Triesh, Traboin, Vuksalekaj, Rapshe, Grudë, njëlloj siç është ngritur Kulla e Ded Gjo Luli në Bardhnaj....
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi ka tërhequr nga shitja një fjalor të diskutueshëm të gjuhës malazeze.
Vendimi për tërheqje vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, që do të mbahen më 16 tetor 2016.
___________________________
KRONOLOGJIA E FJALORIT
MALAZEZ DISKUTABIL PËR
AGJENCIONIN " FLORIPRESS"
MALAZEZ DISKUTABIL PËR
AGJENCIONIN " FLORIPRESS"
ÇFARË NDODHI ME FJALORIN MALAZEZ ?
Javën që shkoi një informacion ardhur nga Mali Zi ka shkaktuar reagime sporadike në qarqet jo vetëm të politikës shqiptare, por dhe ato të historianëve. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur me palët e akademikëve. Konkretisht është tërhequr vëmendja se në fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka i Umjetnosti) të botuar disa ditë më parë, në mes të tjerash shkruan se shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.
Ndërkohë që për dy ditë pati heshtje totale, dhe asnjë reagim zyrtar nuk qarkulloi nga Mali i Zi, as nga Prishtina dhe as nga Tirana. Shqiptarët në total heshtën. Por, në shenjë kompromisi të kësaj heshtjeje, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka hedhur në rrjetin e saj social një reagim zyrtar që del në “mbrojtje” të kolegëve të tyre, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, duke i konsideruar “fyerjet” jo “fyerje” për shqiptarët.
Deputeti shqiptar në Mal të Zi; Akademikët malazezë kanë fyer shqiptarët
Lidhur me këtë ka reaguar fillimisht deputeti Nik Gjeloshaj, i cili ka akuzuar Akademinë malazeze të Shkencave dhe Arteve se po fyen, po përhap gënjeshtra dhe të pavërteta.
”Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime, dhe janë pothuajse në të gjitha vendet e botës, kemi qenë shembull për të gjithë, nuk kemi luftuar kurrë në mes veti, kurrë nuk kemi sulmuar as pushtuar askënd, e ndoshta dikujt nuk i pëlqejnë këto fakte, dhe se ne gjithmonë jemi mbrojtur, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bëmë partnerët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Gjeloshaj për malësia.org.
Gjeloshaj tha se me keqardhje konstaton se një institucion i tillë përhap gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla. Deputeti shqiptar ka ftuar institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe kryeministrin, që të reagojnë dhe të dënojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve menjëherë të tërheqin fjalorin në fjalë. “Në të njëjtën kohë pres që Akademia dhe krerët e shtetit të kërkojnë falje. Na bazë të kësaj, për fat të keq, mund të konkludojmë në Prokuroria e Lartë e Shtetit gjendet në “pushime”, sepse çdo shtet ligjor do të kishte reaguar dhe ndaluar që një fjalor i tillë të vihet në dispozicion të publikut, dhe si shkallën e fundit, do të nisë një hetim kundër atyre që janë përgjegjës”,- përfundoi Gjeloshaj.
Ledi Shamku, Akademisë malazeze:
Ky është turp akademik
Një ditë më pas, vala e reagimit ka përfshirë edhe Shqipërinë, në një letër që deputetja e PS-së, Ledi Shamku i ka drejtuar Akademisë Malazeze mbi fjalorin e sapobotuar, por edhe opinionit të gjerë publik, për të reflektuar e reaguar ndaj kësaj fyerjeje duke theksuar “pas leximit të Fjalorit të Akademisë Malazeze. Gjuhëtarja është ndalur në dokumentin konkret, në faqet e fjalorit të shqipëruar nga Simon Shkreli, dhe e sjellim të plotë letrën, si më poshtë:
ALBANIZACIJA- ( albanizimi)- imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sitematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës së II- të Botërore.
Albaniziranje- ose- albanizirati
Albanizirati- do thotë, se edhe pse Malësorët ( Malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe.
Tani: të moçmit e mi më kanë porositë gjithnjë që, kur jam e nxehur apo e fyer, të numëroj deri në 10, për t’i çelë rrugë arsyes. Dhe unë i dëgjova e numërova. Mbetem e nxehur dhe thellësisht e fyer nga kjo faqe fjalori drejtuar etnisë sime Shqiptare, por tash po më flet arsyeja. Dhe me plot arsye, si Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, si Anëtare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Kulturës, si Studiuese e Shqipes dhe historisë së saj dhe si Shqiptare, i kërkoj zyrtarisht Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, që në respekt të së vërtetës shkencore dhe të Konventave Europiane të bashkëjetesës, ta tërheqë një orë e më parë këtë Fjalor nga qarkullimi, duke iu kërkuar ndjesë shqiptarëve e duke ndrequr shtrembërimet e rënda në të.
Ç’do me thënë: “Malësorët (Malisori) janë albanizuar”?! Cilët qenkan këta refugjatë sllavë ortodoksë, banorë në trojet shqipfolëse të Malit të Zi, që paskëshin qenë sllavë të ikur nga Shqipëria sipas Akademisë e që më pas na qenkan albanizuar?!
Banorët e Ulqinit, Tivarit, Krajës, Plavës e Gucisë? Shqiptarët që mbetën jashtë kufijve pas copëtimit të Shqipërisë e që do dekada më pas, pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të Diktaturës së Enver Hoxhës dhe mbylljes së kufijve tona, humbën edhe komunikimin me shtetin amë e u ndanë për së gjalli për plot 50 vjet, për këta Malcorë Shqiptarë e ka fjalën Akademia?!
Shqiptarët e Malit të Zi që ruajtën me thonj e me shpirt gjuhën dhe traditat edhe nën Jugosllavinë e Rankoviçëve e Milosheviçëve, kur të tretej boja birucave për një libër shqip, për këta Shqiptarë e ka fjalën Akademia?! Shqiptarët e Malit të Zi, të cilët para 10 vjetësh qenë faktori kryesor etnik, politik e social që Mali i Zi të fitonte pavarësinë, e që para do ditësh e kremtuan së bashku këtë pavarësi, për këta Shqiptarë e ka fjalën Akademia?!
Shqiptarët që janë në trojet e veta qysh se ka diell e hënë, e për shkak të dhunës së dikurshme e harresës së tanishme (po po, harresës nga ne për marren tonë), janë rrudhur në gjuhën e kulturën e tyre por po shkrijnë kamje e skamje e gjithë sa kanë, si i nderti Shtjefën Ivezaj, për të mbajtur gjallë Muzè e Dëshmi Shqiptare për brezat që vijnë?!
Sllavë të “albanizuar” në trojet dhe komunat shqiptare të Malit të Zi?! Në ato troje të quajtura historikisht Albania Veneta?! Aty ku edhe fshati ndarës quhet Kufin?!
Ky është turp akademik, dhe fyerje jo e vogël, e cila ka atë përmasë që nuk mund të quhet lajthitje, ngaqë vjen nga një Akademi dhe gjendet në një fjalor të sapobotuar.
Anakronizëm i shëmtuar shovinist, për të cilin besoja se një shtet fqinjë me ne si Mali i Zi, që kërkon të integrohet në Europën e të Drejtave dhe të Vërtetave, duhej ta kishte hedhur pas shpine si diçka të rrejshme e të dalë kohe.
Jemi një komb gjuhësor ne shqiptarët, dhe shtrembërimet mbi gjuhën janë shtrembërime mbi kombësinë. Jemi vullnetmirë e paqësorë, por jo leshko të paditur e as gjunjëthyer.
Ndaj, i kërkoj Akademisë së Shkencave, që bashkë me ndjesën e duhur, të ndreqë sa më parë këtë shëmti”, mbyllet letra e gjuhëtares. Këtë qëndrim e ka mbështetur edhe historiani Romeo Gurakuqi, letra e të cilit në mbështetje të deputetes Ledi Shamku jep vështrimin historik të kësaj marrëdhënieje duke e quajtur provokim Fjalorin e Akademisë Malazeze. “Por kjo epoke nuk duron falsifikime, sjellje dyfaqësore, provokime dhe aq më pak goditje të jetës normale të popullit shqiptar në Malin e Zi. Memorandumi është një mbrojtje dhe protestë e argumentueme ndaj një provokimi te pangjashëm për shqiptarët e Hotit, Grudës, Trieshit, Kojes, provokim ndaj banorëve të Plavës, Gucisë, Rozhajes, Shestanit, Ljarjes, Krajës, Ulqinit, Anës së Malit, ndërmarrë tashmë jo nga politikanët malazezë, të cilët sigurisht që janë nxitësit nën rrogoze, por nga akademikët e një vendi aspirant për EU dhe NATO”.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë: S’ka fyerje nga malazezët, janë “zëra shqetësues”!
Nëse deputetë, historianë e gjuhëtare e kanë quajtur provokim se si Akademia e Shkencave Malazeze i ka paraqitur shqiptarët në Fjalorin e sapobotuar, duke kërkuar tërheqjen e këtij botimi dhe ndjesë publike, reagimi i një dite më parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka qenë “pajtuese”, duke e vlerësuar këtë si situatë pothuaj politike, vetëm si një “shqetësim”. Një ditë më parë, në reagimin e saj zyrtar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë i është referuar për këtë “shqetësim” mediave. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, njofton se ende nuk e ka parë Fjalorin, për të dhënë një gjykim “me qetësi” duke pohuar se “në zërat e cituar në asnjë rast nuk janë përdorur për shqiptarët përcaktimet agresorë dhe okupatorë”. Sipas institucionit më të lartë akademik në Shqipëri, edhe pse nuk kanë parë Fjalorin thonë se “në asnjë prej zërave të cituar nuk bëhet fjalë për albanizim të banorëve të Ulqinit, Tivarit, Krajës, Plavës, Gucisë, Ljarjes, Briskut e Shestanit, siç është pohuar”.
Akademia e Shkencave njofton zyrtarisht pse ka marrë shkas kjo polemikë duke u shprehur: “Polemika ka marrë shkas prej zërit albanizacija, albanizim, që shenjon proces dhe jo përcaktim etnik. Ndërsa emërtimi malësorë, sikurse dihet, nuk është ndonjë shpikje e këtij Fjalori, sepse ekziston si i tillë te vetë shqiptarët (Àt Gjergj Fishta: Bini lekë, bini malcorë).
Autoritet shtetërore shqiptare e kosovare përballë provokimit malazez
Në mbrojtje të shqiptarëve që banojnë në Malin e Zi, të shkëputun nga Shqipnia prej vendimeve të Fuqive të Mëdha, më 1880 dhe më 1913 dhe 1921, Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Shamku Shkreli, ka adresuar një memorandum ndaj autoriteteve akademike të Republikës së Malit të Zi, vend kandidat për EU.
Eshte thjesht ai hap i parë që do të duhet ta bënin fillimisht institucionet shkencore, dhe autoritetet në mënyrë të institucionalizueme. Në fund fare është një detyrë, në mbrojtje të qenies së kombit tonë europian, që don me rrnue në këto anë, me fqinjë paqësore dhe pa hile, në nji epoke të re integruese në kontinent.
Memorandumi është një mbrojtje dhe protestë e argumentueme ndaj një provokimi te pangjashëm për shqiptarë et Hotit, Grudës, Trieshit, Kojes, provokim ndaj banorëve të Plavës, Gucisë, Rozhajes, Shestanit, Ljarjes, Krajës, Ulqinit, Anës së Malit, ndërmarrë tashmë jo nga politikanët malazez, të cilët sigurisht që janë nxitësit nën rrogoze, por nga akademiket e një vendi aspirant për EU dhe NATO.
Provokimi i akademikëve sot realizohet në ditët kur po ndodh procesi i boshatisjes dhe sllavizacijas së plotë të Shestanit, Ljarjes, kur drejtimi politik i komunës së Tuzit është vendosur, për herë të parë në disa dekada, në duart e banorëve boshnjakë të ardhur rishtazi, si kolonë të sjellë nga pushteti, në rrethanat kur një politikë e fshehtë boshatisjeje ndaj popullsisë shqiptarë të Malësisë është në përmasa gjithnjë në rritje. Shqiptarët duhet të ndalin procesin e sllavizacijas, që bëri që Kuci dhe Palbardhi mos të flasin më shqip, që disa shqiptare të Plavës, Gucisë dhe Rozhajes të deklarohen sllave, ndërkohë që janë shqiptare me rranjë shekullore; që shkolla e mesme e Tuzit mos të adresohet si shkollë e shqiptarëve të Malësisë. Provokimi i akademisë malazeze të shërbejë si nxitje për të mbrojtur Shasin dhe kishat e tija të lashta arbnore, siç kanë bërë me aq mençuri brezi i ri i Ulqinit, Anës së Malit; të shërbeje si shtysë për të mbrojtur Vendet historike në Shestan, siç kanë bërë me aq dashuri dhe mençuri shqiptarët e Krajës; të shërbejë për të ringritur Kullat në Koje, Triesh, Traboin, Vuksalekaj, Rapshe, Grudë, njëlloj siç është ngritur Kulla e Ded Gjo Luli në Bardhnaj; të shërbejë për të kërkuar shteti shqiptar, ngritjen e sistemit arsimor në Tivar të Vjetër dhe Dobrovode, e kudo gjetkë ku fëmijët shqiptarë kanë nevojë për mësim në gjuhën amtare; mos i lëshoni kullat burrat e Malësisë. Komuniteti Malësor në USA duhet të grumbullojë fondet për ringritjen e kullave, piramidave shqiptare: ju bij të pamposhtun të Arbërisë, ju që keni ditur aq bujarisht e trimërisht, më 1998 dhe më1999, të grumbullonit të ardhurat për Fondin “Vendlindja Thërret”, që bani të lindte UCK, ju që mbushët radhët e Divizionit Atlantiku, dhe shkuat në mbrojtje të Kosovës Martirë, ju do të mbroni vendin nga Sllavizacija e heshtur. Kjo që ka bërë Akademia Malazeze është një provokacija. E kundërta ka ndodhur praktikisht me trevat shqiptare në Mal të Zi në shekuj: Sllavizacija. Çfarë duhet të presin ma politikanet shqiptarë të Malit të Zi, për t’u vendosur vetëm në një rresht: në rreshtin e vetëm të mbrojtjes së popullit të tyre të traumatizuem, pa përkrahje dhe të trathtuem nga shqiptarët e kompromiseve të paprincipta?! Çfarë duhet të presin ma shumë, autoritetet shtetërore shqiptare e kosovare, që nuk protestojnë ndaj këtij provokimi antihistorik, të nxitur politikisht, ndaj popullit të martizuem shqiptar, që po ndrydhet e po shpronësohet, po dhunohet e shkombëtarizohet në Malin e Zi?!
FLORI BRUQI
____________________
NOVI RJEČNIK CRNOGORSKOG JEZIKA VRIJEĐA BOŠNJAKE I ALBANCE I MUSLIMANE UOPŠTE
Nevladina organizacija DIJASPORA BOŠNJAKA IZ CRNE GORE U NJEMAČKOJ najoštrije osuđuje i izražava nezadovoljstvo radi izdavanja dijela Crnogorskog književnog i narodnog rječnika u kome se na najgrublji i najprimitivniji način vrijeđaju Bošnjaci, Albanci i muslimani uopšte.
Da stvar bude još gora rječnik je izašao povodom desetogodišnjice samostalnosti Crne Gore, one iste samostalnosti kojoj su Bošnjaci i Albanci puhnuli u jedra punom snagom prateći domoljublje i lojalnost svojoj državi bez osvrćanja na svoje narodne interese.
Vrlo smo iznenađeni da pod imenom Crnogorske akademije nauka na godišnjicu nezavisnosti iziđe takavi pafmlet u svojoj suštini toliko anticivilizacijki , antigradjaski i nadasve antinaučni tzv. Rječnik. Postavlja se razumno pitanje: priprema li to Akademija nauka Rječnik ili priprema teorijski put za genocid nad Albancima i Bošnjacima u CG kroz dehumanizaciju buduće žrtve!?
Da stvar bude još gora rječnik je izašao povodom desetogodišnjice samostalnosti Crne Gore, one iste samostalnosti kojoj su Bošnjaci i Albanci puhnuli u jedra punom snagom prateći domoljublje i lojalnost svojoj državi bez osvrćanja na svoje narodne interese.
Vrlo smo iznenađeni da pod imenom Crnogorske akademije nauka na godišnjicu nezavisnosti iziđe takavi pafmlet u svojoj suštini toliko anticivilizacijki , antigradjaski i nadasve antinaučni tzv. Rječnik. Postavlja se razumno pitanje: priprema li to Akademija nauka Rječnik ili priprema teorijski put za genocid nad Albancima i Bošnjacima u CG kroz dehumanizaciju buduće žrtve!?
Metod koji koristi Crnogorska akademija nauka za nipodištavanje gradjana Crne Gore, Bošnjaka i Albanca, podsjeća na bjesomučnu hajku SANU na Bošnjake i Albance iz 90-ih što je rezultiralo mnogim patnjama i zlodjelima nad nedužnim žrtvama na koje je SANU uprla svoj “prst” i bukvalno nacrtala metu na leđima Bošnjaka i Albanaca. Izjava zločinca Ratka Mladića tokom genocida u Srebrenici da se sveti Turcima na ovim prostorima najbolje ilustruje rečeno.
Postupak CANU se ne razlikuje puno od toga. Ponovo se različiti nesrpski narodi u CG dehumanizuju ksenofobičnim šovinističkim kvalifikacijama u nečemu što bi demek trebao biti Rječnik.
Još uvijek akademici CANU 2016 – te vode srpsko-turske ratove, iz ledjena piju rujno vino, rašćeruju turke na buljuke… Ima li neko da im javi da je 2016-ta, i da su Bošnjac i Albanci ravnopravni gradjani demokratske gradjanske Crne Gore, koja je prirodni nerazdvojivi dio Evrope?
Kako drugačije protumačiti sve ono u Rječniku crnogorskog književnog i narodnog jezika sa falsifikatima i uvredljivim sadržajima kojima se vrijeđaju pripadnici islama, kao i pripadnici Bošnjačkog i Albanskog naroda u Crnoj Gori.
U svom inauguralnom saopštenju doministarka prosvjete gospođa Tatjana Bečanović potvrdila je da iza Rječnika crnogorskog narodnog i književnog jezika CANU „stoji i stručno i naučno“. Ne ulazeći u njenu ličnu stručnost pitamo je: koja je to struka i nauka dokazala da u Crnoj Gori ne žive Bošnjaci i Albanci kao autohton domaći narod? Gdje je to naučno dokazano da dzamije nisu bogomolje? Koja to historijska nauka dokazuje da je presudjeni ratni zločinac Draža Mihajilović antifašista? Ovaj tzv. Rječnik je poziv za ukidanje Bošnjaka i Albanaca kao naroda i ravnopravnih gradjana u Crnoj Gori i ukidanje Islama kao religije.
Vjerujemo da su građani CG naučili ružne lekcije iz prošlosti i da neće pristati na njeno povampirenje naročito kad dolazi od sumnjivih naučnih autoriteta kakvi su akademici CANU, skupljeni s koca i konopca. Demokratska Crna Gora bi trebala imati akademiju kojoj je vrhunski pricip znanje, a ne širenje medjuetničke, medjuvjerske mržnje, razdora i netrpjeljivosti kao što je konkretan slučaj sa ovim tzv.Rječnikom.
Sobzirom na naprijed navedene činjenice zahthevamo povlačenje izdanja i izvinjenje Crnogorske akademije nauka i umjetnosti. U suprotnom mi Bošnjaci dijaspore iz Crne Gore u Njemačkoj razmislit ćemo o daljnjem odnosu prema državi Crnoj Gori i obavijestiti evropske institucije o našem položaju u CG, te svim raspoloživim demokratskim sredstvima raditi na tome da se ovaj naš ničim izazvan i bespotreban problem riješi.
Sobzirom na naprijed navedene činjenice zahthevamo povlačenje izdanja i izvinjenje Crnogorske akademije nauka i umjetnosti. U suprotnom mi Bošnjaci dijaspore iz Crne Gore u Njemačkoj razmislit ćemo o daljnjem odnosu prema državi Crnoj Gori i obavijestiti evropske institucije o našem položaju u CG, te svim raspoloživim demokratskim sredstvima raditi na tome da se ovaj naš ničim izazvan i bespotreban problem riješi.