2016-09-18

Shkruan: Avdi Ibrahimi Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve


Nga : Avdi Ibrahimi



S’ka pse tregohesh i mençur që të konstatosh se pozita e popujve në Gadishullin Ilirik, si dhe ajoe popujve të Europës nuk mundet assesi të krahasohet as për së afërmi me pozitën e popullitshqiptar, të cilët gjysma e tryre jetojnë në atmëmëdheun e tyre në Shqipëri, pjesa tjetër jetojnë tëndarë nga trungu amë në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, dhe Greqi. Nëse jemi sadopak tëndershëm duhet të themi të vërtetën ashti si është, pra kemi të bëjmë me një problem thelbësor ipazgjidhur i popullit shqiptar përgjithësisht në Gadishullin e Ilirikut… Në këtë rast definimi iHapsirës kufitare me këto shtete fqinje të jetë atje ku jetojnë shqiptarët në shumicë, ndërsamiliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi dhe në shtetet tjera të Botës t’u ipet e drejta e përbashkëte arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe e drejta e përbashkët kulturore shqiptare, kjo mund tëndihmojë që Gadishulli Ilirik të mos jetë më një vrimë e zezë e Europës së bashkuar, prashqiptarët si komb i bashkuar me një shtet të bashkohen me Europën në të ardhmën.Që të arrihet kjo zgjidhje politike që është i vetmi rast i padrejtë i një populli të ndarë në 5 shtetee që shteti Shqiptar është i vetmi vend në Kontinentin e Europës ku kufizohet edhe sot mepopullin e vetë, zgjidhja është që së pari gjith shqiptarët të jenë të bashkuar që ta përfaqësojnëinteresin e përbashkët kombëtarë për Ribashkim të Shqipërisë. Shqiptarët që janë të ndarëpadrejtësisht në 5 shtete, si dhe miliona shqiptar që jetojnë në Turqi e diasporë, përfundimisht tëdeklarohen haptas pa u frikësuar nga askush, se e ndjejnë SHQIPËRINË, si atmëmëdhe të vetin,nga ana tjetër assesi nuk duhet lejuar arsyetimi i një grupi të vockël “shqipfolësish” se gjojaQeveria në Shqipëri është fajtore për pozitën jo të mire të shqiptarëve jashtë kufijëve të shtetitshqiptar.Nocioni i kufijëve shtetërorë në Europë tashmë e ka humbur kuptimin që kishte më pare. Gjithçka flet e duket ditën për diell se vetëm Gadishulli Ilirik ka mbetur edhe sot e kësaj dite njënga territoret e fundit gjeopolitike ku koha e ndryshimeve të reja politike demokratike s’kanëdëpërtuar në ndryshimin e mentalitetit të ri.Për dekada në ish-Jugosllavi kemi dëgjuar rrena patetike se kufijtë jugosllavë ishin më të hapuritnë Europë dhe pakicat kombëtare edhe pse ne shqiptarët ishim shumicë autoktone në Trojet TonaShqiptare, megjithkete politika jugosllave titisto-rankoviqiste e millosheviqjane trumbetonin sepakicat kombëtare ishin ura lidhëse të afrimit mes popujve. Fraza të tilla plot gënjeshtra utreguan ndaj popullit shqiptar që për gjysmë shekulli nuk guxuan të takohen me vëllezërit emotrat të shtetit shqiptar.Që të mos na ndodh më fati i keq i ndarjeve të vëllaut me vëllanë, në mbarë hapsirat shqiptare tëkemi një program të përbashkët politiko-kombëtar që të jet si qëllim dhe kusht i demokracisë qëshqiptarët të jetojnë në një shtet të bashkuar Shqiptar.

https://web.facebook.com/flori.bruqi.18

*******
Image result for eshref ymeri

Nga : Prof.Dr.Eshref Ymeri 

I dashur Flori,
Përmes jush, e falënderoj zotërinë e nderuar Avdi Ibrahimi, për analizën me titull "Shqipëria Atmëmëdheu i mbarë shqiptarëve". E përshëndes për formimin e tij nacionalist, për thirrjen që bën pë ribashkimin e trojeve tona etnike. Nënkuptohet që gjendja e tanishme, siç e thekson ai me shumë të drejtë, kur Shqipëria, gjithandej, rrethohet me troje etnike shqiptare, është me të vërtetë absurde, skandaloze. Në këtë mes, një rol shumë të madh për ribashkimin e trojeve tona etnike duhej ta luante atdheu amë - Republika e Shqipërisë - e cila, pas shembjes së Murit të Berlinit, duhej të kërkonte me këmbëngulje thirrjen e Konferencës Londra 2, për të zhbërë krimin e rëndë që kreu kundër kombit shqiptar Konferenca e Londrës në vitin 1913, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit tonë. Republika e Shqipërisë ka heshtur pas shembjes së Murit të Berlinit, paçka se që asokohe, në Evropë kanë ndryshuar shumë kufij dhe janë krijuar 18 shtete të reja. Madje jo vetëm ka heshtur, por edhe është shprehur për ruajtjen e kësaj gjendjeje të trojeve etnike shqiptare. Ministri i jashtëm grek Kotzias, në një intervistë që ka dhënë për kanalin televiziv grek Mega Channel, ka deklaruar:
"Gjatë vizitës time në Shqipëri (javën e kaluar), 4 herë ministri i jashtëm shqiptar përsëriti se Shqipëria i qëndron besnike marrëveshjes së Helsinkit, pranon kufijtë që përshkruhen në atë marrëveshje dhe se kërkesat për Çamërinë janë të paligjshme" (Citohet sipas: "Tema Online". 14 qershor 2016).
Pra, megjithëse ka kaluar më shumë se një çerek shekulli që kur Akti i Helsinkit i vitit 1975 ka përfunduar në rojtinat (arkivat) e historisë, ministri Bushati nuk e paska marrë vesh ende.
Pra, Atdheu Amë, Republika e Shqipërisë, i nderuar zoti Flori, është kundër idesë për ribashkimin e Trojeve Tona Etnike, sepse politika e saj ka qenë dhe mbetet në shërbim të shovinizmit grekosllav. Aq më tepër kur Republika e Shqipërisë qeveriset faktikisht nga guvernatori grek me emrin Janullatos.
Eshrefi

Kolumbus, Ohajo

18 shtator 2016

https://web.facebook.com/flori.bruqi.18/posts/540295272828066

********




On Sunday, September 18, 2016, 9:19 PM:

On Sunday, September 18, 2016, 9:19 PM, Agideba <agideba@aol.com> wrote:Përshëndetje!

Image result for agim bacelli

Më vjen mirë që shqiptarët po ndërgjegjësohen për fatin e tyre të keq për disa qindra vjet. Por s'më vjen mirë që shqiptarët e mënçur thonë vetëm, "DUHET"! Unë pres nga këta shqiptarë që të shtrojnë PLATFORMËN MBARËKOMBËTARE e cila do të jetë gur themeli i Lëvizjes Kombëtare drejt një zgjidhje të mundëshme.
Me aq sa ma do mendja, kjo PLATFORMË nuk bëhet vetëm me fjalë por edhe me vepra të cilat do duken edhe të dhimbëshme për disa shqiptarë që s'kuptojnë mjaftueshëm apo që janë të lidhur pas "qerreve" të ish pushtuesëve...

Cila do që baza e kësaj platforme? Shkurt. Mendoj se ajo ka treg GURË THEMELI:
Ndërgjegjësimin, Ndryshimin dhe Përbetimin e deritashëm shqipëtar.

Ndërgjegjësimi është që, shqiptarët ta dinë mirë se janë të përçarë nga pushtuesit. Se janë shpërbërë në ndjenjën kombëtare, kulturore dhe fetare duke u vënë njëri kundërtjetrit.

Ndryshimi është se shqiptarët, për hir së përgjithshmes, KOMBËTARES, duhet të kuptojnë se duhet të largohen njëherë e përgjithmonë nga ajo Shpërbërje Kombëtare duke braktisur stilin "kombëtar" të deritanishëm të imponuar nga pushtuesit, Kulturën e imponuar nga të huajt dhe fenë e sjellë po nga pushtuesit!

Pasi të bëhet Pastrimi Kombëtar, atëhere po, ne duhet të Përbetohemi se për hir të kombit dhe pasardhësve tanë duhet të risjellim Kohën e Gjergj Kastriotit, (Skënderbeut), Kulturën dhe Fenë e tij e t'i bëjmë tonat.
Faleminderit kush më lexoi.

Agim Bacelli


© Agideba

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...