2016-09-23

Përçasje e gjendjes shpirtërore e shkrimtarit të mërguar


rruges-jam

Disa fjalë rreth librit poetik “ Rrugës jam…” autor i të cilit është Besnik Camaj, që jeton e vepron në Cyrih të Zvicrës

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Të jesh krijues në mërgatë asesi nuk mund të mbetesh indiferent për asgjë që është motiv i reflektimit dhe shtytjes për të bërë diç që atë që të mundon ta shprehesh në letër, në këngë apo në forma të ndryshme të komunikimit. Pra, ai vihet në qendër të veprimit për ta mbajtur të ndezur shkëndijen e atij veprimi që gjallëron e forcon shpirtërisht për aksione praktike që aq mirë i pret lexuesi dhe publiku në përgjithësi. Në këto raste, prandaj, shpeshherë koordinohen veprimet shpirtërore me veprimet praktike dhe shkrimtari rrok lapsin dhe shpreh ndjenjën e dashurisë që ndien për atdhe.

Kësisoj vepron edhe Besnik Camaj në librin e tij të fundit “ Rrugës jam…” zëri i së cilit nuk del si një i thjesht e pakuptim, por është një kontrapunkt i vërtetë ku vrujojnë në të njëjtën kohë dhimbje e rënkime për vendlindjen sipas intensitetit të frymës dhe të vlerës artistike, që shkon krahas formimit të vet shkrimtarit në ngjarjet e së kaluarës, përkatësisht të jetës kur ishte në vendlindje dhe mallit të madh që tash ndien kur gjendet larg mëmëdheut. Është me rëndësi të theksohet edhe kjo se duke lexuar vjershat e Besnik Camajt, vërejmë edhe këtë se ai në mërgim ka formuar individualitetin e vet në modelet e letërsisë evropiane.

Pa ta si pa sy

Atë ditë u zgjova këndes

Shoshita natën në diell

Ndriti në mengjez

Përcëllon më shumë nga largësia

U fika

Shumë kam mall për ty

Mendja gjithnjë tek ti me rri

Me lot tu kja e të tjera, bie në sy sidomos dashuria për atdhe. Ajo që i cilëson këto vjersha është zakonisht toni nostalgjik dhe dëshira e madhe për ta vizituar folën ku kishte lindur dhe se siç thotë edhe vetë se ka shumë mall për të dhe se gjithherë mendjen e ka tek ajo dhe atje dëshiron të rri. I larguar kohë të gjatë nga vendlindja, poeti shpesh për të derdh edhe lot. Besnik Camaj në vargjet e tij përshkruan aq mrekullueshëm edhe bukuritë e natyrës së atdheut, kujtimet fëmijërore, që janë edhe motive të vjershave të këtij autori. Këto vjersha kanë parasysh përçasjen e gjendjes shpirtërore të shkrimtarit të mërguar, të realizuar me përpikëri me një dozë të realitetit të asaj gjendjeje.

Duke vazhduar së lexuari poezitë e Besnik Camajt mund të krijohet edhe parafytyrimi i qartë i vendlindjes së bukur e të begatshme, të pasur me fusha e lumenj, të kurorëzuar me male të larta, të përshkruara me tingëllimin e zamareve të shoqëruara edhe me këngë të zogjve, të stërpikur me tallaze detrash, ku bëjnë jetë të gjatë turma blegtoresh e bujqish dhe shumë të tjerë të pasionuar me veprimtaritë e tyre. Zaten ky është një qëllim për të tëholluar, në një mënyrë, ndjenjën e dashurisë por edhe të krenarisë për prejardhjen që e ka autori. Camaj me një mjeshtri krijuese aq mirë e tëhollon ndjenjën e dashurisë për gjithçka që i sheh syri dhe dëgjon për vendin e tij. Ai, po ashtu, pastaj ngacmon edhe pikturimin me anë të vargjeve të bukurisë mahnitëse të tërë atyre pjesëve ku u lind e ku u rritë dhe kësisoj poeti jep konturat e një gjendjeje pikture që plotëson, ilustron dhe përsëritën më pastaj si lajtmotiv në tërë poezinë e tij mallëngjyese në librin “ Rrugës jam…”. Mendoj se poezia e Camajt është në nivelin e duhur të kritereve dhe vlerave artistike dhe kësisoj ajo bëhet e fort dhe parimore në pikëpamje të koncepteve të tërësishme të këtij motivi që reflektohet aq shumë nga ndjenja e tij e dhimbshme, e vuajtjes dhe mungesës së pranisë së tij në vendin e lindjes. Pra, ai artistikisht pasqyron bukur manifestimin e jetës shpirtërore, jo vetëm të autorit, por edhe të shumicës së mërgimtarëve tanë të shpërndarë në të gjitha kontinentet e botës.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...