2016-09-21

Jordan Belford:Ujku i Wall Street-it


​Ky libër është mbi të gjitha një rrëfim i pushtetit dhe paturpësisë amerikane

Vjen në shqip jetëshkrimi i Ujkut të Wall Streetit


Jordan Belfort ishte një mashtrues, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera. Kjo histori frymëzoi dhe regjisorin Martin Scorsese për filmin që uinterpretua nga Leonardo Di Caprio. Filmi hapi shumë polemika, por para tij jetëshkrimi i Jordan Belfort, gjithashtu. Shtëpia Botuese “Onufri” ka vendosur të sjellë në shqip jetëshkrimin e djaloshit që “gjunjëzoi” bursën e Wall Street-it. “Ky libër është fryt jetëshkrimi; përbën një histori të vërtetë, të bazuar në kujtimet më të sakta që kam nga ngjarje të ndryshme të jetës. Aty ku e kam vënë në dukje, emrat dhe tiparet dalluese të disa njerëzve të përmendur në libër janë ndryshuar për t’u mbrojtur privatësinë. Në disa raste, kam rirenditur dhe/ose “ngjeshur” ngjarje dhe periudha kohore në dobi të rrëfimit, si dhe kam rikrijuar dialogë që u përshtaten më së miri kujtimeve të mia për komunikimet në fjalë”, – shkruan Belfort duke ftuar lexuesin të mësojë historinë e tij.



“Ditën, bënte mijëra dollarë në minutë. Natën, i shpenzonte me sa furi të mundej. Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50-metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 000 dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës e vetë Jordan Belfort-it, jepet historia e gjeniut yllshuar që e quanin “Ujku i Wall Street-it”. Në vitet ’90, Belfort u bë një nga strumbullarët më komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur. Historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e mori lumi”. Nis kështu rrëfimi për njeriun që arriti të mashtronte një ‘shtet’ brenda shtetit.


Kur libri doli në qarkullim në SHBA, përveç debateve që shkaktoi u vlerësua edhe për stilin. “Proza e tij përmban një aspekt obsesiv dhe të rrëmbyer, që i bën jehonë prozës së heronjve të tij, (Tom) Wolfe dhe Hunter S. Thompson…Befort ia del t’i rrëfejë ndodhitë në një mënyrë që nxjerr në pah edhe shthurjen edhe cenueshmërinë e tij”, – shkruanteThe New York Times.

“Për ata që s’e njohin plotësisht Wall Street-in, është i rëndësishëm leximi i këtij libri. Mendojeni si vizitë në ato lloj skutash të skenës financiare të bursës, ana e errët e së cilës, në forma të ndryshme, është gjithmonë e pranishme. Për ata që kanë më tepër përvojë, ky mund të përbëjë një lexim të thjeshtë, të qartë dhe zbavitës”, – shkruante ‘The Street’

Ky libër është mbi të gjitha një rrëfim i pushtetit dhe paturpësisë amerikane.

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...