Çun Lajçi është njëri ndër aktoret më të mirë shqiptarë, ndërsa në poezi edhe pse është libri i tij i parë, ai paraqitet me një natyrë tipike shqiptare. Lirikat e tij, sidomos ato të lidhura me figurat e caktuara kombetare janë te më bukurat.
Çun Lajçi është një këngëtar i njohur. Me 43 vite karriere mbi supe, Cun Lajqi, vazhdon ta kete pjese te jetes aktrimin. Se bashku me te tjeret, ai i perket brezit qe shenuan teatrin duke e bere nje art fisnik dhe me nje mision te madh. Ai, gjithsesi, mbetet njeri nga aktoret me te gjithanshem dhe me te adhuruar nga dashmairet e ketij arti suprem. Cuni i skenes dikur, tashme eshte bere nje Orfe i kesaj skene.
PRESIDENT
Mëkat që s’je
Në 7 vjetorin e Pavarësisë
Ti shohësh çlirimtarët
Duke ikur me gra e fëmijë!
Tani s’i përbeva n’Dhè
Por u shkrova poezi.
U thashë: Pashë lotin tim
Mos ikni n’dhe t’huaj!
M’thanë: Fëmijtë duan bukë
Shkronjat hani ju
Ne s’hamë poezi!!!
President u dogjem
Në mes të Janarit
Çelsin e mori gjarpëri
E po rrëshqasim
Danubave,Tisave e Vardarit!
U PRE E MUGULLOI N'THIKA
( Adem Demaçit)
E shtrydhi zemrën e rininë e lagu
Me gjakun e atdheut
Në tri thika u pre e mugulloi sërishë
U kafshue nga gjarpërinjtë e gjaku iu helmue
E prap mugulloi e prap u pre në thikën e Atdheut
Ai ishte plak
Në bulzën e re e pip i ri në trungun plak
Kurrë s'e shijoj e aç afër e pati
Kosovën e rrudhur n'lëkurën e tij
Shqipërinë e donte nga larg e burgun nga afër
Ne frigoheshim nga mendimi e liria e tij
Prononcoheshim e
distancoheshim
Përqafoheshim me robërinë,
Lëkurën shpetonim
Ai zihej për neve n'kalvarin e t'merrit
E prap gjarpërijtë e gjakut e kafshonin
Goli Otok ishte parajsa në këmbim të Lirisë
Ai u shtrydh gjithë jetën nga skjau
U pre dhe mugulloj n'thika
E gjithë jetën rrjedhi Shqipëri.
Rrjedhë lumi
( Beg Rizes)
Mi ktheni rrugët andej
Lumin ma leni të rrjedhë
Zemrës sime pa dallgë,
Ëndërrat e bardha ua le
Juve që ëndërroni lule.
Dallandyshet nëse ikin
Foletë mos ua prishni.
Ju mjaftojnë mbase dy gur
Tri dërrasa e një grusht Dhé
Të ma bëni një shtëpi!
Çun Lajçi: Unë i miri si Ju
Unë si Ju deshta të bahem
e s’pata fat,
nji grimë shqiptarë, nji trohë spiun,
tradhëtarë pak,
patriot t’bahna, jo ma shumë se ju,
Atdhetarë e askushi me u ba
T’me shani e unë t’qeshi pak.
Kur tokën ua shiten Ju heshtet,
t’fortit iu përkulet, si gjithmonë
n’gjuj i ratë!
Kur shitësin e mallkova e tokës i dola zot,
e me fol si i çmendun fillova
Me shatë…
Ato që i keni e jeni vet, mua m’i numruet:
Spiun, tradhëtarë, shkavell e udbash
Dhe mbeta ai që isha
Jo ” i madh sa Ju ”
I vogël për fat!
Plisi, të cilin aktori i madh kosovar, Çun Laji, e kishte marrë në të gjitha performancat e tij kur e ka recituar poezinë e tij të titulluar po ashtu “Plisi” është vjedhur. Edhe pse nuk ka pasur një raport të veçantë nga Policia e Kosovës për këtë çështje, në raportin ditor të stacionit policor në Prishtinë megjithatë është raportuar një vjedhje në lagjen Dardania, ku edhe jeton aktori Çun Lajçi.
“Vjedhje e një gjësendi me rëndësi të veçantë. Dardani. 7 shkurt 2014. Ora 17:35. Një person K/Mashkull ka njoftuar se i është vjedh plisi. Asnjë i dyshuar”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Mësohet se aktori ka përdorur plisin në fjalë për të recituar poezinë e tij që ishte një homazh për Kosovën në kohën e luftës në vitin 1998.
“Me atë plis kam bërë që krejt shqiptarët të rrëqethen nga poezia ime. Në fakt poezia ime nuk ka kuptim më pa atë plis”, kishte thënë Çun Lajçi në një intervistë të dhënë para disa vitesh, kur kishte folur për plisin e tij.
Në këtë intervistë të dhënë për “Diaspora Jehon”, Lajçi e kishte lartësuar në piedestal plisin e tij historik.
Lajçi, i kontaktuar nga KukuNews, ka bërë të ditur se as ai vet nuk e dinte ku e kishte plisin, por duke parë emigrantët kosovarë që janë nisur në Hungari, ka menduar të niset sërish për në diasporë për tua kujtuar “se dheu i Kosovës, as nuk falet e as nuk shitet…”.
Plisi i tij, është gjetur në një tren që po udhëtonte nga Budapesti për në Vjenë, ku u kapën 250 kosovarë nga policia austriake të cilët po udhëtonin ilegalisht. Ambasada e Hungarisë ka bërë të ditur se ka gjetur një saktësi të bardhë që po e kërkonte Kosova.
Por, sipas kësaj përfaqësie nuk dihet se çfarë ka ndodhur me dheun pasi pasagjeri kishte luftuar për të mos e dorëzuar plisin.
“Me sa duket dheu megjithatë ka udhëtuar për në Vjenë”. Vlera e plisit në tregun aktual të artefakteve historike tejkalon shumën prej 1 milionë euro.
“Plisin e ruaj si të ishte jeta ime. Plisi më ka bërë të dashur tek krejt populli shqiptar”, kishte thënë Lajçi.
Poezia e Lajçit fillon me rreshtat: “Kush ju tha që unë kam vdekë, unë vetëm i rashë kryq e tërthorë Kosovës, të shoh se si qëndrojnë list e plis, sesi digjen kullat e gurit, sesi ecin shqiptarët me kokë kah qielli. Kush ju tha se mua me kanë kall, trimat nuk vriten kollaj, mos ju besoni…”
------------------
“Për Çunin nuk mund të flasësh në një dimension, sepse ai nuk është njeri i një kalibri, një dimensioni e nuk është person i një personaliteti. Ata që e njohin në skenë e njohin nga shfaqja në shfaqje, nga roli në rol një pjesë të shpirtit të tij, por ajo që e unifikon atë është vokali i gjatë i Rugovës, i cili ka qenë i ndërtuar deri në finesë në ndërtimin e tij”, theksoi regjisori, Fadil Hysaj me rastin e promovimit të librit të Çun Lajçit...
Nisi ashtu siç jemi mësuar ta shohim aktorin, Lajçi pra, duke recituar poezi me aq shpirt, dhe me zërin e tij prej rugovasit. Por kësaj radhe recitimi i këtyre poezive ishte diçka shumë më e veçantë, si për Çun Lajçin ashtu edhe për të pranishmit që ishin në një numër shumë të madh, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Mesdita e së hënës, solli librin e parë me poezi tanimë të autorit, Çun Lajçi ku kjo ishte e veçanta e kësaj dite, pasi që, Lajçi ditën e sotme recitoi poezitë e veta.“Fjalës nesër i bëhet vonë”, është libri me poezi të Lajçit që u promovua mes familjarësh, miqsh, kolegësh e dashamirë që fjalët e mira për autorin nuk i kursyen aspak.
“Për Çunin nuk mund të flasësh në një dimension, sepse ai nuk është njeri i një kalibri, një dimensioni e nuk është person i një personaliteti. Ata që e njohin në skenë e njohin nga shfaqja në shfaqje, nga roli në rol një pjesë të shpirtit të tij, por ajo që e unifikon atë është vokali i gjatë i Rugovës, i cili ka qenë i ndërtuar deri në finesë në ndërtimin e tij”, theksoi regjisori, Fadil Hysaj.
Ndërsa poeti, Jeton Kelmendi për librin e Çun Lajçit tha se është një libër që lexohet me kënaqësi dhe të fut në botën e lirikës dhe epikës shqiptare, që sipas Kelmendit të duket sikur po komunikon me personazhet e autorit. “Fjalës nesër i bëhet vonë”, i aktorit, poetit Çun Lajçi që i dedikohet shkrimtarit dhe nipit të tij, Azem Shkrelit njërit nga majat e letrave shqipe e që është edhe model i poetit e i njeriut tipik rugovas, është një libër pa ndonjë strukturë të caktuar, por varg i lirë që i kushtohet Shkrelit, Rugovës, Dardanisë dhe personaliteteve të shumta të etnosit shqiptarë që në një mënyrë apo tjetrën Lajçit i dhanë frymëzim qoftë në vepra arti, apo me guximin, burrërinë duke i dalë zot tokës dhe qenies shqiptare”, tha ndër të tjera Kelmendi.
Por ky promovim nuk ishte vetëm kaq, pasi që, ky libër edhe botuar nga shtëpia “Buzuku”, shtëpi kjo e cila sot festoi 25 vjetorin e themelimit të saj. Për drejtuesin e kësaj shtëpie, Abdullah Zenelin nuk ishte si të festohej më mirë se me një libër të këtij aktori të madh. Zeneli, poashtu foli edhe për shtëpinë botuese “Buzuku”, ku siç tha ai, ky është viti i cili ka sjellë shumë botime e prurje të reja.
“Nuk e kam lehtë të flas disa fjalë në cilësinë e botuesit për një libër që e kam pritur, e ky botim vjen në vitin më të dashur të shtëpisë botuese “Buzuku”, pra në 25 vjetorin e themelimit të kësaj shtëpie. Libri përfaqëson një komunitet të gjerë poet, përkthyes, autorë, novelist të huaj e shkrimtarë tanë, njerëz që duan ta rikthejnë kujtesën, ta mbyllin brenda kopertinave duke u lënë diçka brezave. Jam shumë i emocionuar dhe i nderuar për praninë tuaj në një përvjetor të papërsëritshëm që vjen me një kurorë botimesh, sepse kurrë nuk më ka ndodhur që në një vit të ketë kaq shumë botime dhe kaq shumë prurje”, u shpreh Zeneli i cili në këtë rast ishte edhe në kuadër të moderatorit të këtij promovimi.
Pas këtyre fjalëve radhën e kishte protagonisti kryesor i kësaj ngjarje, i cili përveç që recitoi tri poezi të veta, ai tha edhe disa fjalë për librin, të cilin ia ka dedikuar nipit të vetë, shkrimtarit, Azem Shkrelit. “Gjithçka provova por mbeta rapsod, aty gjithmonë e kam shprehur dufin. Kurrë nuk kam dashur e as tani nuk do të jem krahas poetëve të mëdhenj, sepse në këtë sallë kam pasur fatin të recitoj poet mbi poet, me të cilët unë jam krenuar. E tani është gëzimi i dyfishtë, sepse sot recitova vargjet e mija, e nuk është me rëndësi çka shkrova, si shkrova, me rëndësi është se e kisha një obligim njerëzor moral, ndaj atyre legjendarëve rugovas që me shekuj e mbrojtën kufirin, e kisha obligim moral ti them dy-tre rreshta, tri poezi dhe të ia dedikoj nipit tim, lirikut më të madh shqiptar Azemit, sepse ishte mentori ynë. Për një dekadë në teatër e një dekadë në film, bëri çmos që Çuni, të jetë artist ku mbi 200 role sigurisht pesë role i kam të shkëlqyeshme, e prej 135 poezive, sigurisht pesë poezi do të jenë të shkëlqyeshme”, ka thënë mes të tjerash aktori, mbi karrierën e tij në teatër e film, e tash i prezantuar edhe si poet(Sarandë Selimi)
Çun Lajçi, njeriu i “Plisit”, që me recitimin e tij plot pathos përgjatë viteve të egra të regjimit të Millosheviçit në Kosovë, ua çonte qimet përpjetë nga emocionet shqiptarëve anembanë.
Dhe kur po afron ora e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, vjen dhe ky intepretim; për ta kundërshtuar në këtë formë gjysëmfolklorike marrëveshjen e firmosur muaj më parë në Bruksel.