2016-09-30

Deputetja demokrate Jozefina Topalli,akuzoi kryeministrin Edvin Kristaq Rama: Mafia po merr vendimet, po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës


Qytetarët "kryqëzojnë" sërish Edi Rama, pas kazanëve të plehrave e çojnë në një vend dhe më tmerrshëm (VIDEO)



Kryeministri Edi Rama mbrojti sërish në Parlament ligjin për importin e mbetjeve, pas akuzave të shoqërisë civile dhe deputetëve që votuan kundër.

Pas nismës që plasi në disa qytete ku shënohej emri i Ramës dhe deputetëve të PS në kazanet e plehrave, sot një tjetër veprim ofendues ka ndodhur ndaj Kryeministrit.

Një video e publikuar nga ‘Jeta Osh Qef’ tregon një djalë që në celular dëgjonte Ramën duke folur në Parlament dhe më pas telefonin e vendos në WC. Mesazhi është i qartë.





Sot mundohet ta mbrojë me mish e me shpirt ligjin e plehrave, por vetëm pak vite më parë kryeministri Edi Rama mendonte krejt ndryshe.

Në rrjetet sociale ai shkruante i bindur kundër këtij ligji, duke e cilësuar madje si tradhtinë më të madhe kombëtare sjelljen e plehrave nga jashtë.

Por, sot ndodh krejt e kundërta dhe vetë kryeministri po përpiqet me të gjitha mundësitë të mbushë mendjet e qytetarëve, të cilët prej miratimit të ligjit, para një jave, janë ngritur të revoltuar duke kërkuar referendum.

Ky ndryshim drastik i qëndrimit të tij ngre dyshime të forta se pas këtij ligji fshihen shuma të mëdha parash.





“Rama e kupton mirë se ligji për importin e mbetjeve është gabimi më i rëndë i jetës së tij politike”. Kështu deklaroi në parlament deputetja demokrate, Jozefina Topalli, e cila akuzoi kryeministrin Rama se po gënjen shqiptarët çdo ditë, për t'i bindur se nuk e ka shkelur betimin e tij që nuk do të sillte kurrë plehra në Shqipëri.

“Vetëm sot kam dëgjuar të paktën 6 orë gënjeshtra. Të vjen të lesh sallën dhe të largohesh. Çdo gjë në fushatë e tij, në politikën e tij Rama e kishte bazuar në betimin e tij se nuk do sillte kurrë plehra. Flet çdo ditë të paktën dy tre ore që tu shpjegojë shqiptarëve që sa mirë që ju gënjeva ju mashtrova. Ndoshta ai e kupton më mirë se ky është gabimi më i rëndë i jetës së tij politike.”- deklaroi Topalli.

Sipas ish-kryetares së Kuvendit, “mafia po merr vendime në Shqipëri, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës.”

Akuzave të ish-kryetares së Kuvendit iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla, i cili ironizoi zonjën Topalli, duke i sugjeruar të ndryshojë profesion, sepse sipas tij, nuk e ka të gjatë në politikë.

“Deputetja parafolëse është duke u munduar të gjejë një profesion tjetër, pasi ky i politikës mesa duket dhe me ç’ka bërë ndërmend Luli, nuk e ka të gjatë. Pyeta Bruno Shllakun, me tha nuk bën as për aktore. Kështu që gjej ndonjë profesion tjetër. Mos bëj sikur të dhemb shpirti për të varfrit dhe për shkodranët.- u shpreh Balla.

Sipas Ballës, i vetmi gabim që ka bërë qeveria me ligjin e mbetjeve, është që nuk e ka quajtur ligj për industrinë ricikluese, sepse s’ka të bëjë fare me plehrat.

*****

Deputetja demokrate Jozefina Topalli akuzoi kryeministrin Rama se ka shkatërruar politikën.Duke folur në Kuvend, Topalli ia njohu dhe këtë “meritë” Kryeministrit krahas kanabizimit të vendit dhe eksodit të shqiptarëve drej vendeve të BE.

Jozefina Topalli: Gjatë këtyre viteve në opozitë unë kam ngulur këmbë për dy gjëra, duke akuzuar Kryeministrin e vendit. I kam thënë vazhdimisht që nëse do të mbahesh mend për diçka dy janë gjërat: E para është periudha e qeverisjes sate gjatë të cilës shqiptarët kanë ikur sepse nuk ndihen me shpresë dhe e dyta gjatë periudhës sate ky vend është mbuluar nga hashashi.Ndoshta duhet ribërë një rivlerësim, gjëja më e rëndë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nga ky Kryeministër është shkatërrimi i politikës. Jetojmë në një sitem politik të thyer që nuk përfaqëson, nuk ka kauzë dhe në një periudhë dhe vend ku gënjeshtra është rregulli dhe e vërteta duket sëmundje. Kur Kryeministrit hipokrizia i duket sinqeritet dhe krimi i duket i respektueshëm të vjen nganjëherë të mbyllësh gojën, të ikësh fare nga salla sepse fjala nuk ka peshë.Asgjë nuk ka kuptim sepse ka shkatërruar politikën. Unë e di që ka një ndjenjë neverie ndaj poltiikës, problemi është se politika është diçka shumë serioze. Shumë persona në këtë parlament të rankuar lart në toppolitikën janë ngujuar në burgun e tyre.

Sipas Topallit situata është e atillë sa të gjithë sëbashku po rrëshqasin.

Topalli: Nëse kemi krim, bazën e ka tek korrupsioni i politikës dhe vendimarrjes. Mafia po merr vendimet, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës.Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të kuptojmë se të gjithë sëbashku po rrëshqasim.

Një përgjigje i rezervoi Ramës edhe për investimet në qarkun e Shkodrës.

Topalli: Investimet në qarkun e Shkodrës në periudhën 2005-2013 kanë arritur në vlerën 670 milion dollarë, ky flet për 20 milion dollarë. Janë ndërtuar 930 km rrugë me vlerë 200 milion dollarë, nga të cilat 232 km rrugë kombëtare, 208 km rrugë rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 490 km rrugë lokale në komuna e bashki. Gjatë këtyre 3 viteve nuk di jo 3 km rrugë, zero, në çdo gjë zero. Sot mu në qendër trë qytetit të Shkodrës do shihni dyqanet e mbyllura, jepet me qera. Nëse një qytet i është rënë në qafë historikisht ai e ka emrin Shkodër.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...