Deputetja shqiptare ,z. JozefinaTopalli për Ramën: Kryeministri i kanabisit ka shkatërruar politikën


Duke folur sot në seancën parlamentare, deputetja Jozefina Topalli akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar vendin.

Duke përdorur, ironinë, Topalli i njohu një “meritë” Kryeministrit Edi Rama, që krahas kanabizimit të vendit dhe eksodit të shqiptarëve drejt vendeve të BE.

topalli

“Gjatë këtyre viteve në opozitë unë kam ngulur këmbë për dy gjëra, duke akuzuar Kryeministrin e vendit. I kam thënë vazhdimisht që nëse do të mbahesh mend për diçka dy janë gjërat: E para është periudha e qeverisjes sate gjatë të cilës shqiptarët kanë ikur sepse nuk ndihen me shpresë dhe e dyta gjatë periudhës sate ky vend është mbuluar nga hashashi. Ndoshta duhet ribërë një rivlerësim, gjëja më e rëndë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nga ky Kryeministër është shkatërrimi i politikës. Jetojmë në një sistem politik të thyer që nuk përfaqëson, nuk ka kauzë dhe në një periudhë dhe vend ku gënjeshtra është rregulli dhe e vërteta duket sëmundje. Kur Kryeministrit hipokrizia i duket sinqeritet dhe krimi i duket i respektueshëm të vjen nganjëherë të mbyllësh gojën, të ikësh fare nga salla sepse fjala nuk ka peshë. Asgjë nuk ka kuptim sepse ka shkatërruar politikën. Unë e di që ka një ndjenjë neverie ndaj politikës, problemi është se politika është diçka shumë serioze. Shumë persona në këtë parlament të rankuar lart në top-politikën janë ngujuar në burgun e tyre”, tha deputetja e PD.

Image result for edi rama

Sipas Topallit, gjithçka lidhet me korrupsionin në politikë. “Nëse kemi krim, bazën e ka tek korrupsioni i politikës dhe vendimmarrjes. Mafia po merr vendimet, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të kuptojmë se të gjithë së bashku po rrëshqasim”, tha deputetja demokrate.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)