2016-09-25

Shkruaj për të qenë i lumtur


Roland Lushi


E kujt eshte kjo bote? - pyet Deda dhe po t'i lexosh epigramet e tij do te gjesh pyetje e pergjigje te shume problemeve sociale shoqerore qe nuk shqetesojne vetem Deden por gjithe shoqerine tone!

Autori : DENILU
Titulli : E kujt është bota?
Kopertina : Agim Sulaj

Redaktimi : Oltjona Selamaj
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-18-0
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
E kujt është bota : epigrame / Denilu ;
red. Oltjona Selamaj. - Tiranë : Ada, 2016.
108 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-18-0
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2


Deda, është kunati im dhe dorëshkrimet e tij që mrekullisht arriti t'i botojë i kam lexuar prej kohësh. Shoh me vëmendje se gjatë botimit, këta libra nuk kanë ndonjë ndryshim nga dorëshkrimet.
Kjo tregon, se Denilu duke shkruar dhe grisur prej vitesh, me shumë vullnet dhe mundim, ka arritur të shkruaj perla, dhe gjatë redaktimit redaktorja nuk e ka parë të arësyeshme as të shtojë dhe as të heqë diçka.
"Shkruaj për të qenë i lumtur", shprehet Orhan Pamuk.
Kunati im Ded shprehet ndryshe... Denilu thotë: "Jam njëlloj i lumtur edhe pa shkruar".
Jam i lumtur sepse jam babai i 5 fëmijve dhe gjysh i lumtur.
Të shkruash, do të thotë të nxjerrësh atë çfarë asnjëherë nuk e ke ndier dhe tashmë po e ndjen. Kjo ndjenjë rrezaton panjohuri për ata që duan t'a kapin.
Të gjithë pohojnë, mendojnë,japin mendime ashtu si duan, por kjo vjen nga pasiguria, nga instinkti, nga ndjenja, e cila kërkon egon për ta shprehur.
Kjo më pëlqen se nuk është ajo në thellësi, që Umbertto Eco thoshte se shkruaj se më pëlqen. Kjo e fundit nxjerr pëlqimin ndaj vehtes, por kështu edhe vazhdon. Duhet të vazhdojë. Ndërsa, Nathan Englander shkruan sepse ka dëshirë të vendosë rregull në kaos.
Kaosi nxjerr revoltën, fillimin dhe fundin e kësaj bote.
Pa këtë, asgjë nuk mund të ketë kuptim. Kuptimi refuzon realen. Një reale që kërkon art. Brendia e mocionale nuk mund të shprehet pikerisht siç është.
Kjo na bën poet apo shkrimtarë, na thyen nga vehtja.
Dihet, se bota nuk mund të ekzistojë pa artin.
Ken Follet thotë:“Akti i të shkruarit më pasionon".
Përfshin gjithë intelektin tim, emocionet e mia, përfshin gjithë atë që jam në botë dhe mënyrën se si funksionoj si qenie njerëzore.” Kjo është më e vërtetë, sepse e nxjerr nga vehtja. Por, arti i të shkruarit ka pafajësinë e vehtes pastaj të botës, sepse nuk mund të braktiset nga bota. Si mund të arsyetohet kjo?!
Bota për njeriun, njeriu për botën,lojë.
Mark Haddon shkruan:“ Ka shumë raste që përpiqesh të realizosh atë që ke në mendje, por nuk ia del dot.
Jam i bindur se librat që boton Ded Nikoll Luca tek "ADA" me pseudonimin letrar DENILU, e kanë realizuar atë që Deda kishte në zemër dhe mendje.
Kam patur fatin të lexoj të gjitha dorëshkrimet e dikurshme të Dedës dhe proza e tij, ashtu si poezia, qëndrojnë përballë njëra tjetrës, si binjake.
Ngjarjet janë të thjeshta, të zakonshme, të ditës dhe befas marrin pamjen e groteskut, bëhen të fuqishme,të mëdha,marrin formën e njeriut dhe fitojnë ndërgjegje, nuk humbasin nëpër skutat ku mund të treten e të harrohen.
Ded Nikoll Luca, di të depërtojë në psikologjinë e personazheve të tij, di të ndërtojë atmosferën e bukur të analizës dhe të një realiteti nga më të veçantët. Denilu, di që të dalë nga gjendja me realizëm, sepse në një rrugë si kjo edhe futet në ngjarje. Aty vepron njeriu real i penës së tij,një njeri i bukur (grua a burrë qoftë).
Aty nuk luhet një "realitet show", por gdhenden personalitete të panjohur dhe mbeten për jetë. Kushdo e beson këtë të vërtetë dhe gjithnjë gjenden rrugëzgjidhje të besueshme, njerëzore e jo sikur të vijnë nga qielli. Denilu është shkrimtar, me përvojë dhe me një sens të hollë ironie.
Ai të çudit me kthesat, aq të thjeshta e të kuptueshme .
Atij i bën përshtypje gjithçka dhe e rrëmben përmbytja, që shkakton ndjenjat dhe emocionet,pa e lënë kurrë personazhin e tij që "ta marrë lumi", i tronditjes apo i përkëdhelisë. Ded Nikoll Luca,përkulet thellë përpara realitetit ku jeton, i jep elegancë të veçantë jetës dhe merr nga jeta një aromë dehëse, nektarin e përsesë së madhe për të cilën jeton dhe krijon.
Dhe ti si lexues, sapo mbyll faqen e fundit të librit, thua:
"Po, ky është një libër i mrekullueshëm". Dhe merr frymë thellë nga tronditja me shpirtin mbushur plot.
Duke lexuar librin e Ded Nikoll Lucës, brenda teje fryn një fllad i freskët jete...
Dalina Vorfi (Luca), kunata e autorit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...