Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, duke folur për pamundësinë e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, tha se në këto lista ka emra të cilët gjatë luftës në Kosovë kanë pasur 6 apo 7 vjet.
I pari i qeverisë tha se ata që janë veteranë të vërtetë të luftës, do të marrin pensionet dhe nuk kanë pse shqetësohen.
“Mirëpo nuk kemi ne mjete t’iu paguajmë, sepse këto lista nuk janë lista të vërteta, janë lista mbi baza politike që janë formu sepse ka informata se aty ka njeri që ka marrë statusin e veteranit që në kohë të luftës i ka pas 6 vjet apo 7 vjet”, ka thënë Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa .
Në intervistë me transmetuesin publik, Mustafa po ashtu ka folur edhe për sondazhin e publikuar para rreth një jave nga kompania “UBO Consulting”, me ç’rast ka thënë se ky sondayh “është porositur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh ia ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashmë.
“Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.
Në sondazhin e përgatitur nga kompania “UBO Consulting” PDK radhitej e para, Vetëevendosje e dyta dhe si partia e tretë më e madhe në vend doli të jetë LDK.