French Blood / Un Français (2015) - Trailer (Eng Subs)
https://www.youtube.com/watch?v=WQLbktHdCCQ
Filmi “French blood” është historia e një francezi të lindur në vitin 1965, në periferi të Parisit. Historia e një kokërruari, që urren arabët, hebrenjtë, zezakët, komunistët dhe homoseksualët. Një zemërim që do t’i marrë tridhjetë vjet për t’u zhdukur. Një maskara, të cilit do t’i duhen tridhjetë vjet për t'u bërë dikush tjetër. Dhe ai kurrë nuk do ta falë veten për këtë. Ky film vjen në ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut që mbahet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Ky projeksion francez i vitit 2016 në 97 minuta jep përgjigjet reale përmes një fictioni përse ka aq shumë racizëm për emigrantët, me regji dhe skenar të Diasteme. Ajo që fillon si kinetikë, dhe në të njëjtën kohë, si kronikë në stilin e Alan Klark “made in Britain”, kthehet në diçka krejtësisht tjetër, në një film që përfshin gati dy dekada duke ndjekur një të ri neo-nazist të transformuar nga një rrugaç, brutal në një njeri i torturuar nga vetmia.
Filmi zgjoi disa polemika në Francë, kur regjisori, përmes blogut të tij, pohoi se premiera ishte anulluar për shkak të kërcënimeve të mundshme nga simpatizantë të ekstremit të djathtë. Ndërsa distributorët kanë mohuar anullimin e ndonjë shfaqjeje, ata thuhet se kanë zvogëluar sasinë e printimit nga gjysma, edhe pse është e vështirë të thuhet nëse kjo është një masë sigurie ose një çështje e vlerësimit të zyrës së arkëtimit. Në çdo rast, Blood, thuhet se sigurisht nuk është parashikuar të mirëpritet nga shikuesit për shkak të mbështjelljes së saj të frikshme, që është kundër të huajve me personazhe Marco, Braguette, dhe Grand Guy të cilët janë në rrugën e tyre së bashku me disa adoleshentë të parrezikshëm por që shpërthejnë në një urrejtje racore ndaj një grumbulli pleqsh. Në këtë mes Diasteme, fokusohet në jetën e zymtë të Markos në periferi të Parisit, ku ai jeton me babain akoolist dhe përpjekjet e nënës së tij për të mbijetuar.