2016-09-27

Cikel poetik nga Perparim Hysi

Nga cikli  me  poezi  "Kohë djalërie"
Nga Përparim   Hysi
1.  NJë mikeje
Tri sërë me urupa, varur mbi jelek
Do ta pi me kupa, syrin se m'u tek
Si e "piva" syrin, unë seç bëj me tutje
Zë edhe "pi" gjirin, se jam mbushur huqe.
Kam "huqe të rënda", o  e mira  mike!
A s'e sheh? U çmënda për ty, shpirtka ime.
"Pi" e "pi" u "deha", jam, i tëri xurxull
Dhe, mandej, u "shkreha", me ty, moj e bukur.

2.SODITJE
"Pllaja" që shoh nga prapa ( ka"lëndinën" për matan)
Për "lëndinën" më zu vapa, djersët çurg më shkojnë, moj xhan!
Në "lëndinë" dikur "kullota" dhe nuk e harroj ende
Duket se me të s'u "ngopa", e kërkoj ende sepse...
Sepse shije aq më pati, ndaj dhe goja më shkon lëng
S'e harroj atë çast mjalti, gati "çasti" po më çmënd.
Dua të ulem shesh mbi të, të"kullot" me nge, azat
Grriq-grriq një lemzë me zë, se më kot s'jam djalë në vakt.
3.Nudo
Trupin tënd lakuriq
Sa e pashë, mendja-eksiq!
Sepse iku dhe kaptoi
Pa më thuaj, ku qëndroi?!
Domosdo, qëndroi tek ti
Se nuk mbahej në burgji
Se cullak gjithë nishanet
Mua, po më zunë "alarmet"
Shfaqen supet, shfaqen gjiret
Dhe me radhë të gjitha hiret
Pupu! Se si u bëra?!
Gati të më binte cërma.
Gati- gati u xhindosa
Pas "nishanesh" krejt u sosa.
Më la mendja, shkoi e iku
Lakuriqja  keq më fshiku.
4. TI!
Ti je dhe lulja, dhe parfumi, dhe aroma
E bukur je si një Afërditë!
Unë dua që të t'i puth ato buzë të njoma
Se vetëm, kështu,  mbushet imishpirt.
Ke një dlirësi që të bën për vete
Buzëqeshjen me kripë dhe të ndruajtur
Dukesh sikur ke ardhur nga të tjerë planete
Ndaj, sa të shoh, bëhem si i "luajtur?!"
Mendja më ikën dhe merr arratinë
Liruar nga burgjitë dhe sikur bredh hergjele
Se nuk e suporton dot bukurinë
Aq më ke magjepsur dhe kam sepse...
5. "A T O?!!!"
Çdo emër si një shtrëngim zemre
Asnjërën prej tyre nuk mund të veçoj
Ah, sa e madhe është bota e një femre
Do të isha sharlatan që këtë ta harroj.
Secila prej tyre kish sharmin e vet
Dhe "erën" a aromën e veçantë kish secila
Me to qe  mbushur imja jetë
Ndaj kam të drejtë që të flas me superlativa.
Kështu po bëj, se  e meritojnë
Të dallosh dikë, bën veç mëkat
Flas për femra që dinë të dashurojnë
Se kurrë dashurinë s'e kam kërkuar si mëzat.
Diçka në zemër për to kam ndjerë
Dhe ndjenja ka qenë reciproke
Ndaj çdo njërën prej tyre e kujtoj me nder
Dhe nuk lë vend për ekuivoke.
            Tiranë, 27 shtator 2016

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...