Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/26

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo : KFOR-i ka kapacitete për ta ruajtur paqen



Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo, tha se qëndrueshmëri e situatës së sigurisë në Mitrovicë dhe kudo tjetër është esenciale për KFOR-in, sepse pa situatë stabile të sigurisë nuk mund të ketë qetësi të plotë dhe zhvillim ekonomik.

Image result for kFOR pristina

“Është mirë që kanë filluar punimet për rivitalizimin e urës, sepse ajo simbolizon bashkimin e qytetarëve e jo vetëm lidhjen fizike. Të gjithë duhet të përkujdesemi që të kemi qetësi, mjedis të sigurt, raporte të mira ndërnjerëzore, në mënyrë që të kemi edhe zhvillim ekonomik.

Image result for kFOR pristina

KFOR-i do të vazhdoj të punoj me institucione për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillim ekonomik, si dhe do të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë qytetarët.

Image result for kFOR pristina

 KFOR-i ka kapacitete që në rast nevoje të ndërmarrë masat e duhura për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ndër të tjera gjeneral-majori Fungo.


Image result for kFOR pristina
Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...