Roland Lushi
Zyra Ahmetaj vjen me nje poeme emocionale!
Titulli: Plisi shqiptar
Autore: Zyra Ahmetaj
Kompjuterizoi: Alisa Berisha
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-11-1
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ahmetaj, Zyra
Plisi shqiptar : poemë / Zyra Ahmetaj. - Tiranë :
Ada, 2016.
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-11-1
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
P L I S I
Si dëborë e përjetshme që zbardhë e ndritë maleve kryelarta të trojeve shqiptare. Lartësia e tij mbi çdo lartësi, poshtë veç të madhit Zot e qiellit të hapur; hapësirës së pamatë, është plisi Shqiptar.
Plisi, sa shumë thot kjo fjalë, ky emër, ky objekt, për çdo shqiptarë, për çdo prag, oxhak e odë! Rrëfen krenarë, karvanin e historisë që në nisjen e tij nga periudha Pellazgo-Ilire e gjer sot e kësaj dite udhëve të vazhdimësisë së rritjes së degëve dhe filizave, thellimit të rrenjëve të trungut të pa lëkundur, të pemës së lashtë shekullore që mban si kala perëndie, folen e shqiponjave.
Në poemen "Plisi Shqiptar" gdhëndur dhe skalitur nga poetja e mirënjohur e krahinës së Bytyçit, Malësisë së Gjakovës, Tropojë, si dhe e gjitha trevave të Atdheut, e nderuara Zyra Ahmetaj, shpaloset i gjithë flamuri ynë shqiptarë cep më cep, me plis mbi kokë të çdo shqiponje, të çdo shqiptari. Pena e poetes rrëfimtare, si një gjog gjunjëpalodhur, ku trok e ku vrap, ka bredhur në vise dhe në kohë, vit më vit, lis më lis, mriz më mriz, plis më plis; anembanë Atëdheut, duke sjell në vargje shqiptarinë nën krenarin e Plist si simbol i identitetit kombëtar.
Poetja si një artizane e fjalës së bukur dhe me peshë, brenda poemës formësoi strofë pas strofe plisin madhështorë me meritat dhe vlerat e kohës, duke nxjerr edhe më në pah të gjithë dhe gjithçka që ka nderuar dhe po nderon emrin Shqiptar.
Siç e dimë, poema është një vjershë me elemente lirike dhe epike, por me përmasa më të mëdha, ajo shpesh përbëhet nga shumë pjesë ose cikle, ashtu si edhe poema e autores tonë Zyra Ahmetaj, ka ndarjet e saj, në stilin e krijimtarisë së poetes, ku me përdorimin e yjeve (***) ajo bën ndarje të lehta brenda poemes së saj, duke kaluar nga koha në kohë, nga vlera në vlerë, nga plisi në plis , ku e gjitha rrjedh si një këngë sa e lashtë, aq dhe aktuale.
Në funksion të idesë dhe emocionit, me raste, autorja ndryshon gjatësinë e vargut, por gjatë përthithjes së perceptimit të poezisë, pothuajse, nuk vihet re fare kjo gjë. Gjithashtu autorja ka përdorur mjaft figura stilistike të të shkruarit si, krahasimi, personifikimi, hiperbola, simboli, paralelizmi figurativ, metafora, sinonimet, dialektizmat, por mbi të gjitha ka përdorur atdhedashurinë, forcen e shpirtit , mendjen e ndritur dhe dëshiren e madhe për realizimin e këtij “Plisi” gdhendur me shumë krenari nga pena e saj e mirënjohur tashmë për lexuesin.
“Fluturojnë Engjejt”, titullohet libri i parë me poezi i poetes Zyra Ahmetaj, një vëllim mjaft i ngjeshur dhe shumë i realizuar nga autorja, ku më pas e ndjek libri i dytë me titull “Alfabeti Ynë” një libër po me poezi, por kësaj rradhe për fëmijë, shumë i dashur për ta dhe me vlerat përkatëse . Ndërsa tani poetja e nderuar vjen me librin e tretë tek lexuesit e saj dhe tek të gjithë dashamirësit e librit, me poemen e titulluar “Plisi Shqiptar”, kushtuar pikërisht simbolit tonë kombëtar “Plisit” e ku përmes vargjeve e shëndërron atë në çdo vlerë shqipëtare të çdo kohe, dhe në vet Atdheun tonë; anëkënd kudo ku ndodhen trojet shqiptare, i mbulon me vargjet e Plisit dhe valvitjen e flamurit tonë krenar.
Plisin tonë të shenjtë, siç thotë autorja e përndrisin shqiptarët kudo në botë. Ky libër jam e sigurtë se lehtësisht do e gjejë rrugën për të depërtuar tek lexuesit, tashmë plisi do mbahet si gjithmonë krenarë jo vetem në kokë por dhe në duart e lexuesve të shumtë.
Poeti i njohur amerikan Robert Frost, në një citat të tij shprehet:
"Një poemë fillon nga gëzimi dhe përfundon në urtësi"
I uroj shumë suksese penës taban dhe vlerë të poetes së nderuar Zyra Ahmetaj, shumë suksese librit, për të cilën jam e bindur, si dhe krijimtari të begatë, nën Plisin krenar !