2016-09-29

I riu nga Tirana “Doktor i Shkencave”, merr medalje ari në Estoni por refuzon çdo ofertë për një arsye madhore



tirana

Kjo është historia e një tjetër shqiptari të susksesshëm në botë. Klodian Vasil Dhoska nga Tirana, ka përfunduar studimet shkencore me Medalje Ari DOKTOR i Shkencave në Inxhinieri Mekanike tek Universiteti Teknologjik i Talinit në Estoni.

Klodiani ka refuzuar oferta pune në vendet e Gjermanisë dhe të Estonisë për një arsye më madhore për të. Ai do të kthehet në Shqipëri, për t’i shërbyer atdheut të tij. Por pyetja që shtrohet është: A ofron një vend pune të denjë Shqipëria për Klodianin?

Megjithatë le të njihemi me të dhe suksesin e tij në Estoni përmes këtij profili të përgatitur nga gazetarja Fatime Kulli:
Image result for Klodian DHOSKA
Janë botuar mbi 30 tema shkencore të publikuara në libra e revista shkencore ndërkombëtare, nga ku Klodian Dhoska disponon studime me vlera shkencore botërore, të firmosura nga akademikë e shkencëtarë botërorë që nga USA, Gjermania, Finlanda, Çekia, Italia e tjerë.

Me punën e tij këmbëngulëse, edukimin pedagogjik e shkencor u përgatit ky kërkues shkencor i ardhshëm i Evropës dhe i Shqipërisë.

Kujtojmë thëniet e politikanëve shqiptarë në emisionet televizive si dhe të disa artikujve gazetareske se: I mirëpresim studentët tanë shqiptarë që kanë dalë me rezultate të shkëlqyera, aq më tepër, Ekselent absolut me Medalje ARI. Këta student na kanë nderuar anë e kënd botës nëpër Universitetet Europiane, Amerikane e tjerë. Këta studentë janë e ardhmja e kombit që do të merren me formimin shkencor të studenteve në universitete të ndryshme të Shqipërisë. Që prej shumë kohësh nuk po shohim tema dhe shpikje shkencore të aprovuara nga akademia botërore për studentët shqiptarë këto 25 vitet e fundit.

Klodian DHOSKA, është një ndër ata studentë që kërkon koha sot, duke plotësuar kriteret e duhura “EKSELENT”, me Medalje Ari,rast i rrallë në shkencën e bukur dhe të vështirë të inxhinierisë mekanike të specialitetit “Mekatronike”, them i rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por i cilësuar nga Rektori i Universitetit Teknologjik i Talinit, Prof. Jaak Aaviksoo “Më i miri student i doktoraturës.” Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike duke vlerësuar sa e sa punë shkencore e dërgoi për punë studimore shkencore në Institutin Kombëtar të Metrologjisë Gjermane P.T.B. që të bëjë punime shkencore për dy vjet e disa muaj, i cili pati arritje dhe shpikje për “Studimin e nxjerrjes së modelit matematik mbi metodat e matjeve këndore tek objektet që kanë forma gjeometrike të komplikuara, si dhe për metodën e saktësisë së lartë të përdorur për karakterizimin e detektorëve, të cilët rrisin saktësinë e imazhit të tij.”

Fail_134.jpg

Janë botuar mbi 30 tema shkencore të publikuara në libra e revista shkencore ndërkombëtare, nga ku vetë Klodiani disponon studime me vlera shkencore botërore, të firmosura nga akademikë e shkencëtarë botërorë që nga USA, Gjermania, Finlanda, Çekia, Italia e tjerë.

Klodiani i dashuruar mbas punës shkencore si ekselent që është, për kryerjen e doktoraturës nga katër vjet punë studimore e shkencore, e kreu për tre vjet e gjysmë, duke u diplomuar DOKTOR në fushën e inxhinierisë mekanike, në specialitetin e mekatronikës.

Rektorati dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Teknologjik të Talinit, për rezultatet e arritura në punën shkencore, e përzgjodhi Klodianin pedagog gjatë viteve 2012 – 2016, për dhënien e leksioneve studentëve të masterit të këtij universiteti, duke dhënë kontributin e tij në përgatitjen e inxhinierëve apo pedagogëve të ardhshëm.

Me punën e tij këmbëngulëse, edukimin pedagogjik e shkencor u përgatit ky kërkues shkencor i ardhshëm i Evropës dhe i Shqipërisë.

Duke e vlerësuar prezencën e talentit shqiptar, rezultatet dhe formimin e tij shkencor, prirjet dhe të ardhmen e tij në fushën e shkencës, Klodi pati oferta nga Instituti Metrologjisë Gjermane dhe Universiteti Teknologjik i Talinit, për t’u punësuar si Pedagog dhe për të dhënë kontributin e tij shkencor pranë këtij instituti dhe universiteti, por Klodiani me zemër Shqiptari zgjodhi vendlindjen e tij, Shqipërinë, për të vënë në shërbim të popullit dhe të Atdheut punën e tij shkencore, mundin dhe djersën e tij për t’i shërbyer popullit dhe Atdheut, për të kontribuar me dijet e tij nëpërmjet leksioneve shkencore për studentët shqiptarë dhe për shkencën që evoluon çdo ditë në botë.

Klodiani vjen nga familje intelektuale, babai inxhinier mekanik, ndërsa e ëma mësuese, publiciste e shkrimtare. Klodiani studimet i filloi ne degën e inxhinierisë mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa masterin në Universitetin e Tartuse në Estoni në vitin 2012, si dhe studimin shkencor të doktoraturës e filloi në Universitetin Teknologjik në Tallinit, po në Estoni, dhe me datën 19 Shtator 2016 u realizua në mënyrë ceremoniale dhënia e titullit DOKTOR në fushën e inxhinierisë mekanike në specialitetin e mekatronikës me rezultate të shkëlqyera, Ekselent me Medalje Ari.

Në ceremoninë e dorëzimit të titullit DOKTOR i Shkencave në fushën e mekatronikës, dy prindërit

e Klodiani që ishin prezent në Ceremoninë e dhënies së Medaljes së Arit, u ndjenë mjaft krenarë, kur Rektori Jaak Aaviksoo dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Tauno Otto ia dorëzuan titullin e Doktorit, djalit të tyre, ku përveç pasqyrimit në monitor të emrit të Klodian Dhoska me germa të mëdha i vetmi SHQIPTAR, i cili me përshëndetjen dhe fjalën e tij në podium, krijoi emocione të veçanta, mbasi në këtë universitet morën titullin Doktor edhe studentë nga kombe të tjerë, si: Rusia, Kina, Koreja, Italia, Greqia e të tjerë.

Klodiani me marrjen e gradës shkencore DOKTOR, ka refuzuar ofertat e punësimit të përmendura më sipër, në vendet e Gjermanisë dhe të Estonisë. Ai, punën e tij studimore dhe shkencore do ta verë në shërbim të Atdheut, për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe për thithjen e projekteve e punëve studimore e Shkencore të Komunitetit Europian, dhe me punën e tij krijuese shkencore do të ngrejë gjithnjë lart emrin e vendlindjes së tij, Shqipërisë së dashur.

Atdheu ynë ka nevojë për punën shkencore të Klodianit dhe kemi besim se do shkojë nga një arritje në tjetrën.


Klodian Dhoska

klodian.dhoska@ttu.ee

01.01.2015–... Physikalisch-Technische Bundesanstalt (PTB), Saksamaa National Metroloogia Instituut, külali teadus (1.00)
01.01.2014–31.12.2015 Physikalisch-Technische Bundesanstalt (PTB), Saksamaa National Metroloogia Instituut, külali teadus (1.00)
2012–17.06.2016 Tallinna Tehnikaülikool, Mehaanikateaduskond, Mehhatroonikainstituut, Kvaliteeditehnika ja metroloogia õppetool, Nooremteadur (0,20)
01.01.2011–31.12.2012 Polütehniline Ülikool Tirana, Mehaanikateaduskond, Department of Energy, Lektor (0.30)
01.01.2010–31.12.2012 Vitrina Ülikooli Tirana, Teaduskonna Ehitus, Mehhatroonikainstituut ja Telekommunikatsioon, Osakonna Juhataja (1.00)


Haridustee

2008–2010 Tartu Ülikool, Loodus- ja tehnoloogiateaduskond,
2006–2007 Tehnikaülikooli Freiberg, Mehaanikateaduskond
2001–2007 Polütehniline Ülikool Tirana, Mehaanikateaduskond


Teadusorganisatsiooniline ja -administratiivne tegevus

2014−... Albaania akrediteerimisdirektoraadi, tehniliste kaasistuja
2011−2014 Albaania akrediteerimisdirektoraadi, tehniliste ekspertide (Mass kalibreerimine, Hindamine määramatuse mõõtmise, sertifitseerimine keskkonnajuhtimissüsteemi)
2007−2008 Albaania akrediteerimisdirektoraadi, spetsialist arendusosakond

Kvalifikatsioon



Klodian Dhoska, doktorikraad, 2016, (juh) Toomas Kübarsepp, Measurement Methods with 3D Coordinate Measuring Machine and Improved Characterization Setup for Detector Performance (Mõõtemeetodid detektori toimimise iseloomustamiseks 3D-koordinaatmõõtemasina ja arendatud mõõteskeemiga), Tallinna Tehnikaülikool, Mehaanikateaduskond, Mehhatroonikainstituut.
Klodian Dhoska, magistrikraad, 2010, (juh) Viktor Vabson; Toomas Kübarsepp; Mart Noorma, Systematic effects in automated mass measurements (Süstemaatilised efektid massi mõõtmisel automaatkomparaatoriga), Tartu Ülikool.


Teaduspreemiad ja tunnustused

2014, Klodian Dhoska, Kõige aktiivne osaleja 14. Rahvusvaheline sümpoosionil "Topical Problems in the Field of Electrical and Power Engineering", Pärnu, Eesti


Teadustöö põhisuunad

VALDKOND: 4. Loodusteadused ja tehnika; 4.10. Füüsika; CERCS ERIALA: P180 Metroloogia, instrumentatsioon

Lõppenud projektid

VA15046 "Researcher Mobility Grant (RMG) EXL01-RMG1 Single-photon sources for quantum technologies (1.12.2015−31.05.2016)", Klodian Dhoska, Tallinna Tehnikaülikool, Tallinna Tehnikaülikool, Mehaanikateaduskond, Mehhatroonikainstituut, Kvaliteeditehnika ja metroloogia õppetool.

VA621 "New primary standards and traceability for radiometry (1.10.2013−31.12.2015)", Mart Tamre, Tallinna Tehnikaülikool, Tallinna Tehnikaülikool, Mehaanikateaduskond, Mehhatroonikainstituut, Mehhatroonikasüsteemide õppetool, Tallinna Tehnikaülikool, Mehaanikateaduskond, Mehhatroonikainstituut, Kvaliteeditehnika ja metroloogia õppetool.
ETF7127 "Elektropihustusionisatsiooni uurimine (1.01.2007−31.12.2010)", Koit Herodes, Tartu Ülikool, Füüsika-keemiateaduskond, Tartu Ülikool, Loodus- ja tehnoloogiateaduskond, Tartu Ülikooli Keemia Instituut, Tartu Ülikool, Loodus- ja tehnoloogiateaduskond.

Publikatsioon

2.3.2016

Dhoska, K. (2016). Mõõtemeetodid detektori toimimise iseloomustamiseks 3D-koordinaatmõõtemasina ja arendatud mõõteskeemiga. (Doktoritöö, Tallinn University of Technology). TUT Press.

3.1.2016

Dhoska, K; Hofer, H; López, M; Rodiek, B; Kübarsepp, T; Kück, S. (2016). Detection efficiency calibration of Si-SPAD detectors via comparison with a Si-Standard diode. 11th International Conference of DAAAM Baltic, Industrial Engineering, 20-22nd April, Tallinn, Estonia,, 1−6


1.1.2015

Dhoska, K; Kübarsepp, T; Dorri, A; Pramono, A. (2015). Metrological Overview for Coordinate Measuring Machines. Applied Mechanics and Materials, 771, 195−199, www.scientific.net/AMM.771.195.

1.2.2015

Dhoska, K; Hofer, H; López, M; Kübarsepp, T; Kück, S. (2015). Alignment position method for SPAD detector calibration and homogeneity. International Journal of Scientific Reports, 1, 271−274, 10.18203/issn.2454-2156.IntJSciRep20151253.

3.1.2015

Dhoska, K; Hofer, H; López, M; Rodiek, B; Kübarsepp, T; Kück, S. (2015). High accuracy filter transmission measurement for determination of the detection efficiency calibration of Si-SPAD detector. Proceedings of 10th International Conference of DAAAM Baltic Industrial Engineering, 12-13th May 2015, Tallinn, Estonia, 123−127.

3.1.2014

Dhoska, K.; Kübarsepp, T.; Hermaste, A. (2014). Uncertainty evaluation of angle measurements by using 3d coordinate measuring machine. Proceedings of 9th International Conference of DAAAM Baltic Industrial Engineering, 24-26th April 2014, Tallinn, Estonia, 221−225.

3.1.2014

Kübarsepp, T; A. Pokatilov, A; Vabson, V; Dhoska, K; Porrovecchio, G; Götzinger, S; Manninen, A; Kück, S. (2014). High-attenuation tunnel-type detector for calibration of single-photon devices. Proceedings of NEWRAD 2014, The 12th International Conference on New Developments and Applications in Optical Radiometry, Espoo, Finland, 24-27 June 2014, 115−116.

3.1.2014

Dhoska, K; Vabson, V; Hermaste, A; Kübarsepp, T. (2014). Dimensional Accuracy for Multi-element Photodetector. Proceedings of NEWRAD 2014, The 12th International Conference on New Developments and Applications in Optical Radiometry, Espoo, Finland, 24-27 June 2014, 352.

3.2.2013

Dhoska, Klodian; Kübarsepp, Toomas. (2013). Metrological Problem Mapping for Coordinate Measuring Machines. 13th International Symposium “TOPICAL PROBLEMS IN THE FIELD OF ELECTRICAL AND POWER ENGINEERING” and, 312−316.

3.1.2010

Ramaj, Vehbi; Dorri, Altin; Ramaj, Valbone; Dhoska, Klodian; Konjusha, Elmi. (2010). CFD code turbulence models validation for turbulent flows over a wavy surface. Annals of DAAAM for 2010 & Proceedings of the 21st International DAAAM Symposium “Intelligent Manufa, 425−426.

3.1.2009

Ramaj, Vehbi; Ramaj, Valbone; Koleci, Abdyl; Dhoska, Klodian; Konjusha, Elmi. (2009). Welding repair of coal mining excavator spoon an other details in Palaj-Kastriot. Annals of DAAAM for 2009 & Proceedings of the 20th International DAAAM Symposium “Intelligent Manufa, 601−602.

3.4.2006

Duka, E.; Dhoska, K.; Oettel, H.; Dilo, T. (2006). Creep of a solder alloy Sn-Ag-Cu. “IV International Symposium on Materials Technology “Materialet dhe perdorimi i tyre – Materials a, 99−100.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...