Nga Enver Hoxha te… Luiza Gega. I pari një ishdiktator i egër, ndërsa e dyta nënkampione Europe. Dy personazhe që nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.
Tare ka qenë një prej sportistëve të përzgjedhur në atë kohë për të mbajtur mbi supe arkivolin e Hoxhës ditën që është përcjellë për në banesën e fundit.
Është arritja më e madhe në sportin e atletikës”, thotë ndër të tjera Tare në rrëfimin e tij.
Keni qenë për shumë vite atlet dhe më pas drejtor i klubit Partizani si dhe poste të tjera në Federatën Shqiptare të Atletikës. Si ka ndryshuar ky sport në këndvështrimin tuaj, në një kohë kur janë ndërruar edhe sistemet?
Tani i kanë hequr fare normat dhe unë mendoj se e kanë dëmtuar atletikën. Në atë kohë, garat bëheshin në 23 bateri, ndërsa tani i kanë hequr fare barrierat dhe futen të gjithë, madje edhe fëmijët e vegjël. Më përpara, shumë atletë kanë pasur rezultate. Ishte një rregull që duhej të hipje në podium dhe më pas të shkoje në gara. Në këtë mënyrë, shumë atletë janë djegur nga kjo. Ndërsa, tani është hapur pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare dhe marrin pjesë të gjithë duke mos pasur norma, apo edhe ata me rezultate të dobëta. Dhe po ta shikoni, sportistët shqiptarë tani renditen në vendet e 10ta apo edhe më poshtë. Dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës justifikohen vetëm me dy sportistë: Luiza Gegën dhe Izmir Smajlaj i kërcimit së larti. Dhe të kërcesh 8.03 është një rezultat shumë i madh.
Ndërsa, Luiza Gega u shpall nënkampione Europe pak ditë më parë…
Atë mund ta konsideroj si legjendën e sportit shqiptar dhe atletikës në veçanti. Është e para atlete shqiptare që ka arritur të shpallet nënkampione e Europës duke fituar medaljen e argjendtë.
Është arritja më e madhe në historinë e atletikës shqiptare?
Padyshim që është arritja më e madhe në historinë e atletikës sonë. Që kur ka nisur të praktikohet atletika në Shqipëri në vitet 30të, kjo padyshim që është sportistja më e madhe e jona në këtë sport. Edhe trajneri i saj Taulant Stërmasi ka merita të jashtëzakonshme. Por, përtej asaj çfarë shihet, kur kam folur nga afër me ta, kanë shumë ankesa për Federatën.
U mungon kujdesi dhe financat gjithashtu. Unë kam biseduar disa herë me trajnerin Stërmasi dhe më ka thënë që shumë herë kanë shkuar nëpër aktivitete me shpenzimet e tyre. Ky është një skandal. Unë kam qenë vetë zv/president i Federatës së Atletikës dhe e di se si funksionojnë gjërat. Aty, përveç buxhetit që akordon shteti, kontribuon edhe IAAFi (Federata Botërore e Atletikës) me 7080 mijë dollarë dhe këto përdoren për të stimuluar atletët cilësorë. Ndërsa, Luiza që përfiton vetëm një bursë 1 mijë dollarë dhe një shpërblim qesharak nga ana e Federatës, është për të ardhur shumë keq. Unë kam qenë i pranishëm në shumë aktivitete ndërkombëtare dhe kemi biseduar me grekë, gjermanë, rusë apo dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe të Botës.
Fakti që është një rezultat i pastër, e bën suksesin edhe më të madh. Nuk është e stimuluar me anë të substancave të ndaluara. Ky është një sukses shumë i madh. Gega është numri 1 dhe mund të konsiderohet “Mbretëresha e Atletikës”.
Gega do të jetë një prej sportisteve që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Brazilit. Çfarë prisni prej saj?
Mendoj se nuk do ta diskutojë përfshirjen në finale. Është një atlete me një potencial të madh dhe ka shumë shanse. Besoj se do të regjistrojë rezultat surprizë dhe le të besojmë deri në fund se mund të fitojë edhe medalje.
Infrastruktura ka qenë një prej problemeve më të mëdha të sportit shqiptar vitet e fundit. Duket se gjërat kanë ndryshuar disi, si e gjykoni?
Çfarë duhet bërë që të rinjtë të tërhiqen edhe nga atletika? Zakonisht, të rinjtë tërhiqen më shumë nga futbolli, basketbolli dhe volejbolli. Atletika është pak sport sakrifice dhe vetjak. Është meritë personale kur arrin të fitosh, ndërsa sportet e tjera në grup janë më tërheqëse dhe emocionuese. Një gjë pozitive është se janë shtuar orët e mësimit për fiskulturën nga 2 në 3. Krijimi i klasave sportive është një domosdoshmëri e madhe gjithashtu. Ato kanë qenë më parë dhe nga ato dilnin shumë talente.
Ka qenë edhe një sportist i hedhjes së gjyles duke kapur rezultatin e 19 metrave, por më pas e eliminuan fare. Ka dalë nga skena dhe ka përfunduar në rezultatin e 15 metrave. Dhe e gjitha ka ardhur nga mungesa e kujdesit dhe përkrahjes. Përveç këtyre dy sportistëve që janë aktualisht, Luizës dhe Smajlajt, atletika shqiptare është shumë e dobët. Shoh që nuk ka ndonjë të ardhme që të dalin sportistë të niveleve të larta që të garojnë denjësisht në kompeticione europiane, ballkanike apo botërore.
Gazeta zotëron një foto ku keni qenë një prej sportistëve të asaj kohe që keni mbajtur në krah arkivolin me trupin e ishdiktatorit Enver Hoxha duke e shoqëruar për në banesën e fundit. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?
Në atë kohë kam qenë pedagog në Akademinë Ushtarake dhe na kanë caktuar atë ditë për të marrë pjesë në varrimin e diktatorit Hoxha.
Po si u bë përzgjedhja e atyre që do të mbanin arkivolin në krah?
Na zgjidhnin ne që ishim trupa të mëdhenj dhe që merreshim me sport. Dhe një prej atyre që u përzgjodhën isha edhe unë për shkak të fizikut të gjatë dhe sportiv që kisha.
Kush ishin sportistët e tjerë që morën pjesë dhe që duken edhe në foto?
Aty ka qenë edhe Bashkim Lika, por jo duke mbajtur arkivolin, por te truproja e nderit. Ndërsa, te mbajtja e arkivolit ka qenë Patriot Aliaj, një ishbasketbollist (u caktua nga Drejtoria Operative e Ushtrisë), Aleks Andoni një tjetër sportist gjithashtu, i cili më vonë u bë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ishin figura të sportit dhe njëkohësisht trupa të mëdhenj dhe të fuqishëm fizikisht.
Jo, me gurë. Kur na caktuan neve, shkonim te Shkolla e Bashkuar dhe e mbushnim arkivolin me rrota shtangash për të krijuar peshën e nevojshme dhe bënim prova duke e vendosur arkivolin te shtrati i topit. Bënim praktikë se si do ta ngrinim dhe se si do ta ulnim. Dhe nuk është e vërtetë që ne e kemi marrë vesh dy javë përpara. Kur ai vdiq, kemi bërë 23 ditë prova.
Si ndiheni tani pas 31 vitesh?
Ishte diçka që në atë kohë na e kanë caktuar dhe duhet ta bënim. Kush ishte ai në atë kohë t’i thoshin se do të bësh këtë dhe nuk pranonte?! Atë e përcolli e gjithë Shqipëria pasi ashtu ndodhte. Më pas, me ardhjen e demokracisë u evidentuan anët negative që kishte ai dhe populli dha gjykimin e vet pastaj.
Sporti më i mirë në atë kohë apo tani?
Sporti ka pasur një kujdes të mrekullueshëm në atë kohë. Ishte fat që në krye të sportit shqiptar ishte Mehdi Bushati. Duke përfituar nga rasti që ishte dhëndri i Hysni Kapos, një prej udhëheqësve kryesorë të asaj periudhe, dhe duke pasur mundësinë që të kishte afër edhe Ramiz Alinë, arriti që të krijonte sportin profesionist. Ai arriti të fuste profesionalizmin në sportin shqiptar. Sportistët shkonin në klube pesë herë në javë: në mëngjes dhe pasdite. Vetëm një ditë në punë ku merrnin edhe rrogat. Në atë kohë kishte shumë organizim pasi u morr modeli rus dhe gjerman. Nëpërmjet sportit bënin politikë. Sporti dhe arti ishin dy fushat me të cilat përfaqësohej Shqipëria jashtë kufijve. Ndryshimi tani është në faktin se pjesëmarrja në aktivitetet jashtë është e hapur. Dhe shkojnë shumë sportistë, me norma apo edhe pa norma. Në atë kohë shkonin sportistë që kishin kapur një normë të caktuar dhe kishin premisa për të hipur në podium.
Tani sporti është kthyer në një industri gjigande ku synohet më shumë përfitimi financiar. Si e vlerësoni këtë ndryshim?
Çdo gjë ecën sipas kohës. Në atë periudhë ishim të mbyllur dhe i gjithë gëzimi dhe lumturia ishte te sporti. Ndërsa, tani çdo gjë është e hapur. Megjithatë, sporti ka një veçori të rëndësishme që i mbledh të rinjtë duke mos i lejuar që të hyjnë në rrugë të gabuar. Në atë kohë sportistët kanë sakrifikuar shumë dhe përfitonin vetëm një trajtim ushqimor 10 lekë. Kaq ishte kënaqësia që të dhuronte sporti në atë periudhë. Edhe nëse dilje i pari apo i dyti, përfitoje vetëm diploma dhe jo stimuj financiarë. Tani gjërat kanë ndryshuar shumë dhe duhet t’i përshtatesh kohës dhe rregullave të perëndimit. Sigurisht që aspekti financiar është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë. Por, jo siç ndodh në vendin tonë, kur nënkampionia e Shqipërisë, Luiza Gega ende nuk ka një shtëpi. Sporti është i shkurtër, të harrojnë shpejt pasi del tjetri. Çdo gjë është me moshë. Sa je në majë duhet të marrësh përfitime, pasi në të kundërt ikën çdo gjë dhe harrohet.
***
Ishsportist, kampion dhe rekordmen për shumë vite në sportin e atletikës, në garat e hedhjeve, si disk e gjyle. Një ndër sportistët elitarë për disa dekada në Shqipëri.
Pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet kombëtare, si Spartakiada, Kampionate, Kupa Republike, aktivitete miqësore të organizuar e zhvilluara në Shqipëri, por edhe në ato aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si Kampionate Europiane, turne Ballkanikë, aktivitet miqësore ndërkombëatre duke rivalizuar me kampionë e rekordmenë të njohur për kohën.
Isa Tare me gradë oficer ka përfunduar studimet në Shkollën Ushtarke të BashkuarTiranë dhe më pas është diplomuar edhe në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.
Përfaqësues i Klubit “Partizani” dhe anëtar i ekipit përfaqësues të atletikës, e pas anëtar ai ka qenë i angazhuar në drejtime si anëtar i Kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës dhe njëkohësisht nga vitit 1994 deri në vitin 2006, shef i klubit shumë sportesh të “Partizanit”.
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dhe “Mjeshtër i Punës”. I datëlindjes 1944, sot ndodhet në pension. Dy vite më parë Presidenti Bujar Nishani dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” Isa Taren, një nga personalitetet e sportit shqiptar. “Për veprimtari të shquar ndër vite, atlet i nivelit të lartë në disiplinën e sporteve të atletikës me një kontribut të jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha kombëtare në mbështetjen, zhvillimin dhe masivizimin e sportit në vëndin tonë”.
Gjatë karrierës së tij sportive është shpallur rekordmen në flakjen e diskut dhe gjyles për 27 vite me radhë duke fituar 27 medalje të kampionit kombëtar dhe 3 madalje të arta në aktivitet ndërkombëtare.
BESAR BOZGO