2016-09-25

GJYSTE DAJANI : I PAVDEKSHMI AT DANIEL DAJANI

Roland Lushi


Nje tjeter botim i shtepise botuese ADA

Autori :GJYSTE DAJANI

Titulli : I PAVDEKSHMI AT DANIEL DAJANI

Redaktor: Ilmi Dervishi

Recensa: Valentina Dajani

Korrektor: Alket Dajani

Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-223-20-3

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë shtator 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dajani, Gjyste

I pavdekshmi At Daniel Dajani / Gjyste Dajani ;

red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2016

36 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-223-20-3

I. Dajani, Daniel për atë

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

AT DANIEL DAJANI DHE PAVDEKËSIA E TIJ.

Nga Mhill DEDA



Poetja e mirënjohur Gjyste Dajani në të gjitha poezitë e saj shquhet për dashurinë për njerzit, për familjen, për bashkeshortin, për fëmijtë. Kjo “nuk di” gjë tjeter vetem sejcilit ti japë energji pozitive, ti japë kurajo për të jetuar, të vleresojë të tjerët, virtyt shumë i rrallë te shoqeria që po jetojmë.

Nëqoftese çdo njeri shkruan atë copëz historie te vendlindjes , familjes, fisit të vet, plotesohet e pasurohet historia e kombit tonë. Poetja shkruan poezi pikerisht në kohë e hapesirë, e domosdoshme për tu lexuar me dëshire si ngjarje aktuale. Këtë e kemi vene re ne disa poezi si per tragjedine me tre Shqiptare te Kosoves ne Angli, pse jo edhe me kete volum qe pavaresisht se po punon prej kohesh per te, por është ëe prag ëe njohjes nga Vatikani e shpalljes se tyre martirë të krishterimit . Gjystja ka shkrue disa poezi per Zonjen, Danielin, Dom Antonion, prift Italian që nderroj jetë në Blinisht dhe u varros aty e shume të tjera.

U desh që një nuse e Dajaneve të kalonte Oqeanin, të shkonte në San Francisko e të shikonte se një kishë i ishte vënë emëri “Kisha Dom Daniel Dajani”, në sëenjë respekti nga një nxëëes i tij Gjon Simishta. Ne kete parathenie nuk do flas per poeten se ajo flet vete me veprat e saj te njepasnjeshme, por duke e falenderuar për kolumtimet e saj për Danielin , pikërisht ëeto do të shkruaj dhe e gjithë merita është e poetes tashmë te mirenjohur Gjyste Dajani. Dua të falenderoj edhe nipin e saj qe ka bërë disa kolumtime në Itali dhe na i ka sjell të përkthyera në Shqip për të njohur më mirë jeten e At Daniel Dajanit.

Daniel Dajani që në moshen 3 vjecare mbeti jetim se i vdic babai. Për Danielin e vogël u kujdes nëna e tij që ta rriste e shkollonte sipas mundesive të kohes. Vazhdoi shkollën fillore ku ishte nxënësi më i mirë në klasë ku ra në sy edhe të murgeshave të kishës së Blinishtit. Pasi mbaroj shkollen fillore në fshatin e tij Blinisht e ndihmuan disa murgesha dhe e vendosën në Shkodër ku prej andej do merrte rrugën më të drejtë, rrugën e Zotit .

Një martir shqiptar Atë Daniel Dajani jezuit shqiptar (Blinisht, Zadrimë, 02. 12. 1906- pushkatuar në Shkodër, më 04. 03. 1946) me shkollë fillore kryer në Blinisht. Pasi u vendos ne Shkoder i ndihmuar nga kleri vendas e derguan per te ndjekur studimet e larta në Torino ku mbaroj me rezultate te shkelqyera sepse ishte tip studiues dhe i shkathte, i betuar me vehten e tij per ti sherbyer popullit te vet. Jeta e tij ishte e nderthurur me At Giovani Fausti sidoemos nga fundi i jetes se tij. Daniel Dajani i perket asaj plejade prifterinjsh te Mjedes, Fishtes me shoke. Ne seminarin Papnore Shkoder qe drejtohej nga eterit e shoqerise te Jezusit, ishte studenti me i mire dhe per kete dergohet per studime te metejshme te larta ne Itali. Me 20.08.1926 mbaroi provimet ne Gorizia Itali, me pas studioj per filozofi nga 1931-1933 ne Chieri Torino. Me 1934-1935 u kthye ne Shkoder si profesor duke dhene mesim ne kolegjin seminarist filozofi dhe gjuhe te huaja sidoemos latinishten. Vazhdon studimet per teologji ne Chieri me 1937-1939 ku me 15.08.1938 shugurohet prift-meshtare ne Chieri. Pasi u shugurue meshtare u rikthye në Shkoder ne vitin 1940, ku jo vetem dha mësimin e latinishtes e filozofise në Seminarin Papnore , por u angazhue ne Seminarin Papnore si baritore te “Misionit Flying”. At Daniel Dajani emerohet Rektor i Seminarit Papnore ne Shkoder ne Shtator 1945 dhe pedagog i teologjise ne kete seminare u vue ne shenjestren e regjimit komunist nen ndikimin e politikes Sovjetike kunder fese e sidoemos asaj katolike. Meshtar shumë i ndershëm, i zellshëm, i kujdesshëm sidomos në punën për formimin e seminaristëve, u pushkatua me grupin meshtarëve, të seminaritëve dhe të laikëve katolikë në Shkodër, më 04. 03. 1946. Në emër të Lirisë. Sapo shqiptohet fjala liri, çdo njeriu, që ka sadopak kulturë, i kujtohen menjëherë parullat e famshme të Revolucionit frëng (1789): “Liri, Barazi, Vëllazërim!”. Po ajo, që ngjall më fort entuziazëm në zemër të njerëzve, është, pa dyshim, fjala “Liri”.

Për filozofin Immanuel Kant (1724- 1804), që njihet si “shqiponja e mendimit njerëzor”, liria nuk është vetëm dhurata më e madhe, por detyrë e çdo njeriu. Për Kantin, të jesh i lirë do të thotë t’i nënshtrohesh ligjit moral.“Liria nuk është tjetër, veçse mundësi për të qenë më të mirë. Ndërsa robëria, sigurisht se do të jemi më të këqinj”- vëren shkrimtari i famshëm francez, Albert Camus (1913-1960), në veprën “Rezistencë, rebelim e vdekje”.“Atje ku është shpirti i Zotit, atje është edhe liria”, i kujton njerëzimit krishterimi, në shekuj.

Në emër të lirisë, më 31 dhjetor 1945, në Seminarin e Jezuitëve, në Shkodër i viheshin prangat atë Daniel Dajanit. Më 30 janar 1946, në orën 9.oo, Atë Dajani nxirrej para gjyqit, në emër të lirisë. Nuk ishte vetëm. Rrethohej nga 33 të tjerë. Te rënduar me akuza aq të ngatërruara, sa të mos kuptohej ç’atentat kishin kryer kundër lirisë, për t’u dënuar, pastaj, me vdekje, në emër të saj. Të pritur e të përcjellë në sallë, me këngën e shëmtuar, tallëse:

“… Ca xhakoj, ca jezuitë

Na u përzienë në politikë

Ky pader Daniel Dajani

Kishte qejf t’i ndihej zani

Gjovan Fausti, burrë i vjeter

Veç fashizmit nuk don tjeter.

A mund të quhej atentat kundër lirisë, zgjedhja e rrugës së meshtarisë, mohimi i vetvetes, për të pohuar Zotin e Njeriun?Poshtërsi, kryerja e studimeve shumëvjeçare me “Cum laude probatur”, për t’u kthyer përsëri në Atdhe, i ngarkuar me dijet e botës së përparuar, për t’i shkarkuar në trojet tuaja? Faj kundër lirisë, zgjuarësia, vullneti i hekurt, dëshira për të mësuar, thjeshtësia, përvujtëria e fshatarit të thjeshtë nga Blinishti, që pas studimeve u përpoq t’ia jepte popullit të vet, gjithçka kishte fituar në shkollat e huaja? A eshte mëkat, drejtimi i institucioneve më të suksesshme arsimore të Shqipërisë, siç ishin Seminari Papnor e Kolegja Saveriane? A eshte Turp, drejtimi i revistës së parë shqiptare “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit”, që çonte paqen, atje ku hakërrehej urrejtja, në një vend të ndenjur tepër gjatë nën zgjedhën barbare aziatike, që nuk kishte kaluar pa lënë gjurmë?A eshte poshtërsi, ecja e sigurt drejt përsosurisë, në misionin e nisur me bindje e dashuri, në emër të një Zoti, në shërbim të një Populli? Për këto “krime” u arrestue ne mes te seminaristeve me pranga atë Daniel Dajani, u akuzua, u gjykua e u pushkatua pas varrezave katolike ne Shkoder. Koha vijon të vërtetojë se çdo akuzë tjetër ishte trillim e farsë. Po kush ishte atë Daniel Dajani? Njeriu, që duhej zhdukur, në emër të lirisë? Bir i një familjeje të thjeshtë fshatare, nga katundi Blinisht. Nxënës në Seminarin Papnuer të Shkodrës për nëntë vjet; për shumë vjet të tjera, duke nisur nga 8 korriku 1926, novic pranë jezuitëve të Goricies. Student në fakultetin e letrave më 1929-30; të filozofisë në Torino, më 1930-33; Magister e asistent i zëvendës-drejtorit në Seminarin Papnuer të Shkodrës, më 1934 profesor i latinishtes e i shumë lëndëve të tjera, nga shkencat humane, tek ato ekzakte, në vijim. Meshtar, më 15 korrik 1938. Në veprimtari apostulluese me misionin shëtitës, në maje të maleve, më 1945, për të çuar edhe në skutat më të harruara të malësisë, Lajmin e mirë, duke iu kundërvënë plagëve të rënda të kohës, posaçërisht, varfërisë e gjakmarrjes. Ky ishte njeriu, që dënohej, në emër të lirisë, nga njerëz, të cilëve urrejtja dhe etja për hakmarrje ua kishte verbuar aq shumë sytë, sa ta harronin parimin thellësisht njerëzor, që vijojmë ta mësojmë nga tragjeditë e Sofokliut të lashtë pagan: “Nuk duhet urryer kurrë armiku aq, sa të mos mund ta bësh përsëri mik”. Nga kundërshtarë, që nuk e njihnin e as donin ta pranonin parimin themelor të Ungjillit, bazë e çdo qytetërimi: “Duaje të afërmin, si vetveten”. Gjyqi, që e dënote Atë Dajanin, në emër të lirisë, vërtetonte plotësisht thënien popullore, sipas së cilës “Nuk ka popuj të mirë, as të këqinj, por në gjirin e çdo populli, ka njerëz të mirë e të këqinj; ka heronj e shenjtorë, por edhe vagabondë e kriminelë”. Në botën e krishterë, i lirë është ai, që ka të drejtë t’i pranojë ose t’i kundërshtojë lirisht Urdhërimet e Zotit. Atë Dajani dhe të 33- të, që u dënuan me të, ishin simbole të gjalla të kësaj lirie. Nën thundrën e diktaturës, në pranga e para plotonit të ekzekutimit, ata ia njohën botërisht vetes të drejtën për t’i pranuar haptas “Urdhërimet e Tënzot”. E u pushkatuan si “armiq të lirisë”, duke shkruar me gjak Himnin e lirisë më të kulluar, asaj të shpirtit.“Oh! Liri, ç’krime bëhen në emër tënd!), vijon të na kujtojë viskontesha Marie–Jeanne Roland de la Platière, e dënuar me prerjen e kokës, pas rënies së miqve të saj zhirondinë, kur po kalonte para shtatores së Lirisë, nësa përshkonte rrugët e Parisit, drejt gijotinës. Po cila ishte fjala e fundit e At Daniel Dajanit? Rrofte Krishti Mbret.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...