Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajshe e deri në 94 vjeçare.
Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.
Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.
Arkivi i Redaksisë Pa Rrotlla.net ju sjellë videon ,ku mund të dëgjoni rrëfimin e Ymer Deliut për tmerrin që ka parë në masakrën e Abrisë .
Klikoni : Ekskluzive Masakra e Abrisë së Epërme
https://www.youtube.com/watch?v=KL-YhO-L0g0
A few months old baby was found covered with a blanket in Abri e Epërme Village of Drenica. The baby was one of the members of the Delijaj family that was killed. The serbian authorities claimed that only terrorists were killed. Does the above victim look like a terrorist? In fact, on December 11, 1998, the international observers were not allowed by the serbian police to visit this village. Another member of the Delijaj family The third member of the same family. No comment. Slit throoats... Spilled brains... No comment... |