Një "Çift të lumtur" që e vranë në gjumë?!!!
( mbresa të një lexuesi)
Nga Përparim Hysi
Miku im, Ilinden Spasse, më dha si pak me" qera" librin e Zonjës Eli Çollaku, "Brenda një jete". Jo vetëm që e lexova me një frymë, por"hija" se mos harroj diçka dhe "dogana" për "qeranë" që duhet të "paguaj", më ulën para kompjuterit që të them qoftë dhe dy fjalë për këtë roman biografik (gati si monografi), që nuk kam se si e mohoj, më pëlqeu.Tek e mbarova romanin, më erdhën ndërmend fjalët e të mënçmit, Moikom Zeqo që thotë diku:- Nuk rrjedhin vetëm ujërat, por edhe jetët e njerëzve. Kjo thënie është aq domethënëse sa më duket se i shkon për shtat si "ide kryesore" këtij romani që është shkruar nga një penë e kultivuar, siç është dhe autorja. Për fat të keq timin, unë nuk e njoh autoren, po nëpër faqet e romanit, jo vetëm më bëhet e njohur, por më shtyn që t'i them fare hapur:- Ke shkruar një roman që jo vetëm ia vlen, por që lë gjurmë tek lexuesi.
Dhe, për t'u kthyer prapë tek ajo thënia e Moikomit, them se zor se gjen një roman tjetër, kur në themel janë jetë njerëzish që rrjedhin.
* * *
Në qendër të romanit, si të thuash,"arkitrau" që mban gjithë çatinë, është Çifti KARAGJOZI. Enkas e shkruaj mbiemrin me gërma kapitale, se "rrjedha e jetës të këtij çifti", është më tepër se dramatike. Personazhet në roman nuk janë krijesa hipotetitke të autores, por janë një Çift me peshë relevante në fushën e mjekësisë. Në qendër pra, është as më pak dhe as më shumë, por Profesor-doktor Munir Karagjozi, alias "Babai" i fiziologjisë në mjekësi dhe bashkëshortja e tij, një nga okulistet më në zë në Shqipëri, TAISJA UZLLOVA. Tek lexon TAISJAA UZLLOVA, menjëherë e kutpon që kemi të bëjmë me një zonjë të huaj dhe më saktë: nga RUSIA! Vetëm kaq dhe e kupton, tek lexon faqe për faqe, se do ndeshesh me një dramë. Në vizionin tim, fati i grave të huaja që lidhën jetën me shumë shqiptarë, studentë në BS dhe në të,ashtuquajturat"demokraci popullore", ka qenë, në të shumtat e rasteve: tragjik!
* * *
Po, për t'i krijuar lexuesit një mjedis njohjeje, në vija të trasha për romanin, më lind e drejta që të tregoj. Munir Karagjozi qe ai i riu, gjirokastrit, që, veç shkollës, qe pajisur gjenitikisht edhe si familje, me dashurinë për Atdhe. Kjo dashuri e tij për Atdhe nuk qe pontenciale dhe aq. Përkundrazi. Mori pjesë në demonstrata kundër fashistëve dhe, ca më vonë, me armë në dorë në rreshtat partizane. Në rreshtat partizane, Munir Karagjozi, nuk qe si mumëror që vetëm shton rreshtat, por qe si kuadër dhe deri delegat në Kongresin e Helmsit. Pas çlirimit, u dërgua për studime në Jugosllavi dhe, më pas, pas prishjen me Titon, në BS. Shëndetdobët e me pasoja nga lufta, kërkoi të dërgohej në një qytet klimaterik të BS. E dërguan në Odesa dhe, pikërisht atje, ai e njohu TAISJA UZLLOVËN. Qe një dashuri me "shikim të parë" dhe,kjo dashuri, u kurorëzua me martesë. Kur u vendosën në Tiranë,Munir Karagjozi, u bë autori i disa teksteve për shkollën mjekësore dhe për fakultetin e mjekësisë dhe TAISJA okuliste ku "dirizhonte" dhe "operonte" Profesor KRISTIDHI aq i famshëm. Që në gjallje të tij, profesori i ndjerë, fliste me superlativa për të ardhurën nga RUSIA! Është vendi për t'u theksuar: shkolla ruse, sidomos, në okulastikë është nga më presticiozet në botë. Që nga doktor Filatovi dhe në vazhdim me FJODOROVIN kjo shkollë është bërë famoze.
* * *
Por, pikërisht, kur Çifti KARAGJOZI po jetonte, pothuajse çaste mjalti, ndodhi që "rrjedha e lumit të tyre të jetës", gati u ndërpre. Kish ndodhur prishja me BS dhe demokracitë popullore dhe kjo prishje qe si një ftomë mbi çiftet fatkeqe. Shumë nga çiftet nuk e përballuan "stuhinë" që lëshoi partia-shtet. Të detyruar nën trysni persekutimi, shumë prej tyre i dëbuan bashkëshortet. Por MUNIR KARAGJOZI ( e meriton që ta shkruaj me gërmë të madhe), nuk qe i asaj stature, me shtyllë kurrizore të deformuar. Jo vetëm nuk e braktisi TASIAN, por u përgatit që t'i bëjë ballë çdo dënimi.
ZEUSI që "përgjonte nga maja e Olimpit", ndiqte me syrin e madh prej Polifemi, sidomos të njohurit e tij, ku, pa dyshim, qe dhe Muniri. Atëherë urdhëroi:- Të lënë Tiranën e të degëdisen në Skrapar!!! Muniri qe i tillë jo në Skrapar, por dhe në Saharë mund të shkonte me Taisjan e tij. Populli i Skraparit jo vetëm i priti miqësisht, por doktorët e ardhur nga Tirana, sikur i dhanë tjetër fytyrë spitalit dhe jo vetëm kaq: tek OZLLOVA vinin për vizitë pacientë deri nga Saranda.
"Zeusi" tek ndiqte në çdo çap,"viktimat" e tij, lëshoi anatemë tjetër:- Të lënë Skraparin dhe të"ngulen" në Klos të Matit.
* * *
Në Klos të Matit? Ky transferim qe më tepër se rrufe së kthjellti. Por, sidoqoftë, "Çifti i lumtur" nuk u dorëzua. Dora e Zeusit qe zgjatur në hije dhe priste një çast dorëzimi. Tek sheh vujatjet dhe persekutimi të këtij çifti mjekësh në zë, të vjen mirë që jo vetëm çanë përmjet vuajtjesh dhe mundimesh, por ia dolën mbanë. Unë që e vë re, përmjet faqev të librit, s'kam si nuk sjell në mend thënien aq kuptimplote të nobelistit francez Anatol Franë që thotë:- Atje ku është vuajtja e hidhërimi, atje është fitorja dhe guximi. Se, me të vërtetë, kështu ndodhi me këtë "ÇIFT të LUMTUR". Pse e donin njëri- tjetrin, ata dhe, në Klos, krijuan një mjedis familjar të ngrohtë dhe jo vetëm kaq: në derën e mjekëve nga Tirana, trokisnin natën e ditën, njëri pas tjetrit, pacientë dhe jo vetëm nga Mati. Doktor Munirin jo në Klos, por në një kooperativë të bashkuar, me fshatra larg njëri- tjetrit, për të vuajtu atë "golgotën" që i kish gatitur "Zeusi" i Tiranës. Tek ndjek "rrjedhën" e jetës së tyre, të vjen mirë që ia dolën mbanë. Në një arsyetim racional, them kjo ndodhi se mes tyre kish dashuri si në ditën e parë dhe, veç tjerash, të ardhur nga familje të shëndosha, më kujtojnë atë farën elite që mbin duke çarë dhe gurin. Dhe ky"guri" nuk qe sajesë, por një realitet i dhimbshëm. As përjashtimi nga partia e Munirit, as marrja e shtëpisë në Tiranë, nuk i mposhtën. Ca më shumë: as kanosja për ta bërë Taisjan "sytë e veshët" e mbretit.
* * *
Peripetitë e këtij çifti që unë e quaj të lumtur, nuk mbarojnë me kaq. Nëse unë shkrova, në vija të trasha, them se do kem bërë diçak për të zgjuar kurreshtjen e lexuesit. Sidoqoftë, nuk mund të rri pa shkruar dhe për fundin e dhimbshëm të tyre. Uzllova u nda nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme dhe merakun e madh që nuk u kthye dhe njëherë në Rusi. Shteti-parti qe si një diktaturë që vriste dhe dashuritë. Jo më kot shkruante filozofi i madh kinez,KONFUCI:- Nga një shtet i prangosur, largohu! Largohu,- thoshte,- KONFUCI, por kush provoi të largohej, e pagoi me kokë.
Edhe doktor Muniri që vdiq ca vjet ps së shoqes, pati fund të dhimbshëm. Por pati ballsam të vuajtjeve të tij,se vdiq me fjalën "ZANA!!!" në gojë. Zana është vajza e këtij "Çifti të lumtur", pak mediatike kjo, jo vetëm si mësuese, por edhe si volejbolliste e klubit sportiv "Dinamo", që bëri të famshëm këtë ekip, një emër legjendë, siç është MJESHTRI; KRESHNIK TARTARI.
* * *
Vlerësimet që iu bënë kltij "'Çifti të lumtur", janë shumë domethënëse. Ka vajtur haka tek i zoti e,sa për mua, jam
i sëmbuar.Në gjuhën popullore i thonë: vdis pa të dua! Sa të tillë kanë ikur si sëpata pa bisht, vetëm për shkaqe fare banale.
* * *
Nuk kam se si mos them dy fjalë për autoren që nuk e njoh. Në përshtypjen time, me autoren, ka ndodhur ajo që thuhet:- Çdo shkrimtar, në një farë mase, në veprën e vetë, pasqyron dhe vetveten. Dhe, siç mendoj unë, ajo me këtë roman, as më pak dhe as më shumë, është shfaqur në një kohë të një krize shoqërore. Një gjë e tillë, ndodh me shkrimtarët e mirë dhe, në gjykimin tim, Eli Çollaku është e tillë. Se, kur thoshte i PËRNDERSHMI ATË ZEF PLLUMI:"Rrno për me tregue". Dhe ka treguar pa digresione të gjata e të lodhshme gjithë këtë" Odise" për dy personalitete në fushën e mjekësisë. Thënien së Denis Dideroit që thotë" Nuk mjafton të bësh diçka të mirë, por duhet ta bësh mirë!", unë them që autorja e ka bërë shumë mirë. Ndaj, si lexues, i uroj:- Pena të të bëhet plug! Gjej rastin që një urim të veçantë të bëj përmjet këtij shkrimi pak si homazh për çiftin, për ZANËN, vajzën e tyre, jo vetëm se ka gjetur "fisin" e së ëmës në Rusi, por si një dashamir i skuadrës aq famoze të femrave:"DInamo!", sado që nga gjaku si"fans" jam me "Partizanin".
Tiranë, 28 shtator 2016
Klikoni :