2016-09-28

Hamdi Ibrahimi- Shpend Ahmetit: Kush po rren?

Kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi, përmes një letre të hapur ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeri i cili në një audio incizim dëgjohet duke u thënë banorëve të banesave të “Dardanisë” se “Hamdi Ibrahimi po ju rren”.

Hamdi Ibrahimi- Shpend Ahmetit: Kush po rren?

Gjatë ditës në media ka qarkulluar një audi incizim në të cilën Ahmeti i revoltuar me banorët të cilët në mbrëmjen e së martës kishin shkuar te shpia e tij, u kishte thënë “Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe “Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”.

Ibrahimi përmes kësaj letre ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të sqaroj se për çfarë rrenash bëhet fjalë.

Letra e plotë e Hamdi Ibrahimit

Kryetar, Ahmeti

Në media po qarkullojnë lajme se Ju-dje- keni pas një takim me disa qytetarë të Prishtinës –banor të Lagjes “Dardania” e të cilët janë larguar nga banesat e uzurpuara apo duhet të largohen, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe me kërkesë të kreditorit NP për Banesa në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediave Ju u jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët:

“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”

Z.Ahmeti,

Vetëm publikimin e një informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë.Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.

Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë këto deklarata të juaja?

Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.

Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoi këtë sqarim.

Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media,publikisht kërkoi që opinionit ti sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?

Kush po rren z.Ahmeti?

Me respekt

Hamdi Ibrahimi

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë




Dhjetëra banorë të larguar nga ndërtesat në lagjen Dardania, kryesisht gra me fëmijë, mbrëmë ia “kanë zënë derën” kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Rreth 40 gra, së bashku me fëmijët e tyre, i kanë shkuar Ahmetit, të martën rreth orës 20, te shtëpia e tij në lagjen NIC, duke kërkuar nga ai sqarime lidhur me largimin e tyre nga banesat në Dardani.Në një audio-incizim të cilin e ka siguruar Ekonomia Online, dëgjohet se ka pasur biseda të tensionuara e me tone të ngritura ndërmjet protestuesve dhe kreut të Komunës.

Mes tjerash, Ahmeti përmend me emër kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e fajëson se i ka gënjyer banorët. “Hamdi Ibrahimi po ju rren”, ka thënë Ahmeti.

Shpend Ahmeti i revoltuar me protestuesit te shtëpia e tij, e quan rrenc kryetarin e gjykatës Hamdi Ibrahimin 


http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/shpend-ahmeti-revoltuar-protestuesit-te-shtepia-e-tij-e-quan-rrenc-kryetarin-e-gjykates/

Image result for shpend ahmeti

Shpend Ahmeti 

“Ngomni mirë çka po ju them, në qato banesa nuk keni me ndejt… Unë i kam 300 mijë banorë”.“Qe dy vjet po j them aman hajdeni të bëjmë zgjidhje se kanë me ju qit”, vazhdon ai.“Qysh po më bërtet”, i drejtohet një grua. “Qysh të doket me t’i bërtit dikush gruas tande”.“Mos më hajdeni te shtëpia… Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”, thotë Ahmeti, dukshëm i shqetësuar nga vizita.Më 19 dhe 26 shtator, Policia e Kosovës ka zbatuar një urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke larguar 12 familje nga banesat në lagjen “Dardania”, që sipas gjykatës i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë. Në ditët në vazhdim pritet që të dëbohen edhe familjet e tjera. Janë gjithsej 131 banesa në këtë bllok, i cili ishte ndërtuar në vitet 1990-të dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja. Pas përfundimit të luftës, në banesat ende të papërfunduar janë vendosur familje shqiptare. Me një vendim të gjykatës, të marrë në vitin 2008, banesat i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).


Banorët e fajësojnë kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, i cili sipas tyre po kërkon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim. Ahmeti thotë se nuk mund të ndikojë në vendimet gjyqësore. Ndërkohë, që ai ka premtuar se do të bëhet zgjidhje për strehim vetëm për familjet që janë raste sociale.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...