Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-pjesemarrese në Edicionin e 15-të i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan – 2016
Nga: Raimonda MOISIU
Detroit-i, kryeqendra e industrisë automobilistike të botës, ku jeton komuniteti më i fuqishëm shqiptar në Amerikë, pret Ditët e Letërsisë Shqipe,- Michigan 2016-
Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, të cilat organizohen për të 15-tin vit me radhë, për vitin 2016 do të bëhën në datat 28, 29 dhe 30 Tetor 2016.
Traditën e Ditëve të Letërsisë Shqipe Michigan ose e thënë ndryshe Festa Letrare e Shqiptarisë Amerikane, e cila për gati një dekadë e gjysmë prezantohet me vizionin, pozitën dhe historinë e saj, e bukur dhe unike.
Një organizim i admirueshëm, profesional e mbresëlënës me përkushtimin e vetë botuesit të RevistaKuvendi Detroit, shkrimtarit dhe publicistit Pjetër Jaku, bashkëshortes së tij, poetja e talentuar dhe reformatore Elinda Marku në bashkëpunim me stafin e revistës, dhe komunitetin e shkrimtarëve, poetëve, artistëve dhe përkrahësve të tyre, që jetojnë, punojnë e krijojnë në shtetin e Michigan-it dhe rrethinat. Shoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e vlerëson këtë sofër letrare, Festa Letrare e Shqiptarisë Amerikane, -që zgjon muzën e kuvendimit dhe oratorisë në tryezën e bashkëbisedimit dhe ku do te dëgjohet zëri i korit të muzave shqipe.
Sikunder jeni në dijeni për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e cila ka moshë përafërsisht me Revistën Kuvendi dhe Ditët e Letërsisë Shqipe, Michigan, së bashku do të vazhdojmë traditën e bukur per te 15 -in vit, të Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan,të lidhura fort këto, me traditën e kulturën e trevave të Shqipërisë etnike, ashtu si kanë bërë gjeneratat e ndritura të pararendësve tanë, akt vlerësimi dhe të gjithë së bashku të shndërrohemi në më shumë se mesazhierë të ekzistencës humane e dashurisë njerëzore.
Raimonda Moisiu
Kryetare e SHSHSHA-se