2016-09-25

Ylli Meçaj : “Lot mbi alfabet”



Roland Lushi



Autor-Ylli Meçaj
Titulli i librit – “Lot mbi alfabet”
Redaktoi – Prof.Doktor Bardhosh Gaçe
Korrektor letrar – Bardhosh Gaçe
Reçensa – Eqerem Canaj
Grafika - Botimet ADA

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-204-14-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Meçaj, Ylli Q.
Lot mbi alfabet... : poezi / Ylli Meçaj ;
red. Bardhosh Gaçe.
– Tiranë : Ada, 2016
192 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-14-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1





Vëllimi poetik 'Lot mbi alfabet' i autorit Ylli Qemal Meçaj ishte i mirpritur me interesim. E themi këtë mbasi ishim disi në djeni se ish oficeri i marinës, pedagogu i ‘Navigacionit’ pranë universitetit “Ismail Qemal”-Vlorë, nga ku më vonë ,dallgët e jetës e përplasën në brigjet e emigracionit, pat ardhur rishtas në Vlorë dhe sëbashku me valixhen e emigratit e na solli solli si dhuratë një tufë vjershash e poezi të ndryshme, punuar me kujdes,gjer në shkallën e interesantes. Kësisoj, ashtu sikurse thotë dhe populli “Ku ka zë, nuk është pa gjë”,Ylli na u paraqit me një dëng letrash formati, aq sa na befasoi për faktin, sepse aty pamë të rradhitura një sasi gati prej 250-260 tituj, vjershash e poezish të ndryshme, gjë që linte te kuptohej për një punë voluminoze në vite.
Kjo si për redaktorin, edhe për mua ,ishte diçka befasuese,ngaqë i gjithë materjali i tij letrar paraqitej voluminoz.
Nisur nga fakti i njohjes së punës së tij, kulturës së përgjithshme të autorit në fushën artistiko-letrare, në atë estetike, kulturën qytetare , atë ideopolitike e mbi të gjitha, në mesazhet përcjellëse dhe vlerat që mbartin shkrimet e tij, themi se vëllimi poetik ‘Lot mbi alfabet’ paraqitet interesant në ambjentet letrare. Vetë fakti i zgjedhjes së këtij titulli, flet qartë se nderi dhe respekti që ruan autori për mësuesit e tij , ëshët një vlerësim që i bën punës, jetës e veprës së këtyre pishtarëve të dritës e të dijes.
Ajo çka kureshton lexuesin, është fakti i vlerave të vepërs dhe veçorive apo anëve të veçanta të saj. Ky vëllim në rafshin tematik, paraqitet shumë planesh dhe me një kolorit ët dukshëm ku i bëhet jehonë punës, luftës, përpjekjeve për liri, dashurisë njerzore, dashurisë familjare,mbresa e kujtime nëpermjet vargjeve, herë-herë porosi edukative nëpermjet fabulave etj.
Autori rrek kohën dhe njerzit nëpermjet dy sistemeve shoqërore. Gjithësesi në çfarëdo kohe e epoke, ka disa postulate themelore e të palëvizëshme. P.sh. te vargjet “Unë labi” emocioni qe karakterizojne vargjet janë mbresëlënse. Ja si shprehet autori:
Në më thënçin dil në valle,
Do të dal e do tund dhenë,
Krah për krah me hënë e yje,
Gazit do t’ja shtoj harenë,

Po nuk pata një shami,
Do ta gris nga guna ime,
Do ta dredh në ballë të valles,
Si nis shqipja fluturime.

Këto nuk kanë nevojë për komente, sepse janë vargje brilante,vargje të virgjër të cilat mbartin dhe transmentojnë emocione të veçanta.
Duke e lexuar me vëmendje , kuptojmë se zemra e autorit është e ndjeshme edhe ndaj plagëve të shoqërisë së sotme,gjë që ai e transmeton artistikisht me dhimbje të madhe deri në rebelim.Është e vështirë të mos gjesh tematika të jetës së përditëshme,por duhet theksuar se ajo që ze një vend të veçantë është tema e atdhedashurisë dhe kjo kuptohet te poezitë për atdheun, flamurin,luftën,veteranët etj.
Veçori e dytë e këtij vëllimi është fakti që vargu i autorit udhëton denjësishtë si një karvan i nisur për rrugë të gjatë si rruga klasike ‘Egnatia’. Pra kështu është dhe vargu i tij ,klasik, me një muzikalitet të brëndshëm. Ky është fakt dhe këtij fakti autori ka vendosur ti qëndrojë besnik,aq më tepër sot,kur në ashtuquajturat ‘kohë postmoderne’ dhe vetë poezia nën trysninë e “bashkëkohores’’ka pësuar gjymtime dhe arti në përgjithësi apo dhe poezia në veçanti përjeton krizën e vetë shoqërisë.
Në këtë konteks autori Meçaj, jo vetëm që i qëndron larg këtyre dukurive, por edhe i ironizon ato ,sikurse në vargun “Abstraksionizem’’ që kur e lexon tund kokën dhe të shkakton buzëqeshje. Përgjithësishtë poezia klasike ka rregullat e veta, si në ndërtimin strukturor të vargut, ashtu edhe në metrikën e tij duke i dhënë atij muzikalitet, gjë që mendoj se z.Ylli ka bërë kujdes të madh.
Në vjershën ‘Shoqja e jetë time’ vargu është i këndshëm por ajo çka të lë mbresa, është jehona që përcjell autori te dashuria dhe mardhëniet bashkëshortore. Mbase nuk i ka hedhur rastësisht, ngaqë sepse sot për sot ka shumë familje të reja, që pa u ndërtuar mirë fillojnë shkatërrimin e tyre.
Ja si shprehet:

Unë kam një shoqe një mike të mire,
Sa gjithë rruzulli me shpirtë të gjerë,
Bota e saj më se nje hapsirë,
Pse jo më e madhe se një univers i tërë.

Unë e kam një mike që me mu aka lidhë besë,
Sa dhe kokën lë peng për shokun e jetës,
Një zemër po qe se rreh si zemra tjetër nuk vdes,
Te sytë e saj lexoj cdo pjesë të së vërtetës.

Për sa më lartë, mendoj se ky vëllim poetik meriton vlerësime me nota pozitive.
Veçoria e tretë e ‘Lotit mbi alfabet’si një veçori dalluese nga poezitë e tjera qëndron në faktin se autori shkruan me një pathos të veçantë për Atdheun, krenarinë e të qënurit shqiptar.Shkruan për flamurin, për rolin e fitimtarëve në luftën për liri,për rolin e urryer të tradhëtarëve,herë- herë ironizon pseudopatriotët.Vargjet e Yllit kanë jo vetëm karakteristikën luftarake por njëkohësisht ai nis në betejat artistike në formacion të rregullt kuadratik. Bie në sy vargu i gjatë nga 12 deri në 16 rrokësh,varg që sot për sot pak punohet për të. Herë- herë autori luan me imagjinatën e tij ,sikurse bën te poezia “Një tjetër gojëdhanë” , nga ku sirenës mitologjike të Homerit ia heq gërmë “S” dhe e kthen në”Irenë” dhe nga një personazh që u sillte fatëkeqësi marinarëve kur i shikonin apo u dëgjonin këngët, e kthen në nje zanë që dashurohet me marinarin ilirian.
Poezitë e autorit Y.Meçaj janë të konturuara në mënyrë të tillë, saqë e shprehin qartë e në mënyrë të koncentruar edhe konceptin e tij filozofik per te gjitha çeshetjet me thelbesore te jetes, duke jua paraqitur me modesti tek lexuesit dhe me shije. Te poezia “Në barelë” shpreh emocione drithëruese, përfatin e heronjëve të luftës nga ku falangat e kohës ngrihen kundëra tyre, por në fakt këta heronj, janë ata që edhe për gjalli qoftë dhe në pamundësi fizike i tmerronjnë armiqtë.
Për ku ësht’ nisur kjo barrelë /Ku po shkon e nga ka ardhë/ Pse vrapon kët’ natë të zezë / Me një lapidar të bardhë?. Kush të jetë ky lapidar/ Si barut i kapedanëve /Pse më ngjan si lapidar /komandanti partizanëve !?...
Thjeshtë vargjet kanë karakterin luftarak dhe janë si gjëmime me këmbana alarmi, për tu kujtuar brezave se ndjenja e Athedhashurisë kurrë nuk vjetërohet kurrë ,ajo duhet të trasmetohet brez pas brezi si një stafetë për gjeneratat, si të kohës së sotme, por edhe për të ardhëmen.Kjo është forca krijuese e autorit mre shpirtin flakë, mendimplotë si komandantët e legjendave historike. Ky është një tipar dallues, që shpreh unitetin e botëkuptimin të autorit me vetë veprën e tij, gjë që shënon njëkohësisht edhe individualitetin e tij.
Ja përse punimet letrare të autorit Ylli Q.Meçaj ia vlejnë të lexohen.
Thotë populli:”Për të shijuar verën e mire, nuk është e thënë që për një vit të pish një autobot, mjaftojnë pak çaste. E mira verë kuptohet edhe me një gotë.
Nisur nga kjo, unë ju këshilloj provojeni dhe ju siguroj, se do t’ju rrëmbejë në lexim, duke ju kthyer në “robin “e saj pandërpreje.

Eqerqm Canaj Kritik

Vlorë 05/08/2016

Bota poetike e Ylli Meçajt, duke u përkundur në magjinë e muzës poetike të vendlindjes dhe të Labërisë i këngëzon kohës me reflekse të fuqishme,meditime dhe përjetime si në një kuvendim të të gjatë, duke shprehur dhe zhgënjimet apo dramat që mbolli jeta shqiptare mbas shekullit të XXI-të.
Më shumë se art poetik , vargjet e tij shprehin edhe kulturën që zotëron autori me qëndrimin e vet të thell të idealit që përfaqson.Herë-herë vargu i tij poetik të duket si një burim që rjedh nga malet tona epike e që gurgullon shpateve, herë-herë si dallgët e trzuara që përplasen në brigjet joniane.
Profesor - doktor
BARDHOSH GAÇE

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...