Nga prof.Dr.Eshref Ymeri
I dashur Flori,
Në faqen e internetit "Kosovapost.net" të datës së sotme, u njoha me protestën e Lëvizjes "Vetëvendosje" kundër zhvillimit të referendumit që ka vendosur ta organizojë nesër Milorad Dodiku, President i "Republika Srpska" në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Lëvizjes "Vetëvendosje" dëshiroj t'i kujtoj një fjalë të urtë shqipe që thotë: "Rregullo së pari shtëpinë tënde, pastaj dil e jep lëmoshë".
Lëvizja "Vetëvendosje" duhet të bëhet e vetëdijshme se "kambanat" që Dodiku do t'i tund nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë me zhvillimin e referendumit, shumë shpejt do të dëgjohen në Kosovë.
Prandaj "Vetëvendosja" të përgatitet për "bombën" që do t'i pëlcasë brenda shtëpisë së vet.
Përshëndetje miqësore.
Eshref Ymeri
Dejton, Ohajo
24 shtator 2016
---------------------------------------
Nga Flori Bruqi
Përgjigje në Letrën e Prof.Dr.Eshref Ymerit
Secili hap, secili veprim i Serbisë dhe serbëve, është legjitimuar nga ndërkombëtarët në Kosovë dhe nga ata në Bruksel, kurse implementimin e tërë kësaj e ka siguruar nomenklatura Qeveritare e Kosovës.
Çka mund të bëjë Kosova tani?
Kushdo që ka kundërshtuar këtë proces, ambasadoret janë ndeshur me zyrtarët e ndryshëm qeveritar si dhe më opozitën kosovare tash e disa vjet duke kundërshtuar nomenklaturat e ndryshme ndërkombëtare dhe republikane të Kosovës,
Tani që tashmë qerrja është thyer, këta të fundit thonë- kujdes se mund të thyhet qerrja. Mirëpo, natyrisht, përgjegjësinë për këtë nuk e ka as ajo, dhe as faktori ndërkombëtar. Partia në pushtet, PDK, e ndihmuar nga LDK, AAK, dhe AKR kanë qenë fasilituesit e krijimit të “republika srpska” në Kosovë.
Ata kanë qenë shtyrësit e të gjitha koncesioneve që kryeministri ynë merrte mbrapa nga vizitat e tij në Bruksel. Këto parti janë kujdesur që të krijohen të gjitha kushtet në terren për t’u themeluar “republika srpska”. Tani kjo mund të jetë tërësisht e pashmangshme.
Ç’është më e keqja, tani jemi në një situatë që mund të prodhojë paradokse më të rënda sesa vetë “republika srpska”. Politika e Kosovës, e koncentruar shumë në zbatimin e detyrave që po i jepeshin nga të huajt, pa e bërë as më të voglin hap për ta bërë shtetin brenda, ka humbur çfarëdo shansi për të fituar legjitimitet të brendshëm në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kosovës, kurse ka dështuar në arritjen e legjitimitetit të jashtëm.
Në anën tjetër, tërë këto krijesa të rezervuara ekskluzivisht për komunitetin serb, janë të pranuara nga të gjithë, edhe nga pala kosovare. Pra, pjesa e Kosovës e udhëhequr nga lista “Srpska”, është krijesa e vetme juridike e pranuar nga të gjithë, nga ndërkombëtarët, nga Serbia, dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Kosova si shtet nuk pranohet nga BE-ja, e cila është shndërruar në aktorin kryesor në Kosovë. Sot Kosova rrezikon të përfaqësohet jashtë nëpërmjet kësaj krijese që mund të quhet “republika srpska” apo qyshdo tjetër.
Kosova sot nuk e ka asnjë mjet në dorë për të parandaluar atë që e nxori më në fund Jacobson, sepse në negociatat e Brukselit u krijua një rregull i paprecedent.
Pa marrë parasysh sjelljen e Bashkësisë së Komunave Serbe, Kosova nuk e ka asnjë mjet për të ndërmarrë ndonjë veprim. Kosova tani, duke iu falënderuar Bruskelit dhe kryeministrit Thaçi, por edhe partive tjera që përkrahën negociatat, mundet vetëm të ulet dhe të shohë zhvillimet që pashmangshëm do të çojnë në krijimin e një entiteti semi-independent serb në territorin e saj.
Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk ka elemente që mund ta krahasojnë me modelin e aplikuar në Bosnjë e Hercegovinë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, thonë analistët politik.
Sipas tyre, marrëveshja e Brukselit për Asociacionin ka elemente etnike dhe krijon një entitet serb, për çka po shpreh shqetësime opozita në Prishtinë, por në thelb, thuhet se ajo dallon nga modeli i Bosnjës.
Shqetësimet e opozitës janë më shumë të natyrës politike.
Asociacioni nuk ka asnjë element më tepër nga fushëveprimi i kompetencave komunale. Nuk ka asnjë element legjislativ, nuk ka asnjë element të zgjedhjes së drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë element të sigurisë, pastaj të politikave fiskale, të cilat i ka Republika "Srpska" në Bosnje.
Prandaj, besoj që marrëveshja e arritur në Bruksel ka ruajtur me sigurinë më të madhe unitetin e shtetit, kushtetutshmërinë e vendit dhe legjislacionit.
Analisti Naim Rashiti thotë tutje se një nga qëllimet e këtij dialogu është eliminimi dhe integrimi i strukturave paralele serbe, çka sipas tij, nëse arrihet të bëhet me këtë Asociacion, do të ishte një përparim i madh.
Ndërkaq, ai sheh shumë ngecje në qëllimin tjetër të dialogut e që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.
Në anën tjetër, "bosnjëzimi", si argument që e përmend opozita për të kundërshtuar marrëveshjen, nuk paraqet krahasimin më të mirë.
Por, ai beson se ka një tjetër qëllim tek Asociacioni, që sipas tij, do të hetohet me kohë. Ai beson se Serbia dhe strukturat politike serbe që i mbështet në Kosovë nuk do të tregojnë vullnet politik për të funksionalizuar shtetin e Kosovës me këtë Asociacion.
Pastaj, mendoj që argumenti i qeverisë se me këtë po i heqin institucionet paralele nuk qëndron, pasi që po krijohet një entitet paralel në kuadër të sistemit të Kosovës i cili do të jetë nën kontrollin e plotë të Serbisë.
Përderisa opozita e quan atë si hap drejt "bosnjëzimit" dhe krijimit të entitetit autonom serb në Kosovë, qeveria e krahason me një Organizatë Joqeveritare.
Të dyja interpretimet, sipas analistëve nuk qëndrojnë. Një e metë e këtij dialogu, po besohet të jetë edhe mbyllja dhe jo transparenca e tij, çka më pas po krijon huti e konfuzion.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes, pritet të mbledh përfaqësues të deleguar nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Asambleja dhe Këshilli i këtij trupi, do t'i kenë shenjat dalluese dhe do të komunikojnë në emër të komunave serbe me institucionet qendrore në Prishtinë.
Prishtinë, 24.09.2016