2016-09-25

FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOHËSVE


FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOËSVE




NJË PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS SHQIPTARE

Libri më i fundit i autorit Flori Bruqi, me titull “Nëse kam ditur të guxoj”, është një tjetër dhuratë e çmuar që ai i bën masës së gjerë të lexuesve, në kuadrin e korpusit të veprave të tij të begata, duke filluar që nga ato artistike, deri te veprat shkencore, kritike dhe publicistike. Libri hapet me një shënim kritik të poetit, shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Naim Kelmendi, i cili është edhe redaktor i tij. Paskëtaj vazhdon një cikël poetik i autorit që
shërben si “tahta mbi kadife”, apo, thënë ndryshe, “si qershi mbi bakllava”.
Krijimtaria poetike e Flori Bruqit, sipas këndvështrimit tim, përfaqëson gulshet e shpirtit të një krijuesi thellësish lirik që për asnjë çast nuk gjen qetësi. Është bota e një krijuesi me frymëzim të hyjnishëm, i cili, në qendër të universit të vet poetik, ka vendosur njeriun shqiptar. Përmes plazmimit të karakterit shqiptar, del në pah individualiteti i tij i papërsëritshëm. Krijimtaria e Florit është edhe rezultat, edhe proces. Rezultati duket në çdo sekondë të shfaqjes së tij në vargun poetik, kurse procesi vihet re në shpalosjen e botës së tij të brendshme, si shëmbëllesë fort e virtytshme. Pikërisht kështu vjen e ravijëzohet para lexuesit teknologjia e plazmimit të shpirtit poetik të Florit, madje edhe kur trajton një problem të karakterit shkencor apo publicistik. Ky plazmim ka kaluar përmes mohimit të gjithçkaje të dëmshme që mund ta infektonte në kushtet e një mjedisi amtar, por që ligjin në të e bënte një pushtues i huaj. Në një mjedis të tillë madje rreziku i infektimit shpirtëror bëhej më kërcënues prej bashkatdhetarit që qe vënë në shërbim të të huajit. Pikërisht në këto kushte Flori i është kthyer vetvetes, për të dëgjuar tërë sy e vesh mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta.
Me një çiltërsi befasuese, Flori krijon në vargjet e veta një botë psikologjike dhe intelektuale të njeriun në të përpjetat dhe në tatëpjetat e jetës së përditshme.



Në poezinë me titull “Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka?!” lexojme këto vargje:

Është tre pasdite, gjithçka kundërmon vdekje…
E di, është e kotë të kthehem në shtëpi, të shkruaj
dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta,
Ç’rëndësi ka?!

Nga këto vargje, herë-herë të krijohet përshtypja se Florin e ka kapluar një ndjenjë pesimizmi të pashpresë, a thua se ai po e kundron botën përmes një lenteje erratake. Por kjo është një përshtypje e rreme. E vërteta nuk është kështu.
Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer – 1788-1860), në veprën e tij me titull “Aforizma të urtësisë jetësore”, thotë: “…kush e shikon gjithçka në një dritë të errët dhe është i përgatitur për më të keqen, ai gabon më rrallë në parashikimet e veta, sesa njeriu që e shikon jetën si fushë me lule në ngjyrë trëndafili”...

Pjesë nga libri "Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve"


FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOHËSVE

Shkruan: Prof. Dr. Eshref YMERI


Librin "Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve" 
mund ta shkarkoni fala në sektorin





Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...