Drejtori i Policisë së Regjionit të Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar mbrëmjen e të mërkurës në Beograd me pretendimin se akuzohet për terrorizëm.
Mediat kanë raportuar se Nehat Thaçi, është transferuar nga qyteti jugor i Nishit në Beograd, ku me rastin do të merret Prokuroria Speciale për Krim të organizuar. Gjithçka ka ndodhur në një kohë, kur Presidenti Hashim Thaçi flet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Dhe ajo cfarë është më e rëndë, se reagimi i Kosovës, në lidhje me arrestimin e kreut të Policisë së Mitrovicës ishte shumë i vakët.
Është dashur interesimi i mediave për tëçuar në reagimin e institucioneve kompetente të Kosovës. Kështu pas interesimit të mediave, këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj ka thënë se janë duke punuar shumë që të sqarohet rasti i arrestimit të zyrtarit policor kosovar, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe. Pyetja shtrohet, a duhet t’i zbutë qëndrimet Kosova ndaj Serbisë, apo duhet të reagojë me reciprocitet dhe të mos heqë dorë nga Mitrovica e Veriut?
Pastaj çfarë rëndësie kanë bisedimet, kur qytetarët e Kosovës dhe për më tepër zyrtarë të lartë të shtetit, arrestohen sapo shkelin në teritorin ne Serbisë? Por, përderisa nuk ka patur transparencë rreth atyre që është biseduar në Bruksel, nuk mund të mbash shpresat tek dialogu, që tashmë po del në formën e blofit.
Deri kur do të rrenë Edita Tahiri ?
Opinioni publik në Kosovë shumë do që të besojë se institucionet e vendit të tyre, po bëjnë cmos për lirimin e zyrtarit të policisë, por deri më tani, gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Të enjten ministrja Edita Tahiri, nga Brukseli, është shprehur se ajo e ka konsideruar këtë arrestim, arbitrar dhe akt të papranueshëm.
Ajo ka thënë, se i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë tek Serbia për lirimin e Thaçit dhe që Serbia duhet të respektojë frymën e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Rrahim Pacolli:Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçi
Ndërkohë ka patur reagime edhe nga disa deputetë, për ndërhyrjen e menjëhershme te Qeverisë, si dhe thirrje kësaj të fundit i ka bërë edhe kryesuesi i delegacionit për kartonin e gjelbër Rrahim Pacolli.
Sipas të njëjtit, arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçi është një tendencë perfide e palës serbe e cila në vazhdimësi tenton që me anë veprimeve të tilla ta rimarr kontrollin e plotë në veri të vendit duke patur parasysh se që nga ardhja e nënkolonel Thaçit në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dukuritë negative si krimi, kontrabanda e shumë dukuri të tjera negative kanë shënuar rënie në atë zonë.
“Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit”, është shprehur Pacolli.
****
Heshtja e ministrive nuk mund të bëhet deri në infinit ?
Ministri i Punëve të jashtme Prof.Dr. Enver Hoxhaj dhe Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, deklaruan para kabinetit qeveritar, se po japin maksimumin, që drejtori i policisë Nenkolonel Nehat Thaçi të lirohet sa më shpejt.
Prof.Dr. Enver Hoxhaj tha se që nga dje janë marrë intenzivisht me këtë rast, duke pohuar se raste të tilla janë të papranueshme për Qeverinë e Kosovës.
Prof.Dr. Enver Hoxhaj: Po merremi intenzivisht me rastin
“Ne jemi marrë intensivisht dje me rastin e arrestimit të drejtorit të policisë së Mitrovicës në jug, zotin Nehat Thaçi. Jemi marrë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Zakonisht në kohë të tilla nuk bëjmë deklaratat për opinion publik. Se nuk është në natyrën e MPJ-së që paralelisht me angazhimin diplomatik të bëjë deklaratat në proces. Por kryeministër dua t’iu siguroj edhe ju edhe qytetarët, se e kemi dhënë maksimumin prej anës sonë. Natyrisht se raste e tilla janë të papranueshme për ne si Qeveri e Republikës së Kosovës. Sikurse janë të papranueshme rritja e numrit të kërkesave nga ana e Serbisë në kuadër të Interpolit, ku shpesh herë qytetarët e Kosovës, pa asnjë të drejtë ndalen në kufij të shteteve fqinje”, tha Hoxhaj.
Edhe ministri Skënder Hyseni tha se është e papranueshme, që në listat e Interpolit të figurojnë qytetarët e Kosovës që kane marrë pjesë ne luftë.
Prof.Skender Hyseni: Kjo është e papranueshme
“Gjatë gjithë ditës dje kemi koordinuar përpjekjet që në kanalet diplomatike, përmes MPJ-së që është instrument i shtetit, të interesohemi dhe të bëjmë që i arrestuari, në këtë rast komandanti i policisë në Mitrovicë te lirohet sa më shpejte. Ne bazë te informacioneve që kemi nuk ka asnjë mbështetje ligjore për mbajtjen e tij në arrest. Dje vërtetë kemi qenë në presion të madh të opinionit, që të deklarohemi ndërkohë që bëheshin të gjitha përpjekjet dhe po vazhdojnë të bëhen përpjekjet, për lirimin e tij. Është e pavend të bëjmë deklarime publike, që mund ta vështirësojnë gjitha përpjekjet, për lirimin sa më të shpejtë të zotit Nehat Thaçi. Është e papranueshme që në listat e Interpolit të figurojnë qytetarët e Kosovës që kane marrë pjesë ne luftë”, tha ai.
****
Pse shkove në Serbi Nehat Thaqi?
Ndërsa ish ushtaraku Naim Maloku, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.
Maloku në Facebook, ka pyetur se përse Nehat Thaçi ka shkuar në Serbi.
“Ish-ushtari i UÇK-së dhe tani drejtor i Policisë në rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, arrestohet në Serbi? E çka lypi në Serbi?” ka shkruar ndër të tjera Maloku.
Nënkoloneli Nehat Thaçi ,akuzohet nga Prokuroria Speciale serbe për krime kundër serbëve në Lipjan
Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, u liruan me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaçi.
Nënkoloneli Nehat Thaçi. , drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, i cili është arrestuar sot në vendkalimin kufitar në Konçul, sipas medieve serbe dyshohet për krime kundër serbëve në Lipjan, në korrik të vitit 1999.
Nënkonoloneli që sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ishte duke udhëtuar drejt vendeve perëndimore nëpërmjet Serbisë. Bashkë me të është arrestuar edhe vëllai Agim Thaqi, ndaj të cilit, sipas Novostit, është një hetim i vitit 2009 të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Gazeta nuk ka sqaruar se për çfarë rasti bëhet fjalë, por ka cituar zëdhënësen e Gjykatës së Lartë në Nish, Ivana Popoviq, të ketë thënë se urdhër-arresti i lëshuar në shtator të vitit 2010, raporton Insajderi.
Kjo Gjykatë sipas Popoviq, në dhjetor të vitit 2010 kishte vendosur që të pauzojë hetimet për shkak se të “dyshuarit nuk ishin në dispozicion të autoriteteve të Republikës së Serbisë”.
Sipas gazetës ndaj Thaqit është një urdhër arrest qysh prej vitit 2002, kur në Gjykatën e Qarkut në Nish po akuzoheshin Vëllëzrit Mazreku, të cilët ishin dënuar me 20 vite burg.
Më pas një gjykatë tjetër e kishte anuluar këtë vendim. Përderisa Vëllezërit Mazreku dyshoheshin se kanë rrëmbyer 43 civil nga Malisheva dhe Rahoveci për t’u transferuar në Kleçkë, bashkë me disa viktima të tjera nga Lipjani, në rrëmbimin e të cilëve dyshohet të ketë marrë pjesë edhe nënkoloneli Thaqi.
Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, i liruar me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaçi.
Në maj të vitit 2000, ky grup ishte dënuar nga Gjykata e ashtuquajtur e Pejës por e zhvendosur në Nish me gjithsejtë 1 mijë e 632 vite burg por që një gjykatë tjetër e kishte rrëzuar vendimin.
****
Direktor kosovske policije uhapšen zbog terorizma
http://www.blic.rs/vesti/hronika/direktor-kosovske-policije-uhapsen-zbog-terorizma/mrftd1s
Srpska pogranična policija uhapsila je direktora kosovske policije za region Kosovske Mitrovice Nehata Tačija, potvrđnjeno je Tanjugu u MUP-u Srbije.
MUP Srbije oglasio se saopštenjem u kom je precizirao da je Nehat Tači uhapšen sinoć oko 20 sati na administrativnom prelazu zbog terorizma.
Prištinski mediji objavili su ranije da je Tači uhapšen na putu za Niš, gde je trebalo da prisustvuje jednom ročištu.
I kosovska policija je potvrdila njegovo hapšenje bez iznošenja detalja.
Portparol Policije Kosova Daut Hodža rekao je da je Tači putovao u "jednu od zapadnoevropskih zemalja, automobilom preko teritorije Srbije".
Istraga prištinskog suda za terorizam iz 2009. godine
N1 javlja da je Tači uhapšen po zahtevu iz aprila 2009. godine.
“Po zahtevu za sprovođenje istrage Okružnog javnog tužilaštva u Prištini je istražni sudija Okružnog suda u Prištini dana 23. aprila 2009. godine doneo rešenje o sprovođenju istrage protiv osumnjičenih T.A. i T.N. zbog postojanja osnovane sumnje da su izvršili krivično delo terorizam iz čl. 312. Krivičnog zakonika”, pojašnjavaju za N1 u Višem sudu u Nišu.
Kako dodaju, istražni sudija Višeg suda u Nišu je 17. septembra 2010. doneo rešenje kojim je osumnjičenima određen pritvor i izdao je naredbu za raspisivanje poternice.
Viši sud u Nišu je 3.decembra 2010. doneo rešenje o prekidu istražnog postupka jer navedena lica nisu dostupna državnim organima Srbije.
Osoba T.N. je po navedenom rešenju i raspisanoj poternici uhapšena, nakon čega su spisi predmeta po zahtevu dostavljeni tužilaštvu na uvid.