Ëndërrat e kësaj vajze nga Kishnareka e Drenasit, ishin të shumta dhe që lidheshin me dëshirën për t’u ndihmuar të tjerëve; fillimisht si motër mediconale, pasi ajo kreu shkollën e Mjeksisë, e më pas edhe si mësimdhënëse.
Fillojeta, sic ka mësuar Magazina, punonte si edukatore në shkollën fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Por nxënësit më nuk do presin mësuesen e tyre të dashur.
Mungesën e saj përgjithmonë do ta ndjej edhe bashkëshorti i saj, me të cilën para dy vjetesh ishin martuar. Por gjithçka u pre në mes
Ende nuk dihen motivet e rënies së vajzës 34 vjeçare e cila sot gjeti vdekjen në lagjen Dardania, saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa. 34 vjeçarja vdiq në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka rënë nga ndërtesa. Ahmeti nuk ka dhënë detaje se nëse viktima ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.
“...në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Pa u zhvilluar hetimet preliminare, nuk mund të themi nëse është hedhur apo ka rënë aksidentalisht”, ka thënë Ahmeti.