2016-09-23

Nimon Muçaj Përpjekje për një ese…

Image result for nimon muqaj

Është shumë e tmershme e gjithë kjo që po mgjet sot! Profesori është bërë politikan. Politikani gjeograf. Unë artisti- hartues hartash etj? Askush nuk ia di hallin vetës. Por unë i penës jam tash e mbu dyzet vjet. Më duhet të them atë që ndjej. E lexoj kush këtë mendim apo nuk e lexoj. U pajtua apo nuk u pajtua. Ne s’kemi pasur fuqi politike, as intelektuale, sepse kemi qenë pa shtet tash e 100 e sa vjet. Sadoqë kemi pasur njerëz të ditur edhe me shkollë, të cilët i kemi menjanuar me forma të ndryshme, deri edhe me plumb. E tani që e kemi shtetin, që ka 100 e sa vjet, e kemi te lodhur, pa forcë e pa vizion. Kush mund t’i korigjojë këto padrejtesi, që na u kane bërë ne Berlin, Londër, Paris, OKB, Bruksel etj? Edhe miqtë tanë habiten shume me ne. A kaq shumë jemi te shperndare dhe me gjithë këto padrejtësi?! O Zot, edhe SHBA-të në krahun e klyshve te Rusise! Ne çka të bëjme? Eh…si t’ia bejmë?! Te kush te mbeshtetemi? Den baba den te nëpërkëmbur. Kufijtë po na tkurren. Kullosat tona ishin, e sot duhet me heshtë, se alamet “ekspertash” flasin kuturu apo sipas qejfit te “politikës”. Malazez as boshnjaku nuk e kane kapercye “Qafen e Klladës” as ujë te “Kroni i mbas Qafës së Këlladës”, asnjëherë nuk kanë pi, as Gurrat e Bardha. Jo pse ne nuk i kemi lejuar, por as rruga nuk i ka qitë andej nëpër toka të kosovës. Te Gurrat e Bardha në qafë i kemi vorret e te parve. Ne Mal te Zi nuk i kane shti ne dhe, pleqtë a te rinjtë, që na kane vdekë në bjeshkë gjatë stinëve të motmotit dhe në verë a në vjeshtë të vonë. Por edhe në kohë të këqia, në luftë. Per Bajram i kemi vizituar varret bashkë me gjyshet tona. Ato kanë kënduar lutje e dovë. Kanë qarë?! Pse? Paj njerëzit tonë ishin në ato varre? Kush kujt çka ti themi? Kush qanë te varret e huaja? Pse s vijnë boshnjakët apo malazezët që t’i qajnë të vetët, që aty nuk i kanël. Po aty nuk i kanë varret! Kujt t’i ankohemi? Tonët që nuk e dijnë kufinin e livadhit te vet, flasin per Zhleb te Pejës, që den baba den Zhlebi i Pejës i kanë thënë. Po them, nbase ata, nuk e dijnë megjen e livadhit, se mbase nuk kanë livadhe as ara. Ku dijnë ata ç’ është megja e çka është kufiri? Pse s’i kane thenë Zhlebi i x qytetit? Vetem i Pejës, se aty taksa gjyshi e babai kanë paguar në Pejë dhe asnjëherë në Mal të Zi. Shqip është fol edhe ne Tivar e Ulqin. Plavë e Guci dhe Çameri, Nish e Kurshumli! Por sot ku janë ato vende? Kush të pyet për ato bjeshkë e kullosa?! Kosova sot shtet i ri dhe po zvoglohet ne hartë dhe në shpirt. Dje s’kemi ditur, Berlini e Londra si e ndajnë kulaqin për popujt e Ballkanit, për me i kenaq klysht e Rusisë. Gjergj Fishta satorizon dhe himnizon. “Jo, s’jam ma shqiptarë…”Fatkeqsisht edhe ne kete shekull ai është më actual, se gjithë herë. E Gazetari e publicisti Ali Sutaj, nuk eshtë më. Të thotë se ai është “nacionalist” dhe ”këngët e tij këndohen me qifteli e lahutë”. Diçka na duhet të mësojmë prej tij. Pena e tij do te thumbonte, por edhe do te kthjellonte. Po kur kthjellohen te paditurit? Çka do te shkruante Ali Sutaj, sot. Gju me gju me barinjë do te kuvendonte. Me boshnjakë dhe me vandali. “Livadhi i Hoxhes” te “Shkalla e Ali Ethenit” do të delte trup e tërthor, Aty ish kufiri Kosovës e Mal i Zi! Ku janë sot ato vende? Ku kanë tregue, babe e babgjysh dhe katragjysh? Një hu i bardhë. Lëvorja e ahut dhe shkronjat Kosovë. Deri ketu është kullosa, per ju e deri këtu per ne. Kështu ishte ne kohen e Turkut. Keshtu ne Serbinë e parë. Keshtu edhe ne kohën e Austro-Hungarisë. Keshtu ka qene edhe Kur ish Shqipni për 4 vjet. Kështu ishte në Jgosllavinë e Titos…e deri në ditët e luftës 1998/99…Sot Prishtina “shtet i pavarur” nga 2008 se e harruam Pavarësinë e dr Ibrahim Rugovës nga 1991, me vetdeshire e jep token tone qe e kemi pas den baba den edhe te thote njeriu i yne, keshtu eshte se Po na thot miku, Amerika! O Zot, ç’po derdellisë kot. Fuqi s kam as fizike, as intelektuale, sepse kush kujt ia njeh meritat sot? As rolet as librat, as shkrimet ese per Aleksander Moisiun e Istref Begollin e Sander Prosin jo që nuk i kanë lexuar, por edhe po t’i lexojnë, kushedi çka do të thonë. Harta unë s’di do të vizatoj Por me kembe i kam shkel Zhleb e Ishtedim. Te Shpellat e Borës, dëborë kam marrë me thes me mixhën Binak Dauti, në pikë të verës. O Zot, falna mekatet, sepse sot fjala s’ka peshë! Mendimi i lirë, duhet te prangoser. Kush shet kështu vatanin, që s’është yni? Kush e shet këtë tokë? Paj s’është tokë e amerikës as e rusit! E Shqiptarit e shqiptarise është, se Livadhi i Ali Begut e Maja e Zezë, shqip jane quajtur dhe në asnjë gjuhe sllave toponime, bile në ato male s’ka pas. Zhleb, Shkallë, Majë e Zezë, Shpati i Hasan Agës etj. Çka të bëjmë? Çele gur gojen! se “Guximi s ka gojë”. Demokracia na ka mbyll gojën! Asgjë mos të them, sepse janë gjallë deputetet. Ata flasin ne emrin tonë. E nese shkallojnë ata?! Mos o Zot! Pastaj qeni nuk e njeh te zonë…

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...