Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/23

O i mjeri njeri!


13892265_887765661327647_6283991576612718165_n


Jakup Gërguri: Ministër faqezi!



Minister faqezi,

Ku e more atë pasuri,

A e di sa e ke pagen ti?

O i mjeri njeri!

Minister faqezi,

A e di sa femijë ,

Brenda dites ,

Në Kosovë kanë uri?

Minister faqezi,

Rezervat tua ,

Që i vjedhe,

Janë hisja e tijë.

Minister faqezi,

A dëgjove dje ?

Bëri vetëvrasje ,

Edhe një i ri!

Minister faqezi,

Ai spati ndihma,

si erdhe në pushtet,

ja plaqkite ti!

Minister faqezi,

Në gropë

U mbyte edhe

Një femijë!

Minister faqezi,

Në ato momente,

Ku ishe tue ba

Aheng ti?!

Minister faqezi,

matematika nuk është filozofi,

futja lapsin të tregon ,

me pagë reale sa fiton ti!

Minister faqezi ,

Nuk je në këtë botë!

Buzëqeshja jote

E ngjashme me robot!

Minister faqezi,

As familja stë do,

E dijnë të gjithë ,

Që vetëm mashtro!

Minister faqezi

Mos u nervozo,

Të ligat i ke me veti,

kudo qe shko!

Minister i ndershëm,

Nëse nuk je përly,

Mos e merr për vehte,

Nuk të thash ty.

Minister faqezi,

I mallkuar qofsh,

Në fund të bërllogut,

Do të përfundosh,

Jakup Gërguri Podujevë,shtator 2016

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...