Pergatiti Agim Bacelli
Ne vitin 1962 spiunazhi u be tema me e madhe e lajmeve te dites me incidentin e avionit amerikan spiun U-2 te ndodhur para dy vjeteve dhe qe pushtoi lajmet kryesore te botes.
Piloti Gary Powers u qellua nga ruset dhe u rrezua ne toke gjate nje fluturimi te keq te tij mbi Moske duke pershkendijuare keshtu nje nga krizat me te medha midis dy superfuqive te kohes se Luftes se Ftohte. Amerikanet kerkuane menjehere pilotin por ruset e refuzuane kategorikisht kete kerkese. Ne, thane ruset, duhet te mesojme qellimin e ketij piloti spiun dhe te shohim mire se cfar ai ka bere mbi teritorin tone.
Kjo ngjaje ka ndodhur pikerisht ne daten 1 Maji 1960, dhe Powers u mbajt per dy vjet ne burgun sovjetik derisa ai u shkembye me nje spiun tjeter ne sherbim te sovjetikeve qe mbahej nga amerikanet ne Gjermani, emri i te cilit eshte Kol. Rudolf Abel dhe qe cilesohej si nje nga spiunet me dramatik Lindje-Perendim qe jepte informata nga te dy krahet gjate Luftes se Ftohte.
Me ne fund shkembimi u be. Amerikani Powers qendronte ne anen lindore te ures Glienicke ne Berlin mbi lumin Havel, ishte data 10 Shkurt 1962. Nga ana tjeter e ures qendronte Koloneli Rudolf Abel, nje nga mjeshtarat me te medhenj ne sherbim te sovjetikeve i rekrutuare shume vite me pare kur ai vendosi nje rjet spiunazhi ne qender te New York-ut ne vitin 1950.
Me dhenien e sinjalit, te dy spiunet u leshuane nga te dy anet e ures. Ata me hapa te lehte ecen perballe njeri tjetrit nderkohe syte e shume te pranishmeve ishin mberthyere mbi ta. Per disa caste u nderpre c'do lloj zhurme, bisede, levizje bile dukej se edhe fryma ishte ndalur. Gjithesecili mundohej te kapte cdo levizje te dy kryespiuneve qe do kalonin prane njeri tjetrit. Powers ecte drejt Perendimit dhe Abel drejt Lindjes. Kur ata arriten ne mes te ures, ne te dy anet e ures u mbajt vertete fryma. U pa se ata kaluane prane njeri tjetrit ne heshtje dhe u verene vetem pershendetjet e tyre duke tundur shume lehte kokat. Thone se Abel i tha me ze te ulet "faleminderit" Powers-it dhe se ky i fundit ja ktheu "s'ka perse."
Nga kjo dite, kjo ure do te behej ura e shkembimit te burgosureve lindje-perendim dhe do ta kryente kete pune edhe per 27 vjet te tjere. Sot Ura Glienicke thirret "Ura e Psheritimave" pasi aty psheretinin te lehtesuare shume te burgosur te rendesishem qe zgjidhnin perfundimisht barren e burgut.
Mirpo per Powers nuk perfundoj aq mire puna e tij. Ai sapo mbriti ne Amerike u kritikua shume ashper dhe ju tha se duhet qe ta kishte shkateruare plotesisht avionin qe te mos binin ne doren e ruseve materialet sekrete, po ashtu duhet te kishte vrare vehten me helm dhe te mos binte ne doren e tyre i gjalle. Keto jane ligje te njohura ne boten e spiunazhit. Si perfundim u perjashtua nga Central Intelligence Agency (CIA) per te cilen punonte dhe u kthye ne nje pilot civil qe punonte per nje televizion. Ai vdiq ne vitin 1977 ne nje katastrofe ajrore me elikopterin e televizionit qe punonte ne qytetin e Los Angeles-it.
Francis Gary Powers, i ulur ne sallen e senatoreve si deshmitar per rrezimin e avionit spiun U-2. Ne dore ai mban nje maket te avionit U-2 per te cilin u flet senatoreve ne nje nga mbledhjet e "Senate Armed Services Committee" ne vitin 1962.
Ne 1 Maj 2000, zyrtare te SHBA organizuane nje takim me familjen e te ndjerit ku ata i dorzuane djalit te tij tre medalje; "Prisoner-of-War Medal", "Distinguished Flying Cross" dhe "National Defense." Sherbimi i kesaj cermonie zgjati gjithesej 30 minuta dhe u mbajt ne Bazen Ajrore "Beale Air Force Base" qe ndodhet ne veri te Sakramentos dhe qe eshte quajtur edhe shtepia e Forcave Ajrore U2 te SHBA. Keshtu u mbyll kjo cermoni qe ishte 40 vjetori i perkujtimit te rrezimit te avionit spiun amerikan U-2 ne BS.
"Mendja jone akoma druhet te thote ate se cfar ne i kerkuame ketij xhentellmeni dhe ekipit te tij ne ato vite per fluturimin mbi qendren e Moskes i vetem, pa armatim dhe pa frike!" Thote Gjen. Brig. Kevin Chilton, Komandant i Regjimentit Zbulues te Bazes Ajrore Nr. 9 ne Beale perpara 350 njerzve te mbledhur ne 40 vjetorin e perkujtimit te Francis Gary Powers.
CIA dhe Forcat Ajrore si shperblim per Francis Gary Powers i dhane te birit te tij Francis Gary Powers, Jr. bursen qe te behet pilot si i jati dhe te vazhdoje karieren e tij. Ai sot eshte pilot ne moshen 34 vjecare dhe fluturon me Avion U-2. Me kete rast i biri qe sapo mbriti ne Bazen Ajrore te Beale pas nje fluturimi stervitor prej tre oresh me avionin spiun U-2, pasi i falenderoi u tha te pranishmeve, " Ne duame te bejme te qarte se babai im i meritonte keto medalje si i burgosur lufte se, Lufta e Ftohte ishte vertete nje lufte dhe babai im nuk kishte frike nga lufta kur mendonte se po i sherbente vendit te vet. Kjo gje duhet te pasqyrohet sa me mire ne Muzeumin e Washingtonit per edukimin publik dhe une do te jap ndimesen time."
Cermonia u mbyll me nje fluturim te vetem me avion U-2.
No comments:
Post a Comment