Antipod " Padi private ndaj krimeve Serbe" Osman Caka
I
Sot me lumin tim bisedova
Deri vonë në orët e vona,
Unë desha diçka me ditë!
Iliri si u vra atë ditë?
II
Shumë bana lutje te gjata
Gati sa nuk më zuri nata,
Por lumi nuk përgjigjej
Lutja ime ishte pa lidhje.
III
Lumi gjarpëronte nëpër gurë
Gurgullonte e bënte zhurmë,
Sa shumë lumin e kam lutë,
Me za te ëmbël e të butë.
IV
Por ai ikte si dikur
Nëpër rërë e nëpër gurë,
Ecte e lëshonte shushurimë
Për lutjen time nuk ja nine.
V
U largova nga lumi dalëngadalë
Plotë dhëmbje e shumë mall,
Po pres që shtatëmbëdhjet vjet
Lumi ikë qetë qetë.
Disa të vërteta për jetën dhe veprën e një misionari, Osman Caka
Me 27 maji 1999, nga kampi i Bajanes në Maqedoni udhetonte drejt Anglise edhe Osman Caka me familjen e tij.
Akoma nuk ishin tharë lotët për vrasjën e djalit të tij, Ilir Osman Caka, egzekutuar me 13 Prillit vitit 1999, lot që edhe sot derdhën nga sytë e nenës se tij, e cila ngeli invalide që nga ajo ditë.
U vendos në Manchester, u integrua dhe u përpoq që të ndërtonte jetën e tij dhe të familjes.
Osmani nuk pushoj se shkruajturi për luftën në Kosovë, për dëshmorët dhe Kosovarët që po përgjakëshin me bishën Serbe.
Arriti të takonte Tony Bleir dhe ta faliminderonte për mbeshtetjen qe i dha Kosoves, Kacanikut,vatrës se tij të lindjes.
U bëberthama e diasporës Kosovare, mblodhi rreth vehtes familjarët që kishin humbur fëmijet e tyre, u dha zemer, u bë zëri dhe buçima e tyre.
Ngriti shtatorën e nënës Terezes, i bashkoj shqiptarët rreth shenjetorës, i bëri të krenohen, të ndjehën krenar për vehten kudo që janë. Të panumerta janë aktivitetet, ceremonite, takimet me burrat e shteteve dhe personaliteteve me të larta e duke u bërë ambasadori i kombit, flamurmbajtesi i kombit, babai i dëshmorit, zadhënësi i shqiptarisë.
Dashuria për atdheun, dhimbja për djalin- dëshmor, krenaria për qenjen Kosavare, Kaçanikas, bashkombas i Kasteriotit, Nënë Terezes, Idriz Seferit e bëri Osman Cakën poet, shkrimtar, publicist, pjesëmarrës në rrjete sociale; vargjet i dilnin nga zemra, nga shpirti, herë si klithma dhembje, herë si britma kushtrimi, si valët e lumit por edhe si tallazet e detit të trazuar.
Veprat e ti jane shumta, në proze dhe poezi, në vargje të rimuara dhe vargje lira, te mbeshtetura në eposin popullor por edhe tematika bashkekohore.
Veprat kryesore që janë në qarkullim, përveq dhjetra të tjera që jane në doshkrim dhe ne licenura dhe të botuara jane:
: GJALLËRIA E OXHAKUT TIM, BUKURESHT 2011, TOPLICA E ZEMRAVE TONA Bukurresht2012, MALL MËRGIMI, FERIZAJ 2014, NOVELEN “PA GJAK NUK FITOHET LIRIA”, Ferizaj 2014, GURI I SHQIPES -FERIZAJ 2015, FLAKA E SHARRIT- BUKURESHT 2015, LOTET E MERGIMTARIT -FERIZAJ 2015, RREZE LIRIE -FERIZAJ 2015, PER TY ILIR ME KAPLON NJE MALL -FERIZAJ 2016, FLAS ME VENDLINDJE- FERIZAJ 2016.
Janë bërë me dhjetra promovime, biseda analiza, debate në salla të mbyllura dhe studio radio dhe televizionesh për këto botime.
Shumë biblioteka shkollash në Kosove dhe në Shqipëri kane marre si dhurata të ketij poeti nga botimet e Osman Cakes, me dhjetra biseda letrare ke bërë nga ky shkrimtar në takime me nxenes dhe studente.
Jeta e bëri Osman Cakën misionar të dijes dhe përparimit, Kacaniku e bëri luftetar të paepur për idealet e vendit të tij,lufta e bëri baba dëshmori, të gjitha këto së bashku e bën shkrimtar, si e vetmja mënyrë për të ndarë me të tjera me mallin dashurine, dbembjen,krenarin, largepamesin dhe vizionin per kombin e tij.(Tonin Doçi – Tiranë)
*********
Osman Caka, për mirëmbajtjen e varrit të djalit të vrarë më 13 prill të vitit 1999 kujdeset sa herë që vjen nga Anglia për pushime në Kosovë.
E përpos kësaj, Osmani nga fshati Vatë i Kaçanikut po do të merret edhe me kryesitë e veprës, që përpos djalit të tij 17 vjeçar Ilirit, në të njëjtën ditë vranë edhe 10 persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.
Ballafaqimin me kriminelët po e pretë nga 2010-ta kur bëri padi ndaj shtetit serb.
Një veprim të tillë ai e ndërmori në mungesë të një padie kolektive.
Kronikë nga Linda Dedinca.